Tag: heldin

  • ‘Heldin’ në garë për Oscars – Aktori shqiptar Ridvan Murati në një ndër rolet kryesore

    ‘Heldin’ në garë për Oscars – Aktori shqiptar Ridvan Murati në një ndër rolet kryesore

    Filmi “Heldin”, ku një nga rolet kryesore interpretohet nga aktori shqiptar Ridvan Murati, po vazhdon të korrë suksese në skenën ndërkombëtare të kinemasë. Pas premierës në Festivalin e Filmit në Berlinale dhe lançimit në platformën Netflix, projekti ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme: kompania prestigjioze Music Box Films ka marrë të drejtat për shpërndarjen e filmit në Amerikën e Veriut.

    Ndërkohë, “Heldin” është zgjedhur zyrtarisht si përfaqësuesi i Zvicrës për kategorinë Best International Feature Film në edicionin e 98-të të çmimeve Academy Awards (Oscars). Ky përfaqësim e vendos filmin në rrugën drejt një prej njohjeve më të mëdha në industrinë globale të filmit, transmeton KultPlus.

    Regjisorja Petra Volpe sjell një dramë të fuqishme që ndjek historinë e Florian, një infermier në repartin e kirurgjisë, i cili përjeton një sërë ngjarjesh tronditëse gjatë një ndërrimi të vonë në spital. Me një narrativë të ngjeshur dhe emocionale, “Heldin” ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe publikut njësoj.

    Pjesëmarrja e Ridvan Muratit në këtë produksion i shton filmit një tjetër dimension. Me një interpretim të ndjerë dhe të përmbajtur, Murati forcon pozicionin e aktorëve shqiptarë në produksionet evropiane me ndikim të gjerë ndërkombëtar.

    Për publikun, kjo do të thotë një mundësi për të parë një film me vlera artistike të larta në platformat më të njohura, ndërsa për ekipin realizues, kjo është një mundësi reale për të hyrë në garë për një nga çmimet më prestigjioze në botë, nominimet Oscars./KultPlus.com

  • Filmi evropian “Heldin”, me aktorin shqiptar Ridvan Murati, tani në Netflix

    Filmi evropian “Heldin”, me aktorin shqiptar Ridvan Murati, tani në Netflix

    Një tjetër sukses për kinemanë evropiane dhe talentin shqiptar vjen përmes filmit “Heldin” (Late Shift), i cili është bërë zyrtarisht pjesë e katalogut të Netflix. Në këtë dramë të vitit 2025, me regji të Petra Volpe, luan edhe aktori i njohur shqiptar Ridvan Murati, duke sjellë një interpretim të fuqishëm në një rol dytësor me peshë.Murati, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në teatër dhe film në Zvicër, konfirmon edhe një herë aftësinë e tij për të dhënë dimension të thellë roleve që portretizon, duke forcuar gjithnjë e më shumë praninë e aktorëve shqiptarë në produksione ndërkombëtare të nivelit të lartë, përcjellë KultPlus.“Heldin” trajton një histori intensive që ndodh gjatë një ndërrimi të natës në një spital zviceran, ku protagonistja Floria, një infermiere kirurgjie, përballet me sfida ekstreme, përfshirë ndihmën ndaj disa pacientëve në gjendje kritike. Një gabim i vetëm kërcënon të rrëzojë gjithë përpjekjet dhe etikën e saj profesionale, duke e vendosur nën presion moral dhe emocional.Filmi është një bashkëprodhim mes Zvicrës dhe Gjermanisë, dhe pati premierën botërore më 17 shkurt 2025 në seksionin Berlinale Special Gala të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Pas Berlinales, filmi u shfaq në kinematë zvicerane më 27 shkurt dhe tani është i qasshëm globalisht përmes platformës Netflix.Ky projekt përbën një tjetër arritje të rëndësishme për Ridvan Muratin dhe një dëshmi se talenti shqiptar po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë dhe vlerësim në skenën ndërkombëtare të filmit./KultPlus.com