Tag: herët

  • Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia në gjyq e financieres: Kam dërguar e-maile kur më thoshte administratori, para cash në zyrë…

    Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia në gjyq e financieres: Kam dërguar e-maile kur më thoshte administratori, para cash në zyrë…

    Sot po mbahet seanca për dosjen “5D”.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë në gjyq të Pranvera Shahinasit.
    Dëshmitarja Pranvera Shahinasi: Jam financiere. Shahinasi është mbiemri i burrit. Unë mbaj edhe mbiemrin Mema, të babait. Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”.
    Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Ne merreshim me punime elektrike, kryesisht.
    Ne mbanin mandat pagesa ne shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori. Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë.
    Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin.  Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste.
    Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar mail Mariglen Qatos. Kur më thoshte administratori këtë informacion do ia dërgosh filan personi e dërgoja.
    Dëshmitarja njihet me aktin shkresor, mail, ku i ka dërguar Mariglen Qatos një listë përmbledhëse, informacion financiar të shoqërisë.

    Top Channel

  • Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Gazetarja Klodiana Lala zbulon disa emra

    Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Gazetarja Klodiana Lala zbulon disa emra

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit i mbaron mandati tre vjeçar në krye të këtij institucioni.
    “Është herët për të thënë, por mund të kandidojë Adnan Xholi, që ka kandiduar edhe më herët. Mund të kandidojë Klodian Braho.
    Mundet të rikandidojë edhe Arben Kraja, që ka patur mandatin tre vjeçar dhe tani i lind sërish e drejta. Në mesin e grave prokurore, shoh Anita Jellën. Mendoj se do të jetë një betejë e fortë sepse emri që do të jetë në krye do të përcaktojë të ardhmen e institucionit.
    Fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH, që është absolutisht shumë më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, imagjinoni se sa debat do të ketë për drejtuesin e SPAK”. tha Lala.

  • Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

    Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit i mbaron mandati tre vjeçar në krye të këtij institucioni.
    “Është herët për të thënë, por mund të kandidojë Adnan Xholi, që ka kandiduar edhe më herët. Mund të kandidojë Klodian Braho.
    Mundet të rikandidojë edhe Arben Kraja, që ka patur mandatin tre vjeçar dhe tani i lind sërish e drejta.
    Në mesin e grave prokurore, shoh Anita Jellën.
    Mendoj se do të jetë një betejë e fortë sepse emri që do të jetë në krye do të përcaktojë të ardhmen e institucionit.
    Fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH, që është absolutisht shumë më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, imagjinoni se sa debat do të ketë për drejtuesin e SPAK”. tha Lala.
     

  • Aksioni në Theth/ Rama: Ja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët

    Aksioni në Theth/ Rama: Ja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët

    Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën dhe kritikat për mungesën e ndërhyrjes së hershme nga autoritetet.
    Nga Berati, ku po zhvillonte një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, kreu i qeverisë deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për mosveprim.
    “Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk ka problem. Kjo është arsyeja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme” tha Rama
    Kryeministri theksoi se ndërtimi i një administrate funksionale si në vendet e BE-së ende nuk është arritur dhe për këtë arsye, vendi ka nevojë të mbështetet më shumë në teknologji.
    “Ka shumë zhurmë për auditimin e fondeve të bujqësisë në Shqipëri, por edhe në disa vende të BE problemet janë reale sepse gjithmonë është ‘njeriu në mes’. Teknologjia mund të jetë zgjidhja,” vijoi ai, duke përmendur dronët, satelitët dhe Agjencinë e Gjeo-referencave si mjete që tashmë ekzistojnë, por që mungesa e një sistemi të integruar informacioni vazhdon të jetë pengesë.
    Sipas Ramës, vendi ka kapacitetet për të monitoruar ndërtimet në kohë reale dhe shmangur ndërhyrjet e vonuara, por është e nevojshme të krijohet një sistem inteligjent që të minimizojë varësinë nga faktori njerëzor dhe abuzimet e mundshme.

  • Aksioni në Theth, Rama: Ja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët

    Aksioni në Theth, Rama: Ja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët

    Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën dhe kritikat për mungesën e ndërhyrjes së hershme nga autoritetet.
    Nga Berati, ku po zhvillonte një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, kreu i qeverisë deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për mosveprim.
    “Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk ka problem. Kjo është arsyeja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme” tha Rama.
    Kryeministri theksoi se ndërtimi i një administrate funksionale si në vendet e BE-së ende nuk është arritur dhe për këtë arsye, vendi ka nevojë të mbështetet më shumë në teknologji.
    “Ka shumë zhurmë për auditimin e fondeve të bujqësisë në Shqipëri, por edhe në disa vende të BE problemet janë reale sepse gjithmonë është ‘njeriu në mes’. Teknologjia mund të jetë zgjidhja,” vijoi ai, duke përmendur dronët, satelitët dhe Agjencinë e Gjeo-referencave si mjete që tashmë ekzistojnë, por që mungesa e një sistemi të integruar informacioni vazhdon të jetë pengesë.
    Sipas Ramës, vendi ka kapacitetet për të monitoruar ndërtimet në kohë reale dhe shmangur ndërhyrjet e vonuara, por është e nevojshme të krijohet një sistem inteligjent që të minimizojë varësinë nga faktori njerëzor dhe abuzimet e mundshme.

  • Gara për kreun e BKH futet në fazën e tretë, 7 kandidatët do të kryejnë testin fizik më 11 korrik, zbardhen detajet

    Gara për kreun e BKH futet në fazën e tretë, 7 kandidatët do të kryejnë testin fizik më 11 korrik, zbardhen detajet

    Komisioni i Posaçëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) vendosi që faza e tretë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ajo e testimit fizik të zhvillohet më 11 korrik 2025. Në këtë fazë 7 kandidatët e kualifikuar do të testohen fizikisht, duke zhvilluar vrapime dhe ushtrime të tjera. Ky test do të ndiqet nga një prej prokurorëve të SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve. Kujtojmë se drejtueses aktuale të BKH, Aida Hajna i përfundon mandati me 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat të dytë, por nuk i dorëzoi dokumentacionet. Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:

    Andi Pogaçe
    Artur Beu
    Elton Kërluku
    Gentian Ndoi
    Gentjan Shehaj
    Gledis Nano
    Joni Keta

    Programi i testit fizik
    – Vrapim
    – Pompa
    – Ushtrime fizike
    Testimet fizike do te kryhen tek reparti RENEA.
    Profilet e kandidatëve
    Ndërkohë po pasurojmë edhe profilet e shtatë kandidatëve. Kështu i pari është Joni Keta, i cili vitin e kaluar, në 2024-ën, garoi mes 7 kolegësh, hetues të BKH-së, dhe ia doli të bëhet numri 2 i këtij institucioni, të konsideruar “FBI-ja” Shqiptare. Tashmë ai kërkon të marrë drejtimin e BKH-së, në garën e hapur nga SPAK. Më herët Joni Keta ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në ish-Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe më pas në SPAK. Një tjetër hetues brenda BKH-së kërkon të marrë drejtimin e institucionit. Elton Kërluku aktualisht hetues financiar pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, më herët ka qenë shef sektori i krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshme. Nga ana tjetër, gati 3 vjet nga shkarkimi, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano rikthehet në skenë duke synuar drejtimin e BKH-së. Ai u emërua në krye të bluve në tetor të vitit 2021, ku qëndroi vetëm 10 muaj. Më herët ka mbajtur detyra të rëndësishme në polici, përfshirë edhe atë të kreut të Anti-terrorit. Gledis Nano udhëhoqi operacionin e vështirë të riatdhesimit të shqiptarëve nga kampet famëkeqe të Sirisë, përfshirë gra e fëmijë.
    Artur Beu i futet garës për të marrë drejtimin e BKH-së për herë të dytë. Në vitin 2020 ai ishte mes kandidaturave, por garën e fitoi Aida Hajnaj, drejtuesja aktuale, të cilët i mbaron mandati në fund të këtij gushti. Në 2015-ën shërbeu si specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Interpol. Gentjan Shehaj, me një karrierë të gjatë në polici, aktualisht drejtor i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë ka aplikuar gjithashtu për t’iu nënshtruar fazave të garës për postin e drejtorit të BKJ-së. Më herët ka mbajtur poste të rëndësishme brenda bluve, përfshirë drejtues qarku në Vlorë dhe Lezhë. Një prokuror shpreson të kalojë verifikimin paraprak të SPAK, për tu pranuar në garën e BKH-së. Andi Pogaçe, i diplomuar në shkollën e Magjistraturës në 2014-ën, është prokuror në Tiranë, ndërsa më herët ka shërbyer në të njëjtën detyrë në Prokurorinë e Fierit. Sakaq edhe punonjës të tjerë të policisë së Shtetit shpresojnë të aprovohen në garën me 6 faza për kreun e BKH-së. Gentian Ndoi prej disa vitesh mban postin e drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

  • Guardiola: Është ende herët për të kuptuar nëse City do të duelojë për titull

    Guardiola: Është ende herët për të kuptuar nëse City do të duelojë për titull

    Pep Guardiola mendon se është ende shumë herët për të thënë nëse Manchester City do të rikthehet në garë për trofetë e mëdha sezonin e ardhshëm. Shpresat e City për të përdorur Kupën e Botës për Klube si një ringjallje pas një sezoni zhgënjyes përfunduan para kohe.
    Skuadra angleze u eliminua nga rivalët arabë të Al-Hilal, duke mos shkuar dot në çerekfinale. Me nënshkrimet e reja, që tërhoqën vëmendjen në një fazë mbresëlënëse të grupeve, që kulmoi me një fitore shkatërruese 5-2 ndaj Juventus, City dukej se kishte kthyer një shpresë.
    Problemet e vjetra mbrojtëse u rikthyen, ndërsa Al-Hilal fitoi 4-3 pas kohës shtesë. “Nuk e di se si do të jetë sezoni i ri. Është shumë herët për të thënë diçka konkrete, por pashë shumë, shumë gjëra të mira që nuk i kisha parë në të kaluarën, veçanërisht nga vendi ku ishim”, tha Guardiola.
    “Marrëdhënia midis lojtarëve dhe kapitenëve tanë ndihmon shumë, si dhe stafit të ekipit. Është e trishtueshme që u eliminuam sepse ndjeva se ishim të lumtur këtu. Seancat stërvitore kishin qenë vërtet, të mira. Të gjitha. Por niveli në këto gara, Kupa e Botës për Klube është i lartë”, deklaroi Pep Guardiola.

  • E ardhmja tek Interi? Valentin Carboni: Herët për ta thënë, por klubi dhe Chivu besojnë tek unë

    E ardhmja tek Interi? Valentin Carboni: Herët për ta thënë, por klubi dhe Chivu besojnë tek unë

    “Në 1/8 finales së Kupës së Botës për Klube falë këmbës sime të djathtë? Në të vërtetë as vetë nuk e prisja. Dëmtimi ishte një goditje shumë e rëndë për mua, të arrija të gjeja hapësirë dhe të shënoja gol shkon përtej dëshirave që kisha. Për mua mjaftonte vetëm të kthehesha të isha futbollist”.
    Me zemër në dorë dhe me shumë sinqeritet foli Valentin Carboni në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”, një ditë pas përballjes me Fluminense. Mosbesim dhe habi për një si argjentinasi i lindur më 2005, që ka duruar mbi 8 muaj ndalesë për shkak të dëmtimit të rëndë të ligamentit të kryqëzuar. Sidoqoftë, puna e madhe për t’u rikthyer në dispozicion ia ka vlejtur:
    “Para operacionit, karriera kishte ecur aq shpejt, sa ndoshta e kisha pak të vështirë ta menaxhoja, por tani e di që gjithçka ndodh për një arsye në jetë. Edhe pse kam vuajtur shumë, në këtë operacion të ligamentit të kryqëzuar shoh diçka të mirë. Më ka ndihmuar të piqem dhe të përmirësohem aty ku duhej. Jam bërë më i plotë si person dhe si futbollist. Ndihem më i fortë fizikisht dhe mendërisht, më i motivuar se sa isha më parë”.
    I pashmangshëm referimi për të ardhmen, pasi me Pio Espositon, linja e të rinjve tek Interi po merr formë. Apo ndoshta e pret një huazim tjetër? Valentin Carboni përgjigjet kështu: “Nuk e di, është herët për të folur mbi këtë. Tani është Kupa e Botës së Klubeve, më pas grumbullimi për sezonin e ardhshëm, për të qenë me grupin. Cilado qoftë zgjidhja, e di që Interi beson dhe ka besuar gjithmonë tek unë, ashtu si Chivu”.

  • Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

    Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

    Shefja për Shqipërinë në drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, Singrid Brettel pasi dëgjoi përfaqësues nga PS dhe PD në forumin e sotëm në Strasburg, tha se është ende herët për të thën se çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri. Ajo vuri theksin se duhet pritur raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR që del në korrik për të dhënë një pasqyrë të qartë mbi zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.
    Pjesë nga fjala

    Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe në periudha normale. Faleminderit shumë të gjithëve për komentet tuaja. Siç thashë edhe më herët, ne po ndjekim nga afër atë që po ndodh. Aktualisht jemi ende në një periudhë paszgjedhore. Mendoj se është ende pak herët për të nxjerrë të gjitha përfundimet. Ende po vijon edhe rinumërimi në disa pjesë të vendit. Ne presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR në korrik. Do ta ndjekim nga afër këtë proces dhe gjithashtu zbatimin e rekomandimeve, përfshirë edhe ato të mëparshmet që janë ende pezull.
    Sa i përket lidhjes me negociatat e anëtarësimit, ekziston, si pjesë e pikave të ndërmjetme, një pikë horizontale që ka të bëjë me monitorimin e hartave të rrugës që vendet kanë miratuar, përfshirë edhe atë për funksionimin e institucioneve demokratike. Kështu që duhet të ketë edhe një mekanizëm raportimi për këtë, të cilin ne sigurisht do ta shqyrtojmë dhe vlerësojmë.
    Më pas, si pjesë e raportit të vendit, që do të publikohet më vonë gjatë vitit, mendoj se do të kemi edhe më shumë distancë për të parë se çfarë ka ndodhur, përfshirë edhe punën e SPAK, KQZ, dhe Prokurorisë së Përgjithshme – le të themi, grupeve të posaçme të monitorimit. Do të shohim gjithashtu se si është ndjekur më tej ky proces. Pra, vetëm për të theksuar se jemi shumë të vetëdijshëm, dhe kjo është bërë e qartë edhe deri tani si pjesë e konkluzioneve të para të raportit të OSBE/ODIHR. Natyrisht edhe eurodeputetët që kanë marrë pjesë në misionin vëzhgues e dinë këtë shumë mirë, dhe kjo çështje do të mbetet një prioritet i lartë për ne.

  • Kthimi i nxituar i Trump në SHBA: Evakuoni menjëherë Teheranin, presidenti amerikan paralajmëron iranianët

    Kthimi i nxituar i Trump në SHBA: Evakuoni menjëherë Teheranin, presidenti amerikan paralajmëron iranianët

    Trump e shkurtoi vizitën e tij në samitin e G7 në Kanada, duke u kthyer në Uashington herët “për shkak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

    Trump e shkurtoi vizitën e tij në samitin e G7 në Kanada, duke u kthyer në Uashington herët “për shkak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme”, sipas Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan gjithashtu udhëzoi anëtarët e ekipit të tij që të përpiqen të takohen me zyrtarët iranianë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një personi të njohur me çështjen dhe një zyrtari amerikan.
    Paralajmërimi i Trump:
    Më herët të hënën, Trump i paralajmëroi iranianët të “evakuojnë menjëherë Teheranin” në një postim në Truth Social, pa dhënë një arsye. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se postimi pasqyronte urgjencën e sjelljes së Iranit në tryezën e negociatave.
    Netanyahu nuk e përjashtoi synimin për vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kur u pyet nga ABC News të hënën. Më herët të dielën, një zyrtar amerikan i tha CNN se Trump kishte hedhur poshtë një komplot izraelit për të vrarë Khamenein.
    Në Izrael, 24 persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. Në Iran, 224 persona kane humbur jetën nga sulmet izraelite.

    Top Channel