Tag: heqjen

  • Kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitjeje”, Gjykata e Lartë jep vendimin pë Berishën

    Kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitjeje”, Gjykata e Lartë jep vendimin pë Berishën

    Gjykata e Lartë rrëzoi sot (22 prill) rekursin e kreut të PD-së, Sali Berisha, në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” që ka vendosur Apeli i GJKKO-së, në lidhje me aferën e dosjes “Partizani”.

    Kërkesa ishte depozituar nga avokatët, që kërkonin heqjen fare të kësaj mase. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, informon se pas shqyrtimit në Kolegj, kjo kërkesë nuk është vlerësuar si e argumentuar, duke i dhënë të drejtë GJKKO-së dhe SPAK në masën e vendosur më herët.
    E njëjta masë u la në fuqi, për arrest shtëpiak edhe ndaj dhëndrit Jamarbër Malltezi.
    Nga ana tjetër, nesër është edhe seanca paraprake në GJKKO për kalimin ose jo të dosjes “Partizani” për gjykim në themel. Kjo seancë zvarritet prej më shumë se 6 muajsh dhe tashmë GJKKO ka caktuar edhe avokat kryesisht, duke paralajmëruar palët për taktikën e ekzagjëruar ligjore të zvarritjeve proceduriale të çështjes. Nesër pritet që të merret edhe një vendim.

    “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, kundër vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Lënien në fuqi të vendimit nr. 21 (87-2025-30), datë 24.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për Jamarbër Malltezi”, thuhet në vendimin e marrë.
     

  • KQZ u jep 24 orë afat partive për heqjen e posterave propagandistikë, urdhëron partitë politike të…

    KQZ u jep 24 orë afat partive për heqjen e posterave propagandistikë, urdhëron partitë politike të…

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë një afat prej 24 orësh për të gjitha subjektet zgjedhore për të hequr materialet propagandistike të paligjshme, duke kërkuar që ato të mbajnë shënimin e kërkuar ligjërisht. Në një mbledhje të mbajtur ditën e sotme, Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se çdo subjekt zgjedhor është detyruar të vendosë në materialet e tij propagandistike shënimin: “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të [emri i subjektit zgjedhor]”. Në rast se ky detyrim nuk zbatohet brenda afatit 24-orësh, KQZ do të urdhërojë Policia Bashkiake për heqjen e materialeve zgjedhore të subjekteve që nuk e respektojnë. KQZ ka specifikuar partitë dhe qarqet ku materialet e propagandës zgjedhore duhet të hiqen brenda 24 orëve:
    Partia Socialiste e Shqipërisë – Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan
    Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – Dibër, Tiranë
    Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër
    Koalicioni Euroatlantik – Elbasan
    Partia Djathtas 1912 – Delvinë
    Përgjegjësia Ligjore dhe Rregullat e Zbatueshme
    Ky vendim është marrë për të siguruar që të gjitha materialet zgjedhore të jenë në përputhje me rregullat dhe ligjet përkatëse të fushatës zgjedhore. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka theksuar rëndësinë e respektimit të ligjeve dhe rregullave të fushatës për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të parandaluar abuzimet. Nëse ndodhin shkelje të këtyre detyrimeve, KQZ ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të mëtejshme, përfshirë heqjen e materialeve nga ana e Policisë Bashkiake.

  • PE kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

    Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot draft-raportin për progresin e Kosovës drejt BE-së gjatë viteve 2023-2024, duke vënë në pah se vendi ka bërë përparime të dukshme në reformat zgjedhore, stabilitetin ekonomik dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.Megjithatë, eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë cekur se sfidat mbeten në reformën e gjyqësorit, lirinë e mediave, efikasitetin e administratës dhe digjitalizimin e shërbimeve publike.Raporti i Komisionit për Punë të Jashtme u miratua me 48 vota pro, 19 kundër dhe 6 abstenime.Në raport gjithashtu thuhet se dialogu Kosovë-Serbi ende nuk ka dhënë rezultatet e pritura.Vendosmëria e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka qenë konstante dhe të gjitha përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga ‘zona gri’ janë në interes të Kosovës dhe BE-së, theksojnë eurodeputetët në raport.Ata mbështesin plotësisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, synimin e saj strategjik për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe ofertat e saj për t’iu bashkuar organizatave të tjera ndërkombëtare.Duke vënë në dukje se angazhimi i fortë politik është i nevojshëm për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, eurodeputetët mirëpresin përparimin e bërë në gjykimin e rasteve të korrupsionit.Ata gjithashtu i bëjnë thirrje Kosovës që të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar.Duke bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së kundër Kosovës, të cilat nuk justifikohen më pasi Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së, eurodeputetët nënvizojnë se masat janë në kundërshtim të madh me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe po pengojnë rifillimin e dialogut Beograd-Prishtinë në mirëbesim.Duke theksuar se dialogu nuk ka dhënë rezultatet e pritura, eurodeputetët i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë themelimin e asociacionit dhe heqjen e kundërshtimit të Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Të dy vendet duhet gjithashtu të shmangin veprimet e njëanshme që mund të dëmtojnë procesin e dialogut.Raportuesi Riho Terras nga Estonia tha se procesi i integrimit të Kosovës ka nevojë për një moment të ri.“Ne kemi nevojë për një kapitull të ri në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që në peizazhin politik të Kosovës, të gjitha partitë kryesore janë fuqimisht në favor të integrimit në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane të bazuar në agjendën e reformës dhe ne do të punojmë së bashku,” tha ai.BE vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri. Komisioni Evropian ka akuzuar Qeverinë Kurti për veprime të pakoordinuara me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.Masat ndëshkuese në qershor 2023 përfshijnë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në dialogun me Serbinë dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor./Kosovapress/

  • “Rasti duhet të sillte heqjen e mandatit”, Çollaku ngre alarmin:Mazhoranca ka ushtruar presion për të mbrojtur Xhaçkën

    “Rasti duhet të sillte heqjen e mandatit”, Çollaku ngre alarmin:Mazhoranca ka ushtruar presion për të mbrojtur Xhaçkën

    I ftuar në një emision televiziv, gazetari dhe Kandidat i PD për Dibrën tha se një nga çështjet kyçe që duhet shqyrtuar është roli i Gjykatës në procese hetimore, duke theksuar se, megjithë angazhimin e SPAK dhe Prokurorisë, ajo që bën vërtetë ndryshimin është vendimi i gjyqtarëve.
    Ai ka vlerësuar se është një rast konkret ku një gjyqtar ka urdhëruar hetimin ndaj ish-ministres dhe deputetes Xhaçka, duke nënvizuar se ky është një rast që meriton vëmendje të veçantë, sidomos duke e krahasuar me mbrojtjen që është bërë për të dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçin.Gazetari theksoi se ky hetim do të duhej të kishte përfunduar me heqjen e mandatit të Xhaçkës, dhe se përgjegjësitë e kryeministrit Rama, deputetëve të PS, si dhe atyre që nuk e mbështetën këtë hetim, duhet të nxirren në dritë.
    Basir Çollaku:
    Ajo që kemi theksuar edhe herë të tjera, dhe që e çmoj si të rëndësishme, është edhe ky rast konkret që duhet shqyrtuar. Ne po flasim për SPAK, Prokurorinë, por ajo që bën diferencën është Gjykata. Ajo vlerëson nëse prokurori ka të drejtë në pretendimet e tij, nëse materialet e hetimit janë të mjaftueshme për të avancuar më tej apo jo. Çmoj se ky është një rast ku një gjyqtar ka marrë vendimin për të urdhëruar hetimin ndaj ish-ministres dhe deputetes Xhaçka. Ky është një rast që, për fat të mirë, po përsëritet shpesh, ku gjyqtarët konstatojn, theksojnë dhe urdhërojnë hetime të mëtejshme.
    Po pse ka pasur një mbrojtje të tillë të gjatë? Ky është një skenar që përfshin mazhorancën, Ramën, Parlamentin, dhe presionin që ka ushtruar pushteti. Nuk kanë mundur të bindin askënd. Pse ka pasur këtë rezistencë, nga vjen ajo, kë po mbrojnë dhe çfarë po mbrojnë?
    Nuk është vetëm mbrojtje e Xhaçkës ose e bashkëshortit të saj, Artan Gaçit. Kjo është një pasuri publike që është përfshirë në interesa private të deputetes, e cila, pasi është vendosur, ka bërë që Këshilli i Ministrave ta kualifikojë si investitor strategjik. Një hetim për këtë çështje duhej të ishte përfunduar me heqjen e mandatit të saj.
    Po kjo është Prokuroria, ky është Parlamenti, këto janë institucionet që nuk kanë marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, edhe vendimet e GJK po rrëzohen me këtë shteg të ri hetimor. Komisioni i Venecias rekomandonte të njëjtën gjë që tashmë ka nisur. Ky vendim nxjerr përgjegjësitë e Kryeministrit Rama, deputetëve të PS, dhe atyre që votuan kundër ekzekutimit të detyrueshëm për të çuar për hetim dhe heqjen e mandatit të zonjës Xhaçka më herët.

  • Mosha bën të vetën/ Berisha bëhet lëmsh me shifrat, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit

    Mosha bën të vetën/ Berisha bëhet lëmsh me shifrat, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit

    Sali Berisha, drejtuesi i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, vijoi takimet elektorale në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke vizituar një biznes fasonerie në Durrës. Gjatë këtij takimi, ai prezantoi programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke u fokusuar tek mbështetja e sipërmarrjeve nën moton “Made in Albania”.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se, nëse do të vijë në pushtet, taksa mbi dividendin do të vendoset në 10%.
    Mirëpo, deklarata e tij u ndërpre nga një biznesmen i pranishëm, i cili i kujtoi se aktualisht kjo taksë është 8% dhe kërkoi heqjen e saj. I befasuar nga ndërhyrja, Berisha e korrigjoi veten dhe u përgjigj: “8% po, po ke të drejtë. T’i kërkon heqjen, do ta shqyrtojmë”.

  • Osmani kërkon përsëri heqjen e masave ndaj Kosovës në takim me ambasadorët e BE-së

    Osmani kërkon përsëri heqjen e masave ndaj Kosovës në takim me ambasadorët e BE-së

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përsëri nga Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat “e padrejta” ndaj Kosovës, gjatë një takimi të mërkurën me ambasadorët e vendeve të bllokut evropian në Prishtinë.
    “Theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së”, shkroi Osmani në Facebook.
    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

    Një zëdhënës i bllokut i tha Radios Evropa e Lirë në shkurt se “masat e përkohshme të BE-së janë të kthyeshme dhe Këshilli tashmë ka vendosur kushte për heqjen graduale të tyre, të cilat lidhen me marrjen e hapave nga Kosova për uljen e tensioneve në veri”.
    Osmani dhe liderë të tjerë të vendit kanë kërkuar vazhdimisht heqjen e masave, siç ka kërkuar së voni edhe Parlamenti Evropian.
    Ndërkohë, Osmani tha se në takimin e së mërkurës me ambasadorët e vendeve të bllokut bisedoi edhe për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
    Kosova mbajti zgjedhje parlamentare me 9 shkurt dhe pritet të ketë institucione të reja së shpejti, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të enjten.
    Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti doli e para duke i fituar 42.30 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvendin me 120 sosh.
    Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta me 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)18.27 për qind.
    Asnjë parti nuk arriti t’i fitojë të paktën 61 ulëset e nevojshme për ta formuar e vetme Qeverinë e re.
    Kurti ka thënë se po pret certifikimin e rezultateve, para se anëtarët e partisë së tij të ulen dhe të shikojnë rrugën përpara./REL

  • Osmani takim me ambasadorët e BE-së, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

    Osmani takim me ambasadorët e BE-së, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

    Vjosa Osmani

    PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përsëri nga Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat “e padrejta” ndaj Kosovës, gjatë një takimi të mërkurën me ambasadorët e vendeve të bllokut evropian në Prishtinë.
    “Theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së”, shkroi Osmani në Facebook.
    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.
    Një zëdhënës i bllokut i tha Radios Evropa e Lirë në shkurt se “masat e përkohshme të BE-së janë të kthyeshme dhe Këshilli tashmë ka vendosur kushte për heqjen graduale të tyre, të cilat lidhen me marrjen e hapave nga Kosova për uljen e tensioneve në veri”.
    Osmani dhe liderë të tjerë të vendit kanë kërkuar vazhdimisht heqjen e masave, siç ka kërkuar së voni edhe Parlamenti Evropian. Ndërkohë, Osmani tha se në takimin e së mërkurës me ambasadorët e vendeve të bllokut bisedoi edhe për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
    Kosova mbajti zgjedhje parlamentare me 9 shkurt dhe pritet të ketë institucione të reja së shpejti, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të enjten. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti doli e para duke i fituar 42.30 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvendin me 120 sosh.
    Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta me 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)18.27 për qind. Asnjë parti nuk arriti t’i fitojë të paktën 61 ulëset e nevojshme për ta formuar e vetme Qeverinë e re. Kurti ka thënë se po pret certifikimin e rezultateve, para se anëtarët e partisë së tij të ulen dhe të shikojnë rrugën përpara./REL