Tag: hëngri

  • “Bufi i hëngri ata të Primareve”, Rama ironizon Berishën: Krimbat, zhapat dhe bretkosat që ka në kënetë po i zhduk

    “Bufi i hëngri ata të Primareve”, Rama ironizon Berishën: Krimbat, zhapat dhe bretkosat që ka në kënetë po i zhduk

    Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama po zhvillon këtë të diel një takim me qytetarët në Lezhë, në kuadër të fushatës elektorale.
    Në fjalën e tij, Rama nuk ka kursyer ironitë ndaj kundërshtarit të tij politik, Sali Berishës.
    Kreu i PS-së e ka cilësuar atë si “bufin e kënetës”, që po ha ata që ka në parti, miletin e vet.

    Rama: Bufi thotë po mbledh gratë për ti ndarë nga burrat, po ne sa më shumë burra mblodhëm më shumë gra po na vijnë. Shihni na janë shtuar më shumë burrat se herët e kaluara apo jo. Po, sepse i sollën gratë. Këta që qajnë hallin se unë po bullizojë shpendët, satira dhe karikatura janë forma më e lartë e komunikimit. Kur unë të krahasojë me një shpendë që rri në krye të kënetës u bullizove, unë them dhe bëjë atë që shoh, unë nuk shoh një lider po një buf. Tani ka filluar një stil tjetër, bufi rri dhe ha miletin e vet, ha ata që ka aty krimba, zhapa dhe bretkosa. E keni parë atë kënetën e tyre, njerëzit që vijnë atje për takime i lënë në diell dhe ai rri në një çadër. Ai edhe ato në primare i hëngri, s’janë më.
    /vizionplus.tv
     

  • “Dash Sula dogji dhe xhaketën…”/ Rama s’i kursen batutat: Bufi hëngri gjelin e detit të Peqinit se s’ishte i kënetës!

    “Dash Sula dogji dhe xhaketën…”/ Rama s’i kursen batutat: Bufi hëngri gjelin e detit të Peqinit se s’ishte i kënetës!

    Kryetari i PS foli edhe për diferencat intelektuale mes kandidatëve të dy forcave të mëdha politike për zgjedhjet e 11 majit.
    Ai vlerësoi kandidatët e PS si një “mozaik”, karshi atyre të PD-ADSHM si një “kënetë që duhet tharë”. Madje shtoi se edhe figurat më të mira që fituan Primaret e PD, “bufi i hëngri”, duke iu referuar në emër edhe deputetit Dashnor Sula si precedent.
    “Më falni zonjat nëse ju kam dalë në frigorifer sepse nuk bëni dot darkën kur vijnë burrat në shtëpi dhe nuk gjejnë gjë, e po nuk keni bërë darkën gati ata s’janë në vete për ditë me radhë dhe asgjë. Këtu (në Sarandë), bufi, këneta hëngri kryetarin e PD-së këtu, nuk e njoh, s’e kam idenë fare, por di që është fitues i primareve. Ku është, hë? E ka ngrënë bufi, e hëngri! Ka ngrënë edhe atë të Kavajës. Këta sa herë i ha bufi, kanë ngrënë atë që u tregon bufi. Po Dash Sula, gjeli detit të Peqinit. Dashi, gjeli detit, po s’është i kënetës ai. Dogji dhe xhaketën Dashi dhe bufi e hëngri. Nuk është më Dashi”, tha Rama.
    Kryesocialisti shtoi se është paradoks që në këtë situatë “të votosh kukullat e bufit”. Ai nënvizoi se edhe ndaj tij hidhen akuza të shumta e fyerje, teksa e kritikojnë kur u përmend shprehjet si “çyrykë politikë”, “kënetë”, “buf” dhe të tjera.
    “Ça janë këta njerëz tani, do vemi të votojmë për kukullat e bufit. S’e na thonë që i shaj ata, e s’po i them, se kur më thonë mua drogaxhi e kriminel, unë duhet të duroj. Pra këtej keni kandidatët e bufit, që nuk vlejnë për asgjë”, shtoi ai.

  • Hysen Kadiu jashtë listës së PD, Rama izonizon me demokratët në Kavajë: Votuat njeriun tuaj dhe ua hëngri bufi

    Hysen Kadiu jashtë listës së PD, Rama izonizon me demokratët në Kavajë: Votuat njeriun tuaj dhe ua hëngri bufi

    Mbetja e Hysen Kadiut jashtë listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, përveç selisë blu në Kavajë, duket se i ka lënë shije të hidhur edhe kryeministrit Edi Rama. Zhgënjimin e numrit një të PD-së së Kavajës, i cili doli i pari në Primaret e qarkut të Tiranës, Rama nuk la pa e përmendur në takimin me të rinjtë socialistë në këtë qytet, si për të treguar se meritorët nuk vlerëson në kampin blu, ndryshe nga çndodh në atë rozë. Rama tha se ‘bufi i kënetës’, referencë e tij për kryedemokratin Sali Berisha, e hëngri përfaqësuesin e Kavajës. Për këtë arsye, kryesocialisti kërkoi që ata të kenë respekt për veten e tyre dhe të mos votojnë ata që sipas tij “shesin” personat me influencë në elektoratin e tyre.
    “Në Kavajën që mbahej për një kohë shumë të gjatë si bastioni i Partisë Demokratike, ka ardhur një kohë që kavajasit, nuk duhet ta falin për ne por për dinjitetin e tyre, jo për Europën e këto por për respekt të vetes. Se doli Kavaja dhe votoi njeriun nga vendi i vetë, edhe kandidati i Kavajës doli i pari në Primare në qarkun e Tiranës dhe nuk është gjëkundi. E keni parë ju, e ka ngrënë bufi. Ja u hëngri përfaqësuesin, Hyseni është në barkun e bufit. Kjo është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet një komuniteti. Kemi sjellë kryeministrin e ditëve më të vështira të Kosovës. 5 kandidatë nga PS dhe një viktimë nga Partia Demokratike që e ka ngrënë bufi”, tha Rama.

  • “Të parin në Primare për qarkun Tiranë e hëngri…”/ Rama nga Kavaja: E vetmja mënyrë sesi bufi të bëjë opozitë, është duke shkatërruar Shqipërinë!

    “Të parin në Primare për qarkun Tiranë e hëngri…”/ Rama nga Kavaja: E vetmja mënyrë sesi bufi të bëjë opozitë, është duke shkatërruar Shqipërinë!

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetësit socialistë, në qytetin e Kavajës.Gjatë fjalës së tij ai foli për primaret e PD dhe përmendi kryetarin e PD në Kavajë, Hysen Kadiu, pasi u tërhoq se nuk u bë pjesë e listave.
    Sipas Ramës, e vetmja mënyrë sesi bufi të bëjë opozitë, është duke shkatërruar sa të mundet Shqipërinë.“Kavaja nxori në primar fituesin e gjithë qarkut të Tiranës. Ku është sot? E  keni parë? E hëngri bufi sic hëngri të gjitha ata që u dalluan në primare. Tamam sikur i tha nxirrnin kokën t’ju shoh kush jeni ju që keni mbështetje dhe nesër në opozitës sepse bufi nuk përgatitet për fitore, por për opozitë.
    Për të vetmen mënyrë sesi bufi ti të bëjë opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë, për të lodhur njerëzit që duan të shikojnë përpara, për këtë përgatitet bufi. E keni parë listën e mbyllur të Tiranës. Hyseni ju këtu meriton çmimin nobel në krahasim me ata.
    E pastaj thonë pse i thua çyryk, po si ti them? E morën e zhdukën kryetarin e partisë. Atij mirë ti bëhet, se mua nuk më vjen keq për Hysenin”, shprehet Rama.

  • “Bufit i fiket llampa tre herë në ditë kur flet”/ Rama sulmon kreun e PD nga Kavaja: E hëngri kandidatin më të votuar të primareve 

    “Bufit i fiket llampa tre herë në ditë kur flet”/ Rama sulmon kreun e PD nga Kavaja: E hëngri kandidatin më të votuar të primareve 

    Nga Kavaja ku po zhvillon takimin e radhës, kryeministri Edi Rama përsëriti se kandidatin më të votuar të primareve aty, Sali Berisha e la jashtë listës.

    Rama tha se Berisha nuk po përgatitët për fitore në këto zgjedhje, por për të bërë opozitë.
    “Oferta jonë në Kavajë është shumë e veçantë dhe e rrallë. Kavaja nuk është Tirana, nuk është Kamza nga pikëpamja e numrit, por ka mundësinë një zgjedhës apo zgjedhëse këtu në Kavajë që me një votë të marrë 4 deputetë. Shikoni çfarë ndodh me ofertën tjetër, Kavaja demokrate besoj te primaret, te thirrja e bufit të kënetës për të gjithë ata që kishin ambicie ta nxinin kokën mbi ujë.
    Kavaja nxori në primare fituesin e gjithë qarkut të Tiranës, ku është sot e keni parë? E hëngri bufi siç hëngri ata që dalluan në primare. Bufi nuk përgatitet për fitore por për opozitë, për të penguar e shkatërruar shqiptarët. Keni parë listën e mbyllur të Tiranës, Hyseni juaj këtu meriton çmimin Nobel. Pastaj thonë pse thua çyrykë, po si ti them.
    Ajo që ju them demokratë të Kavajës, në këto zgjedhje kanë mundësinë të bëjnë disa punë. Ndryshe nga shumë zgjedhje të tjera, janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do jetë Shqipëria në 2030, në BE apo do shkojë në gropë prapë. Bufi ka dalë bashkë me një tufë qorrësh që ta tërheqë Shqipërinë për hallin e vet personal. I fiket llamba tre herë në ditë kur merr fjalën”-tha Rama nga Kavaja.

    Top Channel

  • “E hëngri Tigri, e hëngri Lali do ta hajë dhe Rama”, Basha ironizon me këngë satirike: I fundit të mbyllë derën (Video)

    “E hëngri Tigri, e hëngri Lali do ta hajë dhe Rama”, Basha ironizon me këngë satirike: I fundit të mbyllë derën (Video)

    Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, njëkohësisht edhe i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar serialin e ri me video-dissing për kryeministrin Edi Rama.
    Por ndryshe nga herët e tjera, me togfjalëshin epik “O Rameee!”, ky ishte një mesazh pa zë, si në filmat e Charlie Chaplin.
    Një kolonë zanore parodi dedikuar kreut të qeverisë, teksa vetë ndodhet në timon dhe i jep makinës, me buzëqeshjen e përhershme:“Rama të gjithë shokët në burg i ka rras, ishalla i shkon edhe vetë nga pas…!”, janë disa nga rreshtat e këngës parodi, me të cilën Basha shoqëron video-mesazhin e tij të radhës në Facebook, i gjatë vetëm pak sekonda.

    Në mungesë të fjalëve, ai e shoqëron këngën me tundje koke dhe buzëqeshje.
    Dhe në shënimin e postimit, nënvizon:
    “I fundit të mbyllë derën…!”.
    Kjo është video e parë ë Bashës, ku ai nuk jep mesazh me fjalë ndaj kryeministrit, në serinë e “dashurisë virtuale” që kanë nisur mes tyre, në distancë dhe në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit.

  • E rëndë në Itali! Hëngri një saundiç dhe i bëri alergji, ndërron jetë studentja 21-vjeçare në Romë

    E rëndë në Itali! Hëngri një saundiç dhe i bëri alergji, ndërron jetë studentja 21-vjeçare në Romë

    Një studente amerikan vdiq të mërkurën pasdite në Romë nga një reaksion alergjik pasi hëngri një sanduiç të blerë në një restorant.

    Avarie Anne Tierney, 21 vjeç, e cila ishte alergjike ndaj arrat shqeme, ndodhej në zonën Pigneto në një qendër për studentët që ndiqnin kurset Erasmus, me disa miq kur, menjëherë pasi hëngri sanduiçin, u ndje keq. Ajo u rrëzua në tokë nga shoku anafilaktik.
    Menjëherë pas kësaj, 21-vjeçarja, arriti të kthehej në banesën e saj falë ndihmës së miqve. Ata, duke kuptuar seriozitetin e situatës, e ndihmuan duke i dhënë një dozë Bentelan.
    E reja pësoi një infarkt, teksa mjekët tentuan disa herë ta shpëtonin duke i kryer masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale, por përpjekja nuk kishte rezultat, me studenten që humbi jetën.
    Sipas asaj që raportojnë hetuesit, e reja, mendohet se nuk u ka thënë kamerierëve të restorantit se ishte alergjike, pasi nuk fliste italisht, teksa priten dhe rezultatet e autopsisë.

    Top Channel