Tag: hequr

  • I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në..

    I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në..

    Koalicioni Demokratët Euroatlantikë ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve, se kjo forcë ka mbyllur përfundimisht zyrat pas rezultatit të 11 majit.

    Përmes një reagimi për mediat, sqarohet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i tyre.
    Gjithashtu në reagim theksohet se Euroatlantikët janë në fazë analize dhe riorganizimi, duke deklaruar se nuk është hequr dorë nga kauza kundër kapjes së demokracisë dhe zgjedhjeve nëpërmjet pazarit politik Rama-Berisha.
    Për sa i përket “zhdukjes” së Lulzim Bashës pas 11 majit, konfirmohet se ai në asnjë moment nuk ka hequr dhe nuk heq dorë nga beteja dhe veçanërisht ajo për rikthimin e legjimitetit, (Vula) të Partisë Demokratike në Gjykatën e lartë dhe më tej, deri në Strasburg.

    ‘Në lidhje me lajmet e publikuara sot nga media të ndryshme, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë disa informacione të pasakta që po qarkullojnë. Për arsye organizative dhe me qëllim garantimin e mirëadministrimit të punës, jemi në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti ynë. Kjo nuk nënkupton heqje dorë nga kauza apo angazhimi ynë politik si Partia Demokratike Demokratët Euroatlantikë.
    Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrjen në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë që pas datës 11 qershor 2024, kur pazari politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Gjykatës së Apelit. Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr, dhe nuk do të heqë dorë, nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Strasburg, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri’, thuhet në një reagim për media.

  • I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

    I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

    Koalicioni Demokratët Euroatlantikë ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve, se kjo forcë ka mbyllur përfundimisht zyrat pas rezultatit të 11 majit.
    Përmes një reagimi për mediat, sqarohet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i tyre.
    Gjithashtu në reagim theksohet se Euroatlantikët janë në fazë analize dhe riorganizimi, duke deklaruar se nuk është hequr dorë nga kauza kundër kapjes së demokracisë dhe zgjedhjeve nëpërmjet pazarit politik Rama-Berisha.
    Për sa i përket “zhdukjes” së Lulzim Bashës pas 11 majit, konfirmohet se ai në asnjë moment nuk ka hequr dhe nuk heq dorë nga beteja dhe veçanërisht ajo për rikthimin e legjimitetit, (Vula) të Partisë Demokratike në Gjykatën e lartë dhe më tej, deri në Strasburg.
    ‘Në lidhje me lajmet e publikuara sot nga media të ndryshme, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë disa informacione të pasakta që po qarkullojnë. Për arsye organizative dhe me qëllim garantimin e mirëadministrimit të punës, jemi në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti ynë. Kjo nuk nënkupton heqje dorë nga kauza apo angazhimi ynë politik si Partia Demokratike Demokratët Euroatlantikë.
    Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrjen në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë që pas datës 11 qershor 2024, kur pazari politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Gjykatës së Apelit. Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr, dhe nuk do të heqë dorë, nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Strasburg, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri’, thuhet në një reagim për media.

  • “Meta i pandehur pas zgjedhjeve, për të hequr vëmendjen”/ Reagon ashpër avokati: Çështje e montuar me urdhër të Ramës

    “Meta i pandehur pas zgjedhjeve, për të hequr vëmendjen”/ Reagon ashpër avokati: Çështje e montuar me urdhër të Ramës

    Kujtim Cakrani, avokati i Kreut të PL, Ilir Meta dha një prononcim për mediat nga SPAK aty ku iu komunikua dhe akuza. Cakrani tha se çështja është e montuar me urdhër të Ramës. Ndërsa sipas tij, u mor i pandehur pas zgjedhjeve vetëm me qëllimin që të tërhiqet vëmendja.
    “Iu komunikua akuza, do bëjmë kërkimet tona. Do kërkojmë të kryhen disa veprime procedurale. Nuk ka patur ndryshim nga materiali që është paraqitur për të tre akuzat, korrupsioni pasiv, pastrim parash dhe fshehja e pasurisë. Kishte qëndrim, sepse akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, edhe kur është marrë në pyetje. Hetimet u përfunduan pas zgjedhjeve dhe jemi në këtë moment, pikërisht në momentin që përfunduan zgjedhjet, për të hequr vëmendjen.
    Pasi të lexojmë materialet, njihemi edhe me aktet, sepse janë fashikuj të tërë, duhen kohë për t’i studiuar. Meta i ka dhënë shpjegimet para se të merrej masa e arrestit. Çështja është e montuar, i drejton autokrati të gjitha veprimet, i ka drejtuar të gjitha veprimet ndaj Metës. Janë persona të tjerë që mbajnë përgjegjësi për lobimet, emrat do dalin, kjo çështje nuk përfundon këtu, do thirren ato persona që ka ngritur kartonët edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Do jetë procesi i shekullit, kjo gjykatë vendos çfarë kërkon prokuroria. Është qëndrim i Metës, ju keni qenë dëshmitar të rrëmbimi të Metës.
    Nuk pati veprim nga Policia që të verifikonin këta banditë që rrethuan rrugën dhe e arrestuan në atë mënyrë. Nuk ka asnjë hetim. Meta është regjistruar si person hetim më 10 qershor, dhe është arrestuar më 21 tetor, plot 5 muaj më pas. Pse duhet arrestuar Meta, se u lirua Berisha dhe u arrestua Meta. Të dy jashtë nuk mund të rrinin jashtë për zgjedhje”, tha ai.

  • Zgjedhjet 2025/ Adriatik Lapaj: Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar! S’përputhen votat

    Zgjedhjet 2025/ Adriatik Lapaj: Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar! S’përputhen votat

    Adriatik Lapaj

    TIRANË- Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj kërkon rinumërimin e votave në dy qarqe, në Vlorë dhe në Fier, aty ku partia e tij ishte shumë pranë marrjes së mandatit të dytë. Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj bën me dije se kanë marrë pamjet filmike të Fierit dhe kanë vënë re se mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje.
    “Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga PS me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim,”-shton Lapaj.
    Dhe për pretendimet e tij ka dhënë shembujt, si me numrin e kutive dhe numrin e votave që janë gjetur brenda. 
    GJETJET e koalicionit: 
    ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem, i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;
    ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së
    ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS
    ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu
    ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3
    ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme.
    POSTIMI I PLOTË:
    QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR
    Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën në dispozicion (Zaz 59 në Fier ende nuk na është dhënë) dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse. Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga Ps me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim. Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës. Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në Kqz. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht. Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal: ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem, i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB; ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së. ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS. ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu. ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3. ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme.
    Nga zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arriti të fusë në Kuvend vetëm një deputet, por mblodhi gati 70 mijë vota. Duke u renditur kështu si forca e tretë më e votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit./ZËRI

  • Gjiknuri: Berisha ka si qëllim vetëm hallin e tij, pse duhej të paguante 6 mln dollarë për të hequr non-gratën?

    Gjiknuri: Berisha ka si qëllim vetëm hallin e tij, pse duhej të paguante 6 mln dollarë për të hequr non-gratën?

    Akuzat e PD për parregullsi në zgjedhje, Damian Gjiknuri, i sheh vetëm te një hall i vetëm, që Sali Berisha të vijojë të qëndrojë në krye të PD-së për të shpëtuar veten.
    I ftuar në emisionin Log, në News24, Gjiknuri u shpreh se Sali Berisha e ka në gen mospranimin e rezultatit, kështu tha edhe në dy zgjedhjet e fundit që humbi, ndërkohë që në fushatë qasja e tij ishte ajo e humbësit, duke paguar për të hequr non-gratën.
    “Saliun nuk e dëgjojmë për herë të parë që thotë kështu. Kjo ka ndodhur në 2017, po ashtu në 2021. Nuk e sheh problemin te vetja. Ndëra Rama në 2009 kërkoi transparencë.
    Gjithsesi, partitë nuk e kanë në kulturë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Berisha e ka më të theksuar. Ai paguan 6 milionë dollarë për të hequr non-gratën. Ai ishte kandidat për Kryeministër, pse duhej ta bënte këtu?
    Kam qenë i bindur se Berisha ka qenë violinë e parë edhe kur ishte Basha në krye të PD, i merrte ai vendimet. Çadra, bojkoti dhe qëndrimi në Kuvend ishin të gabuar, të dirigjuar nga Berisha. Qasja e tij ka qenë ajo e humbësit.
    Ne jemi te pika që nuk ka asgjë të re. Bëjnë ca akuza, nuk gjejnë 5 prova se si ka ndikuar procesi i vjedhjes, sipas tyre, në një qendër votimi. E gjitha kjo ka të bëjë si të justifikohet humbja. Berisha ka si qëllim vetëm hallin e vet, si në fushatë, ashtu edhe tani”, – theksoi Gjiknuri.

  • “PD nuk bëri veting kandidatësh”, Romeo Kara: Non grata e Berishës nuk është hequr!

    “PD nuk bëri veting kandidatësh”, Romeo Kara: Non grata e Berishës nuk është hequr!

    Non grata e Sali Berishës nuk është hequr dhe mbetet në fuqi nga DASH, pasi edhe raporti i muajin Mars të këtij viti nga Uashingtoni e cilësonte si një histori suksesi këtë masë të vendosur, ku u rrëzuan pretendimet e kreut të PD-së.
    Kështu shprehet juristi Romeo Kara për “Studio Live” në Report Tv.
    Dy nga temat më të analizuara të panelit ishin lajmi i përhapur për heqjen e “non gratas” së Berishës dhe kontrata 6 mln dollarë me kompaninë amerikane “Continental”.
    Ndërsa Kara e cilësoi një lajm i pabazë juridikisht dhe ligjërisht, që nuk e zhbën masën non gratën që mbetet në fuqi dhe i bërë në kuadër të fushatës dhe si efekt të pagesës së majme për lobim, Logu u shpreh se masa ishte politike nga administrata e Biden dhe do hiqet po politikisht nga administrata Trump.
    “Non grata nuk është hequr. 6 mln dollarë të paguara nuk janë të ligjshme. PD nuk bëri veting kandidatësh. Më 24 mars DASH ka një raport ku përmend si sukses shpalljen non grata dhe goditjen e Berishës për korrupsionin. Raporti i DASH i rrëzoi pretendimet e Berishës”, tha Kara.
    Kurse në lidhje me kontratën e lobimit, ai ngriti pyetjen se “ku u gjetën 6 mln dollarë?”.
    “Ku e kanë garancinë këta që për 7 ditë ngrenë një fondacion patriotësh dhe pjellin çdo muaj 250 mijë dollarë, ku gjenden këto para? Ka para me thasë aty? E ke palë PD-në në këtë kontratë me Flamur Nokën. Mban përgjegjësi si përfitues, përgjegjësi penale, e mban përgjegjësinë këtu dhe atje. Janë 2-3 kontrata, por mund të jenë edhe 4 kontrata. Berisha e pranon se ka kontratë tjetër me Chris LaCivita, me aq para të paguara dhe atë fushatë skandaloze që u bë nga PD-ja”, vijoi juristi analizën e tij.

  • ‘Berisha mbetet non grata’, Spahiu: PD festoi kot, viza dhe statusi janë gjëra të ndryshme

    ‘Berisha mbetet non grata’, Spahiu: PD festoi kot, viza dhe statusi janë gjëra të ndryshme

    Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në një emision televiziv, komentoi reagimet në Partinë Demokratike pas një lajmi që u përhap mbi mundësinë që Sali Berisha të udhëtojë në SHBA. Sipas Spahiut, PD “festoi” pa shkak, pasi Berisha mbetet ende non grata dhe asnjë ndryshim zyrtar nuk ka ndodhur.
    Spahiu theksoi se pyetja që gazetari Caputo i kishte drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), dhe përgjigja e marrë prej tij, nuk kanë lidhje me statusin non grata. Ai shpjegoi se gazetari kishte pyetur vetëm nëse Berisha mund të pajiset me një leje udhëtimi, por kjo nuk do të thotë se i është hequr statusi i sanksioneve.
    “Ka një ngatërrim të qëllimshëm. Pyetja nuk ka qenë nëse i është hequr non grata, por nëse mund të marrë një vizë për të udhëtuar. Këto janë dy gjëra krejt të ndryshme,” tha Spahiu.
    Ai krahasoi këtë situatë me lajmin e rremë për hetimin dhe shkarkimin e ish-ambasadores Yuri Kim, i cili u përgënjeshtrua më pas nga DASH:“Nuk ka asnjë njoftim zyrtar, as në faqen e DASH, as në Twitter, as nga zyrtarë të tij. Më e rëndësishmja është se as pyetja, as përgjigja nuk kanë lidhje me heqjen e statusit non grata.”
    Spahiu kujtoi se edhe politikanë të tjerë me këtë status kanë marrë pjesë në ngjarje ndërkombëtare në SHBA përmes përjashtimeve diplomatike, por kjo nuk përbën ndonjë precedent për Berishën.
    Ai hodhi dyshime mbi mungesën e udhëtimit të Berishës në SHBA në këtë fushatë, duke e konsideruar një tregues se ai mbetet ende i sanksionuar:“Nëse do t’i ishte hequr statusi, përse shkoi në Itali e Greqi dhe jo në SHBA? A është mbyllja e fushatës në Lezhë më e rëndësishme se ajo në Uashington?”
    Në vijim, Spahiu u ndal te interesat që fshihen pas këtij lajmi, duke përmendur këshilltarin amerikan Chris LaCivita dhe kompaninë lobuese “Continental Strategy”:“Përmes kësaj pyetje-përgjigjeje janë përpjekur të justifikojnë shpenzimet marramendëse për lobim. LaCivita nuk ka dhënë asnjë faturë, ndërsa Berisha shmanget ta komentojë.”
    Sipas tij, për t’i hequr zyrtarisht statusin non grata një personi, duhet një proces i njëjtë dhe i dokumentuar si ai i vendosjes së sanksioneve, përfshirë një akt normativ të ri nga DASH me arsyetim të qartë.

  • “Non-grata” e Sali Berishës nuk është hequr, si po hidhen miliona dollarë për ta nxjerrë nga “lista e zezë”, …

    “Non-grata” e Sali Berishës nuk është hequr, si po hidhen miliona dollarë për ta nxjerrë nga “lista e zezë”, …

    Rigels Seliman
    Lajmet se ish-kryeministrit Sali Berisha mund t’i jetë hequr masa “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndezur një valë reagimesh dhe akuzash publike. Megjithëse portale të ndryshme dhe zëra pranë Partisë Demokratike kanë lënë të kuptohet se Berisha mund të udhëtojë në SHBA, zëra të fuqishëm të spektrit publik dhe politik kanë shpjeguar se kjo nuk është e vërtetë dhe se prapaskena të mëdha financiare dhe propagandistike po përdoren për të manipuluar opinionin publik. Juristi dhe analisti politik Kreshnik Spahiu ka sqaruar dje se “ligjërisht heqja Non-Grata bëhet me të njëjtën procedurë siç u shpall personi në listën e zezë”, duke theksuar se një ndryshim i tillë kërkon dekret të Presidentit të SHBA-së dhe firmën e Sekretarit të Shtetit, në këtë rast, Marco Rubio.
    Spahiu ironizoi një telefonatë të paguar nga një gazetar, mik i LaCivitës, që kishte marrë një përgjigje të paqartë dhe anonime nga Departamenti i Shtetit mbi mundësinë që Berisha të hynte në SHBA për arsye të interesit kombëtar amerikan. Ai sqaroi se edhe liderë si Fidel Kastro, Maduro apo Mugabe, pavarësisht se ishin “non grata”, janë ftuar në OKB për arsye protokollare, por kjo nuk do të thotë se masa është hequr. Spahiu, me sarkazmën që e karakterizon, shtoi: “Sugjerimi im është ta kaloj ilegalisht nga Meksika. Unë ‘njoh’ dikë që e nxjerr matanë murit meksikan me çmim më të lirë se 6 milion dollarë”, duke iu referuar pagesës së majme që Partia Demokratike ka bërë ndaj kompanisë amerikane “Continental”.
    “Non-grata” nuk është hequr
    Aktivistja Evi Kokalari ka qenë gjithashtu e qartë dhe pa ekuivok në reagimin e saj: “Non grata nuk është hequr por mos i thoni gjë”. Ajo deklaroi se postimi i gazetarit Mark Caputo ishte vetëm për një interferencë në fushatën elektorale, si rezultat i pagesës prej 6 milionë dollarësh që PD ka bërë përmes kompanisë “Continental”. Kokalari theksoi lidhjet e ngushta të gazetarit Caputo me Carlos Trujillo dhe ish-shefin e shtabit të sekretarit Marco Rubio. Ajo nuk kurseu as ironinë ndaj përhapësve të lajmit të rremë, duke thënë: “Nëse doni të piketoni kush janë ‘idiotët e dobishëm’, thjesht kërkoni ata që shkruajnë se nuk ka më ‘non-grata’”.
    Ajo ngriti pyetjen legjitime mbi korrupsionin e radhës në këtë çështje, duke nënvizuar se “$6 milion kot nuk paguan këta”, duke vënë në dyshim të gjithë mekanizmin e lobimit si të papërgjegjshëm dhe të fshehur pas interesa të errëta politike. Nga ana tjetër avokati dhe analisti politik Spartak Ngjela, gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet për heqjen e “non-grata”-s ndaj Berishës. “Ka filluar humori i trashë i përkrahësve të Saliut”, tha ai, duke e cilësuar këtë si një propagandë që ofendon inteligjencën e publikut. Ngjela shtroi pyetjen që shuan çdo dyshim: “Ku është vendimi i Departamentit të Shtetit Amerikan që i ka hequr Saliut shpalljen ‘non-grata’ në USA?!!”, duke shtuar se “Është e vështirë që t’i hiqet”, për shkak të rëndësisë së akuzave dhe vendimeve të mëparshme që i janë bërë Berishës nga autoritetet amerikane. Po ashtu dhe analisti politik Frrok Çupi, në një intervistë televizive, jo vetëm që komentoi zhvillimet në prag të zgjedhjeve, por edhe ngriti alarmin mbi manipulimin mediatik.
    Ai deklaroi: “Po të thuash lajme boshe që DASH i ka hequr non gratën Berishës, po fyen njerëzit”, duke shtuar se nuk ka asnjë vendim zyrtar të tillë dhe çdo përpjekje për ta paraqitur këtë ndryshe është mashtrim i pastër politik dhe elektoral. “Unë shoh se mazhoranca i afrohet 80 deputetë. Po, patjetër. Është një popull që është i zgjuar, është përtërirë si edukim. Është një popull që ka vuajtur prapambetje, mungesë vizioni nga shteti i tij, që është përfaqësuar 13 vjet me radhë nga grupimi politik për të cilin po flasim. Këta mendojnë dhe e trajtojnë njeriun si një budalla, se edhe po të thuash lajme boshe që DASH i ka hequr non gratën Berishës. Asnjë vendim nuk është marrë, po fyen njerëzit”.

  • “DASH nuk ka marrë asnjë vendim”, Çupi: Lajmet që i është hequr non gratën Berishës, boshe!

    “DASH nuk ka marrë asnjë vendim”, Çupi: Lajmet që i është hequr non gratën Berishës, boshe!

    Analisti Frrok Çupi thotë se PS do të fitojë 80 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se PS i ka dhënë vendit një pamje europiane.
    Analisti gjithashtu ka komentuar lajmet që DASH i ka hequr non gratën Sali Berishës, duke u shprehur se nuk është marrë asnjë vendim i tillë sic pretendohet.
    “Unë shoh se mazhoranca i afrohet 80 deputetë. Po, patjetër. Është një popull që është i zgjuar, është përtërirë si edukim.
    Është një popull që ka vuajtur prapambetje, mungesë vizioni nga shteti i tij, që është përfaqësuar 13 vjet me radhë nga grupimi politik për të cilim po flasim.
    Këta mendojnë dhe e trajtojnë njeriun si një budalla, se edhe po të thuash lajme boshe që DASH i ka hequr non gratën Berishës. Asnjë vendim nuk është marrë, po fyen njerëzit”, theksoi ai.

  • Fshiu këpucët me flamurin e BE-së dhe më pas e dogji, i hiqet imuniteti eurodeputetit polak

    Fshiu këpucët me flamurin e BE-së dhe më pas e dogji, i hiqet imuniteti eurodeputetit polak

    Parlamenti Evropian ka votuar për t’i hequr imunitetin eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun, duke i hapur rrugën autoriteteve në Poloni që ta ndjekin penalisht.
    Braun, kandidat për president në Poloni dhe i njohur për sjellje provokuese, u përfshi në një incident të ri të martën, ku u filmua duke hequr flamurin e Bashkimit Evropian nga Ministria e Industrisë në Katowice, më pas duke fshirë këpucët me të dhe duke i vënë flakën jashtë ndërtesës. Ai publikoi videon në rrjetin social X, shoqëruar me mesazhin: “Kjo është Polonia, jo Brukseli”.

    Precz z eurokomuną! Tu jest Polska 🇵🇱 pic.twitter.com/e0PLoXlZJA
    — Grzegorz Braun (@GrzegorzBraun_) May 6, 2025

    Ky nuk është rasti i vetëm i veprimeve kontroverse nga Braun. Në dhjetor 2023, ai kishte përdorur një fikës zjarri për të shuar qirinjtë gjatë një ceremonie për Hanukkah në parlamentin polak, akt për të cilin u kritikua gjerësisht ndërkombëtarisht. Ai e justifikoi atë veprim me retorikë antisemitike, duke e cilësuar ceremoninë si “adhurim racist dhe fisnor Talmudik”.
    Edhe pse parlamenti polak ia kishte hequr më herët imunitetin, zgjedhja e tij si eurodeputet në qershor 2024 ia kishte rikthyer mbrojtjen ligjore. Megjithatë, Parlamenti Evropian vendosi ta rrëzojë këtë mbrojtje, duke e përfshirë Braunin në listën e eurodeputetëve që humbën imunitetin, përkrah Petr Bystron nga partia gjermane AfD dhe Petras Gražulis nga Lituania.
    /vizionplus.tv

    Tu jest Polska 🇵🇱 nie Bruksela! pic.twitter.com/MxGOoaufUe
    — Grzegorz Braun (@GrzegorzBraun_) May 6, 2025