Tag: hekurudhor

  • Rrjeti TENT, Shqipëria ngec në milionat që ndahen për infrastrukturën

    Rrjeti TENT, Shqipëria ngec në milionat që ndahen për infrastrukturën

    Shqipëria, ashtu si vendet e Ballkanit në përgjithësi përballet me një boshllëk të madh financiar për të përmbushur objektivat TEN-T (rrjetit gjithëpërfshirës të infrastrukturës europiane).Në njërën anë plani i rritjes i BE-së ka sjellë fonde të konsiderueshme (6 mld euro), por kosto e lartë dhe mbi-faturimet e projekteve mbeten sfida serioze, sipas një analize të Komunitetit të Transportit në lidhje me ecurinë e projekteve TENT gjatë vitit 2024.Sipas raportit, 965 km hekurudhë janë aktualisht në rehabilitim në gjithë rajonin, me një kosto prej mbi 3.6 miliardë euro. Projektet rrugore kapin 11.3 miliardë euro, ku Shqipëria përfiton një pjesë të konsiderueshme në rrjetin bërthamë.Raporti rekomandon që Shqipëria të përshpejtojë përfshirjen e plotë të standardeve të BE-së në sektorin hekurudhor dhe rrugor, përmirësimin e praktikave të mirëmbajtjes në vend të fokusit të tepruar te projektet e mëdha, rritjen e koordinimit me partnerët rajonalë dhe zbatimin e Planit të Veprimit të Komunitetit të Transportit.Analiza e komunitetit të transportit vërejti se Hekurudha Durrës–Shkup është pjesë e rëndësishme e rrjetit bërthamë hekurudhor europian, por projekti po ndeshët me boshllëqe të mëdha. Rehabilitimi i kësaj linje pritet të përfundojë deri në vitin 2040, por ritmi i punimeve dhe mungesa e fondeve të mjaftueshme mund ta vonojnë ndjeshëm këtë objektiv.Shqipëria përballet me mangësi të theksuara në përputhjen me kërkesat teknike të rrjetit TEN-T, veçanërisht në sektorin hekurudhor në ndërtimin dhe elektrifikimin e tyre. Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë më përpara në implementimin e projekteve me elektrifikim hekurudhor.Shqipëria mori vlerësime për përmirësimin e segmentit Thumanë–Kashar, si pjesë e Korridorit të Mesdheut. Ky zhvillim ka kontribuar në rritjen e përputhshmërisë së rrugëve me standardet e TEN-T të rrjetit bërthamë të rajonit.Megjithatë, raporti nënvizoi nevojën për vlerësime vjetore sistematike të gjendjes së rrugëve, pasi mungesa e monitorimit të rregullt mund të çojë në devijime midis të dhënave të raportuara dhe realitetit në terren. Projektet në rrjetet kryesore që financohen nga Plani i Rritjes po përballen me vonesa, si rasti i bypass-it të Tiranës.Aeroporti i Tiranës përmbush disa nga standardet bazë të TEN-T për infrastrukturën terminale, por mungesa e lidhjes hekurudhore direkte është një pengesë për përmbushjen e kërkesave të integrimit multimodal. Lidhja e planifikuar me linjën Durrës–Tiranë shihet si një zhvillim premtues, por kërkohen investime të mëtejshme për të përmbushur objektivat për ekonominë e gjelbër të BE-së .Shqipëria ka bërë përparime në përmirësimin e infrastrukturës së saj të transportit, veçanërisht në rrjetin rrugor dhe përmes përfshirjes në projekte strategjike si Korridori Adriatiko-Jonian. Megjithatë, për të përmbushur objektivat ambicioze të Rregullores së re të TEN-T deri në vitin 2030 dhe 2040, kërkohet një përshpejtim i ndjeshëm i reformave, investimeve dhe koordinimit strategjik./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sulmi me thikë në stacionin hekurudhor në Gjermani, arrestohet autorja e dyshuar, plagosi 12 persona

    Sulmi me thikë në stacionin hekurudhor në Gjermani, arrestohet autorja e dyshuar, plagosi 12 persona

    Një sulm me thikë ka ndodhur në stacionin hekurudhor të Hamburgut.

    12 persona raportohet se u plagosën, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Një grua thuhet se është arrestuar nga policia federale. Ajo dyshohet se fillimisht përhapi panik duke bërtitur midis pasagjerëve që prisnin në platformën hekurudhore, ndërsa më pas nisi të godasë kalimtarë të rastit.
    Sipas gazetës gjermane “Bild”, sulmi ndodhi pranë platformave 13 dhe 14 të stacionit qendror të Hamburgut. Të plagosurit në gjendje kritike besohet se janë një i mitur dhe tre të rinj të tjerë që tentuan ta neutralizonin gruan. Motivi i sulmit është ende i paqartë, ndërsa fillimisht u raportua për tetë të plagosur, më pas policia saktësoi se numrin i të lënduarve ishte 12 dhe se mund të rritej në orët në vijim, sepse mund të ketë të dëmtuar edhe nga kaosi që u shkaktua për t’u larguar nxitimthi nga stacioni hekurudhor.
    Tre ditë më parë 3 persona u qëlluan me thikë në qytetin Hallen, ndërsa muajt e fundit Gjermania vazhdimisht është tronditur nga sulme të tilla, ku më të rëndat kanë qenë ato të 21 shkurtit dhe 22 janarit, ku mbetën disa persona të vrarë.

    Top Channel

  • Zhvillimi i rrjetit hekurudhor në vend, Topuzi: Linja e tramvajit do të sillte rritje të turistëve

    Zhvillimi i rrjetit hekurudhor në vend, Topuzi: Linja e tramvajit do të sillte rritje të turistëve

    Ndërtimi i linjave hekurudhore në vend pritet të sjellë jo vetëm zhvillim ekonomik, por edhe ulje të ndjeshme të kostos së paketave turistike.

    Sipas kreut të Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, Zak Topuzi, transporti hekurudhor përbën një zgjidhje të vetme për përmirësimin e qarkullimit të turistëve dhe përmbushjen e kërkesave gjithnjë në rritje të tyre.

    Portet alternative, si transportet hekurudhore, janë zgjidhja e vetme për këtë lloj turizmi që ne kemi, në këtë periudhë. Transporti hekurudhor është shumë i rëndësishëm dhe ne shpresojmë që të futet sa më shpejt për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe për të mos bllokuar në periudhat e sezonit turistik, pikat kryesore të rrugës”, u shpreh zoti Topuzi.

    Topuzi thekson gjithashtu rëndësinë e ndërtimit të një linje tramvaji në kryeqytet, sipas standardeve të Bashkimit Europian, si një hap drejt modernizimit të shërbimeve urbane dhe lehtësimit të qarkullimit brenda qytetit.

    “Mundësisht në Tiranë të futet tramvaji, apo mënyra të tjera lëvizjeje që t’i japin frymë lëvizjes, por edhe turizmit”, tha Topuzi.

    Sipas zotit Topuzi, një hekurudhë e ndërtuar mirë mund të shërbejë vetë si një atraksion turistik.

    “Shpresoj që për 5 vjet të hymë në linjën e turizmit elitar. Që të flasim për hotele luksi, duhet të ketë edhe shërbime“, shtoi ai.

    Me këto zhvillime infrastrukturore, Shqipëria mund të bëhet shumë shpejt pjesë e turizmit elitar ndërkombëtar.

  • Aksident fatal në Itali/ Vajza 14-vjeçare goditet nga treni, ndërron jetë në vend

    Aksident fatal në Itali/ Vajza 14-vjeçare goditet nga treni, ndërron jetë në vend

    Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Cesano Maderno, në provincën Monza dhe Brianza, ku një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një tren në kryqëzimin hekurudhor të ish-stacionit të qytetit.

    Incidenti ka ndodhur pasi vajza ka tentuar të kalojë shinat, ndërsa barrierat e kalimit ishin të mbyllura. Ajo dyshohet të ketë mbajtur kufje në momentin e kalimit, duke e bërë të pamundur për të dëgjuar arritjen e trenit.
    Stafi i urgjencës 118 ndërhyri menjëherë pas ngjarjes, por për fat të keq nuk mundi të bënte asgjë për vajzën, përveç konfirmimit të vdekjes së saj.
    Ky aksident ka shkaktuar pasoja serioze në transportin hekurudhor, duke çuar në ndërprerjen e përkohshme të linjës midis Palazzolo Milanese dhe Seveso.
    Policia hekurudhore dhe karabinierët e Cesano Maderno janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që ka pasur raporte për aksidente të tjera fatale në të njëjtin vend.
    Sipas burimeve lokale, një numër aksidentesh të ngjashme ka ndodhur në këtë zonë, duke shkaktuar shqetësim të madh midis qytetarëve të komunës.
    Ndërkohë, një marrëveshje për ndërtimin e një mbikalimi hekurudhor midis Ferrovie Nord dhe administratës komunale të Cesano Maderno u nënshkrua pak më pak se një vit më parë, por ende nuk është realizuar.
    Kjo ka shkaktuar polemika dhe shqetësim tek banorët e zonës, të cilët kërkojnë një zgjidhje më të shpejtë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.

    Top Channel

  • Greqia dhe Italia forcojnë bashkëpunimin në Energji dhe Transport Hekurudhor, finalizojnë marrëveshje të rëndësishme

    Greqia dhe Italia forcojnë bashkëpunimin në Energji dhe Transport Hekurudhor, finalizojnë marrëveshje të rëndësishme

    Gjatë mbledhjes së Këshillit të Dytë të Lartë për Bashkëpunim ndërmjet Greqisë dhe Italisë, e cila u zhvillua sot në Romë, u finalizuan marrëveshje të rëndësishme në fushat e energjisë dhe transportit hekurudhor.

    Një Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua ndërmjet Operatorit të Pavarur të Transmetimit të Energjisë së Greqisë (IPTO) dhe operatorit italian të rrjetit TERNA, me synimin për të përmirësuar ndërlidhjen elektrike mes dy vendeve. Projekti parashikon trefishimin e kapacitetit ekzistues të ndërlidhjes, nga 500 MW në 1,500 MW.
    Kjo iniciativë mbështet objektivin e Greqisë për t’u konsoliduar si një qendër energjetike në Evropën Juglindore, veçanërisht përmes investimeve në burime të rinovueshme. Greqia, e cila vitin e kaluar u bë eksportuese neto e energjisë për herë të parë që nga viti 2000, po forcon gjithashtu sigurinë energjetike të rajonit. Italia, si një importuese e madhe e energjisë, përfiton ndjeshëm nga ky partneritet strategjik.
    Projekti është në përputhje me përpjekjet e qeverisë greke për të ndërtuar ndërlidhje transnacionale të energjisë elektrike, me qëllim zbutjen e shtrembërimeve të çmimeve në tregun evropian të energjisë, si dhe për të rritur sigurinë në furnizim dhe për të reduktuar rrezikun e ndërprerjeve, siç ndodhi së fundmi në Spanjë.
    Një Memorandum Bashkëpunimi u nënshkrua ndërmjet Ministrisë Greke të Infrastrukturës dhe Transportit dhe grupit shtetëror italian Ferrovie dello Stato, i cili zotëron kompaninë Hellenic Train, për përmirësimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në Greqi.
    Duke marrë parasysh projektet e rëndësishme të ndërmarra nga shteti grek për modernizimin e rrjetit hekurudhor, grupi italian është zotuar të realizojë investime në vlerë prej 360 milionë eurosh, që përfshijnë:
    Blerjen e 23 trenave të rinj, 8 trena ekspres ndërqytetas dhe 15 trena për linjat periferike.
    Ndërtimin e depove moderne për mirëmbajtjen afatgjatë të flotës së re të trenave.
    Këto angazhime do të përfshihen në kontratën e re të rishikuar ndërmjet Ministrisë Greke të Infrastrukturës dhe Transportit dhe Hellenic Train, ku do të përfshihen edhe klauzola të qarta për respektimin e orareve të udhëtimeve.
    Të dy këto Memorandume bëjnë pjesë në grupin e 12+2 marrëveshjeve dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit të nënshkruara në kuadër të Mbledhjes së Dytë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim Greqi-Itali, të cilat janë përmbledhur në mënyrë të detajuar në Deklaratën e Përbashkët të dy udhëheqësve.

    Top Channel