Tag: herët

  • Zgjohesh herët? Paralajmërojnë ekspertët: Nisja e punës përpara kësaj ore dëmton shëndetin afatgjatë

    Zgjohesh herët? Paralajmërojnë ekspertët: Nisja e punës përpara kësaj ore dëmton shëndetin afatgjatë

    Një studim ka treguar se nisja e punës para orës 8 të mëngjesit mund të duket si një mënyrë për të fituar kohë, por psikologë dhe ekspertë të gjumit paralajmërojnë se oraret shumë të hershme mund të shkaktojnë dëme të ndjeshme në shëndet dhe performancë. Sipas ekspertëve, shumica e njerëzve nuk janë biologjikisht të përgatitur për të filluar punën kaq herët.
    Sipas psikologes së gjumit Jessica Meers, ritmi cirkadian i shumicës së individëve favorizon zgjimin mes orës 7:00–8:00. Ajo shpjegon se nisja e punës më herët krijon “mospërputhje cirkadiane”, e cila ndikon negativisht në vëmendjen, reagimet dhe produktivitetin. Psikologia e punës Marie-Helene Pelletier nënvizon rëndësinë e një periudhe tranzicioni pas zgjimit. Ajo thotë se fillimi i menjëhershëm i punës rrit mjegullimin mendor për shkak të “inercïsë së gjumit” dhe mund të prishë vetë cilësinë e gjumit.
    Ekspertët paralajmërojnë edhe për rreziqe afatgjata: problemet kardiovaskulare, hipertensioni, diabeti dhe obeziteti lidhen ngushtë me çrregullimin e ritmeve biologjike. Studime të viteve 2022 dhe 2023 e kanë konfirmuar këtë lidhje.
    Sipas neuropsikologes Sanam Hafeez, oraret shumë të hershme dëmtojnë zakone të shëndetshme si ushtrimet fizike dhe mëngjesi, duke ulur energjinë dhe rritur stresin gjatë ditës. Ajo shton se gjumi i pamjaftueshëm dëmton kujtesën, përqendrimin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve, ndërsa punonjësit bëhen më të prirur për gabime.
    Ekspertët mendorë theksojnë se zgjimi i tepër i hershëm rrit irritimin, stresin, ankthin dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet sociale, duke shtuar ndjesinë e izolimit.
    Si këshillë praktike, Pelletier rekomandon një periudhë “ngrohjeje mendore”, planifikim i ditës, ushtrime të lehta apo meditim, para se të hyhet në aktivitetet intensive të punës.

  • Prezantohet drejtori i ri i Burgut të Durrësit

    Prezantohet drejtori i ri i Burgut të Durrësit

    Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i emëruar në IEVP Durrës (burgu i Durrësit), Indrit Cërrloj, i cili deri më tani ka mbajtur pozicionin e të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Durrës.

    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se më herët këtë pozicion e ka mbajtur si i komanduar, Edmond Llabani.

    Cerloj ka mbajtur më përpara poste drejtuese, i njohur dhe si përfaqesuës i Partise Socialiste në Durrës, ndërsa më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës.

    Emërimi i tij vjen në vazhdën e ndryshimeve të muajve të fundit që janë bërë në drejtuesit e institucioneve në Durrës, shkruan A2 CNN.

    Rienergjizimi që Kryeministri Rama la si detyrë për strukturat lokale të Durrësit, deri më tani është reflektuar kryesisht në lëvizje pozicionesh brenda drejtuesve ekzistues, por jo në prurje të reja me figura të reja apo të panjohura më herët.

  • Emërohet drejtori i ri, ja kush do ta drejtojë burgun e Durrësit

    Emërohet drejtori i ri, ja kush do ta drejtojë burgun e Durrësit

    Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i emëruar në IEVP Durrës (burgu i Durrësit), Indrit Cërrloj, i cili deri më tani ka mbajtur pozicionin e të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Durrës.
    Më herët këtë pozicion e ka mbajtur si i komanduar, Edmond Llabani.
    Cerloj ka mbajtur më përpara poste drejtuese, i njohur dhe si përfaqesuës i Partise Socialiste në Durrës, ndërsa më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës.
    Emërimi i tij vjen në vazhdën e ndryshimeve të muajve të fundit që janë bërë në drejtuesit e institucioneve në Durrës

  • “Hat-trick” i Lewandowskit, kontrata në skadim. Flick: Është herët për të folur për të ardhmen e tij

    “Hat-trick” i Lewandowskit, kontrata në skadim. Flick: Është herët për të folur për të ardhmen e tij

    10 Nëntor 2025

    10:25

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, analizoi fitoren 4-2 ndaj Celta Vigos: “Jam i kënaqur me ekipin. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, por përmirësuam në të dytën; mbrojtëm më mirë. Edhe në pjesën e parë pati gjëra pozitive dhe luajtëm mirë me topin”. Me këtë fitore, Barça afrohet në -3 pikë nga Real Madridi: “Ne fokusohemi te vetja, por është mirë të ushtrojmë presion ndaj rivalit për titull. Kjo fitore para pushimit është shumë pozitive”.
    Lewandowski ishte vendimtar me hat-trick: “Për të ardhmen e tij është herët të flasim. Të gjithë e dinë situatën e tij. Pashë një Lewandowski më pozitiv, që u rikthye më shpejt nga dëmtimi. Tre golat e sotëm janë të rëndësishëm për besimin e tij dhe për ne”.
    Për kartonin e kuq të De Jong: “Luajti një ndeshje shumë të mirë, kontrolloi lojën, po tregon nivel të jashtëzakonshëm. Nuk është e mirë që nuk do të jetë për ndeshjen e ardhshme, por duhet ta menaxhojmë. Do të shohim për rikthimin e Raphinha, Pedri dhe Joan García”.

  • Neuer: Është ende herët për të thënë nëse do të tërhiqem apo jo, janë shumë faktorë në lojë

    Neuer: Është ende herët për të thënë nëse do të tërhiqem apo jo, janë shumë faktorë në lojë

    4 Nëntor 2025

    9:44

    Telesport

    Ndërsa Manuel Neuer i afrohet moshës 40 vjeç, të cilën do ta mbushë në mars të vitit 2026, nuk është ende koha për të menduar për daljen në pension.
    Legjenda e Bayern Munich iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me një dalje të mundshme në pension në fund të këtij sezoni.
    “Jam plotësisht i qetë për të ardhmen time. Po marr kohën time gjatë dimrit dhe pastaj gjithmonë mund të flasim për këtë”, tha Neuer.
    “Shumë faktorë hyjnë në lojë. Është çështje shëndeti, fitnesi dhe motivimi. Por edhe për atë që do të ndodhë në klub sezonin e ardhshëm”, shtoi portieri veteran.
    Në fund, Neuer deklaroi se një përgjigje më të saktë për të ardhmen e tij do të japë në një moment tjetër: “Nuk mund t’i përgjigjem vetë kësaj sepse është ende shumë herët.”

  • “Sa keq që ike kaq herët”, Duka shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Ai që e ka njohur nga afër e di që ishte unik

    “Sa keq që ike kaq herët”, Duka shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Ai që e ka njohur nga afër e di që ishte unik

    Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga figurat më të rëndësishme politike në vend. Fatos Nano humbi jetën pas disa javëve i shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje të rrugëve të frymëmarrjes. Armand Duka ka shprehur ngushëllimet e tij përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”.
    “Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë. Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.
    Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm. Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Lionel Messi flet për pjesëmarrjen në Botërorin 2026: “Është ende herët për të vendosur

    Lionel Messi flet për pjesëmarrjen në Botërorin 2026: “Është ende herët për të vendosur

    Lionel Messi ka lënë të hapur mundësinë për të qenë pjesë e Botërorit të vitit 2026, por pranon se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Kapiteni i Argjentinës tha në një intervistë për rrjetin amerikan NBC se gjithçka do të varet nga forma e tij fizike dhe dëshira për të qenë i dobishëm për kombëtaren.
    “Do të ishte diçka e jashtëzakonshme të isha në një tjetër Botëror,” – u shpreh Messi. “Dua të jem në formën më të mirë dhe të luaj një rol të rëndësishëm për skuadrën time. Do të vendos vetëm nëse do të ndihem 100% gati.”
    38-vjeçari po kalon një sezon të mirë me Inter Miami, skuadër me të cilën sapo ka rinovuar kontratën, ndërsa më herët këtë vit udhëhoqi Argjentinën drejt fitores ndaj Venezuelës me dy gola në një ndeshje emocionuese.
    “Kur të nisë sezoni i ardhshëm me Inter Miami, do të shoh gjendjen time ditë pas dite dhe më pas do të marr një vendim. Sigurisht që kam shumë dëshirë, sepse është Botëror — një ëndërr për çdo futbollist,” – shtoi ai.
    Botërori i vitit 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, dhe Messi, që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar më 2022, mund të ketë mundësinë ta mbyllë karrierën e tij ndërkombëtare me një tjetër pjesëmarrje historike.

  • Berisha harron telefonin në foltore: Kujdes se do të spiunoj! Batuta e Gogut: E ke bërë herët atë punë ti

    Berisha harron telefonin në foltore: Kujdes se do të spiunoj! Batuta e Gogut: E ke bërë herët atë punë ti

    Pas 10 orësh debat dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë mes palëve.
    Pas akzuave të hedhura mbi deputetët e mazhorancës dhe kryeministrin Edi Rama, kreun e SPAK, Altin Dumani, kreu i PD Sali Berisha u largua nga foltorja për t’i lënë vendin ministrit Toni Gogu, por la pas telefonin e tij.Lexo edhe :Related Posts
    Gogu pa nisur ende fjalën e tij kujdeset që t’i ktheje telefonin Berishës, duke ia dhënë Flamur Nokës! Në momentin që po bëhej dorëzimi i telefonit, nuk mungoi batuta e Berishës i cili tha se e kishet lënë për ta spiunuar, ndërsa nuk mungoi kundërbatuta e ministrit i cili i tha kryedemokratit se e ka bërë herët këtë punë.

    Pjesë nga biseda:
    Gogu: Hajde merre!
    Berisha: Kujdes se do të spiunoj.
    Gogu: E ke bërë herët atë punë ti.

  • Një vit pas hekurave, Ilir Meta kërkon sërish lirinë

    Një vit pas hekurave, Ilir Meta kërkon sërish lirinë

    Në përmbushje të një viti në paraburgim, ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta ka depozituar një tjetër kërkesë për shuarje të masës se sigurisë “arrest në burg”.
    Kjo kërkesë është e disata në radhën e kërkesave të tij për liri, që më herët janë refuzuar në të tre shkallët e gjykimit.
    Përveç pretendimeve të paraqitura më herët, në këtë kërkesë Meta pretendon shuarje të masës pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim.

  • Infantino i sinqertë: Nëse FIFA do e pranonte më herët, Shaqiri do luante për Kosovën

    Infantino i sinqertë: Nëse FIFA do e pranonte më herët, Shaqiri do luante për Kosovën

    Xherdan Shaqiri do të ishte një lojtar i Kosovës, nëse FIFA do kishte pranuar më herët këtë vend. Kjo është ajo që ka thënë vetë Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, në një intervistë për “FFK Podcast”.
    “Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme.

    Siç e dini, shumë prej tyre në kohën kur Kosova ende nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës, për shembull si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të kishin luajtur ndonjëherë për Kosovën, por në atë kohë Kosova nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht” – tha numri një i FIFA-s.
    © BalkanWeb