Tag: helikopterë

  • Delvina në “luftë” me flakët, Rama: Në operacion, 300 forca zjarrfikëse e dy helikopterë

    Delvina në “luftë” me flakët, Rama: Në operacion, 300 forca zjarrfikëse e dy helikopterë

    Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, njofton se vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në Delvinë.

    Rama shkruan se në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë.Lexo edhe :Related Posts
    “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv

  • Katër helikopterë drejt Gramshit, bllokohen mes flakëve banorët e tre fshatrave dhe zjarrfikësit

    Katër helikopterë drejt Gramshit, bllokohen mes flakëve banorët e tre fshatrave dhe zjarrfikësit

    Katër helikopterë janë nisur drejt Gramshit për shuarjen e dy vatrave masive të zjarrit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe kanë detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.
    A2 CNN mëson se aktualisht fshati Kullollas dhe Bletëz mbeten të bllokuar nga flakët. Deri më tani askush nuk mund të konfirmojë nëse ka të lënduar apo viktima nga zjarri pasi fshati është rrethuar nga flakët.
    Deri në qetësimin e situatës që t’i hapë rrugë hyrjes së zjarrfikëses dhe ambulancës askush nuk konfirmon fatin e banorëve të këtyre fshatrave.
    Aktualisht ekipet që kanë shkuar nga toka për të evakuuar banorët e kësaj zone janë të bllokuara dhe e kanë të pamundur avancimin më tej.
    Sakaq, drejt Gramshit është nisur me urgjencë edhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, për të monitoruar nga afër operacionin për shuarjen e flakëve.

  • Shqipëria digjet! 19 vatra aktive në të gjithë vendin, evakuohen banorët

    Shqipëria digjet! 19 vatra aktive në të gjithë vendin, evakuohen banorët

    Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur sot se situata e zjarreve në vend mbetet kritike, me 19 vatra aktive nga 50 të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit. Përpjekjet për shuarjen e tyre janë të vazhdueshme, duke përfshirë angazhimin e mjeteve ajrore dhe partnerët ndërkombëtarë.
    Vatrat më problematike dhe angazhimi i forcave
    Disa nga vatrat më shqetësuese ndodhen në:

    Qarku Vlorë: Zjarri pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktiv, ku po operojnë 8 mjete zjarrfikëse dhe rreth 90 forca, të mbështetura nga helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionë grekë.
    Qarku Berat: Në bashkinë Poliçan, zjarri po i afrohet qytetit pranë Azilit të të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, duke detyruar evakuimin e banorëve. Në vendngjarje janë pesë mjete dhe 75 forca operacionale, të ndihmuara nga ajri me helikopter.
    Qarku Tiranë: Zjarri në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr paraqet rrezik për banesat, ndërsa po operojnë mjete zjarrfikëse nga MZSH, të cilave u janë bashkuar edhe dy helikopterë Blackhawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Një tjetër zjarr i madh ka rënë në zonën e fshatit Damjan dhe Isufaj, ku po punon një avion kroat.
    Qarku Gjirokastër: Në fshatin Turan të Tepelenës, zjarri u përhap drejt fshatit Lekel dhe Koder, duke djegur dy stalla, por me dëme minimale në bagëti. Operacionet për shuarjen e tij vazhdojnë me 100 forca dhe dy helikopterë çekë dhe sllovakë.

    Përveç forcave tokësore, në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar një sërë mjetesh ajrore, përfshirë avionë dhe helikopterë nga Greqia, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia. Gjatë ditës së sotme, pritet të marrin pjesë edhe dy helikopterë Blackhawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Sipas IGJEO-s, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 41 °C, duke e bërë rrezikun e zjarreve në pyje “të lartë” në të gjitha qarqet. Në disa zona të lokalizuara, si jugu i Shkodrës, veriu i Lezhës dhe perëndimi i Elbasanit, rreziku vlerësohet si “shumë i lartë”. Ministria u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri.

  • Shqipëria ‘në flakë’/ Mbërrijnë në Bazën Ajrore, 2 helikopterë të Emirateve të Bashkuara

    Shqipëria ‘në flakë’/ Mbërrijnë në Bazën Ajrore, 2 helikopterë të Emirateve të Bashkuara

    Ekuipazhet dhe stafi mbështetës u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtant Arben Kingji, i cili vlerësoi gatishmërinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në momente të vështira.
    Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve për përballimin e situatës së zjarreve në vend.

  • Temperaturat sot mbi 40 gradë. Për fikjen e zjarreve mbërriten edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

    Temperaturat sot mbi 40 gradë. Për fikjen e zjarreve mbërriten edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

    Sot fillon tmerri i temperaturave të larta. Parashikohet se do jenë mbi 40 gradë në hije. Tirana. Elbasani, Gjirokastra e Berati parashikohet se mund të kapin edhe 44 gradë.
    Kujdesi duhet nga ora 11.00 deri në 17.00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

    Ndërkohë situata e zjarreve po vjen duke u vështirësuar prej temperaturave të larta, por edhe nga zjarrvëniet e qëllimshme. Në bazën ajrore të Kuçovës janë shtuar numri i helikopterëve për të fikur zjarret.

    Mësohet se kanë ardhur në ndihmë edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

  • Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’ nga Emiratet e Bashkuara Arabe

    Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’ nga Emiratet e Bashkuara Arabe

    Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve për përballimin e situatës së zjarreve në vend.
    Ekuipazhet dhe stafi mbështetës u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtant Arben Kingji, i cili vlerësoi gatishmërinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në momente të vështira.

  • Situata e zjarrëve në vend, Pirro Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët

    Situata e zjarrëve në vend, Pirro Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët

    Lidhur me situatën e zjarrëve në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit, ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu shkruan fillimisht se avionic Canadair kroat ka ndihmuar në zonat e Kranes së Finiqit, si dhe Lukovë të Himarës.

    Përveçse Kroacisë, në ndihmë do vijnë edhe forca nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia, Çekia dhe Sllovakia.

    Sipas ministrit, do të vijnë dy helikopterë të Forcës Ajrore arabe, një Canadair grek, e dy helikopterë nga Çekia dhe Sllovakia. Pritet që këto forca të dislokohen mbrëmjen e sotme në Rinas dhe Bazën Ajrore të Kuçovës.

    “Gjatë orëve të ardhshme, flotës në veprim do t’u bashkohen edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 Canadair nga Greqia dhe dy helikopterë të mekanizmit evropian nga Çekia dhe Sllovakia të cilët do dislokohen që sonte në Rinas dhe Bazën Ajrore të Kuçovës”, shkruhet në postimin e Vengut.

    Kujtojmë se përgjatë orëve të fundit, janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat shtatë janë shuar ndërsa 14 të tjera mbeten aktive.

  • Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren

    Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren

    Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 21 mbeten aktive dhe 16 nën monitorim, ndërsa 8 janë shuar.
    Situata mbetet kritike në zonat e Lurës, Bulqizës, Delvinës, Tiranës dhe Korçës, ku janë angazhuar mbi 1350 forca operacionale dhe 65 automjete zjarrfikëse. Përveç ndërhyrjeve nga toka, po përdoren edhe helikopterë nga Forcat e Armatosura dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për të frenuar përhapjen e flakëve.
    Zjarret kanë rrezikuar banesa dhe zona urbane, duke detyruar evakuime në disa prej tyre. Autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë për zjarret në pyjet e vendit edhe për ditët në vijim.
    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes:
    -Në Parkun Kombëtar Lurë, te “Liqeni i Luleve”, vazhdon aktive vatra në Gropën e Madhe dhe Pllau i Gjurës mbi fshatin Gurë-Lurë – janë angazhuar rreth 50 forca operacionale
    -Në Zall Gjoçaj, bashkia Mat, zjarri ka një shtrirje mbi 14 km dhe vijon në tre kahe kryesore – në terren janë rreth 46 forca
    -Në Qafë Buall, Bulqizë, zjarri është përhapur drejt Qytetit të Vjetër dhe Krastës – janë angazhuar 120 forca dhe 2 helikopterë, janë evakuuar 6 banesa
    -Në malin mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, vijon ndërhyrja me 58 efektivë dhe 4 mjete FA – zjarri në zona të paarritshme nga toka
    -Në Kopaçëz, Delvinë, zjarri mbetet aktiv – në terren janë 70 forca, një autoambulancë dhe helikopter Cougar
    -Në fshatin Lugaxhi, Elbasan – mbi 50 forca në terren
    -Në malin e Lisecit, Gramsh – vatra në zonë të vështirë, zjarri është sipërfaqësor dhe pa dëme
    -Në Shkopet, në kufirin mes Kurbin–Mirditë–Mat – mbi 80 forca të angazhuara, nuk ka rrezik për banesat
    -Në fshatin Fang, Mirditë – në operacion janë mbi 120 forca dhe 3 mjete
    -Në Qeramicë, Devoll – vatër e re, rrezikon përhapje për shkak të erës
    -Në Kriçkovë, Pogradec – forcat operacionale në terren
    -Në Parkun Kombëtar Prespë, fshati Lajthizë, Pustec – sot priten të angazhohen 75 forca
    -Në fshatin Galinë, Berat – zjarri është ende aktiv
    -Në Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, Gjirokastër – zjarri përparon drejt zonës së mbrojtur “Bregu i Pamjes”, pritet ndërhyrje nga ajri
    -Në Izvor i Vjetër dhe Duraj, Memaliaj – zjarri aktiv, por i izoluar në disa zona
    -Në Malin me Gropa, Tiranë – rreth 55 forca në operacion, është arrestuar një i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme
    -Në fshatin Ibë, Tiranë – terren i vështirë, janë angazhuar 2 helikopterë, 6 mjete dhe 25 forca
    -Në fshatin Shetel, Shijak – 40 forca në terren, pritet ndërhyrje nga ajri
    -Në “Rraze Veshtit”, Malësi e Madhe – 35 forca të angazhuara, terren i pakalueshëm për mjete zjarrfikëse
    Vatra të monitoruara:
    Ulëz (Mat), Livadhet e Peladhisë (Bulqizë), Maja e Paliskës dhe Sashic (Vlorë), Markat (Konispol), pyjet e Gurakuqit (Librazhd), Dishnicë (Korçë), Strelcë (Maliq), Muzhakë (Skrapar), Konisbaltë (Dimal), Paftal (Berat), Zgërbonjë (Poliçan), Gryka e Motinës – Dragobi dhe Mamëz (Kukës)
    Forcat në operacion:
    1350 forca operacionale
    65 automjete zjarrfikëse
    5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura
    2 helikopterë hungarezë
    2 helikopterë Canadair nga Kroacia dhe Italia (në zonën e Vlorës)

  • 26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

    26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

    Vijon beteja me flakët në vendin tonë. 26 vatra zjarri u njoftuan deri pasdite nga Ministria e Mbrojtjes, nga të cilat 17 aktive dhe 9 në monitorim.
    Në Dibër, në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, zjarri po zhvillohet në 2 vatra, por nuk është dashur ndërhyrje përtej forcave bashkiake.
    Ndërkohë që ndihmë nga ajri u kërkua në fshatin Zall Gjoçaj, kurse vatra e zjarrit ne Ulëz u shua në anë e Dibres, por jo të Mirditës.
    Aktive mbetet vatra në Livadhet e Peladhisë në Bulqizë.
    Në Vlorë, tek “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, ka vazhduar puna gjithë ditën për shuarjen e zjarrit e po ashtu në Delvinë. Në operacion janë 60 efektivë dhe 4 zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe helikopterë shqiptarë e hungarezë. Zjarri është nën kontroll, por janë përshkuar 10 banesa.
    Vatra zjarri ka edhe në Lezhë, Milot, Korçë, Librazhd, por edhe në zonën e Shkopetit në Kurbin, ku ka shkuar edhe shefi i shtabit të përgjithshem të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.
    Pasdite vonë u njoftua se në Bulqize ka rënë zjarr në vendin e quajtur Qafë Bualli. Janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe dhjetra forca.

  • Zjarri në Bulqizë, ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë

    Zjarri në Bulqizë, ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë

    Zjarri i përmasave të mëdha që ka shpërthyer në zonën e Qafë Buallit, në kufirin mes Bulqizës dhe Matit, vijon të jetë aktiv dhe po përhapet me ritme shqetësuese. Ministria e Mbrojtjes ka informuar se situata mbetet kritike dhe për shuarjen e flakëve është angazhuar një operacion i gjerë, si në terren ashtu edhe nga ajri.
    Aktualisht, në operacion janë përfshirë:

    8 mjete zjarrfikëse
    40 efektivë të Shërbimit Zjarrfikës dhe të Mbrojtjes nga Zjarri (MZSH)
    15 efektivë të Policisë së Shtetit
    25 punonjës të bashkisë
    10 forca vullnetare
    2 helikopterë që po kryejnë ndërhyrje ajrore në rotacion
    Zjarri është përqendruar në zonën mes Qytetit të Vjetër dhe fshatit Plan i Bardhë, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se përmasat e flakëve kanë vështirësuar ndërhyrjen direkte të zjarrfikësve në disa segmente.
    Forcat e angazhuara po punojnë për të lokalizuar dhe izoluar vatrat, ndërkohë që paralelisht po zhvillohen operacione me helikopterë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara dhe objekteve të rrezikuara.
    Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet vendore i bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale, ndërsa theksojnë se strukturat janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e emergjencës.