Rreth një javë pasi shpalli nismën e platformës parlamentaro-qytetare, PD u rikthye sërish këtë të hënë në një tjetër tubim para zyrës së Kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkon largimin nga pushteti.
I pari që mori fjalën këtë herë ishte deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.
Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh ndër të tjera se, qeveria tashmë po vjedh hapur.
“Këta kanë arritur në atë nivel që kanë hequr edhe kapuçin dhe grabisin shqiptarët në ditën për diell”, tha deputeti, duke veçuar aferën e inceneratorëve në tre qytete.
Më pas, u ndal te “Eco Park” dhe te “tuneli i Llogarasë” ku sipas tij janë kryer vjedhje kolosale.
“Jam i bindur se së bashku ne do t’ja shkurtojmë ditët kësaj qeverie”, përfundoi fjalën e tij Bylykbashi.
PD ka marrë leje për dy orë protestë ndërsa ajo e një jave më parë u mbyll për 40 minuta.
Tag: hequr
-

Protesta e opozitës/ Bylykbashi: Qeveria ka hequr edhe kapuçin, po grabit ditën për diell
-

Wardley: Nuk e kuptova vendimin e Usyk për të mos dueluar me mua dhe hequr dorë nga titulli, synon një duel tjetër
Boksieri britanik Fabio Wardley u shpreh se ka mbetur i befasuar nga vendimi i ukrainasit Oleksandr Usyk për të hequr dorë nga titulli i peshave të rënda në kategorinë ËBO në vend që ta mbronte atë kundër tij.
Wardley mori zyrtarisht titullin kampion të WBO, pas konfirmimit se Usyk se po hiqte dorë nga rripi, pasi u urdhërua të përballej me sfiduesin britanik. Britaniku, ende i pamposhtur, mbante titullin e përkohshëm të kësaj kategorie pas fitores me KO në raundin e 11-të ndaj Joseph Parker, muajin e kaluar.
“Nuk e kuptoj këtë vendim të Usyk. Nuk e di çfarë mund të jetë duke planifikuar për veten e tij, dalja në pension, një duel tjetër apo një alternativë tjetër”, tha Wardley.
“Po shohim shumë ndryshime me boksierët dhe atë që po bëjnë me karrierën e tyre në këtë moment, pavarësisht nëse po kalojnë në sporte të ndryshme, apo po bëjnë pushime dhe pastaj po kthehen”, shtoi më tej britaniku.
Më te, Wardley tha: “Ishte paksa e çuditshme, sepse fillimisht ai bëri pak pushim. Iu lejua një mungesë, një zgjatje në rrip dhe pastaj heqja dorë prej tij duket paksa e çuditshme. Nuk jam shumë i sigurt se çfarë po mendonte.” -

PD: Rama përdori drejtësinë për ta hequr qafe Ballukun
Pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj zëvensëskryeministres Belinda Balluku, ka ardhur edhe reagini zyrtar nga Partia Demokratike. Nëpërmjet një komunikate për shtyp PD shprehet se Edi Rama ka përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun.
Më tej, selia blu shprehet se koka e sistemit është Edi Rama, të cilit i kërkojnë të japë dorëheqjen.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se, njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit.
Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa me parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me një qëllim të vetëm, shpëtimin e karriges, pushtetit dhe kokës të vet.
Për turpin e tyre, dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes.
Me këtë akt të paprecedent të largimit nga detyra, pra të flakjes si leckë me vendim gjykate të numrit 2 të qeverisë, sikur të ishte një magaziniere, dhe jo të shkarkimit të saj me propozim të Kryeministrit dhe dekret të Presidentit, ashtu siç është emëruar, Edi Rama faktoi se, në panik dhe tmerr është i aftë të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë.
Kërcënimit ‘po rashë unë, do të të marr me vete’ të Belinda Ballukut, Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej, jo duke e shkarkuar apo kërkuar dorëheqjen, siç ia kërkonte detyra, parimi, përgjegjësia politike, por me pritë pas shpine.
Sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten- por sistemi i së keqes qëndron.
Partia Demokratike e ka të qartë dhe thekson atë që ka thënë përherë: është Edi Rama koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë.
Nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës. Kjo është kërkesa jonë dhe kushti i kohës.
Kjo e bën misionin e Foltores qytetaro-parlamentare edhe më jetik, kjo e bën lëvizjen opozitare një kërkesë të kohës, kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare. -

PD: Burracaku Rama po përdor drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku. Në një deklaratë nga selia e PD, deputeti Klevis Balliu e cilësoi veprimin e Kryeministrit Edi Rama si burracak dhe faktin që shkarkimi u bë nga drejtësia tregon sipas tij, për panik total.
PD akuzon Edi Ramën se e ka përdorur drejtësinë për të hequr qafe zëvendësen e tij, duke e trajtuar atë si “dëm kolateral” dhe si një “e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa më parë”. Balliu theksoi se dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes.
PD sugjeroi se Rama i është përgjigjur kërcënimit të Ballukut – “po rashë unë, do të të marr me vete” – jo duke kërkuar dorëheqjen siç e kërkon përgjegjësia politike, por me “pritë pas shpine” përmes drejtësisë. Klevis Balliu deklaroi se sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten, por sistemi i së keqes qëndron.
Partia Demokratike ritheksoi qëndrimin e saj se Edi Rama është koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë. -

PD: Burracaku Rama po përdor drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun! Ai është kreu i sistemit narkos, pa rënien e tij…
Në një deklaratë për mediat, deputeti Klevis Balliu u shpreh se vendimi i fundit ndaj Belinda Ballukut ka ekspozuar edhe njëherë, sipas tij, mënyrën se si Edi Rama përdor drejtësinë për të mbrojtur pushtetin e vet.
Balliu tha se kryeministri, në vend që të merrte përgjegjësi politike dhe të kërkonte dorëheqjen e zëvendëskryeministres, zgjodhi ta trajtojë atë si “dëm kolateral”, duke u fshehur pas institucioneve për të shpëtuar veten.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se, njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit.
Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa me parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me një qëllim të vetëm, shpëtimin e karriges, pushtetit dhe kokës të vet.
Për turpin e tyre, dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes.
Me këtë akt të paprecedent të largimit nga detyra, pra të flakjes si leckë me vendim gjykate të numrit 2 të qeverisë, sikur të ishte një magaziniere, dhe jo të shkarkimit të saj me propozim të Kryeministrit dhe dekret të Presidentit, ashtu siç është emëruar, Edi Rama faktoi se, në panik dhe tmerr është i aftë të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë.
Kërcënimit ‘po rashë unë, do të të marr me vete’ të Belinda Ballukut, Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej, jo duke e shkarkuar apo kërkuar dorëheqjen, siç ia kërkonte detyra, parimi, përgjegjësia politike, por me pritë pas shpine.
Sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten- por sistemi i së keqes qëndron.
Partia Demokratike e ka të qartë dhe thekson atë që ka thënë përherë: është Edi Rama koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë.
Nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës. Kjo është kërkesa jonë dhe kushti i kohës.
Kjo e bën misionin e Foltores qytetaro-parlamentare edhe më jetik, kjo e bën lëvizjen opozitare një kërkesë të kohës, kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare.
-

Tensione në Kuvend, ndërhyn Garda/ Balliu kërkon të flasë, drejtuesja e seancës: Të kam hequr të drejtën e fjalës!
Një moment i tensionuar ka ndodhur në foltoren e Kuvendit, teksa deputeti i PD Klevis Balliu është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu.
Teksa Balliu i është afruar foltores, Spahiu ka këmbëngulur se ajo i ka hequr të drejtën e fjalës për sot Balliut dhe i ka kërkuar atij të ulet.
Megjithatë Balliu ka refuzuar duke iu drejtuar Spahiut, ndërsa në një moment ka pasur edhe ndërhyrje të Gardës së Republikës.
Në një përpjekje për të qetësuar tensionet, Spahiu ka urdhëruar 5 minuta pushim të seancës. -

Rritja e pensioneve nga 2026, Qori: E ulët dhe është hequr bonusi
Nga 1 janari pensionet do të rriten, një rritje e cila është parashikuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2026. Kreu i partisë ”Lëvizja Bashkë” Arlind Qori, thotë se rritja është shumë e ulët. Për të kjo është tallje me pensionistët, ndërsa theksoi se në vitin 2026 nuk do të ketë bonus për pensionistët.
”Rama ka hequr dorë nga bonusi i fundvitit. Në janar të 2026 pensionistët do të marrin një rritje të ulët. Bonusin që do të jepte në 2026 nuk do ta jap më. Në 2026 pensionistët do të marrin 300 lekë të reja më shumë në muaj, kjo është rritja sipas asaj që ka deklaruar qeveria.
Në 2025 ka qenë edhe vit elektoral dhe ka dhënë dy bonuse, kurse për 2026 nuk do të ketë bonus. Rama thotë do japim kaq në 2026 në 2027 por ne duhet që të diskutojmë buxhetin për 2026, pra s’ka bonus dhe në vend të bonusit ka një rritje modeste të pensionit mujor. Kjo është tallje me pensionistët”. -

Morën peng 27-vjeçarin, i grabitën 5 mijë euro dhe e dhunuan, arrestohen 2 persona në Tiranë, 3 në kërkim
Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit).
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv -

Çela raporton në Kuvend, Berisha: Ia keni hequr kompetencat, nekrologji për reformën!
Sali Berisha, teksa raportonte në Kuvend kryeprokurori Olsian Çela, tha se atij i janë hequr të gjitha kompetencat.
“Ftoj çdo deputet në këtë sallë të hapë Kushtetutën. Dhe në qoftë se lexoni Kushtetutën, ai zotëri nuk ka në mënyrë absolute asnjë tagër në Kushtetutë për ato që i thoni ju rezolutë. Se e kanë zhveshur nga çdo lloj kompetence, të jemi të vërtetë, dhe e thërrasin sikur të ishte me Kushtetutën e vjetër”, tha Berisha.
“Ju lexuat një rezolutë me seri nenesh duke shtruar kërkesa, të cilat Kushtetuta dhe ligji nuk ia njeh asnjë atij. Prandaj dhe pse e ngrita këtë? Ai nuk ka përgjegjësi, se ai ka ardhur në parlament për të referuar. Por këtë e ngrita për shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë që dëshmohet. Nuk ka asnjë lidhje me parlamentin. Nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët se ia ka KLP-ja. Është, sipas këtij libri, përfaqësues në marrëdhënie ndërkombëtare i shtetit shqiptar si prokuror. Kaq. Prandaj të mos bëjmë gjëra të tilla. Të mos bëjmë gjëra të tilla! I keni hequr çdo kompetencë dhe tani lexoni një rezolutë, e cila në fakt është një nekrologji, jo për personin, por për Prokurorin e Përgjithshëm. Për reformën. Kjo është e vërteta. Të paktën, kur vini në parlament, kur zgjidheni, lexojeni Kushtetutën se do u ndihmojë”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.
