Tag: herët

  • KAS rrëzon opozitën, miraton tabelën përmbledhëse me rezultatet e zgjedhjeve në qarkun Vlorë dhe Berat

    KAS rrëzon opozitën, miraton tabelën përmbledhëse me rezultatet e zgjedhjeve në qarkun Vlorë dhe Berat

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka bërë me dije se pas mbledhjes së sotme është vendosur me shumicë votash miratimin e tabelës zgjedhore për qarkun Vlorë dhe Berat.

    Më herët ishte kërkuar nga opozita për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.
    Ndërkohë më herët sot Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po ashtu edhe 126 kuti të tjera të renditura në materialin e paraqitur nga subjekti ankimues PD-ASHM.

    Top Channel

  • Pas Trump, Putin zhvillon bisedë telefonike dhe me Papa Leon XIV

    Pas Trump, Putin zhvillon bisedë telefonike dhe me Papa Leon XIV

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka patur një ditë intensive sa i përket telefonata shumë të rëndësishme.

    Kremlini bënë me dije se përgjatë ditës së sotme Putin ka komunikuar me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump si dhe me Papa Leon XIV, kreun e sapozgjedhur të Selisë së Shenjtë.
    Papa Leon XIV ka shprehur më herët shqetësimin e tij për situatën në Ukrainë. “Mendimet e mia shkojnë shpesh te populli ukrainas i prekur nga sulmet e reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar ai më herët.

  • Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter (Video)

    Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter (Video)

    Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit është planifikuar të nisë në orën 21:00, por tifozët duket se e kanë filluar më herët përballjen mes tyre.
    Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, u përplasën ashpër mes tyre, në një stacion metroje në Mynih.
    Atmosfera gjatë ditës kishte qenë e qetë, por ajo ka agravuar pak minuta para fillimit të finales.
    Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët e Interit dhe ata të PSG-së, që nuk kursehen ndaj njëri-tjetrit.
    E tillë pritet të jetë finalja edhe në fushë, por me një luftë sportive mes ekipeve.

    Les ultras de l’inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l’ambiance bon enfant ‍♂️Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv
    — Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025

  • Biden me kancer, Trump: Nuk më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz

    Biden me kancer, Trump: Nuk më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz

    Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më herët këtë muaj, duke e quajtur atë “të lig” dhe duke shtuar kritika ndaj mënyrës si është trajtuar informacioni për gjendjen e tij shëndetësore.

    “Biden ka qenë një person disi i moderuar gjatë jetës së tij,” u shpreh Trump. “Jo një njeri i zgjuar, por disi i lig. Nëse ndjeni keqardhje për të, mos ndjeni shumë, sepse është i egër. Ajo që bëri me kundërshtarin e tij politik dhe me shumë të tjerë, Biden ka lënduar shumë njerëz, kështu që nuk ndjej ndonjë keqardhje për të.”
    Këto komente vijnë vetëm pak ditë pasi Trump dhe figura të tjera republikane ngritën dyshime nëse Biden e kishte fshehur sëmundjen nga publiku. Javën e kaluar, Trump u shpreh se, ndonëse ishte “shumë i trishtuar” për lajmin, ishte i “befasuar” që “publiku nuk ishte njoftuar më herët.”

    Zëvendëspresidenti republikan JD Vance gjithashtu pyeti pse amerikanët nuk kishin më shumë informacion mbi gjendjen shëndetësore të Biden. Donald Trump Jr. e cilësoi lajmin si “ndoshta një tjetër mbulim të së vërtetës,” ndërsa kongresmeni Ronny Jackson, ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë nën administratën Trump, e quajti “të pabesueshme” që diagnoza e Biden ishte “lënë pas dore,” duke akuzuar mjekët se kishin prioritet mbulimin politik mbi kujdesin mjekësor.
    Nga ana tjetër, deputeti Greg Murphy (R-NC), i cili është gjithashtu mjek, tha se ndonëse beson që aftësitë mendore të Biden janë mbuluar, është e papërgjegjshme mjekësisht të supozohet se edhe kanceri i prostatës është fshehur.
    Zëdhënësi i Biden, Chris Meagher, mohoi pretendimet se diagnoza ishte mbajtur e fshehtë, duke theksuar se ekzaminimi i fundit i dokumentuar daton në vitin 2014 dhe se nuk kishte pasur diagnozë më parë. Më 18 maj, u njoftua zyrtarisht se presidenti Biden është diagnostikuar me një formë më agresive të kancerit të prostatës.
    Megjithatë, ekspertët ngritën menjëherë pyetje nëse diagnoza ishte bërë shumë më herët. Onkologu Ezekiel Emanuel, këshilltar gjatë pandemisë për administratën Biden, deklaroi se presidenti “ka të ngjarë ta ketë pasur këtë për vite me radhë.”
    /vizionplus.tv

  • 5 arsye pse zgjimi herët në mëngjes ndihmon në shëndetin mendor dhe trupor, ja çfarë ndodh pas 7 ditësh

    5 arsye pse zgjimi herët në mëngjes ndihmon në shëndetin mendor dhe trupor, ja çfarë ndodh pas 7 ditësh

    Zgjimi herët në mëngjes është kthyer në zakon për shumë njerëz të suksesshëm, por përfitimet që ai sjell shkojnë përtej produktivitetit. Studimet e fundit dhe përvoja e shumë individëve tregojnë se një rutinë e rregullt në orët e para të ditës mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin mendor dhe trupor.
    Zgjimi herët – Shëndeti dhe energjiaKëtu janë 5 përfitime kryesore që vijnë nga zgjimi herët – dhe pse duhet t’i japësh vetes të paktën 7 ditë provë për ta ndjerë ndryshimin.
    1. Balancimi i hormoneve dhe përmirësimi i humoritKur zgjohesh herët, trupi fillon të prodhojë më shumë serotoninë, hormon që ndikon në humor të mirë dhe ndihmon në reduktimin e ankthit. Drita natyrore e mëngjesit stimulon ritmin cirkadian dhe stabilizon prodhimin e kortizolit, duke shmangur rëniet energjike gjatë ditës.
    2. Më shumë energji dhe më pak lodhje kronikeNjerëzit që zgjohen në 5:30–6:30 të mëngjesit raportojnë ndjeshëm më pak lodhje në pasdite. Trupi përshtatet me një cikël më të shëndetshëm të gjumit, duke siguruar cilësi më të lartë pushimi gjatë natës. Ky zakon gjithashtu zvogëlon varësinë ndaj kafeinës gjatë ditës.
    3. Koha për veten dhe për ushtrime të lehta fizikeZgjimi i hershëm krijon hapësirë për 20–30 minuta aktivitet fizik të lehtë, si shëtitje, joga ose stretching. Kjo lëvizje e lehtë në mëngjes ndihmon qarkullimin e gjakut dhe përgatit mendjen për fokus më të mirë në orët e mëvonshme.
    4. Ulje e stresit dhe përmirësim i qartësisë mendoreFillimi i ditës me qetësi dhe pa nxitim ndikon drejtpërdrejt në menaxhimin e stresit. Nuk ka më vonesa, nxitim për të dalë nga shtëpia apo vonesë në punë. Një mëngjes i qetë ndihmon që mendja të fillojë ditën me qartësi dhe pa tension.
    5. Ushqyerje më e mirë dhe më e vetëdijshmeNjerëzit që zgjohen vonë kanë tendencë të konsumojnë më shumë ushqim të përpunuar dhe të hanë pa orar. Zgjimi herët krijon kohë për një mëngjes të shëndetshëm dhe për planifikimin e vakteve të ditës. Truri është më i vetëdijshëm në mëngjes dhe ka më pak impuls për të konsumuar sheqer ose ushqim emocional.
    🕖 Eksperimento për 7 ditëNëse nuk je person i mëngjesit, provo për vetëm 7 ditë të zgjohesh një orë më herët se zakonisht. Mbaj shënime për energjinë, fokusin dhe humorin. Do të befasohesh nga ndikimi i një zakoni të vogël që bën ndryshim të madh.

  • DASH, DEA, DIA, halli 3D i Ramës

    DASH, DEA, DIA, halli 3D i Ramës

    DASH, DEA, DIA, halli 3D i RamësNga Basir Collaku

    Amerikanët janë në vallen e madhe të qeverisjes së planetit, për të rimarrë terrenet e holluara më herët. Trump i rikthyer, ka më shumë beteja në.axhendë se herën e parë. Lufta në Ukrainë, raporti gjeopolitik me Rusinë dhe Iranin, vatra e shumëngarkuar me vdekje Izrael-Palestinë në Lindjen e Mesme, Kina një rrisk më vete po aty, BE të lodhur pak më mënjanë, e prapë ne presim në radhë dy javë, për një fjali shpëtuese ose harruese për 11 majin zgjedhor.Ne kemi Ambasadë por nuk keni ambasador në Tiranë.

    E ngarkuara me punë mjafton të lexojë çfarë vjen prej Uashingtoni derisa të mbërrijë titullari. Pasi kishte kalkuluar evropianët në një samit pranveror, apo një prani turistike në këtë pritshmëri për Kushner, dhëndërrin e presidentit Trump, duket se Rama kishte blrë llogari ta noterizonte procesin ndërkombëtarisht duke etiketuar edhe SHBA-në në këtë ziafet.

    Por ujdia nuk mbaroi pasi Kushner “nuk mori vizë” për të ardhur në festime. Duke e ditur se e diela elektorale ka batërdi të çdo lloji brenda, tashmë KM ka dalë me hartë në dorë, të rishesë Shqipërinë sa herë t’ia lypin, mjaft të mos i thonë mjaft. Gruaja e Bilalit, korruptuesi i zv drejtorit të FBI Charles McGonigal i njeh mirë amerikanët.

    Kur ishte Soros shefi në hije i Shtëpisë së Bardhë, ambasada këndonte si me pult për pesë minuta këngën e kompozuar nga Rama. Tani nuk është krejt ashtu. Duke marrë sa deputetë deshi në çdo formë të jashtëligjshme që deshi, KM ka krijuar një shumicë mbicilësuese.Ai e di.Ka vetëm një hall.Amerikanët.

    Sepse KQZ e KAS e kioska të prodhuara nga pushteti i Edi Ramës, lexojnë tekstet e tij. SPAK vjen në radhë duke tentuar pavarësi me turne, ose së paku disa orëshe. DEA, DIA dhe DASH janë halli 3D i Ramës që lë kilometra pas 5D bashkiake të Veliajt. DEA dhe DIA, folën me operacionin “URA” goditjen e bandës së trafikut të kokainës ndërkombëtare “Poja Troplini” në Durrës, vendimtare në rezultatin e qarkut pro PS. Po sërish drejtuesi ICITAP nga Departamenti Drejtësisë kërkoi nga Tirana goditjen e karteleve të drogës si grupe terroriste.

    DiA dje pohoi ne raport se Mafia shqip, është në Evropë, pas Ndranghetës e para Camorra e Sacra Cotona. DEA kërkoi po atë ditë bashkëpunim me qytetarët, popullin, në luftën kundër trafikut të narkotikëve, krimit të organizuar, e pastrimit të parave. Ambasada në Tiranë, vartësja e drejtpërdrejtë e DASH, uroi popullin dhe siguroi bashkëpunimin me të.

    Mesazhet përcjellin shigjetat e një qeverisje të refuzuar si partnere, apo të munguar so fituese. Ndonëse fishekzjarrët e Ramës, numërojnë 83 plus 3 karrike, gjendja në mazhorancë është si vaki që pret të 40-at.Mesazhi amerikan ishte tre rreshta. Ata kanë pritur gjatë për t’i rënë shkurt. Mjekra e hazdisur e Ramës në tubimin e fitores një ditë më herët, reflektonte telashe. 3 D ndërkombëtare e Ramës ka në magazinë mallra që nuk blihen…Ka raunde të tjera ku luhet vetëm një kokë..

  • Kur nis procesi i plakjes tek njeriu?/ Ja organi i parë që e fillon

    Kur nis procesi i plakjes tek njeriu?/ Ja organi i parë që e fillon

    Pleqëria ka qenë gjithmonë një burim shqetësimi për njeriun. Ajo sjell me vete jo vetëm ndryshime fizike, por edhe emocionale, duke ndikuar ndonjëherë thellësisht në ndjesinë e mirëqenies dhe madje duke çuar në depresion. Ndonëse procesi i plakjes është i pashmangshëm, qasja moderne ndaj tij është krejtësisht ndryshe nga ajo e së kaluarës. Sot, shkenca dhe mjekësia kanë avancuar në mënyrë të jashtëzakonshme, duke ofruar zgjidhje jo vetëm për problemet shëndetësore, por edhe për aspektet estetike që lidhen me plakjen.

    Një nga ndryshimet më të rëndësishme në ditët e sotme është ndërgjegjësimi. Njerëzit janë më të prirur të bëjnë ekzaminime të rregullta, të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të ndryshme dhe të konsultohen me mjekë për çdo shqetësim, gjë që u mundëson të ndërhyjnë herët dhe me efikasitet. Në të njëjtën kohë, përparimet në trajtime estetike dhe produkte kozmetike ndihmojnë në shtyrjen ose zbutjen e shenjave të jashtme të moshës.

    Megjithatë, plakja është një proces që fillon shumë më herët se sa mendojmë. Eksperti francez, Prof. Eric Boulanger, i specializuar në mjekësinë dhe biologjinë e plakjes, thekson se trupit i nisin ndryshimet që në të njëzetat. Që atëherë, lëkura fillon të humbasë elasticitetin, dhëmbët bëhen më të brishtë, ndërsa organet si veshkat, truri dhe mëlçia fillojnë të pësojnë ulje graduale në funksionalitet. Frymëmarrja gjithashtu ndikohet pas moshës 30 vjeç, pasi kraharori humbet mbështetjen e tij dhe mushkëritë hapen më pak, duke sjellë lodhje të shpejtë edhe pa sëmundje të dukshme.

    Një fakt befasues që vjen nga studimet e fundit është se shenjat e para të plakjes shfaqen që në fëmijëri. Sipas Prof. Boulanger, lenteja kristalore e syrit, që luan një rol thelbësor në shikim, fillon të humbasë elasticitetin e saj që nga mosha 11-12 vjeç. Ky është një ndryshim gradual, i cili bëhet i dukshëm vetëm dekada më vonë, por fakti që procesi nis kaq herët tregon se kujdesi për trupin duhet të fillojë që në moshë të re.

    Në mesin e të pesëdhjetave, shumë individë fillojnë t’i ndiejnë më hapur pasojat e plakjes. Muskujt humbasin forcën, kockat bëhen më të brishta dhe përpjekjet fizike kërkojnë më shumë energji. Megjithatë, siç thekson eksperti, kjo nuk duhet të përkthehet në dorëzim. Përkundrazi, parandalimi aktiv përmes një stili jetese të shëndetshëm, aktiviteti fizik, ushqimi i ekuilibruar dhe kontrollet mjekësore të rregullta janë çelësi për ta ngadalësuar këtë rënie të natyrshme.

    Sot më shumë se kurrë, njeriu ka mundësinë jo të shmangë, por të menaxhojë procesin e plakjes. Duke u kujdesur për veten në mënyrë të qëndrueshme, është e mundur të ruhet pavarësia, energjia dhe cilësia e jetës për shumë më gjatë. Pleqëria nuk është më një fund i frikshëm, por një kapitull që, me përgatitjen e duhur, mund të përjetohet me dinjitet dhe qetësi. Syri.net-iefimerida

  • Samiti i Europës në Tiranë, 4 liderët që u larguan më herët

    Samiti i Europës në Tiranë, 4 liderët që u larguan më herët

    Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ai serb Aleksandër Vuçiç, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte janë katër liderët që janë larguar më herët nga Tirana, ku janë duke u zhvilluan punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian.
    Ata ikën menjëherë pas drekës, që pasoi pjesën e parë të punimeve në shtëpinë e Europës. Nga Tirana liderët e Europës i përcollën njëzëri një mesazh të fortë Rusisë për të ndalur luftën në Ukrainë. Në tryezën e samitit të Komunitetet Politik Europian, Rama kërkoi aleancë përtej armatimit, ide që u mbështet edhe nga Emmanuel Macron.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi edhe një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, ku u përfshinë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk dhe ai i Britanisë, Keir Starmer.

  • Samiti i Komunitetit Europian, kush janë 4 liderët që u larguan më herët nga Tirana?

    Samiti i Komunitetit Europian, kush janë 4 liderët që u larguan më herët nga Tirana?

    Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ai serb Aleksandër Vuçiç, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte janë katër liderët që janë larguar më herët nga Tirana, ku janë duke u zhvilluan punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian.
    Mësohet se katër liderët janë larguar në drejtim të aeroportit të Rinasit menjëherë pas drekës, që pasoi pjesën e parë të punimeve në shtëpinë e Europës.
    Ndërkohë, nga Tirana liderët e Europës i përcollën njëzëri një mesazh të fortë Rusisë për të ndalur luftën në Ukrainë. Në tryezën e samitit të Komunitetet Politik Europian, Rama kërkoi aleancë përtej armatimit, ide që u mbështet edhe nga Emmanuel Macron.

  • Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët

    Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi deklaroi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita. Por tha ai, është ende herët.

    “Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.
    “Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.