Gjyqtarja Elsa Ulliri ka lënë në fuqi vendimin për “ngrirjen” e një sërë pasurish që i përkasin dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Kështu, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha për heqjen e masës së sekuestros preventive.
Tag: heqjen
-

Dosja “Partizani”/ Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon Malltezin dhe Argita Berishën
-

Zgjedhjet lokale dhe vizita e Von der Leyen mund të ndihmojnë në heqjen e mëtejme të masave
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë do të mund të ndihmojë drejt hapave të mëtejmë të Bashkimit Evropian për heqjen graduale të masave ndaj Kosovës. Por për momentin nuk ka ndonjë veprim konkret në këtë drejtim.
Burimet diplomatike në BE thonë se mirëvajtja e zgjedhjeve lokale ka qenë një sinjal i mirë, sidomos pjesëmarrja e madhe e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje. Por të njëjtat burime kanë shtuar se disa qarqe duan të presin dhe të shohin se si do të bëhet bartja e pushtetit lokal tek ata që kanë fituar në zgjedhjet lokale. Një zëdhënës i BE-së ka thënë se Von der Leyen ka qenë e inkurajuar pas bisedave që ka pasur në Kosovë. “Presidentja Von der Leyen ka pasur diskutime konstruktive me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti gjatë turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo ishte e inkurajuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale paqësore, konkurruese dhe inkluzive, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Ky është një sinjal i rëndësishëm për depërshkallëzim në veri i cili do të konsiderohet në kontekstin e heqjes së mëtejme të masave. Ne presim që raundi i dytë i zgjedhjeve të zhvillohet në mënyrën e njëjtë dhe i gëzohemi një tranzicioni të rregullt të qeverisjes lokale“, ka thënë për Kohën një zëdhënës i BE-së. Në BE moti ishte miratuar vendimi për heqjen graduale të masave ndaj Kosovës por në të njëjtin vendim ishte thënë se kjo duhet të bëhet paralelisht me masat e Kosovës drejt uljes së tensioneve në veri.
Me përjashtim të disa hapave simbolikë, masat nuk kanë ndryshuar. Para disa ditëve heqjen e masave e kanë kërkuar edhe disa organizata të shoqërisë civile nga Kosova. -

Senati amerikan voton për heqjen e sanksioneve të ashpra ndaj Sirisë pas rrëzimit të Assad
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar heqjen e disa prej sanksioneve më gjithëpërfshirëse amerikane ndaj Sirisë, të vendosura gjatë sundimit të Bashar al-Assadit, liderit të gjatë të vendit, i cili u rrëzua në dhjetor të vitit të kaluar.
Veprimi u ndërmor të enjten në mbrëmje kur dhoma miratoi një projektligj të përgjithshëm vjetor të politikës së mbrojtjes, të njohur si NDAA, që përfshinte heqjen e Aktit të Mbrojtjes Civile të Sirisë “Caesar” të vitit 2019.
Ligji, i nënshkruar nga presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, kishte vendosur sanksione ndaj Damaskut për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut gjatë luftës civile 13-vjeçare në vend.
Ai parashikonte sanksione të gjera ndaj individëve dhe institucioneve siriane dhe dënime financiare për ata që i siguruan qeverisë siriane apo përfaqësuesve të saj mbështetje, transaksione, shërbime ose mallra të konsiderueshme.
“Mirënjohës që Senati miratoi anulimin e Aktit Caesar si pjesë të NDAA-së”, shkroi përfaqësuesi republikan Joe Wilson në platformën amerikane të mediave sociale X. “Këto sanksione shumë të rënda u vendosën ndaj një regjimi që, për fat, nuk ekziston më. Suksesi i Sirisë tani varet nga heqja e plotë dhe totale”, shtoi ai.
NDAA-ja u miratua me mbështetje të gjerë – 77 kundrejt 20 – në dhomën me 100 anëtarë. Tani çështja do t’i nënshtrohet asaj që njihet si konferencë e përbashkët, ku përfaqësues nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të takohen për të rënë dakord mbi ndryshimet midis dy versioneve të projektligjit që secila dhomë ka miratuar.
Pas rrëzimit të Assadit në dhjetor të vitit të kaluar, pas 24 vitesh sundim, ai u arratis në Rusi, një zhvillim që shënoi përfundimin e dekadave të sundimit të Partisë Baath në Siri. Një administratë tranzitore, e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa, mori detyrën në janar. -

Orban dhe Fico dalin kundër Europës? Hungaria dhe Sllovakia kërkojnë heqjen e disa oligarkëve rusë nga lista e sanksioneve të BE-së
Hungaria dhe Sllovakia po i kërkojnë sërish Bashkimit Evropian (BE) të heqë masën për ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për gjashtë biznesmenë rusë, si kusht për vazhdimin e regjimit të sanksioneve individuale kundër Kremlinit, në fuqi që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Moska, më shumë se tre vjet më parë.
Sanksionet, që pas 18 rundesh masash kufizuese të BE-së tashmë përfshijnë mbi 2.600 individë e kompani, duhet të zgjaten çdo gjashtë muaj me unanimitet – zakonisht në mes të marsit dhe shtatorit.
Në listë gjenden emra si presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, por edhe disa oligarkë e biznesmenë të akuzuar se kanë financuar luftën e Rusisë apo kanë përfituar nga ajo.
Siç ka ndodhur rregullisht në Bruksel, Hungaria – dhe së fundmi edhe Sllovakia – kanë përdorur veton e tyre për të hequr disa nga emrat e nivelit të lartë. Të dyja këto shtete të Evropës Qendrore gëzojnë marrëdhënie të ngushta politike me Kremlinin, dhe pretendojnë se sanksionet dëmtojnë ekonominë evropiane më shumë se ekonominë ruse.
Në mars, biznesmeni rus Viatcheslav Moshe Kantor; ministri i Sportit, Mikhail Degtyaryov; dhe Gulbahor Ismailova, motra e miliarderit Alisher Usmanov, u hoqën nga lista pas javësh negociatash të vështira diplomatike ndërmjet zyrtarëve evropianë.
Vitin e kaluar, në mënyrë të ngjashme, u hoqën bashkëthemeluesi i gjigantit rus të internetit, Yandex, Arkady Volozh; biznesmeni Sergei Mndoiants; shtetasi sllovak, Jozef Hambalek, udhëheqës i klubit motoçiklistik nacionalist rus Ujqit e Natës në Evropë; si dhe Violetta Prigozhina, nëna e biznesmenit të vdekur dhe udhëheqësit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Sipas disa diplomatëve të BE-së që folën në kushte anonimiteti, këtë herë Sllovakia po kërkon heqjen e Usmanovit dhe biznesmenit Mikhail Fridman. Përveç këtyre dy emrave, Hungaria po kërkon edhe heqjen e oligarkëve Dmitry Mazepin, Pyotr Aven, Musa Bazhaev dhe Albert Avdolyan.
Shumica e këtyre emrave janë propozuar edhe më herët për heqje nga listat, përveç Avdolyanit, i cili u vendos nën sanksione nga BE-ja vetëm në shkurt të këtij viti.
Shtetet e tjera anëtare të BE-së kanë paraqitur një alternativë: të hiqen vetëm një ose dy raste të ashtuquajtura “të dobëta” – individë të cilët me gjasë do të hiqeshin gjithsesi, pasi sanksionet ndaj tyre bazohen në prova që nuk do të qëndronin nëse do të sfidoheshin në gjykatë. Përveç kësaj, ato propozojnë që sanksionet të zgjasin çdo 12 muaj, në vend të 6 muajve aktualë.
Por, si Bratislava, ashtu edhe Budapesti, e kanë refuzuar këtë propozim në diskutimet paraprake në Bruksel, dhe çështja tani do të kalojë në nivel ambasadorësh të BE-së, më 3 shtator.
Një marrëveshje atë ditë nuk pritet, por me afatin e 15 shtatorit që po afrohet për rinovimin e sanksioneve, pritet që javën e ardhshme të arrihet një kompromis. /relTop Channel
-

Orban dhe Fico dalin kundër BE? Hungaria dhe Sllovakia kërkojnë heqjen e disa oligarkëve rusë nga lista e sanksioneve të BE-së

“Berisha është i zhytur në krime”, gazetari: S’ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e non-gratës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreson që një vendim i administratës se Trump për George Soros e rrëzon “non grata-n” e tij. Doktori duket i gëzuar, por një verifikim faktesh tregon se ai vazhdon të jetë person në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, ndërsa Soros nuk është shpallur “non grata”.
Gazetari i ABC News, Andon Kello, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se Departamenti Amerikan i Shtetit vijon ta ketë Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e personave non grata.
“DASH ende sot e kësaj dite e ka në fuqi “non grata”. E ka ende zyrtare në faqen e tij, prej 17 majit të vitit 2021. Nuk ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e saj”, tha ai.
Ai theksoi se aktualisht PD ka dy kontrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që lidhen njëra për lobimin për heqjen e njollës non grata dhe tjetra për këshillimin nga Chris Lacivita për zgjedhjet e 11 majit.
“PD me dy kontrata në SHBA, ajo e lobimit për heqjen e non gratës dhe me Chris LaCivita . Nga sot, PD ka afat 60 ditë për të dorëzuar faturat e shpenzimet në KQZ. Kontrata me LaCivita është zotuar nga vetë Berisha se do bëhet publike. Është një kontratë, e cila zgjat deri në mars të 2027. “, tha ai.
Ndërkohë, gazetari Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berishës nuk do t’i hiqet asnjëherë njolla e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka rreshtuar atë dhe familjen e tij në mesin e personave të padëshirueshëm për Amerikën.
Sipas tij, Berisha është një personazh, i cili është zhytur në krime dhe për këto duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.
“ Berisha është totalisht i parashikueshëm në veprimet e tij. Mendonte se pas rikthimit të Trump, ky i fundit do t’ia hiqte non gratën. Është delirant dhe ai mendon se gjithçka vërtitet rreth tij. Non grata nuk do t’i hiqet sa të jetë gjallë as atij dhe as familjes së tij. E ka të kotë me këtë mënyrë duke goditur Sorosin. Berisha ka porositur vrasje, ka bërë vrasje, ka vjedhur paratë e shqiptarëve. E kemi më zë e figurë, që ka porositur krimin ndaj Haklajve Është shkaktuari i zhdukjes së 14 burrave të familjes Haklaj, është akuzuar nga familja Haklaj dhe Berisha asnjëherë nuk është prononcuar për këto. Familja Berisha është e zhytur në krim”, tha ai. -

Kompania lobuese e PD kërkon heqjen e “Non Gratës” për Sali Berishën – Dokumenti
Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike, “Continental Strategy”, i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit Amerikan të Shtetit heqjen e statusit “non grata” për ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Sali Berisha. Në një dokument të datës 22 korrik, kompania lobuese argumenton se vendimi për të përfshirë Berishën nën Sekcionin 7031(c) ka qenë politik dhe pa prova të mjaftueshme.
Dokumenti thekson se vendimi për të ndëshkuar Berishën, i cili përdoret për të sanksionuar zyrtarët e huaj të përfshirë në korrupsion ose shkelje të të drejtave të njeriut, ka qenë i motivuar politikisht dhe i mungojnë provat e nevojshme.
Sipas raportit, ky emërim ka “dëmtuar besueshmërinë e SHBA-së në Ballkan” dhe ka “kontribuar në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, të cilën kritikët e përshkruajnë si ‘narkoshtet’”. Kjo linjë argumentimi synon të paraqesë sanksionin si një faktor destabilizues, në vend të një mjeti për të luftuar korrupsionin.
Më tej, në dokument thuhet se “Berisha nuk është më një figurë politike aktive dhe heqja e këtij emërimi do të ndihmonte në ripërtëritjen e neutralitetit amerikan dhe interesave strategjike në rajon”. Kjo sugjeron se heqja e “non gratës” do të shërbente interesave më të gjera gjeopolitike të SHBA-së në Ballkan.
Raporti gjithashtu hedh dritë mbi atë që e cilëson si “zgjerim dramatik të përdorimit të seksionit 7031(c) gjatë administratës Biden”. Sipas dokumentit, kjo administratë ka bërë mbi 300 emërime në katër vitet e fundit, kryesisht kundër zyrtarëve të qeverive që bashkëpunojnë me SHBA-në.
Njëkohësisht, kritikohet administrata Biden për “shmangien e regjimeve më të majta që gjithashtu përballen me akuza për korrupsion”. Kjo çështje ka nxitur debate të forta në Uashington, ku disa senatorë republikanë kanë akuzuar administratën për përdorim politik të këtij mekanizmi, duke favorizuar kundërshtarët politikë dhe duke minuar besueshmërinë e masave anti-korrupsion të SHBA-së.
Kliko këtu për te lexuar dokumentin e plote -

Rrëzohen kërkesat e Thaçit e Veselit, Gjykata refuzon heqjen e disa fakteve nga aktakuza
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë rrëzuan mbrojtjen e ish krerëve të UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli për heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzat.
Konkretisht kërkesa kishte për qëllim mospërfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.
Por Gjykata Speciale thotë se kjo kërkesë do të rrëzonte gjithë akuzën në vetvete, dhe se ngjarjet e sipërpërmendura janë pjesë tërësore e gjykimit.Vendimi i fundit iu heq shpresat krerëve të burgosur të UÇK-së për lirim të parakohshëm.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë vënë në bankën e të akuzuarve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./vizionplus.tv