Tag: herët

  • Këlliçi: Nuk është rezultati që prisnim, por është ende herët për të folur

    Këlliçi: Nuk është rezultati që prisnim, por është ende herët për të folur

    rejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet theksoi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita.
    Por tha ai, është edne herët për të folur për një rezultat
    “Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët ër të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.
    Nga ana tjetër, drejtuesi politik demokrat foli edhe për incidentin e socialistin Erion Braçe dhe ekipin e PS-së që u gjendën në një zyrë pa logo të partisë.
    “Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.

  • Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët

    Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët

    Disa qendra votimi në Gramsh janë mbyllur me herët se ora 19:00, që ishte edhe orari zyrtar.
    Sipas raportimit të gazetares së TV Klan, Anisa Krraba në emisionin “Opinion”, qendrat e votimit u mbyllën më herët, për shkak të mungesës së votuesve.
    Gazetarja tha gjithashtu se është diçka e çuditshme, sepse u ishte kërkuar që të prisnin përtej orarit zyrtar për mbylljen, por kjo nuk ka ndodhur.
    “Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjitha bashkitë e Elbasanit. Disa qendra votimi janë mbyllur edhe përpara orarit zyrtar, për shkak të mungesës së votuesve. Në Gramsh janë mbyllur para. Është e çuditshme, sepse urdhri ishte që të prisnin jo vetëm orarin zyrtar, por edhe 5 minuta më shumë, por disa qendra e kanë mbyllur më herët”, deklaroi Anisa Krraba.

    Sa i përket numrit të votuesve, gazetarja tha se numri ka ardhur në ulje, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
    “Në rang qarku, 40.93% ose gati 41%, ndërsa sa i takon zgjedhjeve të 2021 ka qenë 47.86%, ka ardhur në ulje. Ndoshta e kompensojnë votat e diasporës.
    Tani është qetë, po gjatë ditës ka pasur tensione, mes vëzhguesve. Ne i kemi raportuar këto. Ka pasur edhe dy qytetarë të arrestuar sepse kanë fotografuar votën e tyre”, raportoi Anisa Krraba nga Elbasani.

  • Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

    Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

    Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis dy vendeve, tha një burim pranë qeverisë indiane për AFP-në.
    Një seri shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan herët në mbrëmjen e së shtunës në Srinagar, qyteti më i madh në Kashmirin Indian, dhe për pasojë energjia elektrike u ndërpre.
    Kryeministri i Kashmirit Indian, Omar Abdullah, konfirmoi incidentin, duke thënë “Çfarë dreqin ndodhi me armëpushimin? Shpërthimet dëgjohen në të gjithë Srinagarin”, shkroi ai në një postim në platformën X.
    Asnjë nga vendet nuk ka komentuar zyrtarisht mbi raportet.
    Ndërprerjet e qëllimshme të energjisë elektrike në rajonin e gjerë kanë qenë të shpeshta ditët e fundit, raportojnë mediat perëndimore.

  • Putin sinjal pozitiv Europës, presidenti rus: Herët a vonë marrdhënia jonë do rregullohet

    Putin sinjal pozitiv Europës, presidenti rus: Herët a vonë marrdhënia jonë do rregullohet

    Herët a vonë, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Evropës do të rregullohen patjetër, tha presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur në një aktivitet edukativ.

    “Situata tani është më e ndërlikuar sesa ishte atëherë (gjatë Luftës së Madhe Patriotike) – e bardhë dhe e zezë, e kuqe dhe kafe… Nuk kam dyshim se herët a vonë marrëdhëniet tona me Evropën do të rivendosen, kjo është e sigurt”, theksoi presidenti rus.
    Përveç kësaj, siç përmendi ai, ka shumë njerëz në Evropë që ndajnë qëndrimin e Rusisë, por pak prej tyre e shprehin mendimin e tyre.
    “Në Evropë në tërësi, ka shumë njerëz që ndajnë qëndrimin tonë. Disa heshtin, disa shprehin diçka shumë modeste, në mënyrë që të mos dëgjohen veçanërisht”, theksoi Putin.
     

    Top Channel

  • Pelegrinazhi popullor në varrin e Papa Françeskut, qindra besimtarë dynden që herët në mëngjes

    Pelegrinazhi popullor në varrin e Papa Françeskut, qindra besimtarë dynden që herët në mëngjes

    Sot herët në mëngjes filloi pelegrinazhi popullor në varrin e Papa Françeskut , në bazilikën e Santa Maria Maggiore.
    Vatikani kishte vendosur që tempulli të hapej nesër, por hyrja e besimtarëve më në fund u lejua që në mëngjes herët. Qindra të rinj, familje, pelegrinë italianë e të huaj presin, me një lule në dorë, që të mund të hyjnë në kishën kushtuar Virgjëreshës dhe të nderojnë në mënyrën e tyre kujtimin dhe veprën e Françeskut.
    Në 9 ditët e ardhshme në Bazilikën e Shën Pjetrit do të bëhet lutja për prehjen e shpirtit të papës së ndjerë, ndërsa nesër pritet të caktohet data e fillimit të konklavës.

  • Adoleshentët që flenë herët dhe gjatë kanë tru më të mprehtë

    Adoleshentët që flenë herët dhe gjatë kanë tru më të mprehtë

    Një studim i ri nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë tregon se adoleshentët që shkojnë në gjumë më herët dhe flenë më gjatë kanë tru më të zhvilluar dhe dalin më mirë në testet mendore.

    Studimi përfshiu më shumë se 3000 të rinj dhe përdori pajisje Fitbit për të mbledhur të dhëna objektive mbi kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit.

    Të rinjtë u ndanë në tre grupe, bazuar në sa flinin dhe kur flinin. Grupi i parë, që përfaqësonte 39% të pjesëmarrësve, flinte mesatarisht 7 orë e 10 minuta dhe shkonte më vonë në shtrat. Grupi i dytë (24%) kishte zakone mesatare të gjumit. Grupi i tretë (37%) shkonte në gjumë më herët, flinte pak më gjatë, rreth 7 orë e 25 minuta, dhe kishte rrahje më të ulëta të zemrës gjatë natës.

    Edhe pse diferenca në gjumë mes grupeve ishte vetëm rreth 15 minuta, studiuesit vunë re dallime të dukshme në rezultatet e testeve të fjalorit, leximit, zgjidhjes së problemeve dhe përqendrimit. Grupi i tretë kishte gjithashtu vëllimin më të madh të trurit dhe funksionin më të mirë të tij, ndërsa grupi i parë kishte rezultatet më të ulëta.

    Profesorja Barbara Sahakian theksoi se kjo periudhë e jetës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit, dhe se gjumi i mirë luan një rol kyç. Ajo shtoi se edhe ndryshime të vogla në zakonet e gjumit mund të kenë ndikim të madh në shëndetin mendor dhe aftësitë njohëse të të rinjve.

    Ekspertët rekomandojnë që adoleshentët të flenë nga 8 deri në 10 orë çdo natë për zhvillim optimal të trurit dhe mirëqenie të përgjithshme. / Science Daily – Syri.net

  • Bisedimet SHBA-Rusi për luftën, Moska: Po shkojnë mirë, por për rezultate është ende herët

    Bisedimet SHBA-Rusi për luftën, Moska: Po shkojnë mirë, por për rezultate është ende herët

    “Kontaktet me ekipin e presidentit Donald Trump po vijojnë por është shumë herët për të pritur rezultate konkrete, për shkak të dëmit në raportet mes SHBA dhe Rusisë, nën udhëheqjen e Joe Biden”.Këto janë fjalët e Kremlinit, që siç duket po përpiqet të mbajë hapur derën e dialogut me Trump, por pa ofruar asgjë konkrete. Pas takimit të të dërguarit të posaçëm amerikane Steve Uitkof me presidentin Vladimir Putin, Trump tha se diskutimet po shkojnë mirë për momentin po se vjen një pikë kur ose do të durosh, ose të mbyllësh gojën.
    Disa orë pasi Rusia lëshoi në Ukrainë raketa balistike duke shkaktuar dhjetëra viktima, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov tha se bisedimet po shkonin  mirë por përjashtoi mundësinë e ndonjë zhvillimi pozitiv në pikën aktuale.I pyetur nëse Putin dhe Trump do të takoheshin në të ardhmen e afërt, Peskov tha se dy superfuqitë po ecnin së bashku, me shumë durim drejt kësaj rruge por se rivendosja e marrëdhënieve do të kërkonte punë shumë të madhe.

  • PSG-ja shpallet kampione 6 javë më herët, nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionat

    PSG-ja shpallet kampione 6 javë më herët, nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionat

    PSG-ja ka shtuar një tjetër trofe në vitrinë. Klubi parisien është shpallur kampion i Ligës 1 plot 6 javë përpara përfundimit të kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrikja ka mposhtur sot Onzherin me rezultatin minimal 1-0.
    Kaq ka mjaftuar për të siguruar matematikisht titullin kampion. PSG-ja ka grumbulluar deri më tani 74 pikë dhe nuk ka pësuar asnjë humbje në kampionatin francez. Hegjemonia vazhdon edhe pa yje si Mbape, Nejmar dhe Mesi në ekip./Sport Ekspres/

  • Rritet numri i fëmijëve me autizëm

    Rritet numri i fëmijëve me autizëm

    Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, ekspertët thonë se ka shumë rëndësi diagnostikimi i hershëm i fëmijëve. “Identifikimi i shenjave të hershme janë të dallueshme që në dy vitet e para të jetës. Sa më herët të fillojë identifikimi i shqetësimeve, aq më herët ndërhyrja, aq më herët kapërcehet dhe pragu i vështirësive”, shprehet koordinatorja e Qendrës Rajonale për Autizmin, Juliana Esaj.
    Cilat janë simptomat që duhet të bëjnë prindërit t’u drejtohen ekspertëve. “E folura është elementi më dallues. Duke qenë se folura vjen dhe çik më herët dhe prindërit presin që të imitojnë, presin që të thonë disa fjalë, është më e dukshme. Pra kemi një stopim të komunikimit, moszhvillim të tij apo dhe një vonesë.

    Pjesa tjetër është pjesa e ndarjes së gëzimeve, emocioneve, pjesa e ndërveprimit me fëmijët e tjerë, interesi për t’iu bashkuar fëmijëve, për të bërë një lojë së bashku me ta. Edhe kjo nuk shihet e zhvilluar mjaftueshëm në zhvillimin e fëmijëve. Tek pjesa e fundit pastaj është që shumica e fëmijëve krijojnë një lloj rutine duke bërë më shumë sjellje përsëritëse”, shpjegoi Esaj.
    Një shqetësim është dhe teknologjia, sidomos ekspozimi i fëmijëve me kohë të gjatë para moshës 3 vjeç. “Të paktën tre vitet e para të jetës nuk duhet t’iu ofrohet fëmijëve me shumicë për të mos thënë zero pastaj. Ideja është që në këto tre vite fëmijët kanë nevojë që të zhvillohen, kanë nevojë që të prekin gjëra realisht, kanë nevojë të ndjejnë ambientin në të cilin ndodhen”, vijon më tej Juliana Esaj.
    Studimet tregojnë se autizmi është më i përhapur te djemtë sesa te vajzat, me një raport rreth 4:1. Në SHBA, rreth 1 në 36 fëmijë diagnostikohet me një çrregullim të spektrit autik.

  • Zgjimi Herët në Mëngjes – Si Ndikon për Shëndetin e Trurit

    Zgjimi Herët në Mëngjes – Si Ndikon për Shëndetin e Trurit

    Qetësia vjen në dy nivele: ajo fizike kur ju zgjoheni me diellin dhe nuk ju shqetëson askush; dhe ajo mendore, paqe dhe qartësi.

    Zgjimi herët në mëngjes duket diçka shumë e vështirë, sidomos në rastet kur rehatia që të ofron krevati dhe jastëku nuk kanë të krahasuar me botën përjashtë.

    Sa herë që përpiqesh të zgjohesh, një zë brenda vetes të thotë “rri edhe pak.”

    Ndonjëherë këtë zë arrijmë ta mposhtim dhe herë të tjera i dorëzohemi. E vërteta është që zgjimi herët në mëngjes kërkon disiplinë dhe vetë kontroll.

    Zgjimi në mëngjes të jep shumë kohë dhe të ofron ndjesinë e arritjeve të suksesshme që të presin në 12 orët e ardhshme.

    Zgjimi herët, ushqyerje e shëndetshme

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës që nuk duhet anashkaluar.

    Nëse zgjoheni vonë, me siguri nuk do të hani mëngjes dhe organizmi juaj do të ketë një fillim të vështirë.

    Mëngjesi është baza e të ushqyerit shëndetshëm në mënyrë afatgjatë dhe të ndihmon në shmangien e ushqimeve të shpejta e të pashëndetshme gjatë ditës.

    Ata që zgjohen herët janë më proaktivë

    Studimet kanë treguar që njerëzit që zgjohen herët kanë më shumë vetëbesim, janë më të mprehtë dhe të përqendruar por edhe më ndërveprues.

    Ora e parë e ditës dhe mënyra se si e shpenzoni atë, është përcaktuese jo vetëm për orët në vijim por edhe për jetën në përgjithësi.

    Zgjimi herët pakëson stresin dhe ju ndihmon të keni një sjellje më pozitive. Për më tepër nuk do të keni nevojë të nxitoni sepse koha do t’ju mjaftojë.

    Shpërqendrimet në orët e para të mëngjesit janë të pakëta, ndërprerjet po ashtu.

    Pas një gjumi të mirë, truri është gati t’i futet punës. Ju jeni më efikasë dhe punoni më mirë. Ata që zgjohen herët marrin vendime të mira, planifikojnë dhe vendosin objektiva.

    Zgjimi herët mund të jetë i vështirë në fillim, por kur t’ia merrni dorën, do të vlerësoni energjinë që ky proces sjell.

    Më shumë kohë për aktivitet fizik 

    Aktiviteti fizik herët në mëngjes nuk shkakton përplasje me planet tuaja ose punën gjatë ditës. Është thuajse e pamundur të anulloni një aktivitet fizik të caktuar në mëngjes në krahasim me ato të mbrëmjes që anullohen falë planeve të minutës së fundit.

    Stërvitja fizike sjell shumë energji për të përballuar ditën.

    Zgjimi herët promovon një gjumë më të mirë. Nëse flini herët dhe zgjoheni herët, ora juaj e brendshme funksionon në bazë të një rutine specifike. Ju do të ndiheni më të qetë dhe pa lodhje.

    Arritje më të mëdha

    Zgjimi herët nënkupton vendosje objektivash dhe detyra të arrira. Nëse i vendosni vetes një objektiv, ju do të përpiqeni fort që ta arrini atë.

    Do të jeni më produktivë dhe më të lumtur me arritjet tuaja.

    Të zgjuarit herët do të thotë që ia keni kaluar të gjithëve, jeni më të qetë, më të organizuar dhe më të arrirë në krahasim me të tjerët që vrapojnë për në zyrë.

    Kjo do t’ju shfaqë si më të përkushtuar dhe më punëtorë në sytë e shefit.

    Kur zgjoheni herët, keni më shumë kohë të planifikoni, mendoni, organizoheni dhe bëni strategji për arritjet e ditës.

    Vetë përmbajtje

    Zgjimi herët kërkon disiplinë. Kontrollin mbi jetën tuaj e keni ju.

    Do të pajiseni me aftësi për menaxhimin e kohës, do të jeni më të organizuar, më të vetë përmbajtur dhe më të qartë në ide dhe vizion.

    Paqe dhe qetësi – Qetësia e mëngjesit është një moment që s’ka të paguar.

    Qetësia vjen në dy nivele: ajo fizike kur ju zgjoheni me diellin dhe nuk ju shqetëson askush; dhe ajo mendore, qetësi, paqe dhe qartësi.

    Qetësia fizike është diçka që e përftoni kur flini vonë, ndërkohë që qetësinë mendore e merrni kur zgjoheni herët.

    Qetësia në të dy nivelet ju jep fuqinë e duhur për të përballuar ditën me sukses./AgroWeb.org