Moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar publikisht pas deklaratës së Dojna Memës, e cila disa ditë më parë tha se Kiara e kishte hequr nga “followers” në Instagram pa asnjë arsye. Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Dojna kishte shprehur habinë e saj për këtë veprim, duke thënë:
“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot.”
Edhe pse nuk e zgjeroi komentimin, fjalët e saj lanë të kuptohej se mes dy moderatoreve dikur kishte ndodhur një ftohje.
Megjithatë, mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito vendosi të sqarojë situatën dhe t’i japë fund zërave që qarkullojnë prej ditësh në rrjete sociale.
“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” – u shpreh Kiara.
Ajo shtoi më tej se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por nuk ka dashur të viktimizohet apo të ndërtojë vëmendje mbi konfliktet me të tjerët:
“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”
Deklarata e Kiarës është komentuar gjerësisht në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe, disa që mbrojnë moderatoren për tonin e qetë dhe të drejtpërdrejtë, dhe të tjerë që e akuzojnë për ironinë ndaj Dojnës.
Tag: hequr
-

“Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve”/ Kiara i përgjigjet Dojnës: Nuk e kam hequr unë nga IG
-

Angelina Jolie flet për vendimin e saj për të hequr gjirin dhe vezoret: Nuk pendohem
Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie ka rrëfyer se nuk është penduar aspak për vendimin që mori dhjetë vite më parë për t’iu nënshtruar një mastektomie të dyfishtë dhe për të hequr vezoret. Vendimi erdhi pasi Jolie zbuloi se ishte mbartëse e gjenit të rrallë BRCA, i cili ndërlidhet me rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të vezoreve.
Në një intervistë për revistën Hello!, Jolie shpjegoi se vendimi i saj ishte thellësisht personal dhe i ndikuar nga historia familjare. Nëna e saj, Marcheline Bertrand, humbi jetën në vitin 2007, në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit dhe të vezoreve. Po ashtu, edhe gjyshja e saj kishte ndërruar jetë nga e njëjta sëmundje.
“Vendosa ta bëj sepse kjo është ajo që i mori jetën nënës sime. Nuk po them që të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë, por është e rëndësishme të kemi një zgjedhje”, tha Jolie.
Në filmin e saj më të ri, Couture, Jolie interpreton rolin e një gruaje që përballet me diagnozën e kancerit të gjirit dhe kalon nëpër sfida si kimioterapia dhe rënia e flokëve. Ajo tha se shpreson që kjo histori të japë zë përvojave të grave që ndihen të lënduara dhe të vetmuara, dhe t’i bashkojë ato përmes ndjeshmërisë dhe forcës. -

Akuzohen se mbajtën peng një të mitur, arrestohen dy persona në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri, me pretendimin se kishte vjedhur para në biznesin e tyre.
Ata dyshohet se e kanë futur të miturin në makinë dhe i kanë kërkuar paratë që dyshonin se ai mund t’i kishte marrë.
Në kuadër të operacionit “Këmbimi”, u arrestuan shtetasit S. H., 30 vjeç, dhe L. H., 21 vjeç. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga dy të arrestuarit.
“Në vijim të administrimit të menjëhershëm të indicieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan shtetasit S. H. dhe L. H., pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri, duke e mbajtur në automjet, me pretendimin se ai kishte vjedhur para në subjektin e tyre. Punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti,” njofton policia. -

Ministrja e Jashtme e Kolumbisë ‘heq dorë’ nga viza e saj amerikane, ndërsa tensionet mes dy kombeve përshkallëzohen
Ministrja e Jashtme e Kolumbisë ka “hequr dorë” nga viza e saj amerikane, në shenjë proteste ndaj vendimit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të revokuar vizën e Presidentit kolumbian Gustavo Petro, tha qeveria kolumbiane të hënën.
Vendimi i Ministres së Jashtme Rosa Villavicencio, vjen ndërsa tensionet midis dy vendeve përshkallëzohen për çështje që përfshijnë politikën e drogës, luftën në Gaza dhe një forcim të forcave detare amerikane në Venezuelën fqinje.
Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Kolumbisë nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me llojin e vizës që mbante Villavicencio, ajo tha në një deklaratë se nuk ishte e interesuar për “viza diplomatike që kufizojnë opinionet” ose që kufizojnë “sovranitetin” e kombit.
Departamenti Amerikan i Shtetit ia revokoi vizën Presidentit Petro të premten, pasi ai mori pjesë në një protestë në Nju Jork kundër luftës në Gaza, në të cilën Petro bëri thirrje për krijimin e një ushtrie ndërkombëtare për të çliruar Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Duke mbajtur një megafon dhe duke veshur një keffiyeh, shallin tradicional palestinez, Petro u bëri thirrje ushtarëve amerikanë të “mosbindeshin” ndaj urdhrave të Presidentit Donald Trump, duke shtuar se ata “nuk duhet t’i drejtojnë pushkët e tyre kundër njerëzimit”.
Disa orë pas protestës, departamenti tha në mediat sociale se do të anulonte vizën e Petros “për shkak të veprimeve të tij të pamatura dhe nxitëse”.
Petro ishte kthyer në Kolumbi kur u bë njoftimi, pasi kishte kaluar disa ditë në Nju Jork duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai shkroi në X se “nuk i interesonte” dënimi sepse është gjithashtu shtetas italian dhe mund të udhëtonte në SHBA pa vizë.
Revokimi i vizës së Petros shënon një pikë të re të ulët në marrëdhënien e udhëheqësit të majtë me administratën Trump, e cila në fillim të këtij muaji e vendosi Kolumbinë në një listë vendesh që thotë se nuk po i përmbushin angazhimet e tyre ndërkombëtare për të frenuar trafikun e drogës.
David Hart, një avokat i imigracionit me seli në Miami, tha se është shumë e rrallë që mbajtësit e vizave jo-imigruese – siç janë ata me viza turistike ose diplomatike – të heqin dorë nga leja e tyre e udhëtimit.
Ai tha se njerëzit që nuk duan të udhëtojnë në SHBA, thjesht mund t’i lënë vizat e tyre të skadojnë dhe më pas të zgjedhin të mos i rinovojnë ato.
“Ata po e bëjnë këtë për median dhe për të treguar solidaritet” me Petron, tha Hart për përpjekjet e ministres së jashtme për të hequr dorë nga viza e saj.
Wilfredo Allen, një avokat imigracioni nga Miami, tha se nuk ka një procedurë formale për të hequr dorë nga një vizë jo-imigruese. Ai shtoi se ministrja e punëve të jashtme e Kolumbisë ka të ngjarë të duhet të dërgojë një letër në ambasadën amerikane, duke kërkuar anulimin e lejes së saj të udhëtimit.
«Nëse nuk doni të udhëtoni për në SHBA, thjesht mund të zgjidhni të mos vini», tha Allen. «Nuk kisha parë kurrë dikë të ngutet për të hequr dorë nga një vizë jo-imigruese»./ AP.
-

Kina hap rrugën për reformimin e OBT-së duke hequr dorë nga përfitimet e statusit ‘vend në zhvillim’
Kina ka bërë një lëvizje të rëndësishme në drejtim të reformimit të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), duke deklaruar se nuk do të kërkojë më përfitime të veçanta që i jepen vendeve në zhvillim në negociatat tregtare, një vendim që pason kundërshtimet e kahershme të Shteteve të Bashkuara ndaj kësaj praktike.Kryeministri i Kinës, Li Qiang, njoftoi vendimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke sinjalizuar një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet për reformimin e OBT-së, që prej kohësh janë përplasur me bllokime politike.“Sipas marrëveshjeve aktuale dhe të ardhshme të OBT-së, Kina nuk do të kërkojë trajtim të veçantë dhe diferencial,” tha Li, zyrtari i dytë më i rëndësishëm në hierarkinë shtetërore pas presidentit Xi Jinping, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.Drejtoresha e përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, e cilësoi këtë vendim si një “moment vendimtar” për organizatën. “Vendimi i Kinës pasqyron një përkushtim ndaj një sistemi më të balancuar dhe të drejtë të tregtisë globale. Ai dërgon një sinjal të fortë mbështetjeje për reformën e OBT-së dhe do të ndihmojë në krijimin e një fushe loje më të barabartë për të gjithë anëtarët,” tha ajo.OBT-ja ka lejuar për një kohë të gjatë që vendet në zhvillim të përfitojnë nga “trajtimi i veçantë dhe diferencial”, duke përfshirë periudha më të gjata tranzicioni për zbatimin e marrëveshjeve tregtare. Megjithatë, përcaktimi i statusit të një vendi si “në zhvillim” ka qenë vetëdeklarues, pa kritere objektive. Kina e ka ruajtur këtë status që nga anëtarësimi në OBT, duke u bazuar në të ardhurat që kishte atëherë.Ky vetëdeklarim është bërë një pengesë për reformën e OBT-së, pasi ka pasur mospajtime mbi cilat vende, përfshirë ekonomitë e mëdha në zhvillim si India, duhet të përfitojnë nga këto lehtësira.Përveç kësaj, OBT-ja përpiqet gjithashtu të reformojë mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, i cili është bllokuar që nga viti 2019, kur SHBA ndaluan emërimin e gjyqtarëve në trupin apelues, duke e bërë atë të paaftë për të funksionuar.Ministrat e tregtisë nga mbarë bota pritet të mblidhen në Kamerun në mars të vitit të ardhshëm për Konferencën e 14-të ministrore të OBT-së, ku do të diskutohet një axhendë e re reformash.Megjithëse Kina ka përfituar nga trajtimi si vend në zhvillim në të kaluarën, ajo ka treguar një gatishmëri për të hequr dorë vullnetarisht nga ky status në disa marrëveshje të fundit të OBT-së. Ajo ka rënë dakord, për shembull, të heqë dorë më shpejt nga subvencionet e dëmshme për peshkimin sesa do të kërkohej në kushte normale.Në vitin 2022, Kina gjithashtu lehtësoi një marrëveshje që i mundësonte vendeve në zhvillim të prodhonin vaksina kundër COVID-19 pa lejen e mbajtësve të të drejtave të pronësisë intelektuale në rast pandemie, dhe u zotua se do të hiqte dorë nga kjo e drejtë për vete.Ndërkohë, vendi ndodhet nën presion për të reformuar modelin e tij ekonomik të mbështetur në eksporte.Jens Eskelund, president i Dhomës së Tregtisë BE-Kinë, që përfaqëson bizneset europiane në vend, paralajmëroi para këtij njoftimi se Kina rrezikon një reagim të fortë global në formën e tarifave.Ai theksoi se prodhimi industrial po tejkalon rritjen ekonomike, dhe se rënia e vlerës së renminbit po bën që mallrat kineze të bëhen më konkurruese dhe të dëmtojnë prodhuesit vendas në vende të tjera. “Po përpiqemi t’ua bëjmë të qartë se një trajektore ku rrisin pjesën e tyre në eksportet globale me 1 për qind çdo vit nuk është e qëndrueshme. Do të ishte më mirë të flisnin për mënyrat e ribalancimit të tregtisë me mallra të prodhuara, përpara se gjërat të shpërthejnë,” tha ai.Pas njoftimit të kryeministrit Li, negociatori kryesor tregtar i Kinës, Li Chenggang, u shpreh në një konferencë për shtyp se, edhe pse Kina do të heqë dorë nga përfitimet që vijnë me klasifikimin si vend në zhvillim, ajo ende e konsideron veten si e tillë.Në aspektin gjeopolitik, ky klasifikim është i rëndësishëm për objektivat strategjike të Kinës, të cilat synojnë ta vendosin atë në krye të një grupimi të ri të vendeve të “Jugut global” që kundërshtojnë rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA dhe i bazuar në rregulla.SHBA dhe BE pritet të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj Kinës për të hequr dorë zyrtarisht nga ky status, ndërsa deficitet tregtare bilaterale vazhdojnë të zgjerohen.Deklarata e Li Qiang u bë gjatë një takimi për “Nismën për Zhvillimin Global” të Kinës, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një ndër disa nisma të politikës së jashtme të Pekinit që synojnë të konturojnë një rend të ri global, alternativ ndaj sistemit të udhëhequr nga SHBA. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rama: Së shpejti nisim planin për të hequr depozitat nga pallatet
Rama: Së shpejti nisim planin për të hequr depozitat nga pallatet
Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt do të nisë plani për të hequr depozitat nga tarracat e pallateve, duke e lidhur këtë nismë me reformën e furnizimit të qëndrueshëm me ujë. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se bashkë me rritjen e prodhimit të ujit dhe trajtimin e mbetjeve, qeveria synon të garantojë një standard të ri urbanistik dhe mjedisor.
Një tjetër pikë e fortë e fjalës së kryeministrit ishte paralajmërimi për ata që vjedhin ujin. Rama tha se do të vendosen “vija të kuqe”, atje ku bashkitë nuk kanë mundur të imponojnë rregull.
“Ai që paguan ka të drejtë të ankohet pse nuk e merr ujin. Por ai që e vjedh do të përballet me heqje lirie, njësoj siç ndodhi me ata që vjedhën energjinë elektrike. Nuk bëhet fjalë për ata që nuk paguajnë në kohë, por për ata që ndërhyjnë ilegalisht në rrjet. Ashtu siç krijuam Task Forcën e energjisë, do të krijojmë edhe Task Forcën e ujit,” deklaroi ai.
Rama e krahasoi këtë fazë të reformës me suksesin e arritur në furnizimin me energji elektrike. Sipas tij, qëllimi është që deri në vitin 2030 Shqipëria të ketë një furnizim të sigurt dhe të pandërprerë me ujë.
“Siç sot energjia nuk është më një problem, ankth apo pasiguri, kështu do të jetë furnizimi me ujë në vitin 2030. Shumica e popullit që paguan rregullisht ujin ka të drejtë të marrë shërbimin e merituar, dhe nuk mundet që pakica që e merr falas të dëmtojë të tjerët,” u shpreh Rama
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Eurot në gotën e kafesë për të mos hequr tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së, Klajdi Zhilla
Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT-së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte në kërkim pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.
Mësohet se ai është paraqitur në polici ditën e djeshme i shoqëruar nga avokati Andi Skënderi.
Zhilla ka pretenduar se është vënë në dijeni nga media se ishte në kërkim dhe është vetëdorëzuar për të sqaruar pozicionin e tij. -

Video/ “Më falni, telefoni”, Blushi lë në mes konferencën për shtyp për të hequr orën nga dora
Prej kohësh, partia e Ilir Metës ka mbetur vetëm në dorë të Tedi Blushit.
Aq sa dhe kur del në konferenca për shtyp, në seli nuk ka asnjeri tjetër, veç atij.
Ndaj, kur i bie telefoni, duhet të lejë konferencën në mes, për ta fikur.
Pastaj kujtohet se nuk ka hequr as orën nga dora…/ Tema -

Bayern Munich nuk ka hequr dorë nga ylli i Barcelonës, pritet takimi vendimtar me Flick
18 Korrik 2025
9:46
Telesport
Bayern Munich nuk ka hequr dorë nga interesi për Ronald Araujo. “El Nacional” raporton se mbrojtësi uruguaian ka kërkuar një takim me trajnerin Hansi Flick, për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij.
Nga 1-15 korrik, Araujo kishte një klauzolë në kontratë ku mund të largohej për 60 milionë euro, pas datës ai vlen 1 miliard euro, sipas klauzolës që ka vendosur klubi katalanas. Gjithsesi, nëse ndodh transferimi te Bayern, sigurisht që bavarezët nuk do paguajnë 1 miliard euro, por marrëveshja mes palëve mund të mbyllet për një shifër 50-60 milionë euro.
Sezonin e kaluar, Araujo humbi vendin e titullarit te Barcelona, por pavarësisht kësaj për të ka pasur interes nga disa klube të mëdha, ku kryesori për momentin është Bayern Munich. Vincent Kompany e vlerëson shumë 26-vjeçarin dhe e sheh atë si përforcimin ideal në mbrojtje.
Duke qenë se Flick preferon më shumë si titullarë dyshen Ingo Martinez-Pau Cubarsi, ky vendim hap rrugën për largimin e Araujo nga katalanasit. Gjithsesi, do jetë takimi mes trajnerit dhe vetë lojtarit që do të vendosë përfundimisht fatin e tij.
