Tag: henriku

  • ‘Zbërthehet’ Skerdi Tase: Çapjat ofronin 200 mijë euro për “kokën” e dhëndrit të Qazim Sejdinit

    ‘Zbërthehet’ Skerdi Tase: Çapjat ofronin 200 mijë euro për “kokën” e dhëndrit të Qazim Sejdinit

    Skerdi Tase, i penduari i tretë i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar këtë të martë para Gjykatës së Posaçme.

    Gjatë dëshmisë së tij, Skerdi Tase ka rrëfyer për disa atentate dhe vrasje të bujshme në Elbasan dhe jo vetëm.

    Ai ka thënë edhe se grupi i Çapjave në vitin 2020 ofronin 200 mijë euro për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit. Qazim Sejdini. Tase deklaroi se këtë gjë e kishte dëgjuar nga Nuredin Dumani.

    Pjesë nga diskutimi:

    Skerdi Tasi: Henriku më ka treguar që i ka bërë 2 herë atentat Filip Gjeloshit, për të dyja rastet ka dështuar. Personi i njohur Ton, kishte patur përplasje me Henrikun pasi i kishte kërkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kilës. Për atentatin e Mashës, Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i është kërkuar nga dikush tjetër, nga Sandri sakati. Pas kësaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonjëherë derisa jam arrestuar. Kishim informacion për Oti Kilën, e ruajtëm por nuk gjetëm ndonjë rast të vepronim. Për ta ndjekur nuk mernim armë me vete. Henriku ishte urdhëruar nga Nuredini për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan kundrejt pagesës 60 mijë euro. Ne ruanim Dine Çanin, Lulzim Mashën dhe Oti Hilën dhe kë të mundnim të parin. Dine Çanin e kemi ruajtur për ti bërë atentat edhe me snajpër.  Shkuam me Nuredinin në Bathore për të marrë makinën BMË për të kryer atentatin, por s’më njoftuan për ta kryer, vetëm e pashë në TV që ishin arrestuar. Vetëm në atentatin e Ramazanit kam marrë 25 mijë euro. Te vrasja e Lulzim Mashës kam përdorur armën Scorpions që ma kishte dhënë Sandër Baho. Lum Frroku dhe Mir Boçi ishin shokët tanë që rrinin në Shëngjin. Vendosëm të iknim në Valbonë ku ishin ata, unë, Henriku dhe një djalë tjetër. Kur shkuam në Tropojë, Henriku ishte i shqetësuar, ai më tha që ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia. Vëllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni në aktivitetet e të vëllait, për Goriçin, Beharin.

    Av. Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?

    Skerdi Tasi: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin. U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua. Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.

    Av. Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?

    Skerdi Tasi: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë. Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit. Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat. Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë. Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat. 

  • “Lista e vdekjes” në Elbasan, Skerdi Tase rrëfen emrat, shumat dhe atentatet me pagesë: Nga dhëndri i Sejdinit, te…

    “Lista e vdekjes” në Elbasan, Skerdi Tase rrëfen emrat, shumat dhe atentatet me pagesë: Nga dhëndri i Sejdinit, te…

    Një tjetër dëshmi tronditëse ka dalë në dritë nga dosja famëkeqe “Plumbi i Artë”. I penduari i tretë i drejtësisë në këtë dosje, Skerdi Tase, dëshmoi këtë të martë para Gjykatës së Posaçme dhe zbardhi një sërë ngjarjesh kriminale që përfshijnë tentativa për vrasje, porosi me pagesë dhe bashkëpunëtorë të strukturave kriminale në Elbasan dhe më gjerë. Në një seancë të ngarkuar, Tase rrëfeu para togave të zeza se kishte dijeni të drejtpërdrejtë për shumë nga atentatet e dështuara dhe të realizuara, duke përmendur emra konkretë dhe shuma të konsiderueshme parash të ofruara për likuidimin e individëve të caktuar. Një nga deklaratat më tronditëse ishte ajo që lidhet me dhëndrin e ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sipas Tase, “Çapjat ishin gati të paguanin 200 mijë euro për të vrarë dhëndrin e Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.” Ai shtoi se kishte qenë vetë i përfshirë në diskutimet për këtë atentat të planifikuar në maj 2020. Sipas rrëfimit të tij, atentatet nuk ishin spontane, por të mirëorganizuar me ndjekje të vazhdueshme të viktimave, ruajtje në distancë dhe përgatitje logjistike, madje deri në përdorimin e snajperëve për disa raste.
    “Dine Çanin e kemi ruajtur për t’i bërë atentat edhe me snajper”, tha Tase, duke shtuar se përdornin makina të posaçme, si një BMË e marrë në Bathore për atentat, ndërsa për një tjetër ngjarje, ai mori 25 mijë euro në dorëzim pas atentatit të Ramazanit. Tase rrëfeu gjithashtu përpjekjet për të vrarë Oti Kilën në Elbasan me pagesë 60 mijë euro dhe atentatet e dështuara ndaj Filip Gjeloshit, të organizuara nga Henriku, një nga personat kyç të grupit. Në atentatin ndaj Lulzim Mashës, ai përdori një armë “Scorpions”, që sipas tij i ishte dhënë nga Sandër Baho, një tjetër figurë e përmendur në dosje. Në dëshminë e tij, i penduari përmendi edhe disa emra të tjerë që kanë qenë bashkëpunëtorë apo në dijeni të ngjarjeve, përfshirë vëllanë e Henrikut, Mehiun, dhe Bledar Muçën, që sipas tij kishte lidhje të forta me Çapjat. Për atentatet ndaj Beharit, Tase tha se ishin ofruar shuma që shkonin nga 50 deri në 80 mijë euro. Avokatët kërkuan procesverbalin e plotë të dëshmisë për të përgatitur pyetjet e tyre, ndërsa gjykata u përball me një rrëfim të detajuar që vë në pah një strukturë të organizuar kriminale, ku porositësit dhe zbatuesit bashkëpunonin në mënyrë të fshehtë, por të planifikuar deri në detaj.
    Pjesë nga diskutimi:
    Skerdi Tase: Henriku më ka treguar që i ka bërë 2 herë atentat Filip Gjeloshit, për të dyja rastet ka dështuar. Personi i njohur Ton, kishte patur përplasje me Henrikun pasi i kishte kërkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kilës. Për atentatin e Mashës, Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i është kërkuar nga dikush tjetër, nga Sandri sakati. Pas kësaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonjëherë derisa jam arrestuar. Kishim informacion për Oti Kilën, e ruajtëm por nuk gjetëm ndonjë rast të vepronim. Për ta ndjekur nuk merrnim armë me vete. Henriku ishte urdhëruar nga Nuredini për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan kundrejt pagesës 60 mijë euro. Ne ruanim Dine Çanin, Lulzim Mashën dhe Oti Hilën dhe kë të mundnim të parin. Dine Çanin e kemi ruajtur për ti bërë atentat edhe me snajper. Shkuam me Nuredinin në Bathore për të marrë makinën BMË për të kryer atentatin, por s’më njoftuan për ta kryer, vetëm e pashë në TV që ishin arrestuar. Vetëm në atentatin e Ramazanit kam marrë 25 mijë euro. Te vrasja e Lulzim Mashës kam përdorur armën Scorpions që ma kishte dhënë Sandër Baho. Lum Frroku dhe Mir Boçi ishin shokët tanë që rrinin në Shëngjin. Vendosëm të iknim në Valbonë ku ishin ata, unë, Henriku dhe një djalë tjetër. Kur shkuam në Tropojë, Henriku ishte i shqetësuar, ai më tha që ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia. Vëllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni në aktivitetet e të vëllait, për Goriçin, Beharin.
    Av. Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?
    Skerdi Tase: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin. U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua. Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.
    Av. Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?
    Skerdi Tase: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë. Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit. Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat. Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë. Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat.

  • E PLOTË/ I penduari i drejtësisë ‘tradhton’ shokët, rrëfen vrasjet: 130 mijë euro për ‘kokën’ e Emiljano Ramazanit, plumbat e kapën në qafë! Klara…

    E PLOTË/ I penduari i drejtësisë ‘tradhton’ shokët, rrëfen vrasjet: 130 mijë euro për ‘kokën’ e Emiljano Ramazanit, plumbat e kapën në qafë! Klara…

    Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i Artë” ka dëshmuar këtë të martë para gjykatësve të posaçëm.

    Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Tase rrëfeu se si e ka njohur Henrik Hoxhajn dhe se si ka marrë porositë për vrasjen e një personi në Fier.
    Tase: Shtetasin Henrik Hoxhaj e kam njohur nga një shok i përbashkët. Për herë të parë jemi takuar në 2017. Shoku Viron Tavanxhi me takoi me Hebrikun për të bërë ekzekutimin e një personi në Fier.
    Henriku kishte të gjitha të dhënat e atij personi. Ai rrinte afër rreth rrotullimit të parkut në Fier. Për ngjarjen Hebriku kishte një makinë “Alfa Romeo” të blerë në Fier. Henriku kishte dhe një armë pistoletë automatike.
    Ditën e ekzekutimit, Henriku më thirri dhe më tha se porositësi i kishte thënë “shumë po e zgjasni atë punë”. Dolëm dhe e gjetëm atë njeriun në një lokal.
    Unë mora armën dhe shkova atje. Ai personi e kuptoi që isha për të. Ai u çua në këmbë, bërtiti me të madhe dhe u shtri poshtë. Unë mendova se e qëllova.
    Pastaj ika nëpër rrugicat e qytetit. Pistoletën e kam hedhur në Gjanicë. Porosia e Viron Tavanxhi ishte për ekzekutimin e Gim Boriçin. Unë e njihja, kisha dëgjuar për të në Fier.
    Unë njihesha prej vitesh me Vironin. Në 2017 ai më kontaktoi për të vrarë Agim Boriçin. U realizuan veprimet, por në vitin 2018. Ndërsa në 2017, unë takohesha përditë me Henrikun. Gjatë kësaj kohe ai më tha se kishte marrë përsipër edhe një punë tjetër, ekzekutimin e Hajredin Beharit. Hënriku kishte foto të tij. Ai rrinte tek një lokal përballë shtëpisë, si edhe kishte një dyqan ku shiste vajra makine.
    Ai tha se për vrasjen e kishte ‘kontaktuar’ Henrik Hoxha, vrasje për të cilën do të merrte para në këmbim. Tase tha sot se nga Hoxha kishte mësuar se urdhër po ashtu për eliminimin e Beharit kishte dhënë edhe Renato Çami.
    Pasi atentati kishte dështuar, shënjestra thotë Tase kishte dëshmuar në polic, ku mes të tjerash kishte thënë edhe emrin e Çamit.
    Tase: Viron Tavanxhi më premtoi një hyrje në Fier dhe ca lekë. Henriku do më ndihmonte mua për ta kryer këtë punë. Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami.
    Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai fliste me të me një Blackberry. Henriku mbante kontakte edhe me nipin e Renatos.
    Unë prezent në takimet e Henrikut me Renaton nuk kam qenë. Për tentativën ndaj Hajredin Beharit, lokali ndodhet afër rrethrrotullimit të parkut. Një lokal i vogël në anë të rrugës. Unë qëllova nga jashtë lokalit. E pamë që objektivi ndodhej aty. Ishte me 3-4 vetë të tjerë. Unë kur qëllova isha 1 metër larg derës. Unë kam pasur veshur një bluzë me kapuç dhe pantallona xhins. Besoj se qëllova 5-6 herë. Një breshëri qëllova. Ai u shtri nën tavolinë dhe u bë, mendova se e godita.
    Pas 100 m më priste Riku (Henriku). I thashë që e godita. Shkuam tek lokali i Rikut. Pastaj kaluam nga Gjanica, hodha pistoletën në lumë.
    Pas disa ditësh takova Henrikun. Aty debatuam. Më tha, pse e more përsipër kur nuk e bëje dot. Shënjestra kishte shkuar në polici dhe kishte thënë disa emra të dyshuar. Një prej tyre ishte porositësi i vërtetë. Riku më tha, mirë që na dha punë, që nuk e bëmë dot, por tani t’i hapim edhe probleme me policinë.
    Henriku më tha se kishte dhënë shpjegime në polici. Henriku më konfirmoi se emri i porositësit ishte në dosjen e policisë. Nuk mora asnjë lek për këtë punë, pasi nuk e realizuam dot.
    Mes të tjerave, ai ka rrëfyer për atentatin që i kanë bërë Gim Boriçin.
    Tase: Teksa kërkonim Gim Boriçin, mësuam se e kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm tek spitali. I shkuam tek lokali i tij.
    Boriçi ishte duke pirë kafe më vëllanë. Henriku tha, aq më mirë. Sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre. Unë kisha një kallash ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”.
    U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, qëllo se na ikën. Nuk kam ça bëj, i thash se m’u bllokua. Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sendiljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi.
    Pamë që ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë, se ishte ngjitur. Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën.
    Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat.
    Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Vironi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që do flas dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë. Henriku më tha se Renato Saliaj i kishte thënë të ishim të qetë se nuk kishim asnjë provë që mund të na zbulonte.
    Tase zbardhi edhe tentativën për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, si dhe ekzekutimin e Emiliano Ramazanit.
    Për vrasjen e këtij të fundit, ai thotë se janë vendosur 130 mijë euro, ndërsa rrëfen me detaje sesi e kreu ekzekutimin dhe ngjarja do t’i faturohej dikujt tjetër.
    Tase: Kur u ktheva nga Gjermania, mësova se Riku kishte rënë në kontakt edhe me Nuredin Dumanin. Riku më tha që 4 vrasje në Durrës, vëllezërit Haxhia dhe Dorian Shkozën e tjetrin i kishte bërë ky. Më tha që kishte marrë pjesë bashkë me një person që e quante “kusho”, që më pas mësova se ishte Nuredin Dumani.
    Ishte pak në merak, pasi njolla e gjakut e gjetur tek vëllezërit Haxhia ishte e Rikut. Më tha që veç tyre kishin në plan të vrisnin edhe Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës.
    Unë e takova Rikun tek shtëpia në Tiranë, që e kishte në Bllok. Të nesërmen takuam Nuredinin. Aty ramë dakord për ekzekutimin. Tek Nuredini Riku më prezantoi si nipçe. Biseduam për kushtet dhe këta tregonin dhe atentatet e Durrësit.
    Aty morëm dhe një kapar, nja 5 mijë euro. Më vonë e mora vesh se porosia ishte Erion Alibej. Bujar Çela lëvizte me një Benz. Na tregoi shtëpinë, lokalin.
    Por ne e anashkaluam. Riku nuk donte që ta vrisnim. Ne edhe e kemi parë, por nuk donim që ta vrisnim. Një herë u bëmë gati. Morëm makinën për atentatin. Por dikush kishte raportuar targën, si makinë e dyshimtë.
    Më pas vendosëm të mos merreshim me Çelën, por vendosëm në shënjestër Emiliano Ramazanin. Ramë dakord për 130 mijë euro në këtë vrasje.
    Ne kishim foto të Emilianos, i dinim edhe makinën. Nuk po e gjenim dot në Elbasan. Kishim tre opsione, shtëpia, palestra, apo lokali.
    Gjatë kësaj kohe rrinim në Tiranë. Çdo ditë shkonim në Elbasan, me makina të ndryshme me qira.
    Në atentat përdorëm makinë që na e siguroi Nuredini. E njëjta që do përdornim për Bujar Çelën. Dy herë makinën e kemi marrë në Bradashesh në një magazinë, që më pas mësova se ishte e Arben Lazës.
    Kishim 4 armë për këtë ngjarje. Po ta qëllonim në parakalim do përdornim kallash, ndryshe pistoletën.
    Ditën e ngjarjes i shkuam tek palestra, por pamë që s’ishte vend i përshtatshëm. Kështu që e pritëm tek shtëpia, në rrugë kryesore.
    E pamë që u afrua. Vinte me një “Ford Fiesta”. Unë zbrita. Henriku qëndroi shofer.
    Unë mora 2 pistoleta me vete. U afrova dhe pasi parkoi dhe fiku makinën, u afrova me vrap. I dola nga xhami i pasagjerit. Nga aty e qëllova disa herë, në kokë, qafë. Ai nuk më pa, se po merrej me telefon. Në oborrin brenda pallatit ndodhi.
    E dogjëm makinën pas krimit, bashkë me 2 armë. Armët që përdora i mora me vete. Ikëm në Tiranë duke i rënë nga Peqini. Diku ku ishin ca betoniere fshehëm armët dhe Riku i çoi foto Nuredinit në SKY, pasi ato do çoheshin diku tjetër, me qëllim që t’i faturohej ngjarja dikujt tjetër. Na kontaktoi edhe një Klara për lekët. Në kishim marrë disa shuma ndërkohë. Si rregull duhet të ndanim 60 mijë euro me Rikun, por unë mora 25 mijë.

    Top Channel

  • “Q*llo se na ikën!” /Skerdi Tase rrëfen at*ntatin ndaj Gim Boriçit në Fier: Ishte duke pirë kafe. Kur gjuajta, mu bllokua a*ma. Ja si i dogjëm provat

    “Q*llo se na ikën!” /Skerdi Tase rrëfen at*ntatin ndaj Gim Boriçit në Fier: Ishte duke pirë kafe. Kur gjuajta, mu bllokua a*ma. Ja si i dogjëm provat

    Ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme i penduari i drejtësisë Skerdi Tase.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ai ka rrëfyer për atentatin që i kanë bërë Gim Boriçin. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Pjesë nga dëshmia:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Teksa kërkonim Gim Boriçin, mësuam se e kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm tek spitali. I shkuam tek lokali i tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Boriçi ishte duke pirë kafe më vëllanë. Henriku tha, aq më mirë. Sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre. Unë kisha një kallash ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”.

    U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, qëllo se na ikën. Nuk kam ca bëj, i thash se mu bllokua. Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sediljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi.

    Pamë që ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë, se ishte ngjitur. Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën.

    Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat.

    Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Vironi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që do flas dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë.

    Henriku më tha se R.S i kishte thënë të ishim të qetë se nuk kishim asnjë provë që mund të na zbulonte.

  • Vrasjet me pagesë/ Dëshmia e plotë e Skerdi Tases: 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit

    Vrasjet me pagesë/ Dëshmia e plotë e Skerdi Tases: 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit

    Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ka dhënë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, ku tha se ishte përhapur fjala se Çapjat ofronin 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.
    Tase ka rrëfyer disa ndjekjet e shumta që u bënin ‘viktimave’ përpara se të vepronin.
    Pjesë nga diskutimi:
    Skerdi Tasi: Henriku më ka treguar që i ka bërë 2 herë atentat Filip Gjeloshit, për të dyja rastet ka dështuar. Personi i njohur Ton, kishte patur përplasje me Henrikun pasi i kishte kërkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kilës.
    Për atentatin e Mashës, Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i është kërkuar nga dikush tjetër, nga Sandri sakati. Pas kësaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonjëherë derisa jam arrestuar.
    Kishim informacion për Oti Kilën, e ruajtëm por nuk gjetëm ndonjë rast të vepronim. Për ta ndjekur nuk mernim armë me vete. Henriku ishte urdhëruar nga Nuredini për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan kundrejt pagesës 60 mijë euro. Ne ruanim Dine Çanin, Lulzim Mashën dhe Oti Hilën dhe kë të mundnim të parin.
    Dine Çanin e kemi ruajtur për ti bërë atentat edhe me snajpër.  Shkuam me Nuredinin në Bathore për të marrë makinën BMË për të kryer atentatin, por s’më njoftuan për ta kryer, vetëm e pashë në TV që ishin arrestuar.
    Vetëm në atentatin e Ramazanit kam marrë 25 mijë euro. Te vrasja e Lulzim Mashës kam përdorur armën Scorpions që ma kishte dhënë Sandër Baho. Lum Frroku dhe Mir Boçi ishin shokët tanë që rrinin në Shëngjin. Vendosëm të iknim në Valbonë ku ishin ata, unë, Henriku dhe një djalë tjetër.
    Kur shkuam në Tropojë, Henriku ishte i shqetësuar, ai më tha që ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia. Vëllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni në aktivitetet e të vëllait, për Goriçin, Beharin.
    Avokati Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?
    Skerdi Tasi: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.
    U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua. Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.
    Avokati Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?
    Skerdi Tasi: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë.
    Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit. Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat.
    Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë. Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat.
    “Plumbi i Artë”, një prej gjyqeve më të rëndësishëm në vitet e fundit në Gjykatën e Posaçme, mori dëshminë e të penduarit të tretë të drejtësisë, Skerdi Tase, pas rrëfimeve voluminoze të Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt në seanca maratonë. Dinamikën e ngjarjeve më të mëdha kriminale, të cilat SPAK i ka zbardhur, i konfirmon edhe Tase. Atentati i 2017-ës ndaj Aredin Beharit ishte pjesë e rëndësishme e rrëfimit.
    “Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje. Ditën e ekzekutimit, Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: “Pse po e vononi atë punë?” I shkuam në lokal për ta qëlluar, por ai u fut poshtë tavolinës dhe më pas brenda në lokal. Unë nuk u futa më tej, sepse isha pa doreza.”, deklaron Tase.
    Behari kishte shpëtuar, plumbat nuk e kapën. Këtu nisi konflikti mes dy miqve bashkëpunëtorë në krim.
    “Qëllova një breshëri, Aredini u fut poshtë një tavoline. Më priste Henriku 100 metra më larg. Unë mendova se e kisha vrarë. Kaluam mbi “Gjanicë”, hodhëm edhe armën “Scorpion”. Debatuam që nuk u krye vrasja. Henriku më tha: “Pse e more përsipër, kur s’e bëre dot,” pasi Aredini kishte thënë emrin e porositësit në polici. Quhej Albert Pashaj. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte.”, shtoi ai.
    Albert Pashaj nuk tërhiqej për vrasjen e Aredin Beharit, për një tentativë të dytë në 2019-ën ofroi mijëra euro, por sërish kallashi ngeci.
    “Në total do merrnim 80 mijë euro, pak a shumë. Ai bënte të njëjtat lëvizje që kishim vënë tek atentati i parë. Në muajin prill nga ora 9-10 e darkës, sa doli nga lokali dhe po shkonte për në shtëpi, ishte në këmbë. Iu afruam me makinë. Kur Riku qëlloi, pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci. Henriku sërish më bëri fajtor mua, duke më thënë: “Ku e gjete këtë kallash që ngec?” E dogjëm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam.”, u shpreh Tase.
    Viron Tavanxhiu i ofroi një tjetër ujdi për të kryer vrasje, kësaj here me porosi të Renato Çamit do të eliminohej Agim Boriçi, për të cilin iu ofrua një pronë në këmbim.
    “Agim Boriçin e kemi ndjekur 8 muaj duke e ruajtur. Vironi më kërkoi si nderë vrasjen e Boriçit, më premtoi një hyrje në Fier dhe disa lekë. Henriku tha: “E bëj për nder të Vironit,” sepse ishin shokë”, tregoi Tase në GJKKO.
    Por edhe atentati ndaj Boriçit dështoi. Pavarësisht se qëlluan të dy me Henrikun, asnjë plumb nuk e kapi. Skerdi Tase e pati një rrëfim edhe për dy bashkëpunëtorët, teksa në rrëfimin e tij zbulon inkriminimin e policisë së Fierit.
    “Me Henrikun pothuajse takohesha përditë, nuk dija asgjë për të. Vironi më kishte treguar që merrej me atentate. Vetë në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. Dija që merrej me prostitucion dhe drogë. Vironi, edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej shumë kishte njohje në polici, e njoftonin. “, ka deklaruar Tase.
    Skerdi Tase tha se i ishte ofruar të merrte pjesë për të vrarë vëllain e Talo Çelës, Bujar Çelën. Për të kishte marrë edhe 5 mijë euro kapar por kishin preferuar të mos e kryenin vrasjen. Një vrasje të bujshme dhe këtë herë të realizuar ishte ajo ndaj Emiljano Ramazanit, për eliminimin e të cilit u përfshi edhe Nuredin Dumani.
    “Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin, kishim 4 armë, 2 kallash e 2 pistoleta. E lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritem tek pallati, sapo ai parkoi, zbrita nga makina, Henriku ishte shofer, iu afrova e qëllova disa herë, në koke dhe në qafe me pistoletë. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen edhe pse sipas muhabeteve na binte nga 60 mije. Leket i ka sjell një grua, Klara, Henriku më tha emrin e saj”, tha ai.
    Skerdi Tase, i njohur si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të Nuredin Dumanit, është bërë me kërkesë të tij bashkëpunëtor i drejtësisë që prej korrikut 2023.
    Skerdi Tase vazhdon dëshminë e tij në GJKKO, ku ka treguar edhe për atentatin ndaj Lulzim Mashës në janar të vitit 2022. Tase thotë se porositësi kishte kërkuar ‘kokën’ e të birit, por për shkak se nuk e kishin gjetur dot, kishte urdhëruar vrasjen e të atit. Ai tregon se në momentin që ka qëlluar ndaj tij i ka ngecur sërish arma dhe Masha ka arritur që të largohet duke i dhënë gaz automjetit.
    Për kokën e Mashës i kishin premtuar 80 mijë euro, 40 për Tasen dhe 40 për Henrik Hoxhajn. Bën me dije gjithashtu se gjatë kësaj kohe kishin marrë edhe ‘porosi’ të tjera për të vrarë Dine Çamin dhe Oti Kilen.
    “Pastaj Henriku kishte një punë tjetër. Kishte në telefon foton e djalit të Lulzim Mashës. Për këtë ngjarje morëm një motor dhe një armë, djalin s’po e gjenim dhe Henriku më tha që porositësi thotë që meqë s’po e gjeni atë, vrisni babain. Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mashës, në ish-bllok. Kur vendosëm për babain, e lamë ta bënim rrugës kur shkonte tek shkolla private. Gjatë kësaj kohe, ne kishim porosi për të vrarë edhe Dine Çamin dhe Oti Kilen.
    Vendosëm që motori nuk ishte i përshtatshëm për të kryer vrasjen dhe morëm një Golf 4 nga Nuredini. Në këtë kohë shkuam në Kosovë, takuam Nuredinin dhe folëm për ngjarjen. Na dha një pistoletë tjetër. Për ndjekjen e Lulzim Mashës na ndihmonte një person që quhet Ledi, lidhje e Henrikut, e ruante tek shtëpia ai, na thoshte doli ose erdhi. Ditën e ngjarjes më la Henriku tek kthesa prita Lulzimin. Sa e pashë i gjuajta por më ngeci arma. Lulzimi i dha gaz për nga shkolla, kalova rrugën, autostradën për nga Liqeni i Thatë. Pastaj shkuam në Fier, Henriku më tha se kishte gjetur një punë tjetër për të vrarë një shokun e “Ben Qimes”. Për të vrarë Lulzim Mashën na ishte premtuar 80 mijë euro, 40 mijë unë dhe 40 mijë Henriku”, ka deklaruar Tase.
    Skerdi Tase ka rrëfyer gjithashtu edhe se si vendosën tritol në shtëpinë e Talo Çelës me qëllim shembjen e saj. Ai thotë se Nuredin Dumani iu kishte thënë se në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa për 2 kg lëndë plasëse, thotë se ua kishte siguruar Besian Xhixha nga Fushë-Kruja.
    “Morëm përsipër të vendosnim tritolin tek shtëpia e Talo Çelës, e solli Besian Xhixha nga Fushë-Kruja. 2 kg ndoshta se ishte i ndarë në disa copa. Pas vrasjes së Emiliani Ramazanit mora telefon Sky Ecc, s’e mbaj mend pinin që kam pasur. Për tek shtëpia e Talo Çelës më orientoi një person, i thërrasin “çami”, që na tregoi rrugën, i vura tek kolonat e katit të parë. Ideja ishte që duhej shembur shtëpia, por nuk ndodhi pasi dy kallëpet nuk plasën njëkohësisht. Ne e dinim nga Nuredini që në shtëpi nuk banonte njeri. Unë mora 3 mijë euro pasi puna nuk u bë siç duhet.”, tha ai.
    Skerdi Tase rrëfeu edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në korrik të vitit 2020. Ai tregon se do të merrnin 130 mijë euro dhe se makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Gjatë përgatitjes së atentatit, ai thotë se shkonin përditë në Elbasan, dhe përdornin automjete me qira.
     
    Tregon gjithashtu dhe se pasi kryen vrasjen, armët e krimit e kishin lënë në një vend specifik që kishte kërkuar Dumani, pasi donin që të akuzonin dikë tjetër. Paratë e vrasjes, thotë ai, ua kishte dhënë një grua.
     
    “Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan, përdornim makina me qira. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin kishim 4 armë, 2 kallash dhe 2 pistoleta. Ditën e ngjarjes jemi nisur herët për Elbasan, na vinin informacione nga Nuredini ‘është në palestër, është këtu është atje’. Në palestër nuk na u duk e përshtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritëm tek pallati. Sapo e parkoi, zbrita nga makina. Henriku ishte shofer, iu afrova dhe e qëllova disa herë në kokë e qafë me pistoletë. Dogjëm makinë  dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana. I ramë nga Rrogozhina. Armët e krimit e lamë në një vend rrugës që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve, na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjellë një grua, Klara. Henriku më tha emrin e saj”, thotë Tase.
    Skerdi Tase tregon se nga vrasja e Bujar Çelës ishin tërhequr pasi mjeti që do përdornin ishte identifikuar si i dyshimtë. Sipas tij, Nuredin Dumani kishte mësuar përmes radios së policisë se targa e automjetit ishte e dyshimtë.
    “Pastaj vendosëm të merrnim pjesë tek vrasja e Emiljano Ramazanit, pasi për Bujar Çelën, teksa po e ruanim njëherë na u identifikua makina Passat që do përdornim. Nuredini e dëgjoi në radion e policisë që u dha si targë e dyshimtë.”, thotë Tase.
    gijotina.com/

  • “200 mijë euro për kokën e …”/ Skerdi Tase trondit Gjykatën: Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini

    “200 mijë euro për kokën e …”/ Skerdi Tase trondit Gjykatën: Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini

    Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ka dhënë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, ku tha se ishte përhapur fjala se Çapjat ofronin 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.
    Tase ka rrëfyer disa ndjekjet e shumta që u bënin ‘viktimave’ përpara se të vepronin.
    Pjesë nga diskutimi:
    Skerdi Tasi: Henriku më ka treguar që i ka bërë 2 herë atentat Filip Gjeloshit, për të dyja rastet ka dështuar. Personi i njohur Ton, kishte patur përplasje me Henrikun pasi i kishte kërkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kilës.
    Për atentatin e Mashës, Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i është kërkuar nga dikush tjetër, nga Sandri sakati. Pas kësaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonjëherë derisa jam arrestuar.
    Kishim informacion për Oti Kilën, e ruajtëm por nuk gjetëm ndonjë rast të vepronim. Për ta ndjekur nuk mernim armë me vete. Henriku ishte urdhëruar nga Nuredini për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan kundrejt pagesës 60 mijë euro. Ne ruanim Dine Çanin, Lulzim Mashën dhe Oti Hilën dhe kë të mundnim të parin.
    Dine Çanin e kemi ruajtur për ti bërë atentat edhe me snajpër. Shkuam me Nuredinin në Bathore për të marrë makinën BMË për të kryer atentatin, por s’më njoftuan për ta kryer, vetëm e pashë në TV që ishin arrestuar.
    Vetëm në atentatin e Ramazanit kam marrë 25 mijë euro. Te vrasja e Lulzim Mashës kam përdorur armën Scorpions që ma kishte dhënë Sandër Baho. Lum Frroku dhe Mir Boçi ishin shokët tanë që rrinin në Shëngjin. Vendosëm të iknim në Valbonë ku ishin ata, unë, Henriku dhe një djalë tjetër.
    Kur shkuam në Tropojë, Henriku ishte i shqetësuar, ai më tha që ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia. Vëllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni në aktivitetet e të vëllait, për Goriçin, Beharin.
    Avokati Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?
    Skerdi Tasi: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.
    U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua. Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.
    Avokati Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?
    Skerdi Tasi: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë.
    Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit. Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat.
    Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë. Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat.

  • SYRI TV/ Skerdi Tase rrëfen 2 atentatet ndaj Aredin Beharit, Tase: U porositën nga Albert Pashaj

    SYRI TV/ Skerdi Tase rrëfen 2 atentatet ndaj Aredin Beharit, Tase: U porositën nga Albert Pashaj

    Skerdi Tase, bashkëpunëtori i tretë i drejtësisë për dosjen “Plumbi i Artë” ka rrëfyer disa nga ngjarjet kriminale ku ka marrë pjesë.

    Tase rrëfen nga porositësit, bashkëpunëtorët e tij në krim dhe deri te pagesat e majme.
    Bashkëpunëtori i tretë i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, Skerdi Tase, ka dëshmuar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme pas 4 shtyrjeve të seancave gjyqësore. Dëshmia e tij nis me rrëfimin se si u bë atentati i parë ndaj tregtarit të naftës Aredin Beharit:

    “Vendi ku do ekzekutohej s’kishte kamera dhe nuk na duhej makinë e vjedhur. Henriku më thotë: ‘Porositësi i punës po ankohet se shumë po e zgjasni.’ Ishte me 4-5 persona të tjerë në tavolinë shënjestra. Kur del, drejtoj armën ‘Skorpions’ dhe qëllova. Ai u shtri poshtë tavolinës, më pas u fut brenda lokalit, mendova se e godita. Pasi i qëllova 5-6 herë Aredin Beharit, 100 metra më tutje më pret Henriku. Shkuam te lokali i tij. Hedhim ‘Skorpions’-in në lumin Gjanica. Henriku më tha se Albert Pashaj ishte marrë në pyetje, emrin e tij e kishte nxjerrë Aredini. ‘Ç’punë ka ai të pyetet për diçka që e kemi bërë ne dhe s’e kryem dot,’ më thoshte Henriku. Viron Tavanxhiu, që me sa di merrej me prostitucion dhe drogë, në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. Edhe pse në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në Policinë e Shtetit, të cilat e njoftonin. Henriku më tha: ‘Pse e more përsipër kur s’e bëje dot?’ Jam larguar disa kohë në Itali.”

    Dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe, Skerdi Tase thotë se në Shqipëri ishte bërë plani për vrasjen e një tjetër personi, Agim Boriçit. Bashkëpunëtori ishte kontaktuar nga Viron Tavanxhiu:

    “Viron Tavanxhiu me Agim Boriçin kishte një konflikt personal. Vironi kërkonte kontakt te shtëpia ime, ma kërkoi si nder vrasjen e Boriçit, më premtoi një hyrje në Fier dhe disa lekë, nuk kam marrë asnjë lekë sepse qëllimi nuk u arrit. Nga Henriku mësova se kishte marrë kontakt edhe nga Renato Çami (Saliaj) për ta kryer vrasjen e Agim Boriçit. Kemi ndejtur 8 muaj duke e ruajtur. Shkuam ta qëllonim te spitali, por nuk e gjetëm, ishte larguar. Pastaj shkuam te shtëpia e tij, e pamë duke pirë kafe me vëllain, tha Henriku: ‘Bëhu gati se qenkan të dy.’ Ndaluam para lokalit, fillova të qëlloj, më ngeci kallashi, Henriku gjuajti me një pistoletë deri sa i mbaruan fishekët, ata nuk i kapi asnjë fishek. Dogjëm makinën pas atentatit diku te shinat e trenit, u dogja edhe vet pak nga zjarri në fytyrë dhe duar, u larguam pastaj në shtëpi.”

    Pentito rikthehet sërish te shënjestra e parë, pasi kërkohej me çdo kusht eliminimi i Aredin Beharit:

    “Në 2019 më kontaktoi sërish Henriku që kishte marrë një tjetër punë, po për Aredin Beharin. Kishte marrë një kapar prej 4 mijë euro për armët, në total do merrnim 80 mijë euro. Sa doli nga lokali, Aredini po shkonte për te shtëpia në këmbë, iu afruam me makinë, kur ‘Riku’ qëlloi, pas 3-4 plumbave kallashi i ngeci, Henriku sërish më bëri fajtor mua: ‘Ku e gjete këtë kallash që ngec kështu,’ më tha. E dogjëm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam. Ika disa muaj në Gjermani. Me Henrikun u takova në 2020, kur ky ishte vënë në kontakt dhe me Nuredin Dumanin. Henriku më tha: ‘I ke parë 4 vrasjet në Durrës? Kam marrë pjesë dhe unë. Pse ike? Do kishe marrë ndonjë lek.’”

    Dhe krimet nuk ndalen, rrethi i shënjestrave zgjerohet, gjithashtu edhe i autorëve dhe palëve të interesuara:

    “Fillimisht mu ofrua të merrja pjesë në vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës. Morëm 5 mijë euro kapar diku në një fshat të Peqinit. Na treguan makinën që lëvizte, por ne nuk donim ta vrisnim, edhe kur e shikonim e anashkalonim. Nuredini e kuptoi pastaj, na u identifikua makina që e ndiqnim. Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Henriku ishte shofer, e pritëm te pallati, sapo ai parkoi, zbrita nga makina, iu afrova e qëllova disa herë në kokë dhe në qafë me pistoletë. Dogjëm makinën dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana, i ramë nga Rrogozhina, armën e krimit e lamë në një vend rrugës që e dinte Nuredini, pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjellë një grua, ‘Klara’, Henriku ma tha emrin e saj.”

    Edhe në shpërthimin me tritol në shtëpinë e Talo Çelës, Skerdi Tase pranon autorësinë. Lënda prej 2 kilogramësh erdhi nga Fushë-Kruja përmes Besian Xhixhës, por shpërthimi nuk shkoi sipas planit. Për këtë ngjarje Tase tha se mori 3 mijë euro. Në fund, Skerdi Tase flet edhe për atentatin ndaj Lulzim Mashës në Tiranë, tashmë e njohur për mënyrën se si u krye. Pentito konfirmoi se shënjestër ishte i biri, por në pamundësi të kapjes së tij, u vendos të vritej Masha. Fatmirësisht ky i fundit i shpëtoi sulmit. Dine Çami dhe Oti Kile ishin gjithashtu në listën e zezë të eliminimeve nga grupi kriminal.

     

  • “200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”, Skerdi Tasi: Kush ishte i interesuar

    “200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”, Skerdi Tasi: Kush ishte i interesuar

    I penduari i tretë në dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme.
    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ai zbardhi detaje tronditëse për disa nga vrasjet e bujshme dhe porositë e ndryshme për vrasje.
    Tasi tha se ishte përhapur fjala se Çapjat ofronin 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.
    Ai gjithashtu ka rrëfyer disa ndjekjet e shumta që u bënin ‘viktimave’ përpara se të vepronin, shkruan A2 CNN.
    Avokatët kërkuan procesverbalin e dëshmisë së sotme të Skerdi Tase, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, në mënyrë që të përgatisin pyetjet.
    Pjesë nga diskutimi:
    Skerdi Tasi: Henriku më ka treguar që i ka bërë 2 herë atentat Filip Gjeloshit, për të dyja rastet ka dështuar. Personi i njohur Ton, kishte patur përplasje me Henrikun pasi i kishte kërkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kilës.
    Për atentatin e Mashës, Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i është kërkuar nga dikush tjetër, nga Sandri sakati.
    Pas kësaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonjëherë derisa jam arrestuar.
    Kishim informacion për Oti Kilën, e ruajtëm por nuk gjetëm ndonjë rast të vepronim.
    Për ta ndjekur nuk mernim armë me vete. Henriku ishte urdhëruar nga Nuredini për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan kundrejt pagesës 60 mijë euro. Ne ruanim Dine Çanin, Lulzim Mashën dhe Oti Hilën dhe kë të mundnim të parin.
    Dine Çanin e kemi ruajtur për ti bërë atentat edhe me snajpër.
    Shkuam me Nuredinin në Bathore për të marrë makinën BMË për të kryer atentatin, por s’më njoftuan për ta kryer, vetëm e pashë në TV që ishin arrestuar.
    Vetëm në atentatin e Ramazanit kam marrë 25 mijë euro.
    Te vrasja e Lulzim Mashës kam përdorur armën Scorpions që ma kishte dhënë Sandër Baho.
    Lum Frroku dhe Mir Boçi ishin shokët tanë që rrinin në Shëngjin. Vendosëm të iknim në Valbonë ku ishin ata, unë, Henriku dhe një djalë tjetër.
    Kur shkuam në Tropojë, Henriku ishte i shqetësuar, ai më tha që ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia.
    Vëllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni në aktivitetet e të vëllait, për Goriçin, Beharin.
    Av. Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?
    Skerdi Tasi: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.
    U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua.
    Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.
    Av. Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?
    Skerdi Tasi: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë.
    Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit.
    Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat.
    Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë.
    Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat. (A2 Televizion)

  • Skerdi Tase në GJKKO: Gjatë vitit 2021, e kemi ndjekur disa herë ‘Oti Kilën’! Dine Çamit do i bënim atentat me snajper

    Skerdi Tase në GJKKO: Gjatë vitit 2021, e kemi ndjekur disa herë ‘Oti Kilën’! Dine Çamit do i bënim atentat me snajper

    Skerdi Tase, në sallën e gjyqit për dosjen ‘Plumbi i artë’, ka treguar gjithashtu se “puna” për të vrarë Lulzim Mashën ishte dhënë nga Sandër Baho. Nuredin Dumani, më herët ka dëshmuar në gjyq, se porositësi i vrasjes ka qenë Suel Çela.
    “ Henriku më tha që punën e kishte marrë nga Nuredini dhe Nuredini nga dikush tjetër. Puna ishte dhënë nga “Sakati” nga Sandër Baho. Pas tentativës së vrasjes së Mashës Henriku shkoi në shtëpinë e vet un në timen. Pas disa ditësh informohem që isha shpallur në kërkim dhe kam qëndruar i fshehur deri kur u arrestova. Jemi takuar disa herë me Henrikun pas atentatit ndaj Lulzim Mashës. “, tha ai.
    Ai gjithashtu tregoi se kishin marrë porosi për të vrarë Elton Kilën, i njohur si Oti Kile, të cilin thotë se kanë ndjekur disa herë gjatë vitit 2021. Ruanin gjithashtu edhe Dine Çamin.
    “Henriku pastaj më tha për të vrarë Oti Kilën. Oti shiste makina, unë nuk e njihja personalisht por Henriku ma tregoi me foto. Gjatë vitit 2021 e kemi ndjekur disa herë Otin, nuk e kapëm dot dhe nuk mbanim armë me vete. Vrasjen do e bënim kundrejt pagesës 60 mijë euro, lekët do na i jepte Nuredin Dumani. Ne i ruanim të tre, Lulzim Mashën, Oti Kilën dhe Dine Çamin. Shpesh herë kemi shkuar edhe për Dine Çamin në Elbasan, ai kishte një magazinë afër shtëpisë së Talos. E kemi ruajtur për t’i bërë atentat me snajper, gjatë 2021.”, ka rrëfyer Tase.

  • I penduari tregon vrasjet me pagesë, Skerdi Tase rrëfen atentatet ndaj Aredin Beharit dhe Agim Boriçit

    I penduari tregon vrasjet me pagesë, Skerdi Tase rrëfen atentatet ndaj Aredin Beharit dhe Agim Boriçit

    Të tjera dëshmi tronditëse janë dhënë në procesin  gjyqësor të “Plumbit të Artë”, për lidhjet mafioze të botës së krimit si dhe autorëve të dyshuar për vrasje dhe ngjarje të rënda.

    Sot ishte i penduari i tretë i kësaj dosjeje Skerdi Tase i cili tregoi për krimet e lidhura me Nuredin Dumanin dhe Erion Alibejn.
    I pyetur nga prokurorët e SPAK, Tase rrëfeu për vrasjet e planifikuara me Henrik Hoxhajn, një prej tyre ishte atentati i 2017-ës ndaj Aredin Beharit.

    Skerdi Tase: Me Henrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët, Viron Tavanxhiu, na foli për një atentat që do t’i bëhej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje. Ditën e ekzekutimit, Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: “Pse po e vononi atë punë?” I shkuam në lokal për ta qëlluar, por ai u fut poshtë tavolinës dhe më pas brenda në lokal. Unë nuk u futa më tej, sepse isha pa doreza.
    Pasi shënjestra i shpëtoi atentatit, dy miqtë bashkëpunëtorë nisën konfliktet mes tyre.
    Skerdi Tase: Aredini u fut poshtë një tavoline. Më priste Henriku 100 metra më larg. Unë mendova se e kisha vrarë. Kaluam mbi “Gjanicë”, hodhëm edhe armën “Scorpion”. Debatuam që nuk u krye vrasja. Henriku më tha: “Pse e more përsipër, kur s’e bëre dot,” pasi Aredini kishte thënë emrin e porositësit në polici. Henriku më thoshte: “Çfarë punë ka ai, kur ne s’e kryem dot.” Quhej Albert Pashaj. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte.
    Pas kësaj, Tase u shpreh se organizuan një tjetër atentat ndaj Aredin Beharit në vitin 2019.
    Skerdi Tase: Në total do merrnim 80 mijë euro, pak a shumë. Ai bënte të njëjtat lëvizje që kishim vënë tek atentati i parë. Në muajin prill nga ora 9-10 e darkës, sa doli nga lokali dhe po shkonte për në shtëpi, ishte në këmbë. Iu afruam me makinë. Kur Riku qëlloi, pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci. Henriku sërish më bëri fajtor mua, duke më thënë: “Ku e gjete këtë kallash që ngec?” E dogjëm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam.
    Skerdi Tase rrëfeu edhe për atentatin e dështuar ndaj Agim Boriçit, që sipas tij ishte porositur dhe paguar nga Renato Çami. Ndërkohë Tase tha se ishte kontaktuar edhe për të vrarë vëllain e Talo Çelës, Bujarin, por sipas tij atë nuk donin që ta ekzekutonin dhe e kishin anashkaluar.