Tag: helikopterë

  • Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta

    Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta

    Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e Delvinës, për të kufizuar perimetrin e flakëve, ndërsa mbi 120 forca po operojnë në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët të Pfshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz.

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se “duhet të sigurohemi që mbrëmja të kalojë sa më e sigurt për ta, ndërsa mbetemi në gatishmëri të plotë, pasi orët në vijim pritet të jenë të vështira për shkak të temperaturave të larta”.
    “Shefi i Komisariatit të Delvinës ka ndërhyrë për të ndihmuar banorët në kushte shumë të vështira, duke kryer një akt të vërtetë heroik. Ai është lënduar gjatë operacionit dhe po merr ndihmën shëndetësore në spital. I urojmë shërim të shpejtë dhe jemi mirënjohës për guximin e treguar çdo efektivi. Falenderime të veçanta për forcat zjarrfikëse, Policinë e Shtetit dhe partnerët tanë që po na ndihmojnë në këtë situatë të vështirë”, shkruan Vengu.

    Top Channel

  • Vengu në Delvinë, efektivë të FA, zjarrfikës dhe helikopterë në vendngjarje për shuarjen e zjarreve

    Vengu në Delvinë, efektivë të FA, zjarrfikës dhe helikopterë në vendngjarje për shuarjen e zjarreve

    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ndërkohë që dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë kanë shkuar në Delvinë për shuarjen e zjarreve.
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa fshatra të Delvinës, për të cilët Ministria e Mbrojtjes, urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.
    Ndërsa një tjetër zjarr i fuqishëm përfshiu disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz, banorët janë evakuuar. Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe kisha e Shën Dhimitrit duke u djegur plotësisht.
    Në ndihmë të banorëve dhe forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe dy helikopterë duke neutralizuar flakët, falë ndërhyrjes nga ajri.
    Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe shërbimet emergjente vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

  • 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë në luftë me flakët! Në Delvinë mbërrin edhe ministri Vengu

    4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë në luftë me flakët! Në Delvinë mbërrin edhe ministri Vengu

    Me dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, 4 mjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë kanë shkuar në Delvinë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Në zonë ka mbërritur edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, prefekti Plator Nesturi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Haki Çako dhe Drejtori i Policisë Elidon Çela.
    FOTO/ Situatë alarmuese nga flakët në Delvinë, disa vatra të forta zjarri

    Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

    Zjarri masiv në Delvinë, deputetja Zhupa: Duhet ndërhyrje urgjente nga ajri

     

  • Dy helikopterë në terren/ Zjarri në Delvinë po përhapet edhe më shumë, e pamundur ta shuajnë

    Dy helikopterë në terren/ Zjarri në Delvinë po përhapet edhe më shumë, e pamundur ta shuajnë

    Zjarri i përmasave të mëdha që ka nisur prej disa orësh djeg sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës. Flakët kanë përfshirë tashmë disa plantacione me drurë frutorë dhe janë duke iu afruar rrezikshëm masiveve me ullinj në afërsi të fshatit Fushë-Vërri.
    Një nga drejtimet e përhapjes së zjarrit është faqja e malit të Gjerë, drejt qafës së Skërficës, pranë rrugës nacionale Kardhiq–Delvinë, ndërsa një tjetër krah i flakëve po avancon drejt jugut. Era po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili dyshohet se është i qëllimshëm.
    Ndërhyrja nga toka paraqitet shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur kodrinor dhe malor. Për këtë arsye, operacioni për frenimin e përparimit të flakëve po mbështetet edhe nga ajri, ku janë angazhuar dy helikopterë.
    Disa dhjetëra forca zjarrfikëse janë në terren, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e banorëve të fshatrave Kalasë, Tatzat, Fushë-Vërri dhe Vanë për të mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
    Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe hetimet për përcaktimin e shkakut të tij kanë nisur.

  • Prej disa orësh lugina në Delvinë në flakë! Dy helikopterë dhe disa forca zjarrfikëse në tentativë për shuarjen e zjarrit

    Prej disa orësh lugina në Delvinë në flakë! Dy helikopterë dhe disa forca zjarrfikëse në tentativë për shuarjen e zjarrit

    Një zjarr i përmasave të mëdha po djeg prej orësh sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës.

    Flakët kanë përfshirë tashmë disa plantacione me drurë frutorë dhe janë duke iu afruar rrezikshëm masiveve me ullinj në afërsi të fshatit Fushë-Vërri.
    Një nga drejtimet e përhapjes së zjarrit është faqja e malit të Gjerë, drejt qafës së Skërficës, pranë rrugës nacionale Kardhiq – Delvinë, ndërsa një tjetër krah i flakëve po avancon drejt jugut. Era po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili dyshohet se është i qëllimshëm.
    Ndërhyrja nga toka paraqitet shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur kodrinor dhe malor. Për këtë arsye, operacioni për frenimin e përparimit të flakëve po mbështetet edhe nga ajri, ku janë angazhuar dy helikopterë.
    Disa dhjetëra forca zjarrfikëse janë në terren, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e banorëve të fshatrave Kalasë, Tatzat, Fushë-Vërri dhe Vanë për të mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
    Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe hetimet për përcaktimin e shkakut të tij kanë nisur.

    Top Channel

  • Zjarri shumë pranë Llogarasë/Dredha: Dy helikopterë nga ajri dhe 60 forca në terren

    Zjarri shumë pranë Llogarasë/Dredha: Dy helikopterë nga ajri dhe 60 forca në terren

    Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka folur ditën e sotme për situatën e zjarrit të rrezikshëm, që ka përfshirë zonën e Dukatit në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogarasë.
    Ai deklaroi për mediat nga fshati Dukat, se situata është kritike dhe theksoi se hyrja me forca njerëzore në pjesën e malit është shumë e vështirë, ndaj u kërkua ndihma e Ministrinë së Mbrojtjes me dy helikopterë që tashmë janë përfshirë në aksion.
    Sipas tij, zjarri është ende në monitorim dhe aktualisht në terren ndodhen rreth 60 forca, mes tyre 36 trupa të ushtrisë, që po përpiqen të frenojnë përparimin e flakëve.
    “Po punojmë me të gjithë forcat mbi Dukat fshat, së bashku, po ndërhyjmë si në pjesën e Dukatit edhe në atë të parkut të Llogarasë, për të shuar flakët dhe parandaluar përhapjen. I kemi bërë thirrje edhe Ministrisë së Mbrojtjes që na ka dërguar me mision dy helikopterë që janë përfshirë në aksion tashmë, të bërë të mundur parandalimin e zjarrit që t’i afrohet pjesës së pyjeve.
    Situata po menaxhohet dhe shpresoj të mos kemi probleme, edhe për pjesën e njerëzve të angazhuar me 36 forca ushtrie të angazhuara në terren që janë dërguar për këtë aksion, në total kemi 60 forca që operojnë në terren”, tha Dredha.

  • Kryebashkiaku Dredha nga Dukati: Dy helikopterë të mbrojtjes nga ajri dhe 60 forca nga terreni për shuarjen e vatrës

    Kryebashkiaku Dredha nga Dukati: Dy helikopterë të mbrojtjes nga ajri dhe 60 forca nga terreni për shuarjen e vatrës

    Vatra e zjarrit që ka përfshirë zonën e Dukatit prej ditësh dhe kërcënon parkun e Llogarasë, në terren ka dalë edhe kryebashkiaku Ermal Dredha. Ai foli nga fshati Dukat ditën e sotme, ku dha detaje të aksionit dhe problematikave që hasen. Derdha tha se hyrja me forca njerëzore në pjesën e malit nga po fliste është shumë e vështirë, ndaj u kërkua ndihma e Ministrinë së Mbrojtjes me dy helikopterë që tashmë janë përfshirë në aksion. Nga terreni veprojnë 60 forca, prej të cilave 36 janë të ushtrisë.
    ”Po punojmë me të gjithë forcat mbi Dukat fshat, së bashku, po ndërhyjmë si në pjesën e Dukatit edhe në atë të parkut të Llogarasë, për të shuar flakët dhe parandaluar përhapjen. I kemi bërë thirrje edhe Ministrisë së Mbrojtjes që na ka dërguar me mision dy helikopterë që janë përfshirë në aksionin e bërë të mundur parandalimin e zjarrit që t’i afrohet pjesës së pyjeve. Situata po menaxhohet dhe shpresoj të mos kemi probleme, edhe për pjesën e njerëzve të angazhuar me 36 forca ushtrie të angazhuara në terren që janë dërguar për këtë aksion, në total kemi 60 forca që operojnë në terren”, tha Dredha.

    Nga ana tjetër, kryebashkiaku shpjegoi arsyen se përse është kërkuar ndihma nga ajri prej Ministrisë së Mbrojtjes. ”Ka pjesë si kjo këtu që është e pamundur të menaxhohet me forca njerëzore pasi terreni është shumë i pjerrët dhe i lartë, i vështirë për të ndërhyrë. Ndaj është kërkuar edhe ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes me helikopterë”.

  • Situata me zjarret/MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 34 vatra, 8 ende aktive

    Situata me zjarret/MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 34 vatra, 8 ende aktive

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë ende aktive dhe 3 janë në monitorim. Situata më problematike është evidentuar në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.
    Në vatrën e zjarrit, në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat pati një përmirësim të situatës pas ndërhyrjes edhe nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Por më vonë në mbrëmje zjarri u riaktivizua. Gjatë natës vatra është mbajtur në monitorim nga forcat zjarrfikëse. Ditën e sotme në terren kanë shkuar forca nga strukturat vendore dhe 40 efektivë nga Forcat e Armatosura. Pritet gjithashtu edhe ndërhyrje nga ajri me 1 helikopter të Forcës Ajrore.
    Po ashtu, në vatrën e zjarrit pranë Parkut Kombëtar të Lurës, dje u ndërhy edhe me avionin Canadair kroat nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, gjë që solli një përmirësim të situatës në njërën nga vatrat. Megjithë përpjekjet e forcave operacionale në terren, nuk u arrit të shuhej zjarri. Puna po vijon sërish sot.
    Një tjetër vatër problematike është ajo në vendin e quajtur “Përroi i Zi” , ku dje, ndërhyrja edhe me avionin Canadair kroat ngadalësoi përhapjen e flakëve drejt disa banesave dhe staneve në zone, por temperaturat e larta dhe erërat e forta ndikuan negativisht në vënien nën kontroll të vatrës, e cila pati një perimetër shumë të madh. Sot vijon puna për shuarjen e zjarrit.
    Gjatë orëve të pasdites, pati një riaktivizim të fuqishëm të vatrës së zjarrit nga kufiri me Mirditën. Sot në terren pritet të operojnë 2 helikopterët hungarezë dhe avioni kroat Canadair.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:
    – 40 automjete zjarrfikëse
    – 776 forca operacionale nga strukturat vendore dhe qendrore
    Gjatë ditës së djeshme morën pjesë në operacione:
    – 345 forca nga Forcat e Armatosura (FA), me 3 mjete dhe 3 helikopterë
    – 1 avion Canadair i ardhur nga shteti kroat
    – 2 helikopterë për misione rikonjicioni nga Hungaria
    Për ditën e sotme, janë në vijim të operacioneve:
    – 215 efektivë të FA
    – 1 helikopter nga FA
    – 1 avion Canadair kroat
    – 2 helikopterë hungarezë, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile
    Sipas IGJEO-s, sot nuk priten reshje në të gjithë territorin. Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet.
    Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri të plotë dhe janë në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore dhe ndërkombëtare për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. U bëjmë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim qytetarëve, për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar pranë autoriteteve përkatëse.

  • Zjarret në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 34 vatra

    Zjarret në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 34 vatra

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë ende aktive dhe 3 janë në monitorim. Situata më problematike është evidentuar në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.
    Në vatrën e zjarrit, në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat pati një përmirësim të situatës pas ndërhyrjes edhe nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Por më vonë në mbrëmje zjarri u riaktivizua. Gjatë natës vatra është mbajtur në monitorim nga forcat zjarrfikëse. Ditën e sotme në terren kanë shkuar forca nga strukturat vendore dhe 40 efektivë nga Forcat e Armatosura. Pritet gjithashtu edhe ndërhyrje nga ajri me 1 helikopter të Forcës Ajrore.

    Po ashtu, në vatrën e zjarrit pranë Parkut Kombëtar të Lurës, dje u ndërhy edhe me avionin Canadair kroat nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, gjë që solli një përmirësim të situatës në njërën nga vatrat. Megjithë përpjekjet e forcave operacionale në terren, nuk u arrit të shuhej zjarri. Puna po vijon sërish sot.Një tjetër vatër problematike është ajo në vendin e quajtur “Përroi i Zi” , ku dje, ndërhyrja edhe me avionin Canadair kroat ngadalësoi përhapjen e flakëve drejt disa banesave dhe staneve në zone, por temperaturat e larta dhe erërat e forta ndikuan negativisht në vënien nën kontroll të vatrës, e cila pati një perimetër shumë të madh. Sot vijon puna për shuarjen e zjarrit.
    Gjatë orëve të pasdites, pati një riaktivizim të fuqishëm të vatrës së zjarrit nga kufiri me Mirditën. Sot në terren pritet të operojnë 2 helikopterët hungarezë dhe avioni kroat Canadair.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:– 40 automjete zjarrfikëse– 776 forca operacionale nga strukturat vendore dhe qendroreGjatë ditës së djeshme morën pjesë në operacione:– 345 forca nga Forcat e Armatosura (FA), me 3 mjete dhe 3 helikopterë– 1 avion Canadair i ardhur nga shteti kroat– 2 helikopterë për misione rikonjicioni nga HungariaPër ditën e sotme, janë në vijim të operacioneve:– 215 efektivë të FA– 1 helikopter nga FA– 1 avion Canadair kroat– 2 helikopterë hungarezë, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes CivileSipas IGJEO-s, sot nuk priten reshje në të gjithë territorin. Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet.Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri të plotë dhe janë në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore dhe ndërkombëtare për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. U bëjmë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim qytetarëve, për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar pranë autoriteteve përkatëse.

  • 70 ushtarë e dy helikopterë në “luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Drenovë

    70 ushtarë e dy helikopterë në “luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Drenovë

    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 4 janë ende aktive. Zonat më problematike mbeten Dibra, Bulqiza, Vau i Dejës dhe Mallakastra.
    Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, zjarri ka përfshirë rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.
    Në Bulqizë, flakët në zonën e Zerqanit kanë përfshirë 30 ha me shkurre. Në Vaun e Dejës, zjarri në Qafën e Laçit ka djegur rreth 25 ha, ndërsa në Mallakastër është riaktivizuar zjarri, pranë një pusi gazi në fshatin Drenovë, duke shkrumbuar 120 ha tokë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 288 forca operacionale, 27 automjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Vetëm sot janë aktivizuar 70 trupa ushtarake.
    Deri më tani janë djegur mbi 381 hektarë sipërfaqe me bimësi dhe pemë frutore. Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për zjarre në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.