Tag: heqje

  • Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

    Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

    Vangjush Dako ka kryer përfundimisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Pasi u kthye në burgun e Durrësit në zbatim të vendimit të 16 shtatorit nga Apeli i GJKKO, që vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin për “shpërdorim detyre”, Dako ka lënë këtë të premte qelinë e tij.
    Ish-kryebashkiaku i Durrësit përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe dënimi final ndaj tij ishte 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Më 16 shtator se në zbatim të vendimi të Apelit, Dako duhej të kthehej në qeli për të vajtuar pjesën e mbetur të dënimit, por nuk saktësuan ditët, apo javët.
    Nga ana tjetër, referuar kohës së qëndrimin në masën “arrest në burg” dhe atë të “arrestit në shtëpi”, llogaritej që Dako duhet të qëndronte afërsisht dy javë deri në përfundimin e dënimit, afat kohor që ka përfunduar sot.
    Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Dako shpërdoroi detyrën gjatë procedurës së miratimit të lejes për ndërtimin e një pallati, si edhe gjatë projektimit për ndërtimit të një shëtitoreje në qytetin bregdetar.
    Dako u prangos me kërkesë të SPAK në qershor 2023, ndërsa u lirua në shkurt të vitit pasardhës për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit. Deri në shpalljen e vendimit në Apel ish-zyrtari i lartë qëndroi në “arrest shtëpie”.
    Në të njëjtin vendim me Dakon Apeli i Posaçëm la të pandryshuar dënimin me nga 2 vjet burg për të bashkëpandehurit Fiqiri Farruku dhe Edmond Bulku, të fajësuar për “falsifikim të dokumenteve”, dënim që ju konvertua në Shërbim Prove.

  • Rama paralajmëron qytetarët: Heqje lirie për këdo që vjedh ujin

    Rama paralajmëron qytetarët: Heqje lirie për këdo që vjedh ujin

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dënim me burg për këdo që vjedh ujin. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, Rama tha se e njëjta gjë siç ndodh me vjedhjen e energjisë elektrike do të ndodhë edhe me ujin.
    “Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam suksesin me shërbimin me energjinë elektrike, Si sot furnizimi me energji nuk është më problem, pasiguri, ankthe dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimin me ujin. Me këtë operator kombëtar, i cili do jetë sinergjia e 15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese, vendosjen e vijës ligjzbatuese që bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin.
    Ai që ka paguan ujin ka të gjithë të drejtën të vë kujën se pse nuk e merr ujin. Ai që e vjedh ujin të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me atë që vjedhin energjinë elektrike. Siç krijuam task forcën e energjisë, do krijojmë task forcën e ujit në nivel kombëtar dhe do punojmë që të respektojmë shumicën e popullit që paguan ujin dhe meriton një shërbim më të mirë. Ky është thelbi. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet,” tha Rama.

  • Rama paralajmëron: Heqje lirie kush vjedh ujin

    Rama paralajmëron: Heqje lirie kush vjedh ujin

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa më të rrepta për ata që vjedhin ujin. Kreu i qeverisë tha se, abuzuesit do të penalizohen me heqje lirie, ashtu sikurse vepruan edhe me ata që vidhnin energjinë elektrike.
    “Ajo çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energjinë elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji nuk është më një problem, pasiguri apo ankth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë. Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë operator kombëtar, vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vejë kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit. Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet”, u shpreh Rama.

  • Kryeministri Rama paralajmëron krijimin e Task Forcës për ujin: Kush vjedh të penalizohet me heqje lirie

    Kryeministri Rama paralajmëron krijimin e Task Forcës për ujin: Kush vjedh të penalizohet me heqje lirie

    Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, paralajmëroi krijimin e një Task Force në nivel kombëtar, për të mbrojtur qytetarët që paguajnë rregullisht dhe për të garantuar shërbim më të mirë.

    Shefi i qeverisë nënvizoi se qytetarët që paguajnë ujin kanë të drejtë të marrin shërbim cilësor, ndërsa abuzuesit që e vjedhin duhet të penalizohen me heqje lirie.
    Rama: Ai që paguan ujin ka të gjithë të drejtën të vendosë kujën pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin, duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vidhnin energji elektrike. Atyre që nuk paguanin energjinë, nuk iu hoq liria, por iu pre energjia. Një gjë është të mos e paguash dhe një gjë ta vjedhësh. Një gjë është të mos e paguash ujin kur të vjen në rubinet dhe je një klient i regjistruar, një gjë është të fusësh tubin te kanali kryesor i furnizimit dhe të vadisësh me ujë të pijshëm bahçen dhe të furnizosh lavazhin. Siç krijuam Task Forcën e energjisë do të krijojmë Task Forcën e ujit në nivel kombëtar dhe do të punojmë shumë fort për të respektuar qytetarët që paguajnë rregullisht ujin dhe që meritojnë një shërbim më të mirë./vizionplus.tv 

  • “Heqje lirie për ata që vjedhin ujin”, Rama: Do ngrihet Task Forcë, bashkitë s’arritën ta vendosnin vijën e kuqe

    “Heqje lirie për ata që vjedhin ujin”, Rama: Do ngrihet Task Forcë, bashkitë s’arritën ta vendosnin vijën e kuqe

    “Heqje lirie për këdo që vjedh ujin”, ky ishte ultimatumi i kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të reformës për rrjetin e shpërndarjes së ujit.

    Ai kritikoi bashkitë, të cilët sipas kreut të qeverisë nuk arritën të vendosnin vijën e kuqe mes personave që vidhnin dhe paguanin.
    “Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë s’e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin, ai që paguan ka të gjithë të drejtën të vendosë kujën pse nuk e merr ujin, ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike. Është treguar një përrallë e gjatë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë, iu pre energjia, nuk iu hoq liria.
    Një gjë është të mos e paguash dhe një gjë ta vjedhësh. Një gjë është të mos e paguash ujin kur të vjen në rubinet dhe je një klient i regjistruar, një gjë është të fusësh tubin te kanali kryesor i furnizimit dhe të vadisësh me ujë të pijshëm bahçen dhe të furnizosh lavazhin“, tha Rama.
    Rama gjithashtu theksoi se do të ngrihet një Task Forcë për personat që abuzojnë me ujin, ashtu siç funksionoi edhe me energjinë elektrike.
    “Siç krijuam Task Forcën e energjisë, do të krijojmë Task Forcën e ujit në nivel kombëtar dhe do të punojmë shumë fort për të respektuar qytetarët që paguajnë rregullisht ujin dhe që meritojnë një shërbim më të mirë.
    Gjithashtu do të krijohet Operatori Kombëtar i Trajtimit të mbetjeve, sot që flasim po ndërtohet ujësjellësi i Tragjasit, a thua se vajti një kuçedër dhe u thante burimin. Janë 4 muaj për të intensifikuar punën dhe për t’i dhënë jetë operatorit të ujit në janar të vitit që po vjen me shpejtësi”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Harxho dhe dridh zinxhirin”, Rama: Kush vjedh ujin do të përballet me heqje lirie

    “Harxho dhe dridh zinxhirin”, Rama: Kush vjedh ujin do të përballet me heqje lirie

    EDI RAMA

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, kanë prezantuar sot krijimin e Operatorit të Ujit, strukturë që sipas tyre do të shërbejë për menaxhimin më efektiv të burimeve ujore në vend, si dhe për të garantuar një cilësi më të mirë të shërbimit për të gjithë abonentët. Në pritje të qeverisë së mandatit të katërt, kryemistri Edi Rama tha se gjendja në të cilën socialistët gjetën sektorin e ujit në vitin 2013 ishte alarmante. Duke marrë si shembull situatën në bashkinë e Vlorës në nisje të këtij sezoni turistik, Rama tha se vetëm në sajë të vëmendjes së qeverisë u arrit që të kishte një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë. Sipas kryeministrit, menaxhimi i këtij sektori ka lënë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që borxhet që kanë pasur ndërmarrjet e ujësjellësit ndaj shtetit kanë qenë shumë të larta.
    “Nga ana jonë kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendrore, flas. Po të shohim hartën sot, nga katër zona që furnizoheshin me ujë në 2013 dhe me humbje në rrjet që shkonte afro 70%, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por ama ndryshe në raport me atë që ishte. Kur volumi i kërkesës për ujë në pikun e sezonit rritet në mënyrë marramendëse, niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor është i frikshëm.
    Ju sjell shembullin e Vlorës. E nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra për furnizimin me ujë, nuk është se u bëmë ndonjë investim ato ditë, por thjesht dhe vetëm komandimi me një mision të posaçëm nga Tirana dhe me vëmendje të posaçme nga Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, administrimi solli një përmirësim të situatës dhe hoqi ankthin dhe ndjesinë e emergjencës, alarmin që s’kemi ujë”, u shpreh Rama.
    Rama paralajmëroi se kushdo që vjedh ujin do të përballet me heqje lirie, njësoj siç u veprua dhe me sektorin e energjisë elektrike.
    “Të garantojmë suksesin që garantuam me energjinë elektrike!  Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që me këtë Operator, do jetë sinergjia e 15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese, do vendoset vija e kuqe mes atij që paguan dhe atij që vjedh, gjë që fatkeqësisht nuk e bënë bashkitë deri më sot! Ai që vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie!”, theksoi së pari kryeministri.
    “Raporti i bërë nga ekipi për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qënë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi. Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdor, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe.
    Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Qëllimi ishte të përmirësohej performanca dhe të rritej përgjegjshmëria në administrim dhe sot kemi rezultate domethënëse, që na tregojnë një gjë që përgjigjia ndaj kësaj sfide është bashkimi dhe jo copëzimi. Njerëzit nuk pinë decentralizim në rubitet, por ujë.  Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së. Hap i jashtëzakonshëm padiskutim”, tha Rama.
    Po ashtu Rama foli dhe për heqjen e depozitave nga pallatet, që sipas tij do të duhet të realizohet në një kohë sa më të shpejtë të mundshme, por kjo padyshim kërkon një furnizim të vazhdueshëm dhe pa orar me ujë të të gjithë abonentëve.
    “Nuk jemi në kushtet kur janë qytetarët ata që abuzojnë, kemi abuzues në radhë të parë për qëllime fitimi, me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme po ta shikoni, me lidhje të paligjshme nëntokë që do të jenë target i planit të masave në mënyrë që shumica dërrmuese e qytetarëve të marrin shërbim të drejtë, kjo është koha për të nisur punën me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara ku e ku më parë që mund të bëhen burim katastrofash, hap pas hapi duke u shpjeguar njerëzve që heqja e depozitave është në të mirë të komunitetit”, tha kreu i qeverisë./ ZËRI

  • “Kjo është një kambanë alarmi”/ Aksidenti që i mori jetën dy motrave, reagon eksperti i sigurisë: Ja sa rrezikon…

    “Kjo është një kambanë alarmi”/ Aksidenti që i mori jetën dy motrave, reagon eksperti i sigurisë: Ja sa rrezikon…

    Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku dy motra, Elvisa dhe Rozina Dhimaku humbën jetën, duke e cilësuar ngjarjen si një kambanë alarmi për gjendjen e rënduar të sigurisë rrugore në vend.
    Sipas tij, numri i jetëve të humbura në rrugë është më i lartë se ai i viktimave nga veprat penale të tjera. Ai u ndal edhe te rasti konkret, ku drejtuesi i mjetit, i përfshirë në aksident, Kevi Norra rezultoi i alkoolizuar. Sipas Kodit Penal, dënimet për këtë lloj vepre variojnë nga 5 deri në 15 vite burgim, në varësi të rrethanave dhe vendimit të gjykatës.
    “Janë jetë të humbura dhe këta janë të rinj. Këto vijnë për shkak të kësaj situate që kanë të bëjnë me sigurinë dhe në veçanti me qarkullimin rrugor, me aksidentet që ndodhin për shkak të drejtimit të gabuar të mjeteve. Numri i jetëve të humbura është më i madh sesa të gjitha veprat e tjera penale të krimit. Ky është një problem shqetësues.
    Kjo ngjarje është një kambane alarmi, çdo mënyrë drejtimi e gabuar, përdorimi i alkoolit, narkotikëve vrasin jetë. Kjo ngjarje kërkon analizën nga struktura e policisë, por edhe institucionet që merren me menaxhimin e qarkullimit rrugor.
    Po flasim një person që ka qenë i alkoolizuar, pas testit të parë ka qenë 0.51 dhe e dyta 0.40 e ca që është mbi kufirin. Ka një procedim penal për dy motive. E para quhet masa e dehjes dhe e dyta ka pasoja sepse ka shkaktuar viktima. Në të dy rastet ka masa gjoba deri në heqje lirie dhe heqje lirie që ka marrë jetë njerëzish. Masa e dënimit do të vijë dhe pasi të kalojë hetimi, pasi të kalojë në gjykatë, kodi e ka të përcaktuar nga 5-15 vjet heqje lirie”, tha Softa.

  • Tjetërsimi i pronës në Livadhë/ GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    Tjetërsimi i pronës në Livadhë/ GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    Jorgo Goro

    TIRANË- GJKKO dënon me 2 vite e 20 ditë burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro në lidhje me dy raste “shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muj muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Pezullimi në 2 vite shërbim prove dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Më 13 mars, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite e 20 muaj heqje lirie, Jorgo Goron, pasi u gjet fajtor për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim të provave”. Gjykata e Posaçme ka vendosur po ashtu 2 vite burg për ish-juristin në Hipotekën e Vlorës Vezir Gjikoka (me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj) dhe 3 vite heqje lirie për Jerasimo Bashin (me gjykim të shkurtuar 2 vite burg). Ky i fundit (ish-Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki) bashkë me Goron kanë ndërmarrë veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke tjetërsuar dy prona. SPAK, në episodin e parë rezulton se ata kanë çuar për regjistrim një pasuri me dokumentacion të rremë. Ndërsa në të dytin për një sipërfaqe toke kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Ndaj rreth 10 mijë m2 tokë në zonën e Dhërmiut kaluan në favor të shtetit./ZËRI
     
     

  • Greqia me Kod të ri Rrugor, ja çfarë ndryshon në vendin fqinj

    Greqia me Kod të ri Rrugor, ja çfarë ndryshon në vendin fqinj

    Vetëm disa ditë pasi Parlamenti grek ka miratuar me shumicë të gjerë votash Kodin e ri Rrugor i cili sjell ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar aksidentet fatale , policia rrugore ka filluar me seriozitet zbatimin e tij.
    Ky kod prezanton dënime më të ashpra për shkelësit e përsëritur të rregullave të trafikut në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të zvogëluar vdekjet që lidhen me aksidentet. Midis tyre vecohen:Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të makinës që sipas ligjit të ri, shkelja e parë sjell një gjobë prej 350 eurosh dhe pezullim të patentës së drejtimit për 30 ditë, e dyta rezulton në një gjobë prej 1,000 eurosh dhe një pezullim prej 180 ditësh dhe shkelja e tretë rrit gjobën në 2,000 euro dhe heqje patente për një vit.Përdorimi i telefonit në vitin 2024 ishte shkaku i 3-të i aksidenteve rrugore në Greqi.Gjithashtu drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, i cili kontribuoi në rreth 25% të vdekjeve në rrugë në Greqi në vitin 2024, është një tjetër aspekt i kodit të ri. Ligji i rishikuar përcakton tre nivele të dehjes, me dënime që rriten sipas përqendrimit të alkoolit në gjak të shoferit duke filluar nga një gjobë 350 € dhe heqje patente për 30 ditë deri në 4000 euro gjobë dhe heqje patente për 10 vjet.
    Shkelja mund të çojë gjithashtu në akuza penale në rast se ka vdekje, dëmtime të rënda trupore ose dëmtime të pronës publike.Dënime të rënda ka edhe për rastet e mospërdorimit të rripit të sigurimit me 350 € për shoferin dhe 150 € për pasagjerin,ndërsa në rast të përsëritur gjoba shkon deri në 2.000 € dhe heqje patente për 1 vit. Po ashtu edhe për shkelje të shenjave të semaforëve dhe tabelave STOP, rastet e drejtimit të mjetit pa patentë, parkimit në vendet e kalimit të perosnave me aftësi të kufizuara, shkeljes së e kufirit të shpejtësisë në zonat e banuara.Sipas Autoritetit Satistikor Kombëtar (ELSTAT), 665 persona humbën jetën në aksidente trafiku në vitin 2024, ndërsa Greqia mbetet ndër vendet e Bashkimit Evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve në rrugë. Të dhënat nga Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit (ETSC) e rendisin Greqinë të shtatën në të gjithë bllokun për vdekjet që lidhen me trafikun rrugor.

  • Greqia me Kod të ri Rrugor! Çfarë ndryshon në vendin fqinj

    Greqia me Kod të ri Rrugor! Çfarë ndryshon në vendin fqinj

    Vetëm disa ditë pasi Parlamenti grek ka miratuar me shumicë të gjerë votash Kodin e ri  Rrugor i cili sjell ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar aksidentet fatale , policia rrugore ka filluar me seriozitet zbatimin e tij.

    Ky kod prezanton dënime më të ashpra për shkelësit e përsëritur të rregullave të trafikut në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të zvogëluar vdekjet që lidhen me aksidentet. Midis tyre vecohen:Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të makinës që sipas ligjit të ri, shkelja e parë sjell një gjobë prej 350 eurosh dhe pezullim të patentës së drejtimit për 30 ditë, e dyta rezulton në një gjobë prej 1,000 eurosh dhe një pezullim prej 180 ditësh dhe shkelja e tretë rrit gjobën në  2,000 euro dhe heqje patente për një vit.
    Përdorimi i telefonit në vitin 2024 ishte shkaku i 3-të i aksidenteve rrugore në Greqi.Gjithashtu drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, i cili kontribuoi në rreth 25% të vdekjeve në rrugë në Greqi në vitin 2024, është një tjetër aspekt i kodit të ri. Ligji i rishikuar përcakton tre nivele të dehjes, me dënime që rriten sipas përqendrimit të alkoolit në gjak të shoferit duke filluar nga një gjobë  350 € dhe heqje patente për 30 ditë deri në 4000  euro gjobë dhe heqje patente për 10 vjet.
    Shkelja mund të çojë gjithashtu në akuza penale në rast se ka vdekje, dëmtime të rënda trupore ose dëmtime të pronës publike.Dënime të rënda ka edhe për rastet e mospërdorimit të rripit të sigurimit me 350 € për shoferin dhe 150 € për pasagjerin,ndërsa në rast të përsëritur gjoba shkon deri në 2.000 € dhe heqje patente për 1 vit. Po ashtu edhe për shkelje të shenjave të semaforëve dhe tabelave STOP, rastet e drejtimit të mjetit pa patentë, parkimit në vendet e kalimit të perosnave me aftësi të kufizuara, shkeljes së e kufirit të shpejtësisë në zonat e banuara.
    Sipas Autoritetit Satistikor Kombëtar  (ELSTAT), 665 persona humbën jetën në aksidente trafiku në vitin 2024, ndërsa Greqia mbetet ndër vendet e Bashkimit Evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve në rrugë. Të dhënat nga Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit (ETSC) e rendisin Greqinë të shtatën në të gjithë bllokun për vdekjet që lidhen me trafikun rrugor.

    Top Channel