Tag: hercegovinës

  • Vendim i ri për Millorad Dodikun, burgimi zëvendësohet me gjobë

    Vendim i ri për Millorad Dodikun, burgimi zëvendësohet me gjobë

    Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka miratuar kërkesën që dënimi me burgim ndaj Millorad Dodikut të ndryshohet në dënim me gjobë, në përputhje me ligjet që e parashohin këtë gjë.
    Dodiku ishte kryetar i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, deri kur iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë.
    Gjykata ka bërë të ditur të martën, 12 gusht, se “në përputhje me dispozitat ligjore, është marrë vendimi që, pas deklarimit të Prokurorisë së Bosnje-Hercegovinës, të miratohet propozimi i mbrojtjes dhe dënimi me burg i shqiptuar ndaj të dënuarit Millorad Dodik të zëvendësohet me gjobë”.
    Kodi Penal i Bosnje-Hercegovinës parashikon mundësinë e zëvendësimit të dënimit me burgim që shkon deri në një vit, ku një ditë burg llogaritet 100 marka (50 euro). Për shlyerje të një viti burgim, Dodiku do të paguajë mbi 36 mijë marka, që janë pak më shumë se 18 mijë euro.
    Dodiku është dënuar me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për mbajtje të ndonjë pozite publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt. Pas publikimit të vendimit përfundimtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e ka anuluar mandatin e tij si president i Republikës Sërpska, i zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2022.
    Ekipi ligjor i Dodikut e ka apeluar vendimin më 12 gusht dhe Gjykata e Apelit pritet ta publikojë vendimin final brenda tri ditësh.
    Sipas ligjeve në fuqi, pas përfundimit të mandatit të Dodikut, për shkak të vendimit të gjykatës, Komisioni Zgjedhor duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme për pozitën e kryetarit të Republikës Sërpska, të cilat mund të bllokohen apo pengohen nga ky entitet serb.
    Menjëherë pas vendimit të Komisionit Zgjedhor, Dodiku e ka bërë publike idenë e mbajtjes së një referendumi në Republikën Sërpska, përmes së cilit banorët do të vendosnin për mandatin e presidentit të entitetit, apo për refuzim të vendimit të gjykatës. Ekipi i tij ligjor ka nisur ankesë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, të cilën Dodiku nuk e njeh, duke kërkuar nga ajo një masë të përkohshme që ndalon ekzekutimin e vendimit, derisa Kushtetuesja ta thotë fjalën e fundit.
    Avokati i Dodikut, Goran Bubiç ka thënë se vendimi është marrë me qëllim të krijimit të rrugës ligjore për apel në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
    Një hap i tillë është i mundshëm vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
    Dodiku është shpallur fajtor për nënshkrimin e një dekreti që Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje, Christian Schmidt, paraprakisht e ka anuluar. Përmes këtyre ligjeve, trupat legjislativë në Republikën Sërpska kanë tentuar ta parandalojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushteteuse dhe të Schmidit në territorin e entitetit serb./REL

  • Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

    Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

    Millorad Dodik

    SARAJEVË- Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka miratuar kërkesën që dënimi me burgim ndaj Millorad Dodikut të ndryshohet në dënim me gjobë, në përputhje me ligjet që e parashohin këtë gjë. Dodiku ishte kryetar i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, deri kur iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë.
    Gjykata ka bërë të ditur të martën se “në përputhje me dispozitat ligjore, është marrë vendimi që, pas deklarimit të Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës, të miratohet propozimi i mbrojtjes dhe dënimi me burg i shqiptuar ndaj të dënuarit Millorad Dodik të zëvendësohet me gjobë”. Kodi Penal i Bosnje – Hercegovinës parasheh mundësinë e zëvendësimit të dënimit me burgim që shkon deri në një vit, ku një ditë burg llogaritet 100 marka (50 euro). Për shlyerje të një viti burgim, Dodiku do t’i paguajë rreth 36.500 marka, që janë pak më shumë se 18.000 euro.
    Dodiku është dënuar me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për mbajtje të ndonjë pozite publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt. Pas publikimit të vendimit përfundimtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e ka anuluar mandatin e tij si president i Republikës Sërpska, i zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2022. Ekipi ligjor i Dodikut e ka apeluar vendimin më 12 gusht dhe Gjykata e Apelit pritet ta publikojë vendimin final brenda tri ditësh. Sipas ligjeve në fuqi, pas përfundimit të mandatit të Dodikut, për shkak të vendimit të gjykatës, Komisioni Zgjedhor duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme për pozitën e kryetarit të Republikës Sërpska, të cilat mund të bllokohen apo pengohen nga ky entitet serb.
    Menjëherë pas vendimit të Komisionit Zgjedhor, Dodiku e ka bërë publike idenë e mbajtjes së një referendumi në Republikën Sërpska, përmes së cilit banorët do të vendosnin për mandatin e presidentit të entitetit, apo për refuzim të vendimit të gjykatës. Ekipi i tij ligjor ka nisur ankesë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, të cilën Dodiku nuk e njeh, duke kërkuar nga ajo një masë të përkohshme që ndalon ekzekutimin e vendimit, derisa Kushtetuesja ta thotë fjalën e fundit.
    Avokati i Dodikut, Goran Bubiq ka thënë se vendimi është marrë me qëllim të krijimit të rrugës ligjore për apel në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut.
    Një hap i tillë është i mundshëm vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
    Dodiku është shpallur fajtor për nënshkrimin e një dekreti që Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje, Christian Schmidt, paraprakisht e ka anuluar.
    Përmes këtyre ligjeve, trupat legjislativë në Republikën Sërpska kanë tentuar ta parandalojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushteteuse dhe të Schmidit në territorin e entitetit serb./REL

  • Dodik i ‘shpëton’ burgut, gjykata jep vendim për dënim me gjobë

    Dodik i ‘shpëton’ burgut, gjykata jep vendim për dënim me gjobë

    Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës ka vendosur të zëvendësojë dënimin me burgim ndaj ish-kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me një gjobë monetare, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.

    Vendimi është marrë pas propozimit të mbrojtjes dhe deklarimit të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, ku Gjykata bëri të ditur të martën se “në përputhje me dispozitat ligjore, është miratuar zëvendësimi i dënimit me burg me dënim me gjobë”.

    Sipas Kodit Penal të Bosnjë-Hercegovinës, dënimet me burg deri në një vit mund të zëvendësohen me gjobë, duke llogaritur një ditë burg si ekuivalente me 100 marka (rreth 50 euro). Për dënimin prej një viti burg, Dodik do të duhet të paguajë 36.500 marka, apo mbi 18.000 euro.

    Dodik u dënua më herët me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë. Pak ditë më parë, ai humbi edhe mandatin si kryetar i entitetit serb të vendit, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

  • KQZ në Bosnje i heq mandatin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

    KQZ në Bosnje i heq mandatin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

    Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Sarajevë ka miratuar vendimin për t’ia hequr mandatin presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

    Heqja e mandatit vjen pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e ka dënuar me vendim të formës së prerë Dodikun me një vit burg, si dhe me ndalim të ushtrimit të kësaj dhe funksioneve të tjera politike në vend për gjashtë vitet e ardhshme, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje.

    Mandati do të hiqet Dodikut pas skadimit të afatit për ankesë.

    Ankesë për këtë vendim mund dorëzohet në Departamentin e Apelit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës brenda dy ditëve nga dita e pranimit të vendimit, përmes Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, në përputhje me Ligjin Zgjedhor të Bosnjës.

    Pas kësaj pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme për presidentin e entitetit Republika Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

    Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme janë planifikuar për tetor të vitit 2026.

    Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës, një zyrtari të zgjedhur i përfundon mandati “ditën kur një aktgjykim bëhet në formë të prerë, përmes së cilit është dënuar me burgim prej gjashtë muajsh ose më shumë!.

    Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Bosnjës, Dodik nuk do të ketë të drejtë të garojë për asnjë funksion politik deri në përfundim të ndalesës gjashtëvjeçare.

    Më herët, Dodik ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga posti i presidentit të RS-së, pavarësisht vendimit të formës së prerë.

    Dodik, si dhe partia e tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), e kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë ftuar opozitën për të formuar një “qeveri të unitetit kombëtar” në Republikën Sërpska, si dhe për veprim të përbashkët në institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës deri në kthimin e statusit të RS-së në “kornizat e garantuara kushtetuese”.

    Mbrojtja e Dodikut ka paralajmëruar apel në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, me qëllim që të kontestojë aktgjykimin.

    Edhe Qeveria e RS-së ka njoftuar se nuk e pranojnë vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit në Bosnje.

    Nga ky ekzekutiv e kanë vlerësuar vendimin si “juridikisht të pavlefshëm, jokushtetues dhe të motivuar politikisht”.

    Në një sërë përfundimesh të miratuara në një seancë të jashtëzakonshme në Banjallukë, të martën më 5 gusht, ndër të tjera u tha se “Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjës janë jokushtetuese dhe kanë zhvilluar një proces të montuar politikisht kundër presidentit”, i cili, sipas tyre, ka vepruar vetëm në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore.

    Dodik u shpall fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

    Përmes atyre ligjeve, organet legjislative në RS ishin përpjekur të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e këtij entiteti të Bosnjës.

    I akuzuari tjetër në këtë rast, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Milosh Llukiq, është liruar nga akuzat./ REL/ 

  • U dënua me burg, Millorad Dodik i hiqet mandati i Presidentit

    U dënua me burg, Millorad Dodik i hiqet mandati i Presidentit

    Millorad Dodik

    BOSNJË-HERCEGOVINË-Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Sarajevë ka miratuar vendimin për t’ia hequr mandatin presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik. 
    Heqja e mandatit vjen pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e ka dënuar me vendim të formës së prerë Dodikun me një vit burg, si dhe me ndalim të ushtrimit të kësaj dhe funksioneve të tjera politike në vend për gjashtë vitet e ardhshme, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje.
    Mandati do të hiqet Dodikut pas skadimit të afatit për ankesë. Ankesë për këtë vendim mund dorëzohet në Departamentin e Apelit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës brenda dy ditëve nga dita e pranimit të vendimit, përmes Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, në përputhje me Ligjin Zgjedhor të Bosnjës.
    Pas kësaj pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme për presidentin e entitetit Republika Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh. Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme janë planifikuar për tetor të vitit 2026.
    Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës, një zyrtari të zgjedhur i përfundon mandati “ditën kur një aktgjykim bëhet në formë të prerë, përmes së cilit është dënuar me burgim prej gjashtë muajsh ose më shumë!.
    Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Bosnjës, Dodik nuk do të ketë të drejtë të garojë për asnjë funksion politik deri në përfundim të ndalesës gjashtëvjeçare. Më herët, Dodik ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga posti i presidentit të RS-së, pavarësisht vendimit të formës së prerë.
    Dodik, si dhe partia e tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), e kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë ftuar opozitën për të formuar një “qeveri të unitetit kombëtar” në Republikën Sërpska, si dhe për veprim të përbashkët në institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës deri në kthimin e statusit të RS-së në “kornizat e garantuara kushtetuese”.
    Mbrojtja e Dodikut ka paralajmëruar apel në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, me qëllim që të kontestojë aktgjykimin.
    Edhe Qeveria e RS-së ka njoftuar se nuk e pranojnë vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit në Bosnje.
    Nga ky ekzekutiv e kanë vlerësuar vendimin si “juridikisht të pavlefshëm, jokushtetues dhe të motivuar politikisht”.
    Në një sërë përfundimesh të miratuara në një seancë të jashtëzakonshme në Banjallukë, të martën më 5 gusht, ndër të tjera u tha se “Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjës janë jokushtetuese dhe kanë zhvilluar një proces të montuar politikisht kundër presidentit”, i cili, sipas tyre, ka vepruar vetëm në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore.
    Dodik u shpall fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.
    Përmes atyre ligjeve, organet legjislative në RS ishin përpjekur të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e këtij entiteti të Bosnjës.
    I akuzuari tjetër në këtë rast, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Milosh Llukiç, është liruar nga akuzat./REL

  • KQZ në Bosnje i heq mandatin Dodikut

    KQZ në Bosnje i heq mandatin Dodikut

    Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Sarajevë ka miratuar vendimin për t’ia hequr mandatin presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

    Heqja e mandatit vjen pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e ka dënuar me vendim të formës së prerë Dodikun me një vit burg, si dhe me ndalim të ushtrimit të kësaj dhe funksioneve të tjera politike në vend për gjashtë vitet e ardhshme, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje.

    Mandati do të hiqet Dodikut pas skadimit të afatit për ankesë.

    Ankesë për këtë vendim mund dorëzohet në Departamentin e Apelit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës brenda dy ditëve nga dita e pranimit të vendimit, përmes Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, në përputhje me Ligjin Zgjedhor të Bosnjës.

    Pas kësaj pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme për presidentin e entitetit Republika Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

    Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme janë planifikuar për tetor të vitit 2026.

    Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës, një zyrtari të zgjedhur i përfundon mandati “ditën kur një aktgjykim bëhet në formë të prerë, përmes së cilit është dënuar me burgim prej gjashtë muajsh ose më shumë!.

    Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Bosnjës, Dodik nuk do të ketë të drejtë të garojë për asnjë funksion politik deri në përfundim të ndalesës gjashtëvjeçare.

    Më herët, Dodik ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga posti i presidentit të RS-së, pavarësisht vendimit të formës së prerë.

    Dodik, si dhe partia e tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), e kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë ftuar opozitën për të formuar një “qeveri të unitetit kombëtar” në Republikën Sërpska, si dhe për veprim të përbashkët në institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës deri në kthimin e statusit të RS-së në “kornizat e garantuara kushtetuese”.

    Mbrojtja e Dodikut ka paralajmëruar apel në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, me qëllim që të kontestojë aktgjykimin.

    Edhe Qeveria e RS-së ka njoftuar se nuk e pranojnë vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit në Bosnje.

    Nga ky ekzekutiv e kanë vlerësuar vendimin si “juridikisht të pavlefshëm, jokushtetues dhe të motivuar politikisht”.

    Në një sërë përfundimesh të miratuara në një seancë të jashtëzakonshme në Banjallukë, të martën më 5 gusht, ndër të tjera u tha se “Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjës janë jokushtetuese dhe kanë zhvilluar një proces të montuar politikisht kundër presidentit”, i cili, sipas tyre, ka vepruar vetëm në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore.

    Dodik u shpall fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

    Përmes atyre ligjeve, organet legjislative në RS ishin përpjekur të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e këtij entiteti të Bosnjës.

    I akuzuari tjetër në këtë rast, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Milosh Llukiq, është liruar nga akuzat./ REL/ 

  • Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje Hercegovinës i heq mandatin Dodikut

    Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje Hercegovinës i heq mandatin Dodikut

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi sot unanimisht të revokojë mandatin e Presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik. Mbrojtja e Dodikut ka të drejtë të apelojë këtë vendim në Divizionin e Apelit të Gjykatës së BiH, e cila shqyrton ankesat zgjedhore. Pas përfundimit të procesit të apelimit, vendimi do të jetë përfundimtar, shkruan Euronews.ba.
    Bosnje dhe Hercegovina e mori këtë vendim duke vepruar në përputhje me vendimin përfundimtar me të cilin Dodik u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të aktivitetit politik, për mungesë respekti ndaj përfaqësuesit të lartë të paligjshëm Christian Šmit.
    Sipas ligjeve të Bosnjës dhe Hercegovinës, dënimi me burg mund të zëvendësohet me gjobë. Dodik tha se nuk do ta respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa avokati i tij Goran Bubić tha se do të apelojë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të ndërmarrë të gjitha mundësitë ligjore që vendimi i dhënë kundër Presidentit të Republikës Srpska të shpallet i pavlefshëm.

  • Dodik nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, si po përpiqet presidenti i Republikës Srpska të shtyjë dënimin me burg

    Dodik nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, si po përpiqet presidenti i Republikës Srpska të shtyjë dënimin me burg

    Marsela SHYTIA
    Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, njoftoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se entiteti që ai drejton do të përgjigjet pas një vendimi përfundimtar që e dënon atë me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar të aktivitetit politik. “Askush nuk mund ta përmbysë vullnetin e popullit. Republika Srpska ka forcën për t’u përgjigjur politikisht, sepse nëse nuk e bën, një rrezik i madh i kanoset”, shkroi Dodik në profilin e tij X të dielën. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Republikës Srpska të bashkohen, të ruajnë paqen dhe stabilitetin. Ai nuk sqaroi se çfarë vendimesh mund të marrin autoritetet e Republikës Srpska, por njoftoi se do të mbahet Asambleja Kombëtare e atij entiteti. Milorad Dodik, i cili u dënua përfundimisht, përsëriti se vendimi i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës ishte i padrejtë dhe i motivuar politikisht.
    Dyshimet
    Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian bënë thirrje për respektimin e vendimit të Gjykatës së BiH, dhe kreu i Partisë më të madhe Boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegović, shprehu dyshime se Dodik do të tërhiqej nga skena politike, edhe pas vendimit. “Nëse e lejojnë atë të qëndrojë në krye të SNSD-së, do të konfirmohet se gjithçka që pamë ishte thjesht një shfaqje për publikun”, tha Izetbegović. Ai shtoi se do të vazhdojë sulmet e tij ndaj shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës nëse vazhdon të mbajë një post politik ose publik në Republikën Srpska.
    Mbështetje nga Vuçiç dhe Orban
    Mbështetje për Dodikun i dërgoi edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili deklaroi se Hungaria nuk do ta njohë vendimin e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. “Presidenti Dodik mbetet përfaqësuesi i zgjedhur i serbëve që jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ne do ta formësojmë politikën tonë në përputhje me rrethanat”, tha Orban. Ai e vlerësoi vendimin si politik, “sepse Dodik nuk i zbatoi vendimet që erdhën nga Bashkimi Evropian”, raportuan mediat në Republika Srpska.  Edhe miku i tij, Aleksandër Vuçiç, duke folur për vendimin kundër Milorad Dodik, tha se ishte e mundur të vihej re se si ai vendim ishte përgatitur politikisht. Ai deklaroi gjithashtu se kishte folur me dy liderë botërorë dhe se ata e kishin paralajmëruar se cili duhet të jetë vendimi dhe sjellja e Serbisë, dhe se ai ishte përgjigjur se e kuptonte, por se Serbia ishte një shtet sovran dhe merrte vendimet e veta. Vuçiç më pas lexoi përfundimin e miratuar pas seancës së sotme dhe deklaroi se ai u miratua unanimisht. Ai shtoi se përfundimi është i detyrueshëm për të gjitha institucionet shtetërore dhe tha se kjo është situata më e vështirë për Serbinë që nga viti 2008. Ai deklaroi gjithashtu se përfundimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare është se Serbia do të qëndrojë pranë Republikës Srpska, ligjit ndërkombëtar dhe drejtësisë.
    Shtyrja e dënimit
    Ilijas Midžić, avokat dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, tha se Dodik tani mund të kërkojë shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg dy herë për tre muaj, por për arsye të justifikuara, pasi të marrë të ashtuquajturin “akt referimi” nga gjykata. “Arsyet mund të jenë ekskluzivisht të natyrës ekzistenciale. Mund të jenë kryerja e detyrave urgjente, nëse dikush është fermer, ose për të siguruar jetesën për familjen, familjen e tij ose për shkak të sëmundjes. Ata nuk mund të kërkojnë shtyrje për shkak të aktiviteteve politike”, tha Midžić. Megjithatë, Dodik mund të kërkojë shlyerjen e dënimit, në mënyrë që të shmangë burgimin. “Kur një i dënuar merr një letër referimi, ajo përcakton edhe datën kur duhet të paraqitet për të vuajtur dënimin. Pra, para këtij afati, ai duhet të paraqesë një kërkesë për konvertimin e dënimit me burg në gjobë”, shpjegoi Midžić.
     

  • Macron dhe Vuçiq diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

    Macron dhe Vuçiq diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.

    “Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, ka thënë Macron përmes një postimi në X.

    Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

    Kur ka folur për situatën në Bosnje, Macron ka thënë se e ka theksuar përgjatë bisedës rëndësinë që i kushton Franca “stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje – Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit”.

    Biseda e tyre është zhvilluar një ditë pas mbledhjes që ka mbajtur Këshilli i Sigurisë i Serbisë, i cili ka vlerësuar se siguria në rajon është minuar seriozisht.

    Këshilli e ka bërë këtë vlerësim pas vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e ka dënuar Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrim të aktivitetit politik për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

    “Përsërita bindjen time se fati i Serbisë është evropian dhe shpresën time se ajo mund të përparojë në frymën e dialogut, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Ne analizuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tone”, ka thënë mes tjerash Macron.

    Presidenti serb, në anën tjetër, ka thënë se ia ka përsëritur Macronit që Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve për ruajtje të paqes dhe bashkëpunimit, dhe që mbrojtja e popullit serb është ndër interesat kryesore kombëtare.

    “E theksova përkushtimin tonë për dialog dhe respektim të ligjit ndërkombëtar, si dhe gatishmërinë për të kontribuuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke përmendur edhe që i ka bërë ftesë presidentit francez për vizitë në Beograd.

    Pas vendimit të shqiptuar kundër Dodikut, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk është përballur me situatë më të rëndë prej vitit 2008 – referencë për vitin kur Kosova e ka shpallur shtetësinë, të cilën Beogradi nuk e njeh.

    Dodik ka thënë pas shqiptimit të vendimit më 1 gusht se nuk e pranon as atë dhe as padinë penale, ndërsa të dielën ka deklaruar se Republika Sërpska – entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë – do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar të gjykatës.

    Avokati i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

    Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.

    Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje – Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.

    Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë.” REL 

  • Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

    Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

    Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç

    PARIS- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.
    “Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, ka thënë Macron përmes një postimi në X. Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.
    Kur ka folur për situatën në Bosnje, Macron ka thënë se e ka theksuar përgjatë bisedës rëndësinë që i kushton Franca “stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje – Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit”.
    Biseda e tyre është zhvilluar një ditë pas mbledhjes që ka mbajtur Këshilli i Sigurisë i Serbisë, i cili ka vlerësuar se siguria në rajon është minuar seriozisht.
    Këshilli e ka bërë këtë vlerësim pas vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e ka dënuar Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrim të aktivitetit politik për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.
    “Përsërita bindjen time se fati i Serbisë është evropian dhe shpresën time se ajo mund të përparojë në frymën e dialogut, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Ne analizuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tone”, ka thënë mes tjerash Macron.
    Presidenti serb, në anën tjetër, ka thënë se ia ka përsëritur Macronit që Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve për ruajtje të paqes dhe bashkëpunimit, dhe që mbrojtja e popullit serb është ndër interesat kryesore kombëtare.
    “E theksova përkushtimin tonë për dialog dhe respektim të ligjit ndërkombëtar, si dhe gatishmërinë për të kontribuuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke përmendur edhe që i ka bërë ftesë presidentit francez për vizitë në Beograd.
    Pas vendimit të shqiptuar kundër Dodikut, Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është përballur me situatë më të rëndë prej vitit 2008 – referencë për vitin kur Kosova e ka shpallur shtetësinë, të cilën Beogradi nuk e njeh.
    Dodik ka thënë pas shqiptimit të vendimit më 1 gusht se nuk e pranon as atë dhe as padinë penale, ndërsa të dielën ka deklaruar se Republika Sërpska – entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë – do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar të gjykatës.
    Avokati i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.
    Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.
    Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje – Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.
    Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë.”/REL