Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tregoi betejat kryesore politike që do të ketë në fokus gjatë kësaj legjislature.
Ai deklaroi gjatë një interviste në A2 CNN se fokusi i aksionit të tij si deputet do të jetë që të nxjerrë në pah hallet dhe problemet e qarkut të Lezhës, por theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë beteje në jetën parlamentare.
“Pikë së pari çdo gjë e lidh me Lezhën, pasi kam marrë votëbesimin e atyre njerëzve. Do përpiqem të jem përçuesi i çdo shqetësimi që ata kanë. Në janë demokratë apo socialistë. Në Lezhë, Kurbin apo Mirditë kanë një jetë me halle pafund.
Kanë varfëri të madhe. Kanë infrastrukturë që e kanë kthyer udhëtimin nga Tirana në Lezhë, në një tmerr, e kam fjalën për segmentin Milot-Balldren. Kjo do jetë beteja ime kryesore. Pastaj unë nuk i shmangem asnjë beteje. Betejës për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Gjekmarkaj.
Më tej, ai nënvizoi se “ora e opozitës po troket. Vetëm duhet të kesh pak vullnet, të zgjohesh herët dhe ta dëgjosh”.
Tag: herët
-

Paralajmërimi i Agron Gjekmarkajt: Ora e opozitës po troket, por zgjohuni herët që ta dëgjoni
-

“Ora e opozitës po troket”, Gjekmarkaj: Zgjohuni herët që ta dëgjoni
Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 21:20
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj zbuloi betejat kryesore politike që si deputet do të ketë në fokus gjatë kësaj legjislature. Ai deklaroi se fokusi i aksionit të tij si deputet do të jetë që të nxjerrë në pah hallet dhe problemet e qarkut të Lezhës, por theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë beteje në jetën parlamentare.
”Pikë së pari çdo gjë e lidh me Lezhën, pasi kam marrë votëbesimin e atyre njerëzve. Do përpiqem të jem përçuesi i çdo shqetësimi që ata kanë. Në janë demokratë apo socialistë. Në Lezhë, Kurbin apo Mirditë kanë një jetë me halle pafund.Kanë varfëri të madhe. Kanë infrastrukturë që e kanë kthyer udhëtimin nga Tirana në Lezhë, në një tmerr, e kam fjalën për segmentin Milot-Balldren. Kjo do jetë beteja ime kryesore. Pastaj unë nuk i shmangem asnjë beteje. Betejës për zgjedhje të lira e të ndershme”.
Sipas tij ora e opozitës po troket. “Vetëm duhet të kesh pak vullnet, të zgjohesh herët dhe ta dëgjosh”.
-

Rama batuta me ambasadorët: Zgjohuni më herët dhe flini më vonë! E di që e keni të vështirë të luftoni me rutinën tuaj..
Në fund të fjalës së tij gjatë konferencës 3 ditore me ambasadorët, kryeministri përmes batutave u ka kujtuar diplomatëve shqiptarë nëpër botë borxhin ndaj atyre që kanë dhënë jetën për të parë Shqipërinë në BE, por edhe detyrimin ndaj brezit të ri.
“Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për t’u zgjuar më herët dhe ccdo natë arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë “ehu sa kemi parë; ehu sa herë është provuar kjo; ehu ç’ mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo” në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar, ata që janë përpjekur, ata që kanë dhënë jetën për t’iu afruar Europës dhe qytetërimit perëndimor dhe europian si pjesë e integruar plotësisht e tij dhe ata që sot janë fëmijë dhe që prej nesh presin që ta konsiderojnë punën tonë si borxhin më të madh që iu kemi atyre”, deklaroi Rama.
-

Truri mund të vetëshërohet
Truri ka aftësi rigjeneruese të jashtëzakonshme. Kjo ndodh madje edhe pas një ictusi, i cili gjithmonë lë pasoja të përhershme. Një gjë e tillë është verifikuar më herët tek kaviet në laborator, por tashmë edhe tek njeriu.
Është vërejtur se pas një goditjeje me pasoja në tru, tek pacientja, sikurse edhe tek kaviet më herët, është aktivizuar automatikisht një gjen specifik, që më parë nuk kishte asnjë gjurmë të tij.
Aktivizimi ka ndikuar në ripërtëritjen e neuroneve, duke sjellë lindjen e të rejave, të shëndetshme. Pacientja plotësisht e paralizuar, ka arritur të kryejë lëvizje të vogla, çka tregon për një aftësi dhe arritje të madhe shkencore.
Ekspertët më pas, nisur nga identifikimi i gjenit, kanë gjetur aftësinë për aktivizimin e tij tek një medikament aktualisht në treg, Maraviroc, që ka princip aktiv që e zgjon dhe ndihmon autoshërimin neural.
Por nuk është i mjaftueshëm dhe ka limitet e tij, dhe sipas mjekëve, do të duhen ndoshta edhe 2 vite eksperimentime për krijimin dhe zhvillimin e një substance, apo një pilule, që të shërojë trurin pas goditjeve të rënda si ictuset, apo të gjejë aplikim edhe për trajtimin e patologjive të lidhura me moshën, si Alzheimer, demenca etj.
-

11 herët kur Lady Diana ishte muza e bukurisë së verës (FOTO)
Fotografitë: Tim Graham
Prirja e saj për vijë blu mbi sy dhe hijet e krijuara nga dielli tregojnë se Diana, princesha e Uellsit e donte verën po aq sa ne të tjerët. Veshjet e saj të pushimeve u bënë ikonike, si rrobat e banjos me imazhe kafshësh ku ajo paraqitet duke u zhytur nga një jaht, meten të paharrueshme. Ajo gjithashtu vazhdon të mbetet një frymëzim për paraqitjet plot stil në një mot të nxehtë.
Flokët e theksuara në mënyrë të patëmetë, në ngjyrë të artë, ishin një nga pamjet më dashura për t’u parë në verë (dhe dimër). Ajo gjithashtu dinte t’i jepte shkëlqim dhe një pamje natyrale buzëve, vijë mbi sy në ngjyrë kafe dhe lëkurë të freskët, transmeton KultPlus.
Diana ishte modeste, por rrezatuese, me një shkëlqim nga i cili të gjithë mund të merrnim disa mësime bukurie. Më poshtë mund të shihni 11 herët kur ajo ishte muza e fundit e verës. / KultPlus.com
-

Merr fund arratia e pronarit të “Stockholm”! Kush është Ferhat Kraja, biznesmeni që dhunoi kundërshtarin e tij
Policia e Tiranës ka bërë të mundur mbrëmjen e së premtes arrestimin e ish-kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Kid Kazazin dhe 31-vjeçarin Ferhat Kraja.
Kazazi kërkohej nga blutë prej tre muajsh lidhur me një vrasje të mbetur në tentativë në qytetin e Durrësit, ndërkohë që miku i tij Kraja për ngjarjen e regjistruar në korrik të këtij viti ku dhunoi brutalisht pronarin e lokalit “Tokyo”, Laert Kasajn.
Shërbimet e Komisariatit nr.2 të kryeqytetit bënë të mundur arrestimin e Krajas i cili në momentin kur dhe u kap ndodhej në automjet në zonën e “Komunës së Parisit” së bashku me mikun e tij, Kid Kazazin.Ferhat Kraja
Kujtojmë se sherri brutal u regjistrua në korrik të 2025 në brendësi të kompleksit “Deliorgji” në Tiranë. 31-vjeçari Kraja i cili është dhe pronari i lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja, së bashku me disa persona të tjerë dhunuan në mënyrë barbare Laert Kasajn.
Laert Kasaj, pasi u dhunua
Sherri i cili nisi për aksionin e lirimit të hapësirave publike përfundoi me dhunimin e Kasajt i cili ashtu sikurse kemi raportuar dhe më herët si pasojë e grushteve të marra përfundoi në spital me plagë në të gjithë trupin.
Nga dëshmitë e bëra me dije më herët, nga dëshmitarët, përplasja fizike erdhi për shkak se Kaja dyshonte se Kasaj e kishte denoncuar për zaptimin e hapësirave publike. Madje, në momentin e sulmit, njëri prej personave të përfshirë në këtë sherr u drejtua me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: shpallën në kërkim shtetasin F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe L. K, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhej në njoftimin e Policisë më herët. -

Dinamo merkato e fuqishme në prag të sezonit të ri, synon rikthimin në majën e volejbollit shqiptar, ja emrat
Skuadra e Dinamos në volejboll për femra po bën një merkato të fuqishme këtë verë, me objektivin për të qenë protagonist në Superligë dhe rikthyer në kohët e arta. Ardhja e disa volejbollisteve të huaja apo edhe e një trajneri të ri konfirmojnë objektivat e mëdha.
Në krye të ekipit është trajneri Orlando Koja, që pas përvojës me Skënderbeun kërkon të rikthejë titullin edhe te Dinamo. Ndërkohë, që gjatë ditëve të fundit, përmes postimeve në faqen e saj zyrtare në Facebook, klubi ka konfirmuar ardhjen e mjaft lojtareve apo konfirmin e disa të tjerave.
Për Dinamon ka firmosur Ksenya Kuryerova e Kazakistanit, që rikthehet në Shqipëri pas përvojës me Skënderbeun disa sezone më parë. Një tjetër volejbolliste që rikthehet në Superligë është Anastasia Atepalina, që ka luajtur me Skënderbeun e Tiranën më herët.
Surprizë është ardhja e portugezes Bia Machado (26 vjeçe), një diagonaliste e fuqishme. Më herët ka firmosur për “blutë” edhe braziliania Nayara Ferreira. Një tjetër blerje është ajo e Irina Rakip, që ka luajtur më herët me Skënderbeun në kampionatin shqiptar.
Për Dinamon kanë firmosur edhe lojtarë të tjera nga Shqipëria si Stela Kiri, Xhenifer Pira dhe Elena Bego. Ndërkohë që orët e fundit janë konfirmuar te skuadra edhe Sofia Llapa, Sonia Sulejmani dhe Emi Bregu. Pra, një ekip me shumë risi që synon majat sezonin e ri. -

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës
Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij vendi nordik. Kjo është hera e parë që Oslo ia atribuon zyrtarisht sulmin kibernetik fqinjit të saj.
Gjatë kohës sa kishin nën kontroll digën në Bremanger, në perëndim të Norvegjisë, më 7 prill, hakerët hapën një portë dhe lëshuan 500 litra ujë në sekondë për katër orë, para se sulmi të zbulohej dhe të ndalej, kishin thënë më herët autoritetet.
Gjatë këtij sulmi nuk kishte pasur të lënduar.
Norvegjia prodhon pjesën më të madhe të energjisë së saj elektrike përmes digave hidroelektrike dhe autoritetet e inteligjencës kanë paralajmëruar më herët për rrezikun e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.
“Gjatë vitit të kaluar, kemi parë një ndryshim në aktivitetin e aktorëve kibernetikë pro-rusë”, tha në një fjalim Beate Gangaas, shefe e agjencisë së policisë së sigurisë, PST, të Norvegjisë.
Incidenti në Bremanger ishte një prej këtyre aktiviteteve, shtoi Gangaas.
“Qëllimi i këtij lloji operacioni është të ndikojë dhe të shkaktojë frikë e kaos te popullata e gjerë”, tha ajo. “Fqinji ynë rus është bërë më i rrezikshëm”.
Ambasada ruse në Oslo tha se deklaratat e Gangaas ishin “të pabaza dhe të motivuara politikisht”.
“Është e qartë se PST-ja po përpiqet, pa sukses, të mbështesë kërcënimin mitik të sabotimit rus ndaj infrastrukturës norvegjeze këtë vit, të cilin vetë e shpiku në raportin e saj [vjetor] të shkurtit,” thuhet në një deklaratë për Reuters nga Ambasada ruse.
Shtatorin e vitit të kaluar, inteligjenca britanike e akuzoi Rusinë se po zhvillon një “fushatë jashtëzakonisht të pamatur” sabotimi në Evropë, pjesërisht për të frikësuar vendet evropiane në mënyrë që të ndalin ndihmën për Ukrainën.
Moska i ka mohuar këto akuza.
Pas fjalimit të saj, Gangaas i tha Reutersit se foli publikisht për këtë gjë, me qëllim që të paralajmëroi popullatë dhe në përpjekje që të parandalojë Rusinë nga kryerja e sulmeve të reja.
“Dua që norvegjezët të jenë të përgatitur”, tha ajo.
Norvegjia, anëtare e NATO-s, ndan kufirin me Rusinë në Arktik. Ashtu si vendet e tjera nordike, ajo është një mbështetëse e fortë e Ukrainës.
Norvegjia është gjithashtu furnizuesja më e madhe e gazit në Evropë, i cili kryesisht transportohet përmes një rrjeti tubacionesh nën Detin e Veriut. -

Dosja “5D”/ Financierja zbulon për herë të parë email-in që mund të fundosë skemën, zbardhet dëshmia tronditëse në gjyq
Sot po mbahet seanca për dosjen “5D”.
Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë në gjyq të Pranvera Shahinasit.
Dëshmitarja Pranvera Shahinasi: Jam financiere. Shahinasi është mbiemri i burrit. Unë mbaj edhe mbiemrin Mema, të babait. Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”.
Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Ne merreshim me punime elektrike, kryesisht.
Ne mbanin mandat pagesa ne shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori. Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë.
Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin. Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste.
Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar mail Mariglen Qatos. Kur më thoshte administratori këtë informacion do ia dërgosh filan personi e dërgoja.
Dëshmitarja njihet me aktin shkresor, mail, ku i ka dërguar Mariglen Qatos një listë përmbledhëse, informacion financiar të shoqërisë. -

Hetimet për dosjen 5D, dëshmon ekonomistja: Para cash në zyrë s’kam mbajtur, ja si e njoh Mariglen Qaton
Në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si “Dosja 5D”, në Prokurori ka dhënë dëshminë e saj edhe shtetasja Pranvera Shahinasi.
Ajo ka deklaruar se ka qenë punonjëse në sektorin e financës gjatë viteve 2016-2019. Sipas saj, fillimisht kompania ishte nën drejtimin e administratorit Eduart Meta, i cili më pas u zëvendësua nga Nestor Muhametllari.
Dëshmitarja ka përmendur edhe emrin Mariglen Qato, për të cilin ka pohuar se e njeh si një person që ka frekuentuar zyrat e shoqërisë dhe ka pasur kontakte me administratorin.Pranvera Shahinasi: Jam financiere. Shahinasi është mbiemri i burrit. Unë mbaj edhe mbiemrin Mema, të babait. Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”. Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit.
Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Në merreshim me punime elektrike, kryesisht. Ne mbanim mandat pagesa në shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori.
Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë. Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin. Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi.
E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste. Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar e-maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar e-mail Mariglen Qatos.
/vizionplus.tv