Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar lidhur me lajmin që po qarkullon gjatë orëve të fundit se ish-kryeministri Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA.
Kokalari shkruan se postimi i gazetarit Marc Caputo është një “shashkë” e hedhur para zgjedhjeve me qëllim për të influencuar në to.
Sipas aktivistes, “non-grata” ndaj Berishës nuk është hequr dhe ish-kryeministri nuk mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu sikurse po thuhet së fundmi.
“O budallenj…gazetari tha qe i paskan thene ata ne DASH qe “dhe mund” te hiqen, jo se u hoqen. Keyword ‘dhe’, pra mundet por nuk eshte e sigurt.
Nje gazetar tjeter qe foli me DASH disa dite me pare, j’u tha qe Berisha as ka vize dhe duket si ‘wishful thinking’ per t’ja hequr ose per te udhetuar ne Amerike.
Dhe me e rendesishme, sipas ‘gazetarit’ qe ka shkruar cfare i ka kerkuar besoj zyra e Trujillos, qe keto ishin sanksione te politizuara nga Biden.
Nese keto ishin sanksione gabim, atehere pse pagoi Sali Berisha $6 million ish-shefit te shtabit te Rubios?
per me teper, Andi Bushati qe eshte bere shok i ngushte i Cim mencurise, nga e gjeti dhe e botoi kete tweet brenda 30 minuta?
Kush ja dergoi Bushatit?
Shkurt- SANKSIONET NUK JANE HEQUR.
Ky tweet eshte bere thjeshte per te influencuar zgjedhjet ne Shqiperi.
Sali Berisha ne kete moment eshte akoma ‘non-grata’ ne Amerike”, shkruan ajo.
Tag: hequr
-

“Një tweet për të ndikuar te zgjedhjet”, Kokalari: Berisha në SHBA? O budallenj, sanksionet…
-

‘Berisha në hall të madh’, Rama nga Pogradeci: Ka dhënë 6 milionë dollarë për të hequr “non gratën”
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një takimi elektoral në Pogradec, ku u ndal te Sali Berisha dhe çështja e shpalljes së tij “non grata”.
Sipas Ramës, Berisha ka harxhuar 6 milionë dollarë për të tentuar të heqë damkën e vendosur nga SHBA, por pa sukses. Kreu i qeverisë e cilësoi atë si një figurë të pashpresë dhe të dëshpëruar.
“Ky (Berisha) është në një hall shumë të madh. A e keni parasysh kur thoshte ‘na vuri non gratën Edi Rama me Sorosin’? Po ky pse nuk e hoqi non gratën? Për të hequr atë damkën në ballë nxori 6 milionë dollarë. 7 herë 7 vajtën 6 milionë. Nga i nxori, ku i gjeti? Këto janë probleme të mëdha që flasin për një njeri të pashpresë, të dëshpëruar. Që lufton si i mbyturi që kapet pas fijes së barit. Por nuk mund të lejojmë që të bëhet i mbyturi që mbyt. Kjo vlen për demokratët. Duke votuar për 5-sën e ndihmojnë të shkojë në shtëpi, nuk e lënë akoma rrugëve,” – u shpreh Rama. -

“Gonzato hoqi emra nga raporti i ODIHR”, pas djalit të Trump, Berisha del blof edhe me BE-në
Pas djalit të Donald Trump dhe Richard Grenell, edhe Bashkimi Europian ka përgënjeshtruar Sali Berishën.
Në një reagim në Facebook, delegacioni i BE në Tiranë përgënjeshtroi një lajm të publikuar në portalin e familjes Berisha ku pretendohet se “Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR.
“Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë.
Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se në një artikull të publikuar sot, portali i familjes Berisha pretendon se ambasadori Gonzato ka ndërhyrë në momentin e fundit për të hequr disa emra konkretë nga raporti paraprak për zgjedhjet e 11 majit.
Në artikull pretendohet se në raport ka pasur emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral, por janë fshirë.
“Raporti paraprak për zgjedhjet i OSBE/ODIHR dukej se ishte kritik, por në momentet e fundit me ndërhyrjen e ambasadorit te BE në Tiranë, Silvio Gonzato janë hequr disa emra konkretë nga raporti.
OSBE/ODIHR ka pasur në raport emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral, por që me ndërhyrjen e zyrtarëve të BE në Tiranë, emrat janë hequr nga raporti”, shkruhet në lajm. -

Ylli Manjani: Këta që thanë se u dhanë 200 mijë dollarë për non grata-n e Berishës, tani po paguajnë 6 milionë për t’ia hequr
Ylli Manjani ka komentuar kontratën e fundit të Partisë Demokratike, për heqjen e non gratas së Sali Berishës.
Sipas tij, këta që deri dje thoshin se janë paguar 200 mijë dollarë për të shpallur non grata Sali Berishën, tani po paguajnë 6 milionë dollarë për t’ja hequr.
Postimi i Manjanit
“Ore se janë disa që më thonë se “përse krahasoj rastin Mekgonigal me këtë të financimit të PD”?
Tani, përveç faktit se më do qejfi, po ju sjell në vemendje dy fakte të tjera që lidhen me njëra-tjetrën:
Së pari, nga hetimi amerikan i Mekgonigal kemi mësuar se Agron Neza i dha atij 200 000 dollarë si hua.
Këtu tek ne kjo u shit nga PD se ato pare janë dhënë për llogari të Edi Ramës që Mekgonigal të bënte Berishën non grata. Apo s’është kështu?!
Së dyti, këto kohë na doli një Nuredin Seci që për llogari të PD paguan 6 milionë dollarë për ta hequr nongratën e Berishës.
Dhe këtë nuk e thonë kundërshtarët e Berishës këtu, por kontrata që ka nënshkruar zyrtarisht Flamur Noka.
Pra, në finale u dhanë 200 000 për t’ja vënë dhe po jepen 6 milionë për t’ja hequr.
A janë fakte këto, apo po i shpik unë?!
Nuk u pëlqejnë?
Dakord, po s’është faji im.
Jalla..
P.S. Nëse sjellja në vemendje e këtyre fakteve publike më bën me Ramën, megjithëse nuk votoj as atë, atëherë me Ramën qofsha mo! Ç’a është ky muhabet kalamajsh?! -

Lobimi i PD, Rama: 6 mln euro për “non gratën” e Berishës, ku u gjetën ato para
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Vlora për herë të parë në lidhje me lobimin që PD po bën në SHBA.
Edhe pse PD thotë se shuma e parave që do të përdoren për lobim janë dhuruar nga shqiptaro-amerikan si kontribut, kryeministri Edi Rama ngreh dyshime se nga kanë dalë ato para.
Sipas Ramës, ky lobim po bëhet për të hequr sanksionimin non grata të SHBA ndaj Berishës.
“Kur flasim për gropën këtu në Vlorë, ju dhe sidomos ata që e kanë jetuar si prindër katastrofën e ’97 e dinë shumë mirë se për çfarë po flasim. Nuk është aspak e ekzagjeruar të flasësh sot për katastrofën e atij viti që këtu në Vlorë hapi edhe plagën më të madhe. Është po i njëjti personazh që vjen vërdallë për të kërkuar votën për hallin e tij personal. Janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriotë, ju kujtohet që herën e kaluar, Luli u bë leckë. 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi non grata janë shumë për të mos bërë pyetjen ku u gjetën ato para”, tha Rama. -

Rama për lobimin në SHBA të PD: 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non grata
Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të diel një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë.
Rama nënvizoi se gratë dhe vajzat janë garancia se në 11 majit PS do të marrë rezultatin e duhur për Shqipërinë në BE.
Kreu i PS-së u ndal edhe tek hetimi i nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.Rama: Kur flasim për gropën këtu në Vlorë, ju dhe sidomos ata që e kanë jetuar si prindër katastrofën e ’97 e dinë shumë mirë se për çfarë po flasim. Nuk është aspak e ekzagjëruar të flasësh sot për katastrofën e atij viti që këtu në Vlorë hapi edhe plagën më të madhe. Është po i njëjti personazh që vjen vërdallë për të kërkuar votën për hallin e tij personal. Janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriotë, ju kujtohet që herën e kaluar, Luli u bë leckë. 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi non grata janë shumë për të mos bërë pyetjen ku u gjetën ato para.
/vizionplus.tv -

Rama me gratë e vajzat në Vlorë: Berisha pagoi 6 mln euro për të hequr “non gratën”
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike. Ai u shpreh se kreu i PD Sali Berisha ka paguar 6 milionë euro për të hequr “non gratën”.
Rama theksoi se këto janë para të dyshimta dhe se Berisha po kërkon votën për interesa personale, jo për të ardhmen e vendit.“1997 e përvëloi Vlorën. Është i njëjti personazh, që përsëri vjen vërdallë. Sali Berisha po kërkon votën për hallin e tij personal. Janë paguar 6 mln euro, është bërë kontratë 6 mln euro, thuhet nga patriotë. Berisha pagoi 6 mln euro për të hequr “non gratën” dhe ata para janë të dyshimta për faktin se ku janë gjetur.
Si është e mundur që më shumë para jepen për Berishën për të hequr non gratën sesa për gjithë partitë politike që marrin nga KQZ në fushatë, duke i llogaritur të gjitha bashkë. Më 11 maj keni zgjedhje historike, mes interesit të popullit për të hyrë në BE dhe hallit personal të një 80 e kusur vjeçari”, tha Rama.
-

Berisha nga Borshi: Fushata e Ramës me batuta, për të hequr vëmendjen nga vjedhjet
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Borsh, me qytetarët për fushatën e 11 majit.Ai ka folur sërish për fushatën e PS, teksa u shpreh se është e përqendruar tek batutat për të hequr vëmendjen nga vjedhjet e qeverisë.
“Fushata e tij le ta quajmë fushata e batutës, se ka një kulturë të reduktuar, e tëra i vjen nga realizmi socialist dhe të tëra i vijnë nga filmat e asaj kohe. Edi Rama ngjason me atë hajdutin dhe të vjen të bën me qesh dhe ndërkohë të ka futur dorën për të marrë kuletën. Pas çdo batute fshihet një akt vjedhjeje. Vërtet buzëqesh, kur thotë zhapikët, hardhucat, por ai nuk buzëqesh, fut dorën në xhep dhe vjedh. Nuk është batuta që krijon vendet e punës.Batuta përdoret për të maskuar largimin e të rinjve. Nuk i ndihmon batuta pensionistët, përdoret për të fshehur gjendjen e mjerë të njerëzve. Kur të dëgjoni batutat e tij, të kontrolloni xhepat se diçka ju ka vjedhur. Pasi përpiqet me çdo kusht të shndërrojë fushatën e tij në një parodi, pastaj bën viktimën. Çfarë ti themi? Nëse fton ti në ekran televiziv fëmijët, ose bën thirrje shikoni videot e nudove të mia, njoftoni televizorët vendosni pullën e kuqe se kam këtë fjalor.
Tani thotë lavdi hajdutëve të mi. Jam krenar, me Tahirin, Krifcën, Veliajn. Këta janë bërë një tabor. Tani krenari. Që të gjithë këta kanë vjedhur. Ta dini një gjë që po vodhi ministri, nuk mund të vjedhë kurrë pa e kapur kryeministri. Ata vidhnin se vidhte ky”, shprehet Berisha. -

“Kam bërë 100 operacione dhe nuk do të ndalem kurrë”/ Habit e reja në Kinë: Ndërhyrjen e parë e bëra kur isha 14 vjeçe, pagova…
Abby Wu ishte vetëm 14 vjeç kur kreu operacionin e saj të parë estetik.
Pas marrjes së trajtimit hormonal për një sëmundje, pesha e Abby u rrit nga 42 kg në 62 kg për dy muaj.
E mitura po përgatitej për të dhënë një dramë dhe mësuesja i tha se duhet të humbiste peshë për t’u përshtatur me rolin.
Nëna e Abby-t e çoi vajzën atë për të bërë liposuksion për të hequr dhjamin nga barku dhe këmbët.
Abby kujton fjalët e nënës së saj teksa priste në klinikë: “Vetëm ji e guximshme dhe ec brenda. Do të bëhesh e bukur sapo të dalësh”.
Operacioni ishte traumatik. Abbyt iu dha vetëm anestezi e pjesshme dhe ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës.
“Unë mund të shihja se sa yndyrë ishte nxjerrë nga trupi im dhe sa gjak po humbja”, kujton ajo.
Tani 35 vjeç, Abby ka bërë më shumë se 100 ndërhyrje, që kushtojnë gjysmë milioni dollarë.
Ajo zotëron një klinikë bukurie në qendër të Pekinit dhe është bërë një nga fytyrat më të njohura të kirurgjisë plastike në Kinë.
Por operacionet kanë ardhur me një kosto fizike. E ulur para një pasqyre brenda apartamentit të saj luksoz në Pekin, ajo lyen butësisht mavijosjet e krijuara nga një injeksion i fundit për dobësimin e fytyrës, një procedure që ajo i nënshtrohet çdo muaj për të ndihmuar që fytyra e saj të duket “më e fortë dhe me formën e dëshiruar” pasi gjatë tre operacioneve për zvogëlimin e nofullës, mjekët i kanë hequr shumë kocka.
Por ajo këmbëngul se nuk është penduar për operacionet dhe beson se nëna e saj mori vendimin e duhur gjithë ato vite më parë.
“Kirurgjia funksionoi. Unë u bëra më e sigurt dhe më e lumtur, dita ditës. Mendoj se mamaja ime bëri thirrjen e duhur”, shprehet Abby.
Dikur e parë si tabu, kirurgjia plastike ka shpërthyer në popullaritet gjatë 20 viteve të fundit në Kinë, e nxitur nga rritja e të ardhurave të disponueshme dhe ndryshimet në qëndrimet sociale, kryesisht të nxitura nga mediat sociale.
Çdo vit, 20 milionë kinezë paguajnë për procedurat estetike.
Top Channel
-

“Non grata” e Berishës/ Gazetari: Vendimi është hequr nga faqja e DASH, diçka po luhet…
Gazetari Robert Papa është shprehur se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Sali Berisha është hequr si publik nga faqja e DASH, ndonëse ekziston ende në faqen e ambasadës.
Në një lidhje për MCN TV, Papa shprehet se ky veprim tregon se diçka po luhet.
“Në përgjithësi administrata kontaktet i mban me qeverinë. Duke patur dy njerëz të afërt me Trump, të lë të kuptosh që indirekt akses ka. Berisha në fushatë rrezaton energji, dhe shoh që ka një entuziazëm, se sa do reflektohet në vota, nuk mund ta them nga këtu. DASH do ketë shkurtime të shumta të buxhetit, mes të cilave edhe byroja që bën raporte për zgjedhjet.
jë lajm i mirë është që nga DASH është hequr non grata për Berishën, por është te faqja e ambasadës. Diçka duket se po luhet. Problemi është që DASH vazhdon me njerëzit e të majtës. A do të hiqet non grata para zgjedhjeve? S’mund të bëjë orakullin, por një fitore e opozitës mund ta zhvlerësonte. Rama mbetet i injoruar, kandili i tij është shuar si në Europë si këtu (SHBA)”, tha gazetari.
Lidhur me çështjen McGonigal, Papa thekson se nëse ndryshon pushteti në Shqipëri, dhe ndryshon ministri i Drejtësisë, do jetë më e lehtë për marrjen e dosjes McGonigal nga SHBA.
“Teknikisht SPAK-u ka të drejtë të kërkojë dosjen në gjykatë në SHBA. SPAK mund ta ketë hapur dosjen sepse McGonigal dëmin më të madh ekonomik e ka bërë në Shqipëri, flitet për miliona dollar nga Veliaj, biznesmenë pranë Ramës. Por në Amerikë s’mund të dënohesh dy herë për të njëjtin krim, vetëm nëse nisin hetimet për spiunazh.
Berisha ka të drejtë ta ngrejë si çështje, por janë shqiptarët që do vendosin padiskutim. Teknikisht drejtësia shqiptare ka të drejtë të kërkojë dosjen në gjykatë, dosja është 8 mijë faqe, janë 8 përgjime të Ramës. Në Amerikë mund të hapet dosja vetëm me dosjen ruse. S’po realizohet ende urdhri ekzekutiv i Trump. S’është e lehtë.
Problemi më i madh i FBI-së është te njësia e Kundër-inteligjencës ku ishte McGonigal. FBI ka një kulturë që kushdo që të vijë drejtor s’e kontrollon dot. Është bërë një deal ku ai do bëjë 5-8 vjet burg, pra u mbyll. Te lista e armiqve të Turmp pas Soros, McGonigal është me emër. Nëse ndryshon pushteti, nëse ka një ministër drejtësie nga krahu tjetër, do kërkohet dosja. Nëse Rama rri në pushtet një nga të këqijat e tjera është edhe mbyllja e dosjes së korrupsionit”.