Tag: heqjen

  • Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj pronës, Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

    Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj pronës, Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

    Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa.
    Raportohet se në rekurs kundërshtohej vendimi i apelit për sekuestron e një banese në Qerret të vendosur nën sekuestro nga SPAK.

    Rekursi është depozituar edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars.
    “Vendosëm mospranimin e rekursit të paraqitur nga ankuesit, shtetasja Ajola Xoxa, shoqëria “Partners Law” sh.p.k., dhe shoqëria “Ava Studion” sh.p.k., kundër vendimit nr. 12 (87-2025-84), date 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e GJL.

  • Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

    Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

    Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që prekin fusha si energjia, infrastruktura e të tjera.

    Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga vetë Unioni Evropian për KosovaPress, por theksojnë se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen, sipas tyre, nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri të vendit.

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë më 21 maj, bëri të ditur se kanë filluar gradualisht të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

    Heqja graduale e masave është një lajm i mirë për Klisman Kadiun, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili tregon se, cilat do të jenë masat e para që do të hiqen. Megjithatë, ai shton se ato duhet të hiqen plotësisht sa më parë, pasi janë vendosur padrejtësisht.

    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

    ‘Masat ndaj Kosovës u vendosën padrejtësisht në fund të qershorit të para dy viteve. Ka pothuajse një vit që kemi gjithashtu një rekomandim nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, për heqjen e tyre. Është një lajm i mirë, edhe pse i vonuar, që Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç është komunikuar edhe nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, ato po hiqen në mënyrë graduale. Nga ana jonë, ritheksojmë se masat duhet të hiqen sa më parë dhe plotësisht. Në kuadër të këtij procesi, BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që përfshijnë fusha si energjia, infrastruktura e të tjera’, thuhet në përgjigjen me shkrim të tij për KosovaPress.

    Ndërkohë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, deklaron për KosovaPress se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së disa masave.

    Ajo deklaron se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen nga përparimi në terren në përputhje me pritshmëritë e BE-së për situatën në veri.

    ‘Në dhjetor 2024, Këshilli deklaroi se BE-ja do të heqë gradualisht masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Në këtë drejtim, Komisioni ka ndërmarrë tashmë hapat e parë drejt heqjes së disa prej masave. Hapat e ardhshëm varen nga përparimi në terren dhe janë të kushtëzuar me një de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri’, thekson ajo.

    Në anën tjetër, njohësja e çështjeve të integrimeve evropiane dhe ish-diplomatja, Alma Lama, thotë për KosovaPress se ekziston vullneti i shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, mirëpo vendi duhet të lobojë intensivisht për largimin e tyre të plotë. Sipas saj, kriza politike aktuale mund të përbëjë pengesë për një gjë të tillë.

    ‘Ka vullnet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së për heqjen e këtyre masave. Por sytë e BE-së janë tashmë të drejtuar nga Kuvendi i Kosovës, për të parë se si funksionon demokracia dhe pse ekziston ky ngërç politik. Pse këto shkelje të mëdha të frymës demokratike? Si pasojë, nuk priten veprime të rëndësishme politike’, thekson ajo.

    Javë më parë, edhe Parlamenti Evropian miratoi raportin për Kosovën, në të cilin, ndër të tjera, kërkohet edhe heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese ndaj saj.

    Në qershor të vitit të kaluar, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave ndaj Kosovës, por disa vende anëtare të BE-së mbetën skeptike për heqjen e plotë të tyre.

    Në fund të muajit qershor bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe deri më tani është raportuar se vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, për shkak të bllokimit të projekteve të ndryshme.

  • BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, priten hapat e radhës në varësi të situatës në veri

    BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, priten hapat e radhës në varësi të situatës në veri

    Qeveria në detyrë e Kosovës është në pritje që Bashkimi Evropian të fillojë zbatimin e hapave të parë drejt heqjes së masave ndëshkuese, përfshirë rifillimin e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe projektet e asistencës teknike në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. Këto projekte prekin fusha strategjike si energjia dhe infrastruktura.
    Nga BE-ja është konfirmuar se procesi ka nisur, por heqja e plotë e masave do të varet nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm i tensioneve në veri të vendit. Këtë e ka theksuar zyrtarisht edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, duke shtuar se çdo hap i ardhshëm do të jetë i kushtëzuar me përparimin konkret në terren.
    Heqja e pjesshme e sanksioneve është mirëpritur nga Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimi, i cili ka theksuar se masat janë vendosur padrejtësisht dhe duhet të hiqen sa më parë. Ai konfirmoi se ndër hapat e parë është rikthimi i funksionimit të nënkomiteteve të MSA-së dhe projekteve investuese të BE-së.
    Ndërkohë, ish-diplomatja Alma Lama vlerëson se pavarësisht vullnetit të shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave, Kosova duhet të lobojë më shumë dhe të shmangë ngërçin politik që, sipas saj, po dëmton besueshmërinë demokratike të vendit në sytë e Brukselit.
    BE vendosi masat ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri. Sipas raporteve, Kosova ka pësuar mbi 300 milionë euro humbje për shkak të ndërprerjes së projekteve dhe mbështetjes financiare të bllokuar. Pavarësisht rekomandimit të ish-shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për heqjen e tyre, disa vende anëtare mbetën skeptike, duke kërkuar më shumë stabilitet nga autoritetet kosovare.
    Përfaqësuesja e Lartë aktuale, Kaja Kallas, konfirmoi më 21 maj gjatë vizitës në Prishtinë se heqja e masave ka nisur gradualisht.

  • ​Këto do të jenë sanksionet e para që Bashkimi Evropian do t’i heqë Kosovës

    ​Këto do të jenë sanksionet e para që Bashkimi Evropian do t’i heqë Kosovës

    Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që prekin fusha si energjia, infrastruktura e të tjera.
    Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga vetë Unioni Evropian për KosovaPress, por theksojnë se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen, sipas tyre, nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri të vendit, raporton KosovaPress.

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë më 21 maj, bëri të ditur se kanë filluar gradualisht të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
    Heqja graduale e masave është një lajm i mirë për Klisman Kadiun, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili tregon për KosovaPress, se cilat do të jenë masat e para që do të hiqen. Megjithatë, ai shton se ato duhet të hiqen plotësisht sa më parë, pasi janë vendosur padrejtësisht.
    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.
    “Masat ndaj Kosovës u vendosën padrejtësisht në fund të qershorit të para dy viteve. Ka pothuajse një vit që kemi gjithashtu një rekomandim nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, për heqjen e tyre. Është një lajm i mirë, edhe pse i vonuar, që Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç është komunikuar edhe nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, ato po hiqen në mënyrë graduale. Nga ana jonë, ritheksojmë se masat duhet të hiqen sa më parë dhe plotësisht. Në kuadër të këtij procesi, BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që përfshijnë fusha si energjia, infrastruktura e të tjera”, thuhet në përgjigjen me shkrim të tij për KosovaPress.
    Ndërkohë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, deklaron për KosovaPress se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së disa masave.
    Ajo deklaron se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen nga përparimi në terren në përputhje me pritshmëritë e BE-së për situatën në veri.
    “Në dhjetor 2024, Këshilli deklaroi se BE-ja do të heqë gradualisht masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Në këtë drejtim, Komisioni ka ndërmarrë tashmë hapat e parë drejt heqjes së disa prej masave. Hapat e ardhshëm varen nga përparimi në terren dhe janë të kushtëzuar me një de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri”, thekson ajo.
    Në anën tjetër, njohësja e çështjeve të integrimeve evropiane dhe ish-diplomatja, Alma Lama, thotë për KosovaPress se ekziston vullneti i shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, mirëpo vendi duhet të lobojë intensivisht për largimin e tyre të plotë. Sipas saj, kriza politike aktuale mund të përbëjë pengesë për një gjë të tillë.
    “Ka vullnet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së për heqjen e këtyre masave. Por sytë e BE-së janë tashmë të drejtuar nga Kuvendi i Kosovës, për të parë se si funksionon demokracia dhe pse ekziston ky ngërç politik. Pse këto shkelje të mëdha të frymës demokratike? Si pasojë, nuk priten veprime të rëndësishme politike”, thekson ajo.
    Javë më parë, edhe Parlamenti Evropian miratoi raportin për Kosovën, në të cilin, ndër të tjera, kërkohet edhe heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese ndaj saj.
    Në qershor të vitit të kaluar, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave ndaj Kosovës, por disa vende anëtare të BE-së mbetën skeptike për heqjen e plotë të tyre.
    Në fund të muajit qershor bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe deri më tani është raportuar se vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, për shkak të bllokimit të projekteve të ndryshme./KP/

  • Neutralitet, mosanëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve! Reuters zbulon kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës

    Neutralitet, mosanëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve! Reuters zbulon kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës

    Reuters zbulon kushtet e presidentit rus, Valdimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Sipas agjencisë së lajmeve, Putin kërkon neutralitetin e Ukrainës, mosanëtarësimin në NATO dhe heqjen graduale të një pjesë të konsiderueshme të sanksioneve.
    Ai kërkon kështu që të përjashtohet mundësia që republikat e tjera ish-sovjetike, si Gjeorgjia dhe Moldavia të mos bëhen anëtare të Aleancës Ushtarake.
    Ndër të tjera, presidenti rus kërkon garanci institucionale për mbrojtjen e folësve rusë në Ukrainë.

    Top Channel

  • PD kërkoi heqjen e mandatit të Vullnet Sinajt, Gjykata Kushtetuese e rrëzon

    PD kërkoi heqjen e mandatit të Vullnet Sinajt, Gjykata Kushtetuese e rrëzon

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Mbyllja e hetimeve të SPAK, Kryemadhi: Kam bashkëpunuar me Metën për heqjen e mitrës

    Mbyllja e hetimeve të SPAK, Kryemadhi: Kam bashkëpunuar me Metën për heqjen e mitrës

    SPAK ka përfunduar hetimet për aferën CEZ-DIA, që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
    Ish-kryetarja e LSI-së, në dalje të SPAK zhvilloi një komunikim me mediat ku deklaroi se brenda ambienteve të SPAK iu komunikuan të njëjtat akuza për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave, si dhe mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë.
    “Përfundimet e hetimit po vonohen sepse është çështje voluminoze. Ishin gjithë këto faqe që ishin për t’u firmosur, besoj që shumë shpejt vazhdojnë akoma. Janë në proces hetimi, do kemi edhe një thirrje tjetër. Meqë erdha sot nuk do vij të hënën e parë të qershorit për t’u paraqitur.  Mund të shihemi në korrik por për gjëra të tjera.
    Për një gjë më vjen keq, që kur nis gjyqi do ta bëjmë të hapur. Sa i përket çështjes se me kë kam bashkëpunuar, sipas SPAK kam bashkëpunuar me Ilir Metën për heqjen e mitrës. Janë komunikuar të njëjtat akuza, pa asnjë shtesë”, tha Kryemadhi.
    Hetimet janë fokusuar në tre çështje kryesore: aferën CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe hetimin pasuror ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

  • Apeli i GJKKO lë në burg Çyrbjan, rrëzon kërkesën e ish-deputetit për heqjen e masës së sigurisë

    Apeli i GJKKO lë në burg Çyrbjan, rrëzon kërkesën e ish-deputetit për heqjen e masës së sigurisë

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbjas dhe shtetasit Ahmet Masha për heqjen e masës së sigurisë. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj, që ishin kundërshtuar nga personat nën hetim.
    SPAK ka afat deri më 20 korrik për të përfunduar hetimet për këtë dosje. Organi hetues pret përgjigje për letërporosinë e nisur partnerëve jashtë Shqipërisë, ku janë kërkuar informacione lidhur me disa episode të çështjes dhe subjekteve që po hetohen.
    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

  • E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

    E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale B.H., ishte duke çmontuar dhe hequr bolierin e ujit, por i ra duke i shkaktuar dëmtim në kokë. 52-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke u transportuar në spital.
    “Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Siria përshëndet vendimin zyrtar të SHBA-së për heqjen e sanksioneve, ‘çdo vend tjetër është i mirëpritur për bashkëpunime’

    Siria përshëndet vendimin zyrtar të SHBA-së për heqjen e sanksioneve, ‘çdo vend tjetër është i mirëpritur për bashkëpunime’

    Ministri e Jashtme e Sirisë përshëndeti sot heqjen zyrtare të sanksioneve të SHBA-së.

    Siria e quan një hap pozitiv këtë vendim për heqjen e sanksioneve ndaj saj, dhe sipas saj këto hapa e lehtësojë gjendjen ekonomike në vend.

    “Republika Siriane shpreh kënaqësinë e saj me vendimin e qeverisë amerikane për të hequr sanksionet që ishin vendosur për shumë vite ndaj Sirisë  dhe popullit të saj. Ky është një hap pozitiv në drejtimin e duhur për të zvogëluar vuajtjet në një nivel ekonomik dhe humanitar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

    Sipas burimeve lokale, qeveria e re Siriane është e hapur me çdo vend tjetër për bashkëpunime. Syri.net-Protothema