Tag: helikopterë

  • Zjarr masiv në Elbasan/ Nën flakë sipërfaqe me ullinj, nis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë

    Zjarr masiv në Elbasan/ Nën flakë sipërfaqe me ullinj, nis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë

    Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Karinës në Peqin, flakë të cilat janë përhapur edhe në Sinaballaj në territorin e Rrogozhinës.

    Situata mbetet kritike, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë.
    Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë.
    Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale dhe ato mjedisore janë të konsiderueshme. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për të lokalizuar dhe shuar vatrat aktive. Në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe banorë të zonës të cilët po kontribuojnë në mënyrë vullnetare për përballimin e emergjencës.
    Gjithashtu, në operacion janë angazhuar dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe të ushtrisë, të cilët po ndihmojnë nga ajri në përpjekjet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
    Autoritetet si gjithmonë në raste të situatave të tilla të emergjencave bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, ndërkohë që situata mbetet ende kritike dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

    Top Channel

  • Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme raketore Pantsir

    Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme raketore Pantsir

    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka ndërmarrë një sulm të fuqishëm me dronë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke goditur bazën ushtarake ajrore Kirovske në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

    Sipas raportimeve të agjencisë ukrainase Ukrinform, nga operacioni u shkatërruan tre helikopterë rusë – Mi-8, Mi-26 dhe Mi-28 – si dhe një sistem i avancuar kundërajror Pantsir-S1. Sulmi shkaktoi zjarre të mëdha në zonën e bazës, në depo municionesh dhe në pajisje të zbulimit dhe goditjes me dronë.

    SBU deklaroi se operacioni është pjesë e një fushate sistematike për të kufizuar aftësitë ajrore të Rusisë dhe për të dëshmuar se “asnjë pajisje ushtarake apo municion rus nuk është i sigurt, as në front, as në territoret e pushtuara, as në prapavijë”.

    Ky nuk është sulmi i vetëm i fundit: një ditë më parë, më 27 qershor, forcat ukrainase njoftuan se kishin goditur katër avionë luftarakë Su-34 në bazën ajrore Marinovka, në rajonin e Volgogradit, brenda territorit rus.

  • Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme raketore

    Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme raketore

    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka ndërmarrë një sulm të fuqishëm me dronë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke goditur bazën ushtarake ajrore Kirovske në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
    Sipas raportimeve të agjencisë ukrainase Ukrinform, nga operacioni u shkatërruan tre helikopterë rusë – Mi-8, Mi-26 dhe Mi-28 – si dhe një sistem i avancuar kundërajror Pantsir-S1. Sulmi shkaktoi zjarre të mëdha në zonën e bazës, në depo municionesh dhe në pajisje të zbulimit dhe goditjes me dronë.
    SBU deklaroi se operacioni është pjesë e një fushate sistematike për të kufizuar aftësitë ajrore të Rusisë dhe për të dëshmuar se “asnjë pajisje ushtarake apo municion rus nuk është i sigurt, as në front, as në territoret e pushtuara, as në prapavijë”.
    Ky nuk është sulmi i vetëm i fundit: një ditë më parë, më 27 qershor, forcat ukrainase njoftuan se kishin goditur katër avionë luftarakë Su-34 në bazën ajrore Marinovka, në rajonin e Volgogradit, brenda territorit rus.

  • Përplasen dy helikopterë në Finlandë, humbin jetën 5 biznesmenët

    Përplasen dy helikopterë në Finlandë, humbin jetën 5 biznesmenët

    Pamje nga vendngjarja

    FINLAND- Dy helikopterë janë përplasur në ajër me njëri-tjetrin, duke iu marrë jetën 5 personave. Sipas autoriteteve vendase, aksidenti ndodhi pranë aeroportit në Eura. Ata ishin nisur nga Talini, kryeqyteti i Estonisë dhe kishin si destinacion Piikajärvi, ndërsa një prej tyre kishte 2 persona në bord dhe tjetri 3.
    Mediat raportuan se viktimat ishin biznesmenë, por identitetet e tyre nuk janë bërë me dije. Shkaku i përplasjes nuk është bërë ende me dije. Një dëshmitar okular që foli për gazetën finlandeze Iltalehti raportoi se pa njërin nga helikopterët të manovronte dhe të përplasej me tjetrin./ZËRI

  • Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk ka të mbijetuar

    Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk ka të mbijetuar

    Pesë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë civilë u përplasën në ajër pranë aeroportit Eura në Finlandë, njoftuan autoritetet lokale.
    Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 me orën lokale, pasi të dy helikopterët ishin ngritur së bashku nga kryeqyteti estonez i Talinit.
    Sipas policisë finlandeze, në njërin helikopter ndodheshin dy persona dhe në tjetrin tre, dhe të gjithë kanë humbur jetën. Mbetjet e helikopterëve u gjetën në një zonë të pyllëzuar afër vendit të përplasjes.

    BREAKING:

    2 helicopters have collided mid-air over Eura, Finland pic.twitter.com/XrUGFg6eoq
    — Visegrád 24 (@visegrad24) May 17, 2025

    Mediat lokale raportojnë se helikopterët ishin nisur drejt një eventi ajror që do të mbahej në Qendrën e Fluturimeve Piikajärvi në qytetin Kokemäki.
    Të dy helikopterët ishin të regjistruar jashtë Finlandës dhe konsiderohen si mjete fluturuese civile.
    Zyrtarët finlandezë dhe estonezë thanë se po bashkëpunonin me njëri-tjetrin për hetimin./vizionplus.tv

  • Përplasen dy helikopterë në Finlandë, pesë të vdekur, mes tyre…

    Përplasen dy helikopterë në Finlandë, pesë të vdekur, mes tyre…

    Dy helikopterë janë përplasur me njëri tjetrin në Finlandë, duke lënë pas pesë të vdekur.

    Sipas planeve të tyre përkatëse të fluturimit, një helikopter mbante dy persona dhe tjetri tre. Dy prej viktimave ishin biznesmenë estonezë.

    Two civilian helicopters collided in mid-air in the western Finnish province of Eura, killing several people.Police confirmed that five people were on board – two in one helicopter and three in the other. pic.twitter.com/qG2u5NaUQq
    — MP (@Mp220Mp) May 17, 2025

    Mediat transmetojnë se helikopterët u ngritën nga Estonia. Shkaku i përplasjes, e cila ndodhi në perëndim të Helsinkit në mesditë, nuk është bërë ende publik.

    🚨 BREAKING: MID-AIR HELICOPTER COLLISION IN FINLAND 🇫🇮
    Tragedy near Eura Airport as two choppers crash mid-air.En route from Tallinn to an aviation event, with 5 people onboard — several feared dead.Investigation underway.#Finland #HelicopterCrash #BreakingNews #Eura… pic.twitter.com/XXV8VI4kDH
    — ViralNewsHQ™ (@viralposts2323) May 17, 2025

    Një dëshmitar okular i tha se pa njërin nga helikopterët të manovronte dhe të godiste helikopterin tjetër. “Njëri ra si gur, tjetri më ngadalë, nuk dëgjova asnjë zhurmë”, rrëfeu dëshmitari.

    Top Channel

  • Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

    Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

    Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima.

    Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në hapësirën ajrore janë gjetur të vdekur, njoftoi Ministria e Jashtme e Estonisë.

    Sipas të dhënave të FlightRadar24, të dy helikopterët ishin ngritur njëkohësisht nga kryeqyteti estonez, Talin, por destinacioni i tyre përfundimtar nuk është i qartë.

     Ndërkohë rrënojat e të dy avionëve janë gjetur pranë aeroportit të Eurës.

    Një banor vendas i tha agjencisë finlandeze të lajmeve Iltalehti se pa dy helikopterët duke fluturuar afër njëri-tjetrit.

    Papritmas, njëri nga të dy bëri një lëvizje të mprehtë për t’u shmangur, përpara se të përplasej më në fund me tjetrin.