Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar dje lidhur me mbajtjen prej 5 vitesh tanimë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti kujton se “Rexhep Selimi, menjëherë pasi kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit më 5 nëntor 2020, ishte dërguar në burgun e Hagës, ku vazhdon të mbahet edhe sot”. Së bashku me të, në paraburgim që prej vitit 2020 ndodhen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Krasniqi. Të katërt, sipas Kurtit, po përballen me 5 vite pritje vite pas hekurave, ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit, “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”. “Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë. Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”. Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj.
Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim. Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet. Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar.”, shkruan Kurti.
Tag: heshtje
-

5 vite nga paraburgimi i ish krerëve të UÇK, Kurti: Kam punuar në heshtje që të mos mbahen atje
-

E rrallë, Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Përgjithësisht ka qenë i kursyer në komente për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë.
Por Albin Kurti bëri së fundi një deklaratë të hapur publike në mbështetje të tyre, duke pretenduar madje se ka punuar në heshtje për këtë qëllim.
“Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por, ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”-u shpreh Kurti.
Në një postim në rrjetet sociale, Albin Kurti shprehet “Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë.
Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”.
Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim.
Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet.
Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar.
E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.
Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre.”
Komenti i Kurtit erdhi në pesë vjetorin e arrestimit dhe paraburgosjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjyqi ndaj tyre nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999. -

Homazhet/ 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

16 minuta heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë, mijëra qytetarë e studentë mblidhen në Novi Sad
Në Serbi shënohet sot Dita e Zisë Kombëtare, me rastin e përvjetorit të tragjedisë së rëndë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku një vit më parë humbën jetën 16 persona, ndërsa një tjetër u plagos rëndë pas rënies së tendës së stacionit.
Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra mijëra qytetarë dhe studentë janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes për të nderuar viktimat. Nga 16 pika të ndryshme të qytetit, kolona njerëzish janë nisur drejt Stacionit Hekurudhor, ku po mbahet programi qendror përkujtimor.
Në vendngjarje mbizotëron heshtja dhe emocionet e forta.
Qytetarët vendosin kurora me lule të bardha, ndezin qirinj dhe qëndrojnë në 16 minuta heshtje, një për çdo jetë të humbur.
Studentët e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar gjithashtu një takim përkujtimor dhe kanë njoftuar bllokadë simbolike në shenjë respekti.
Shumë qytetarë janë ndalur që herët rrugës për në punë për të bërë homazhe. Para stacionit është ngritur një skene përkujtimore, ku do të mbahen fjalime dhe interpretime artistike në kujtim të viktimave të tragjedisë që tronditi të gjithë vendin.
-

FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.
Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë.
-

FSHF-ja do të nderojë Fatos Nanon, 1 minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar
Fatos Nano është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare. Në nder të tij FSHF-ja ka vendosur të mbajë një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar. Organizata më e lartë e futbollit në vend ka zgjedhur të respektojë në këtë mënyrë një nga figurat më rëndësishme të politikës shqiptare.
“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta”, ka njoftuar FSHF-ja./Sport Ekspres/ -

FSHF vendos një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë e Kategorinë e Dytë
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.
Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.
Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë./FSHF/
Vazhdo leximin
-

Shenjat e zodiakut që shndërrohen në “fantazma” dhe papritur nuk u përgjigjen mesazheve
Ndodh më shpesh nga çdo donim ta pranonim, një bisedë që po shkonte mirë, një takim perfekt, por pastaj veç heshtje. Personi tjetër zhduket si me magji.
“Fantazmë”, është termi kyç që ka hyrë në fjalorin sentimental të të gjithëve kur çdo komunikim me dikë ndalet papritur. Dhe pas kësaj qëndron aspekti astrologjik, pasi këto janë shenjat e zodiakut që i pëlqejnë të jenë një fantazmë në raportin sentimental.
BinjakëtMe ta, gjithçka fillon me mesazhe të zgjuara, netë të gjata duke folur për gjithçka dhe në dukje të pafundme. Pastaj, papritmas, heshtje. Binjakët janë mjeshtra në ndryshimin e gjendjes pa paralajmërim. Të sunduar nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ata i duan fjalët, por kanë frikë nga thellësia që ato mund të sjellin. Kur një marrëdhënie fillon të bëhet shumë serioze, bie një alarm i brendshëm: frika e humbjes së lirisë, lehtësimit dhe mundësisë.AkrepiNdryshe nga shenjat e tjera të zodiakut, Akrepët nuk ngurrojnë nga pakujdesia, por nga mbrojtja. Kur ndihen të tradhtuar, të zhgënjyer ose edhe shumë të ekspozuar emocionalisht, instinkti i tyre është të ndërpresin çdo kontakt. Është mënyra e tyre për të menaxhuar dhimbjen: nëse zhduken të parët, nuk mund të braktisen.Megjithatë, nën armaturë, Akrepi është një shenjë thellësisht e ndjeshme. “Fantazma” e tyre nuk është indiferencë, por një plagë që shërohet në heshtje.
ShigjetariShigjetari është shenja e eksplorimit dhe lirisë. Asgjë nuk i frikëson më shumë sesa një rutinë ose një marrëdhënie që e perceptojnë si një kafaz. Në fillim të një marrëdhënieje, ata japin më të mirën e tyre: entuziazëm, kuriozitet, një vorbull energjie që i pushton të gjithë përreth.Por kur kurioziteti venitet dhe rutina mbizotëron, Shigjetari tenton ta kthejë faqen pa u kthyer pas. Ata nuk e bëjnë këtë nga keqdashja, por nga instinkti: për ta, çdo përvojë ka një kohë, dhe kur kjo kohë mbaron, ata preferojnë të zhduken në vend që të shpjegojnë.
UjoriI pavarur dhe shpesh në dukje i shkëputur, Ujori është mbreti (ose mbretëresha) i “Nuk të detyrohem shpjegime”. Kur ndihen të mbytur emocionalisht, reagimi i tyre është të ndërpresin komunikimin dhe të tërhiqen në botën e tyre të brendshme.Megjithatë, pas kësaj ftohtësie fshihet një nevojë e thellë për mbrojtje: Ujori i frikësohet cenueshmërisë më shumë se çdo gjëje tjetër. Kështu që ata preferojnë të zhduken, duke u shtirur si indiferentë, në vend që të tregojnë brishtësi.
PeshqitRomantikë, empatikë dhe emocionalë deri në kulmin e tyre, Peshqit e përjetojnë çdo marrëdhënie sikur të ishte një film. Por kur ndiejnë se magjia është gati të kalojë, nuk dinë si ta përballojnë fundin. Nga frika se mos lëndojnë dikë, ose se mos i mposht dhimbja, kanë tendencë të zhduken pak nga pak.Zhdukja e tyre shpesh shoqërohet me kërkime falje të paqarta, mesazhe të tërhequra dhe premtime të pambajtura. Jo nga sipërfaqësia, por nga një paaftësi e pastër për të adresuar konfliktin. -

Nis mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, mbajnë një minutë heshtje për kolegun e vrarë Astrit Kalaja
Ka nisur sot mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, e thirrur pas ngjarjes tragjike të ndodhura javën e kaluar.
Gjyqtarët nisën punimet me një minutë heshtje në nder të kolegut të tyre, Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit më 6 tetor.
Mbledhja ka për qëllim diskutimin e çështjeve të brendshme të Gjykatës, përforcimin e sigurisë së ambienteve gjyqësore, si dhe koordinimin mbi mënyrën e veprimit në pasojat e ngjarjes tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë në vend. -

Deputetët mbajnë 1 minutë heshtje në Kuvend për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të seancës së sotme plenare nderuan figurën e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit më 6 tetor.
Kryeparlamentari Niko Peleshi ftoi deputetët të mbanin një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Kalaja.
Niko Peleshi: Ju ftoj të ndalemi për të nderuar kujtimin e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili humbi jetën tragjikisht në ambientet e Gjykatës së Apelit. Vrajsa e një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë u dënua nga spektri politik dhe mbarë opinioni publik. Gjyqtri Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet duke lënë pas një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë në detyrë. Në shenjë respekti për jetën dhe kontributin e tij ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.