Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar në një konferencë për mediat, se ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, po i bëhet terror psikologjik në burg. Berisha u shpreh se Ilir Metës nuk iu është lejuar takimi me familjarët dhe se i kanë hequr telefonin, si edhe të drejtën e komunikimit.
Sali Berisha:
Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim.
Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij. Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.
Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera.
I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij. Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë. Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.
Tag: hequr
-

“I kanë hequr telefonin dhe…”/ Berisha mbron me ‘thonj’ Ilir Metën: Po i bëhet terror psikologjik, akte të rënda
-

Berisha ankohet për terrorin psikologjik të Ilir Metës: I kanë hequr telefonin
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar në një konferencë për mediat, se ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, po i bëhet terror psikologjik në burg.
“Banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij”, u shpreh kryedemokrati.
Berisha u shpreh se Ilir Metës nuk iu është lejuar takimi me familjarët dhe se i kanë hequr telefonin, si edhe të drejtën e komunikimit.
“Kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera”, theksoi ai.
Ndërsa shtoi: “I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij”.
-

Trump: Irani nuk ka hequr dorë nga pasurimi i uraniumit
Irani nuk ka rënë dakord për inspektime të programit të tij bërthamor ose për të hequr dorë nga pasurimi i uraniumit.
Në bordin e Air Force One, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se besonte që programi bërthamor i Teheranit ishte “shkatërruar përgjithmonë”, megjithëse pranoi se Irani mund ta rifillonte atë në një lokacion tjetër.
“Me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu do të kemi një takim për Iranin. Natyrisht, e dini suksesin, ishte i madh. E gjithë çështja bërthamore u shpërbë në copa, do të thoja se u pengua përgjithmonë. Nëse Irani do ta bënte përsëri, mund të fillonin në një vend tjetër, sepse ai vend është shkatërruar plotësisht. Por nëse do të fillonin, do të ishte problem. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhte,” tha Trump.
i Shtëpisë së Bardhë u shpreh, ndër të tjera, se zyrtarët iranianë duan të takohen me të, por ende nuk e kanë vendosur.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë të ditur se kishte tërhequr inspektorët e saj nga Irani.
Trump komentoi edhe telefonatën me Putin, ku njoftoi se ka diskutuar sanksionet me presidentin rus, i cili është i shqetësuar për to.
“Folëm shumë për sanksionet. Do të thoja se nuk është i kënaqur me to. Ai ka qenë në gjendje t’i përballojë sanksionet, por këto janë sanksione mjaft të ashpra. Ne flasim shumë për sanksionet dhe ai e kupton se ato mund të vijnë. Ai është një profesionist,” tha Trump.
Trump u tha gjithashtu gazetarëve në bordin e Air Force One se kishte folur me Zelensky për mundësinë e dërgimit të raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev.
Presidenti amerikan vlerësoi efikasitetin e raketave Patriot, duke e quajtur armën mjaft të mahnitshme. -

Rinumërimi drejt fundit në Fier/ PS-së i janë hequr 30 vota, Zegjineja ruan mandatin! Lapaj dështon të nxjerrë deputetin e dytë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën monitorimin e anëtarëve të KAS po rinumëron 92 kutitë e fundit për qarkun e Fierit.
Sipas të dhënave të reflektuara në faqen online të KQZ në 494 kuti të numëruara deri më tani Partisë Demokratike i janë shtuar 112 vota ndërsa PS i janë hequr 30 vota.
Ndërsa Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, inicuese e kërkesës për rinumërimin e qarkut Fier, i janë shtuar 8 vota.
Social Demokratëve të Tom Doshit i janë hequr 7 vota, ndërsa Partisë Mundësia i është hequr 1 votë.
Për votën preferenciale deri më tani nga demokratët ka rezultuar se është mbajtur me hatër Silva Hasaj duke i shtuar padrejtësisht 690 vota pasuar nga Gentian Çela me 209 vota më shumë se çfarë i takonin.
Rinumërimi i ka ardhur në ndihmë kandidatit socialist Klevis Jahaj të cilit komisionerët i kishin hequr 480 vota.
E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Caushi e cila e fitoi mandatin për vetëm 61 vota deri më tani i janë hequr 59 vota.
Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste. E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë.Top Channel
-

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Nëse në qarkun e Tiranës lëvizjet e votave nga rinumërimi ishin “të pranueshme” ajo që ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur të forcave politike në qarkun e Fierit është e pabesueshme. Nga hapja e 456 kutive nga 587 që janë gjithsej ose 77% shihet se nuk ka ndonjë lëvizje të fortë votash mes partive.
PS ka shtuar edhe 15 vota të tjera ndërsa PD ka humbur 103. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që pretendonte një mandat, deri tani është larg pasi edhe vetë ka humbur 7 vota. Por le të shohim se çfarë ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur. Partia Socialiste futi plot 7 deputetë nga lista e hapur.Më i votuari ishte Ceno Klosi, ish-kreu i tatimeve me 19 290 vota preferenciale, por rinumërimi i ka hequr plot 914 vota. Socialisti që “e ka pësuar më shumë është Klevis Jahaj të cilit në 11 maj i janë hequr padrejtësisht 462 vota deri tani. 78 vota i janë hequr deputetes aktuale Antoneta Dhima, 60 vota i janë hequr edhe “yllit të fushatës” Zegjine Çaushi.
Jo më pak vota janë transferuar edhe brenda demokratëve që nuk mundën dot të plotësonin as listën e mbyllur. Bie në sy Silva Hasaj që ka 690 vota më shumë nga sa meritonte apo dhe Gentian Çala me 209 më shumë dhe Ajet Gurguri me 152. Haku i është ngrënë Ledion Çalës që i kanë marrë 125 vota. -

Rinumërimi në Fier, Zegjineja drejt rikonfirmimit në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën monitorimin e anëtarëve të KAS nisi këtë të martë rinumërimin e votave për qarkun e Fierit. Në total janë 587 kuti votimi për t’u numëruar. Sipas të dhënave të reflektuara në faqen online të KQZ në 283 kuti të numëruara deri më tani Partisë Demokratike i janë shtuar 76 vota ndërsa PS i janë hequr 19.
Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet inicuese e kërkesës për rinumërimin e qarkut Fier, i janë shtuar 10 vota. Social Demokratëve të Tom Doshit i janë hequr 3 vota ndërsa dy vota i janë hequr Partisë Aleanca. Për votën preferenciale deri më tani nga demokratët ka rezultuar se është mbajtur me hatër Silva Hasaj duke i shtuar padrejtësisht 588 vota pasuar nga Gentian Çela me 223 vota më shumë se çfarë i takonin.Rinumërimi i ka ardhur në ndihmë kandidatit socialist Klevis Jahaj të cilit komisionerët i kishin hequr 210 vota pasuar nga Antoneta Dhima me 20 vota. Ceno Klosi ka marrë 381 vota plus që nuk i takonin.
Kandidatja më virale socialiste e Fierit, Zegjine Caushi e cila e fitoi mandatin për vetëm 61 vota deri më tani i janë hequr 17 vota. Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste. E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë. -

Rinumërimi në Fier/ Lapajt i zvogëlohen shanset për mandat, Zegjineja drejt rikonfirmimit në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën monitorimin e anëtarëve të KAS nisi rinumërimin e votave për qarkun e Fierit.
Në total janë 587 kuti votimi për t’u numëruar.
Sipas të dhënave të reflektuara në faqen online të KQZ në 283 kuti të numëruara deri më tani Partisë Demokratike i janë shtuar 76 vota ndërsa PS i janë hequr 19.
Ndërsa Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet inicuese e kërkesës për rinumërimin e qarkut fier, i janë shtuar 10 vota.
Social Demokratëve të Tom Doshit i janë hequr 3 vota ndërsa dy vota i janë hequr Partisë Aleanca.
Për votën preferenciale deri më tani nga demokratët ka rezultuar se është mbajtur me hatër Silva Hasaj duke i shtuar padrejtësisht 588 vota pasuar nga Gentian çela me 223 vota më shumë se çfarë i takonin.
Rinumërimi i ka ardhur në ndihmë kandidatit socialist Klevis Jahaj të cilit komisionerët i kishin hequr 210 vota pasuar nga Antoneta Dhima me 20 vota.
Ndërkohë zevëndësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi ka marrë 381 vota plus që nuk i takonin.
E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Caushi e cila e fitoi mandatin për vetëm 61 vota deri më tani i janë hequr 17 vota.
Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste.
E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë.
Top Channel
-

Rinumërohen 200 kuti në Tiranë/ Diferencat mes partive dhe kandidatëve mbeten të njëjta, ja shifrat përkatëse
200 kuti janë hapur dhe rinumëruar në qarkun e Tiranës nga 1282 që janë gjithsej. Bëher e ditur se nga rinumërimi i kutive kanë dalë disa parregullsi, ku rezulton se PS ka marrë padrejtësisht 96 vota. Ndërkohë Partisë Demokratike i janë hequr nga rinuëmrimi 66 vota që i ka marrë më shumë në numërimin e parë pas zgjedhjeve. Ndërsa “Lëvizja Bashkë” ka marrë 11 vota më shumë, koalicioni “Shqipëria Bëhet” 10 vota dhe PSD ka 4 vota më shumë nga sa i takojnë.
Po ashtu bëhet e ditur se “Koalicionit Euroatlantik” i janë hequr 8 vota dhe koalicionit “Djathtas për zhvillim” të Dash Shehit dhe Enkelejd Alibeajt me 3 vota. Sa i takon garës mes kandidatëve brenda partive Ilir Alimehmeti rezulton se i janë dhënë padrejtësisht 19 vota më shumë ndërsa Jorida Tabaku i janë dhënë 2 vota më tepër. Ndërsa nga PS Olta Xhaçka ka marrë 12 vota më shumë ndërsa Blerina Gjylametit i janë hequr padrejtësisht 4 vota. -

Tafani: Pas vrasjes së Bashaliut, udhëtonim nga Saranda në Tropojë! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim duke u hequr si policë
Artan Tafani i shpjegoi trupës gjykuese të GJKKO-së se çfarë bëri pas ekzekutimit të Albi Bashaliut në vitin 2021 në Peqin.Ai tregoi se pas krimit nisën të udhëtonin sa në Sarandë në Tropojë me Laert Haxhiun, të dilnin për darka dhe dreka, e deri tek grabitja e makinave që u pëlqenin, duke u hequr si efektivë policie.
“Pas vrasjes së Bashaliut qëndorja gjithmonë nën shoqërinë e Laert Haxhiut. Shkonim në Sarandë, në Valbonë, dilnim nëpër restorante për dreka dhe për darka. Gjatë kësaj kohe Laert Haxhiu na thotë që duhet të grabisim një makinë, dolëm për të parë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Rrogozhinë. Ku të shikonim makinë që na pëlqente, ndalonim dhe e merrnim, dy herë e kemi bërë”, tha ai.
Më pas shpjegoi se si e kryen një prej grabitjeve duke u hequr si policë, madje atij iu desh të mbante armën në dorë dhe të godiste fizikisht shoferin kur kundërshtoi, pasi e kuptoi që nuk ishin efektivë.
Një makinë e morëm afër “Palma Novës”, një tip “Benz”, që na pëlqeu. I thamë “Ndal, policia!”: Ishte një çift që po rrinin mbrapa. Unë u prezontova si polic, i thashë keni parkuar keq dhe duhet të dilni nga makina. Ai çuni e kuptoi që ne do i merrnim makinën dhe na tha sa lekë doni, pasi e kuptoi që ne nuk ishim policia. Unë kisha pistoletën në dorë dhe e kapa nga krahu, i thashë dil jashtë. E godita një herë atë…”
