Tag: hënës

  • Hënes: Barcelona duhet të rrëzohet nga La Liga

    Hënes: Barcelona duhet të rrëzohet nga La Liga

    Barcelona vijon të jetë temë diskutimi në Europë. E gjitha lidhet me borxhet e shumëta që kanë katalansit.

    Njëri prej legjendave si Uli Hënes (president nderi i Bajern Mynih) ka thënë: “Barcelona nuk është modeli që unë imagjinoj. Në çdo vend tjetër, ata nuk do të luanin në divizionin e parë për një kohë të gjatë.”

    “Kur ke një borxh prej 1.3 miliardë eurosh, si mund të presësh të kesh sukses? Sinqerisht, është e pakuptueshme se si ata mund të luajnë ende në divizionin e parë.”

    Vazhdo leximin

  • Premiera e filmit të animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit”,regjisori Bertrand Shijaku: Një film me karakter kombëtar

    Premiera e filmit të animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit”,regjisori Bertrand Shijaku: Një film me karakter kombëtar

    Nga Julia Vrapi
    “E bija e Hënës dhe e Diellit”  një film i animuar nga regjisori Bertrand Shijaku, që u shfaq premierë këto ditë nëntori. Premiera e filmit të animuar është në vijim dhe të tjerë filmave, që ka realizuar Bertrand Shijaku piktor-regjisor. Ai tregon se këtë herë është munduar që të realizojë, një film me karakter kombëtar. “Bëhet fjalë për një përrallë nga libri “Tregime të moçme shqiptare” të autorit Mitrush Kuteli. Unë jam munduar që të realizoj një film me karakter kombëtar dhe që fëmijët ta kuptojnë historinë vetë të vendit tonë”, shprehet Bertrand Shijaku regjisor. Në aktivitetin e tij ndër vite, të tjerë filma të animuar janë realizime të tij, të cilët nuk kanë munguar dhe në festivale ndërkombëtare filmi brenda dhe jashtë vendit.
    Gjatë aktivitetit në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë, ku shfaq premiera e filmit të animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit”, për të pranishmit u shfaqën dhe tre filma të tjerë të animuar realizuar prej tij, por që janë realizuar më parë. “Shfrytëzova rastin e kësaj premiere që të shfaqeshin dhe këta filma, sepse tek ne filmat e animuar në përgjithësi shfaqen vetëm në festivale filmi ”, shprehet regjisori Bertrand Shijaku ndër të tjera. Ndërsa premiera “E bija e Hënës dhe e Diellit” u shfaq këto ditë në Tiranë, disa kohë më parë një tjetër film i Bertrand Shijakut u shfaq në “Fer Film Festival”, festival ndërkombëtar që u zhvillua në muajin maj dhe solli filma nga vende të ndryshme të botës me ngjarje e rrëfime interesante. Festivali u zhvillua në Ferizaj të Kosovës, ku u shfaq edhe filmi i animuar “Një ndodhi në bregdet” nga Bertrand Shijaku. Filmi u shfaq në 5 maj në Teatrin Adriana të qytetit të Ferizajt në kompeticionin ndërkombëtar, por ai u shfaq dhe në galerinë e artit të qytetit në seksionin e filmave të animuar për fëmijë. Filmi u pëlqye për gjuhën e thjeshtë dhe kuptimplotë, që i përket këtij publiku.
    Filmat e tjerë në aktivitet
    Gjatë premierës së filmit të animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit”, të tjerë filma që u shfaqën ishin “Një ndodhi në bregdet”, “Dega e vogël” dhe “Rituali i një qyteti”, ku këto tre projekte janë financuar më parë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë ( QKK) në vendin tonë. Për premierën që u shfaq së fundmi regjisori Bertrad Shijaku një nga krijuesit e animacionit në vendin tonë  tregon se puna me filmin filloi në fillim të muajit maj dhe mbaroi në fillim të nëntorit. Por herë pas here në reagimet e tij regjisori Bertrand Shijaku ka sjellë në vëmendje dhe vështirësitë për animacionin shqiptar, ku shpërndarja e filmave të animuar, financimi i ulët për projektet apo dhe mundësia e shfaqjes nëpër televizione janë disa prej tyre. Filmi i animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit” është një projekt i financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku regjisori Bertrand Shijaku aplikoi për këtë projekt në thirrjen për krijimtarinë artistike.
     

  • Hëna e Plotë e 5 nëntorit sjell tension në financa dhe nxjerr hapur sekretet, shenjat që preken

    Hëna e Plotë e 5 nëntorit sjell tension në financa dhe nxjerr hapur sekretet, shenjat që preken

    Hëna e Plotë e 5 nëntorit 2025 ndodh në shenjën e Demit, duke sjellë tension, rishikime dhe zbulon sekrete. Energjia e saj është e përqendruar në boshtin Dem-Akrep, një kombinim astrologjik i lidhur me sigurinë, financat dhe nevojat më të thella emocionale.
    Na kujton vlerën e stabilitetit, durimit dhe ndershmërisë përballë nevojave reale. Përmes tensioneve emocionale dhe zbulesave që mund të sjellë, ajo hap rrugën për siguri më të madhe dhe ndryshime kuptimplote.
    Pritet që të ndikojë më shumë te shenjat fikse, Demi, Akrepi dhe Ujori, si dhe te ato me pozicione të forta planetare në këto shenja. Në të njëjtën kohë, edhe shenja të tjera të Tokës dhe Ujit, si Virgjëresha, Bricjapi, Gaforrja dhe Peshqit, do të marrin gjithashtu ndikime të rëndësishme .

    Demi dhe AkrepiPër Demin dhe Akrepin, kjo Hënë e Plotë shënon një pikë kthese. Çështjet që lidhen me financat, asetet e përbashkëta dhe marrëdhëniet e besimit dalin në pah. Është një periudhë ku mund të ketë sqarime ose vendime që sjellin më shumë stabilitet.
    UjoriUjori përjeton efektet e Hënës së Plotë në një nivel më personal. Vëmendja përqendrohet në familje, shtëpi dhe ekuilibrin e brendshëm. Mund të ketë ndryshime në mënyrën se si shprehen emocionet ose në nevojën për siguri dhe mbështetje nga mjedisi i njohur.
    Shenjat e Tokës dhe të UjitVirgjëresha, Bricjapi, Gaforrja dhe Peshqit mund ta ndiejnë ndikimin e Hënës së Plotë si një nevojë për stabilizim dhe ripërtëritje emocionale. Kjo është një kohë që përforcon nevojën për realizëm, zgjidhje praktike dhe një qasje më të vetëdijshme ndaj marrëdhënieve dhe financave.
    Shenjat e Zjarrit dhe të AjritEdhe pse nuk janë në qendër të aspekteve, shenjat e Zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari) dhe shenjat e Ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) mund të përjetojnë ndikime indirekte të Hënës së Plotë përmes jetës së tyre profesionale, rrjeteve sociale ose projekteve krijuese. Këto ditë mund të veprojnë si një motivim për ripërshtatje ose fillime të reja.
    /vizionplus.tv

  • Izraeli jep lajmin e mirë: Pengjet që janë ende gjallë do të lirohen në orët e para të së hënës

    Izraeli jep lajmin e mirë: Pengjet që janë ende gjallë do të lirohen në orët e para të së hënës

    Izraeli i ka dhënë një përgjigje misterit të kohës së lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

    Në deklaratat e bëra nga një përfaqësues i qeverisë, ai tha se të gjithë pengjet e gjalla pritet të lirohen në orët e para të së hënës (nga ora 4 deri në 6 të mëngjesit), pa përjashtuar ndryshime të vogla të orarit.
    Më vonë, Hamasi do të dorëzojë trupat e 28 pengjeve të vdekur.
    Dy orë para se të lirohen pengjet, Kryqi i Kuq do t’u japë autoriteteve izraelite informacionin përkatës.
    Ndërkohë, sipas informacionit nga gazeta The Times of Israel, ka plane emergjente që Presidenti i SHBA-së Donald Trump t’i shtojë axhendës së tij të ngjeshur një vizitë të shpejtë në një nga spitalet që strehojnë pengjet e liruara nesër, nëse kushtet e lejojnë.

    Top Channel

  • Superhëna e sotme e tetorit më e madhja dhe më e ndritshmja e vitit, ja pse quhet Hëna e Korrjes

    Superhëna e sotme e tetorit më e madhja dhe më e ndritshmja e vitit, ja pse quhet Hëna e Korrjes

    Kanë mbetur vetëm pak orë deri në spektaklin magjik të superhënës së tetorit. Kjo është superhëna e parë e vitit, e quajtur edhe “Hëna e Korrjes”.

    Hëna e sotme pritet të jetë më e madhja dhe më e shndritshmja e vitit 2025, pasi Hëna do të jetë në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës.
    Pse quhet Hëna e Korrjes?Sipas Almanakut, “Hëna e Korrjes” është emri i dhënë hënës së plotë më të afërt me ekuinoksin e shtatorit, e cila këtë vit bie më 22 shtator.
    Ky emër vjen nga një traditë popullore midis fermerëve, sipas së cilës drita e hënës së plotë u lejon fermerëve të korrin të korrat e tyre deri vonë natën, jo vetëm natën e hënës së plotë, por edhe në netët afër saj.

    Edhe pse “Hëna e Korrjes” shpesh ndodh në shtator, kalendari hënor e përcakton tetorin si muajin e “Hënës së Korrjes” për vitin 2025.
    Çfarë është një hënë super e plotë?
    Orbita e Hënës rreth Tokës është eliptike, që do të thotë se distanca midis tyre ndryshon gjatë gjithë vitit. Kur hëna e plotë përkon me pikën më të afërt në orbitën e saj – të quajtur perigje – ose është deri në 90% të rrugës atje, quhet “superhënë”.
    Nëse Hëna është një hënë e plotë në pikën e saj më të afërt me Tokën – të quajtur perigje – ose në një distancë prej 90% nga pika e saj më e afërt, ajo mund të quhet “super hënë e plotë”.
    Termi u shpik për herë të parë në vitin 1979 nga astrologu Richard Nolle për të përshkruar hënat e plota që duken dukshëm më të mëdha dhe më të ndritshme ndërsa përkojnë me perigjeun.
    Ato mund të duken deri në 14% më të mëdha dhe 30% më të ndritshme se hënat e tjera të plota, nga jashtë.
    Anëtarë të ndryshëm të komunitetit astronomik kanë zgjedhur t’i përcaktojnë superhënat në mënyra paksa të ndryshme. Një përkufizim alternativ është çdo hënë e plotë që është brenda 360,000 km (223,000 milje) nga qendra e Tokës – dhe sipas këtij interpretimi, Hëna e Korrjes së Tetorit nuk do t’i plotësonte kriteret.

    Top Channel

  • Krateret e Hënës të pasura me platin e shumë materiale të tjera të rralla

    Krateret e Hënës të pasura me platin e shumë materiale të tjera të rralla

    Krateret e Hënës janë të pasura me platin. Janë rreth 6 mijë e 500 kratere të krijuara nga përplasjet e asteroideve, që mund të kenë depozita të mëdha jo vetëm me platin, por edhe me metale të tjera të kushtueshme.

    Sipas një studimi, në bazë të të dhënave, një ekip i specializuar specifikon se në Hënë ndodhen mbi 6 mijë kratere me madhësi më të lartë se një kilometër, ndërsa 38 kanë diametër të paktën 19 km.

    Sipas tyre, gjurmët e lëna pas përplasjes së asteroidëve janë përhapur në sipërfaqen e satelitit, por në shumë prej tyre janë grumbulluar veçanërisht në ata më të mëdhenj.

    Duke u nisur nga përbërja minerare e asteroidëve që orbitojnë pranë Tokës, ata janë të pasur me përmbajtje platini, por edhe të mineraleve të tjera të rralla, si rodiumi, që është një ndër metalet më të rralla në natyrë e më të kushtueshme për përdorim në sektorët e industrisë teknologjike, dhe palladiumi, që gjen përdorim të gjerë në industrinë automobilistike.

    Studimi është realizuar nga një grup universitetesh amerikane e britanike dhe është publikuar në revistën Planetary and Space Science.

  • Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

    Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

    Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i masakrës së të hënës në Shkodër ka folur për hetuesit.
    Në një dëshmi të shkurtër, ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, i cili pretendonte se kishte një konflikt personal me Erogen Vaso Brajoviç. Sipas autorit disa muaj më parë Vaso i kishte prerë rrugën me makinë të blinduar dhe e kishte sharë, në shenjë hakmarrje ai tentoi ta vriste mëngjesin e së hënës, tentativë ndaj të cilës mbetën të vrarë dy persona të tjerë dhe u plagos një kameriere.
    Ndërsa Erogen Vaso tha para hetuesve se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt të mëparshëm me Ragip Gilën. I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për atentatin ai është shprehur se është një biznesmen dhe një qytetar i ndershëm që nuk ka konflikte të hapura pavarësisht rekordeve kriminale në Shqipëri për gjobvënie e Mal të Zi si të lidhur me krimin e organizuar.
    Ai shtoi se ka kontribute në shoqëri duke përfaqësuar komunitetin e Malit të Zi edhe në këshillin bashkiak si anëtar nën siglën e PBDNJ-së.
    Shënjestra e masakrës nuk ishte një objektiv i lehtë. Erogen Vaso Brajoviç duke qene pronar i një policie private lëvizte me makinë të blinduar. I vetmi moment I favorshëm për ta eliminuar ishte kafja e mëngjesit, të cilën Vaso e pinte në të njëjtin vend. Momenti i cili u shfrytëzua nga Gila që me të gjitha gjasat e kishte ruajtur objektivin mëngjesin e të hënës.
    Dyshimet e policisë janë se Ragip Gila, qitës pa eksperiencë është paguar për eliminimin e Erogen Vaso Brajoviç. Nga verifikimi i të dhënave deri më tani janë shpallur në kërkim vetëm 2 persona si bashkëpunëtorë, por rrethi pritet të zgjerohet për të shkuar tek porositësit.
    Nga verifikimet e hetuesve rezulton se 29-vjeçari Ragip Gila është lidhje e një personazhi të njohur të botës së krimit në Shkodër, Lulëzim kulla me të cilin është dhe fqinj. Kullës në janar të 2018 në mes të Shkodrës, iu bë atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur rëndë dhe dëmtime morën edhe 7 qytetarë të pafajshme.
    Pas këtij atentati në Shkodër ndodhën një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Edhe për masakrën e fundit, policia dyshon se zanafilla e konfliktit buron pikërisht te ky atentat i dështuar.

  • “Do e vrisja se më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë. Lidhja me Lulëzim Kullën, atentati i dështuar që u pasua me një sërë ngjarjesh kriminale

    “Do e vrisja se më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë. Lidhja me Lulëzim Kullën, atentati i dështuar që u pasua me një sërë ngjarjesh kriminale

    Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i masakrës së të hënës në Shkodër ka folur për hetuesit. 

    Në një dëshmi të shkurtër, ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, i cili pretendonte se kishte një konflikt personal me Erogen Vaso Brajoviç. Sipas autorit disa muaj më parë Vaso i kishte prerë rrugën me makinë të blinduar dhe e kishte sharë, në shenjë hakmarrje ai tentoi ta vriste mëngjesin e së hënës, tentativë ndaj të cilës mbetën të vrarë dy persona të tjerë dhe u plagos një kameriere.
    Ndërsa Erogen Vaso tha para hetuesve se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt të mëparshëm me Ragip Gilën. I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për atentatin ai është shprehur se është një biznesmen dhe një qytetar i ndershëm që nuk ka konflikte të hapura pavarësisht rekordeve kriminale në Shqipëri për gjobvënie e Mal të Zi si të lidhur me krimin e organizuar.
    Ai shtoi se ka kontribute në shoqëri duke përfaqësuar komunitetin e Malit të Zi edhe në këshillin bashkiak si anëtar nën siglën e PBDNJ-së.
    Shënjestra e masakrës nuk ishte një objektiv i lehtë. Erogen Vaso Brajoviç duke qene pronar i një policie private lëvizte me makinë të blinduar. I vetmi moment I favorshëm për ta eliminuar ishte kafja e mëngjesit, të cilën Vaso e pinte në të njëjtin vend. Momenti i cili u shfrytëzua nga Gila që me të gjitha gjasat e kishte ruajtur objektivin mëngjesin e të hënës.
    Dyshimet e policisë janë se Ragip Gila, qitës pa eksperiencë është paguar për eliminimin e Erogen Vaso Brajoviç. Nga verifikimi i të dhënave deri më tani janë shpallur në kërkim vetëm 2 persona si bashkëpunëtorë, por rrethi pritet të zgjerohet për të shkuar tek porositësit.
    Nga verifikimet e hetuesve rezulton se 29-vjeçari Ragip Gila është lidhje e një personazhi të njohur të botës së krimit në Shkodër, Lulëzim kulla me të cilin është dhe fqinj. Kullës në janar të 2018 në mes të Shkodrës, iu bë atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur rëndë dhe dëmtime morën edhe 7 qytetarë të pafajshme.
    Pas këtij atentati në Shkodër ndodhën një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Edhe për masakrën e fundit, policia dyshon se zanafilla e konfliktit buron pikërisht te ky atentat i dështuar.

    Top Channel

  • Hëna e Kuqe magjeps botën me eklipsin e saj total

    Hëna e Kuqe magjeps botën me eklipsin e saj total

    Mbrëmë qielli u zbukurua me një spektakël të rrallë natyror: Hëna e kuqe, e njohur si “Hëna e Gjakut”, e cila u shfaq gjatë një eklipsi total hënor.
    Ky fenomen qiellor, i dukshëm në disa pjesë të botës, tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve, të cilët u mblodhën për të vëzhguar hënën teksa mori një ngjyrë të thellë të kuqe ose portokalli të djegur, duke krijuar një pamje të paharrueshme kundër qiellit të natës.
    Hëna e kuqe është rezultat i një eklipsi total hënor, ku Toka pozicionohet saktësisht mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën e drejtpërdrejtë të Diellit që të arrijë te Hëna.
    Gjatë këtij fenomeni, drita e Diellit filtrohet përmes atmosferës së Tokës, e cila shpërndan dritën blu dhe lejon që nuancat e kuqe të kalojnë, duke i dhënë Hënës një ngjyrë të thellë të kuqërremtë ose bakri.
    Thellësia e ngjyrës varet nga kushtet atmosferike, si pluhuri, tymi ose hiri vullkanik, të cilat mund ta bëjnë hënën të duket më e errët ose më e ndezur.
    Ky eklips u pa në rajone ku Hëna ishte mbi horizont gjatë kohës së eklipsit, përfshirë disa pjesë të Evropës, (midis tyre edhe Shqipëria)  Afrikës, Azisë dhe Amerikës.
    Në disa kultura, Hëna e kuqe ka rëndësi simbolike dhe shpesh lidhet me legjenda ose parashikime. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se ky është një fenomen krejtësisht natyror i shkaktuar nga shpërndarja e dritës, i njohur si shpërndarja “Rayleigh”, e njëjta dukuri që shkakton qiellin blu dhe perëndimin e kuq.
    Observatorët dhe grupet astronomike në të gjithë botën organizuan ngjarje për të shënuar eklipsin. Teleskopët u vendosën në parqe publike, dhe transmetimet e drejtpërdrejta u ofruan për ata që nuk mund ta shihnin drejtpërdrejt fenomenin për shkak të kushteve të motit ose pozicionit gjeografik. Në disa qytete, si në Itali, njerëzit u mblodhën në pika të larta për të kapur pamje të qarta të Hënës së kuqe, duke e kthyer ngjarjen në një festë kolektive të mrekullisë kozmike.
    Për shumë njerëz, hëna e kuqe është gjithashtu një moment për të reflektuar mbi bukurinë dhe misterin e kozmosit.
    Për ata që e humbën këtë eklips, mundësitë e ardhshme për të parë një hënë të kuqe do të vijnë, me eklipse të tjera hënore të planifikuara në vitet e ardhshme.

  • Pogradeci nën magjinë e “Hënës së Përgjakur”, pamjet spektakolare mbi liqen

    Pogradeci nën magjinë e “Hënës së Përgjakur”, pamjet spektakolare mbi liqen

    Këtë mbrëmje, qytetarët kanë shijuar një nga fenomenet më të rralla astronomike, eklipsin hënor.
    Vizion Plus ka siguruar fotot mahnitëse nga liqeni i Pogradecit.Lexo edhe :Related Posts

    Qielli u mbush me dritën e veçantë të Hënës, duke krijuar një pamje mbresëlënëse që u pasqyrua në ujërat e qeta dhe ndriçimin e qytetit.
    Shumë banorë dhe vizitorë nuk humbën rastin për ta fotografuar dhe ndarë këtë moment unik, duke e quajtur një përjetim magjik të natës së sotme.
    Ky fenomen astronomik, i dukshëm në disa vende, i ka dhuruar Pogradecit një mbrëmje të paharrueshme nën “Hënën e Përgjakur”.