Tag: herët

  • Kur do të lirohen pengjet izraelite? Zyrtarët japin sinjale të ndryshme

    Kur do të lirohen pengjet izraelite? Zyrtarët japin sinjale të ndryshme

    Pas një dite të mbushur me sinjale kontradiktore, duket se ka një afat më të qartë për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gaza.

     
    Zëdhënësja e qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, deklaroi se 20 pengje të gjalla pritet të lirohen “herët në mëngjes të së hënës”, në kuadër të marrëveshjes së fundit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
    Sipas kësaj marrëveshjeje, afati i fundit për lirimin e pengjeve është ora 10:00 e mëngjesit të së hënës, sipas orës lokale të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo është deklarata më konkrete e dhënë deri tani nga pala izraelite, shkruan Sky News.
    Më herët gjatë ditës, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance tha se lirimi mund të ndodhte “në çdo moment”, ndërsa vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se Izraeli ishte i gatshëm t’i pranonte pengjet “menjëherë”.
    Ndërkohë, sa i përket trupave të pengjeve që kanë ndërruar jetë, Hamasi ka bërë të ditur më herët se procesi i dorëzimit të tyre mund të kërkojë më shumë kohë.
    Në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli pritet të lirojë rreth 2,000 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë. Në mesin e tyre përfshihen edhe rreth 1,700 persona të arrestuar nga forcat izraelite gjatë luftës në Gaza, të cilët janë mbajtur pa akuza që prej asaj kohe.
    Ky shkëmbim po zhvillohet si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur përkohësisht luftimet dhe për të hapur rrugën për një zgjidhje më të qëndrueshme në konfliktin izraelito-palestinez.

    Top Channel

  • Qerimaj zhgënjen në Baterinë B, kuqezinjtë mbeten shumë larg zonës së medaljeve

    Qerimaj zhgënjen në Baterinë B, kuqezinjtë mbeten shumë larg zonës së medaljeve

    Në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Forde të Norvegjisë, ka garuar edhe shtangisti Erkand Qerimaj. Ai mori pjesë në Baterinë B të peshës 79kg, ku më herët pat garuar edhe Briken Calja (Bateria C).
    Rezultati i shkodranit ishjte zhgënjyes, me vetëm një provë të realizuar nga 6 të tilla, duke mos dhënë rezultat në dygarësh. Në stilin e shkëputjes, Qerimaj realizoi me sukses vetëm provën e tretë, ku ngriti 150kg.
    Ndërkohë që, më herët pa dështuar të ngrejë 149kg dhe 150kg. Në stilin e shtytjes, Qerimaj nuk arrin dot të ngrejë asnjë nga tri provat e tij, fillimisht 180kg e më pas dy herë 182kg. Për pasojë, ai nuk jep rezultat në dygarësh.
    Gjithsesi, rezultatet e Cales (328kg në dygarësh) dhe Qerimajt në këtë Botëror ishin shumë larg shtangistëve më të mirë. Tri vendet e para në podium (pas përfundimit të Baterisë A), në dygarësh prekën shifrat e 361kg dhe 360kg.
    Qerimaj nuk u rendit fare në botëror pas zhgënjimit në shtytje dhe eliminimit nga dygarësh. Ndërsa Calja nuk hyri dot në “top-15” më të mirët, duke e mbyllur në vendin e 17-të.

  • Vr*u gjyqtarin, mësohet se çfarë autori ka thënë më herët

    Vr*u gjyqtarin, mësohet se çfarë autori ka thënë më herët

    Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja ka tronditur mbarë Shqipërinë. Ai u vra brenda sallës së gjyqit, kur sapo dha vendimin për një çështje pronësie në Shkodër. Autor i vrasjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi, përfaqësues i familjes që ishte në gjyq dhe humbi çështjen. Autori bëri vetëgjyqësi, pasi deklaronte se familja e tij ishte pronare e godinave që ishin në gjyq ku strehohen 31 familje, dhe se më herët kishte thënë se atë pronë nuk do gëzojë askush përveç familjes së tij, duke pretenduar se janë trashëgimtarët e ligjshëm.
     

  • “Conceicao e ndryshoi Juventusin, nuk e kuptoj pse David nuk u zëvendësua më herët”

    “Conceicao e ndryshoi Juventusin, nuk e kuptoj pse David nuk u zëvendësua më herët”

    2 Tetor 2025

    8:30

    Alfred Lleshi

    Fabio Capello, në studiot e “Sky Sport”, analizoi hyrjen në lojë të Francisco Conceição në pjesën e dytë, duke theksuar se e ndryshoi fytyrën e Juventusit: “Me të në fushë, Juve ndryshoi, kishte ekuilibër. Fantazia e këtij lojtari vuri në vështirësi Villarrealin dhe për një periudhë Juventusi ishte i qetë, duke dominuar.
    Megjithatë, në 20 minutat e fundit skuadra bardhezi ra shumë. Ndoshta disa zëvendësime duhej të ishin bërë më herët, nuk e kuptoj pse Daivid mbeti në fushë deri 5 minuta nga fundi. Në momentin që Juve dominonte, do të kisha bërë ndonjë zëvendësim”.
    Ai kritikoi ashpër edhe mbrojtjen e skuadrës torineze në goditjet nga këndi: “Gjithmonë u zu në befasi. Topat me kokë i fituan gjithmonë kundërshtarët. E kisha parashikuar që goli do të vinte pikërisht nga një këndore dhe kështu ndodhi”.

  • Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland

    Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar vendosjen e trupave në Portland, Oregon, duke autorizuar përdorimin e “forcës së plotë” nëse është e nevojshme, siç raporton BBC.
    “Po i drejtoj Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, të vendosë të gjitha trupat e nevojshme për të mbrojtur Portlandin e shkatërruar nga lufta, si dhe çdo objekt të ICE nën sulm nga Antifa dhe terroristë të tjerë të brendshëm”, ka skruar Trump në një postim në rrjetin e tij Truth Social.
    “Gjithashtu po autorizoj përdorimin e Forcës së Plotë, nëse është e nevojshme”, shkruan ai më tej.

    Ky vendim shënon zgjerimin e mëtejshëm të fushatës së administratës Trump kundër emigracionit të paligjshëm.
    Ligjvënësit demokratë të Portlandit janë shprehur më herët kundër këtij plani.
    “Nuk kam kërkuar dhe nuk kam nevojë për ndërhyrje federale”, deklaroi më herët gjatë muajit kryebashkiaku i qytetit, Keith Wilson.
    Objekti i Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Portland është goditur disa herë nga protestues, shpesh duke shkaktuar përplasje të dhunshme ku janë plagosur agjentë federalë.
    Në deklaratën e tij, Trump nuk specifikoi nëse do të përdorë Gardën Kombëtare apo ushtrinë e rregullt.
    Trump kishte lënë të kuptohej për një operacion të tillë që të enjten, duke i quajtur protestuesit “agitatorë profesionistë dhe anarkistë”. Ai e përshkroi Portlandin “si të jetoje në ferr” dhe paralajmëroi se dërgimi i trupave ishte në shqyrtim.
    Më herët këtë javë, Trump firmosi gjithashtu një urdhër që e shpall zyrtarisht Antifa si organizatë terroriste të brendshme. Ligjvënësit demokratë të Oregonit kanë dënuar komentet e tij, si dhe veprimet e raportuara të agjentëve të ICE në shtet.
    “ICE ka thënë se po synon për arrestim dhe ndalim persona që kanë kryer krime. Kjo është ajo që na thanë. Por kjo nuk është ajo që po shohim”, tha të premten për gazetarët përfaqësuesja demokrate Suzanne Bonamici.

  • Realizoi golin e parë me fanellën e Liverpool, reagon Isak: Jam ende larg formës time më të mirë

    Realizoi golin e parë me fanellën e Liverpool, reagon Isak: Jam ende larg formës time më të mirë

    24 Shtator 2025

    9:10

    Telesport

    Sulmuesi i Liverpool, Alexander Isak, ka pranuar se është ende herët në udhëtimin e tij drejt formës më të mirë fizike, pasi luajti 45 minuta gjatë fitores 2-1 kundër Southampton në Kupën e Ligës.
    Isak shënoi golin e tij të parë për klubin, pasi i çoi “reds” në avantazh në pjesën e parë, përpara se të zëvendësohej nga Hugo Ektike, i cili shënoi dhe më pas u largua nga fusha me karton të kuq.
    “Jam në rrugën e duhur për t’u rikthyer në formë. Ndihem mirë, por padyshim që është herët. Liverpool është një ekip i shkëlqyer për të qenë pjesë e tij. Do të bëhet vetëm më mirë”, tha Isak.
    Gjatë pushimit të pjesës së parë, Isak qëndroi në Anfield për të vazhduar vrapimin në vend që të shkonte në tunel për një bisedë ekipore nga Arne Slot. Ai shtoi: “Ishte një përvojë e re! Ishte qesharake. Duhet të rikthehem në formë“.
    Isak do të jetë sulmuesi i vetëm natyral në skuadrën e Liverpool që do të përballet me Crystal Palace të shtunën, pas përjashtimit të Ekitike.

  • Gripi, vaksinimi nis më herët/ ISHP: 280 mijë doza vaksine, nis shpërndarja e tyre

    Gripi, vaksinimi nis më herët/ ISHP: 280 mijë doza vaksine, nis shpërndarja e tyre

    Në vend gripi nuk ka nisur ende të qarkullojë, por për tu mbrojtur prej tij vaksinimi këtë vit do të nisë më herët.
    Instituti i Shëndetit Publik ka siguruar rreth 280 mijë doza vaksinë dhe po i shpërndanë në qendrat shëndetësore.
    “Lidhur me qarkullimin e viruseve respiratore, janë rreth 9 mijë raste një numër i ulët, por ka filluar një trend i lehtë në rritje kështu parashikohet një rritje e lehtë nga javë në javë. Lidhur me gripin situata epidemiologjike paraqitet e qetë, sepse nga vitet e kaluara qarkullimi I gripit zakonisht fillon nga mesi fundi i muajit nëntor. Kanë ardhur 280 mijë doza vaksine për gripin dhe ka filluar shpërndarja e tyre dhe fushata nis më 22 shtator, pra më herët se të gjithë vitet e tjera”, tha epidemiologu Artan Simaku.
    Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë. Ndërkohë në qendrat shëndetësore mjekët po përgatisin një kalendar për të vijuar më pas me personat më të rrezikuar. Por nëse dikush dëshiron të vaksinohet në një qendër tjetër vendin dhe orën mund ti rezervojë online në platformën e-Albania.
    “Vaksinimi nis me personelin shëndetësor, se duk mbrojtur veten nuk e përhap tek pacientet. Vijon me ata me sëmundje shoqëruese, çdo qendër ka hartuar planin e pacientëve, pra ata mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, personeli mjekësor dhe banorët e qendrave të kujdesit afatgjatë, gjithashtu mësuesit, punonjësit e policisë dhe ushtrisë dhe fëmijët mbi 5 vjeç, janë grupet e përfshira në program”, tha ai.
    Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik vaksina është katër valente dhe mbron ndaj gripit të tipit A dhe B.
    “Vaksina është katër valente, të mbron nga të katër shtamet qarkulluese, AH1, AH3 dhe dy shtamet e tipit B. Të gjitha shtamet qarkulluese të gripit janë të përfshira në vaksinë. Vaksinimi duhet të fillojë para sezonit të qarkullimit të gripit”, shtoi ai.
    Referuar viteve të shkuara specialistët e Institutit të Shëndetit Publik parashikojnë qarkullim të gripit në muajin nëntor ndërsa thonë se vaksinimi mbron nga format e rënda të tij. Dozat kundër gripit mund të merren falas pranë qendrave shëndetësore.

  • Rrihet polici, ishte konfliktuar më herët me autorin

    Rrihet polici, ishte konfliktuar më herët me autorin

    Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 21:27

    Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur teksa efektivi ka qenë duke parkuar makinën e tij, jashtë shërbimit. Polici ka dëshmuar se e njeh dhunuesin, pasi më parë ka pasur një sherr me të. Autori është shpallur në kërkim nga blutë.

  • Gjekmarkaj: Ora e opozitës po troket, por zgjohuni herët që ta dëgjoni

    Gjekmarkaj: Ora e opozitës po troket, por zgjohuni herët që ta dëgjoni

    Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tregoi betejat kryesore politike që do të ketë në fokus gjatë kësaj legjislature.
    Ai deklaroi gjatë një interviste në A2 CNN se fokusi i aksionit të tij si deputet do të jetë që të nxjerrë në pah hallet dhe problemet e qarkut të Lezhës, por theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë beteje në jetën parlamentare.
    “Pikë së pari çdo gjë e lidh me Lezhën, pasi kam marrë votëbesimin e atyre njerëzve. Do përpiqem të jem përçuesi i çdo shqetësimi që ata kanë. Në janë demokratë apo socialistë. Në Lezhë, Kurbin apo Mirditë kanë një jetë me halle pafund.
    Kanë varfëri të madhe. Kanë infrastrukturë që e kanë kthyer udhëtimin nga Tirana në Lezhë, në një tmerr, e kam fjalën për segmentin Milot-Balldren. Kjo do jetë beteja ime kryesore. Pastaj unë nuk i shmangem asnjë beteje. Betejës për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Gjekmarkaj.
    Më tej, ai nënvizoi se “ora e opozitës po troket. Vetëm duhet të kesh pak vullnet, të zgjohesh herët dhe ta dëgjosh”.