Tag: hekurudhor

  • OKB-ja dënon mosveprimin lidhur me incidentin në Novi Sad

    OKB-ja dënon mosveprimin lidhur me incidentin në Novi Sad

    Volker Turk

    SHBA-Kombet e Bashkuara kritikuan mungesën e llogaridhënies lidhur me shembjen e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, një vit pas tragjedisë që nxiti protesta masive.
    Shefi për të drejtat e njeriut në OKB, Volker Turk, kërkoi që të bëhen përpjekje të reja për të hetuar për përgjegjësinë në këtë ngjarje, duke argumentuar se kjo është thelbësore për të rikthyer besimin e publikut në institucione dhe për të respektuar sundimin e ligjit.
    “Nuk ka pasur një proces domethënës për të zbuluar të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi për tragjedinë që rezultoi me vdekjen e 16 personave në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Kjo, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga dhjetëra mijëra persona që kanë dalë në rrugë duke kërkuar drejtësi”, tha Turk përmes një deklarate.
    “Për më tepër, shumë pretendime për sulme të dhunshme dhe arrestime arbitrare të protestuesve paqësorë dhe gazetarëve gjatë demonstratave nuk janë hetuar dhe mbesin të pandëshkuara. Përkundrazi, incidente të tilla vazhdojnë të ndodhin”, shtoi ai.
    Të shtunën, më shumë se 100.000 serbë shënuar përvjetorin e parë të incidentit në Novi Sad, që tronditi këtë shtet në Ballkanin Perëndimor.
    Disa javë pas renovimit të ndërtesës, streha prej betoni në stacionin hekurudhor u shemb më 1 nëntor 2024, një aksident që kritikët e cilësuan si simbol të korrupsionit në Serbi, që më pas çoi në rrezmin e qeverisë. Në protestat e së shtunës, protestuesit kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
    Nëna e njërit nga viktimat e aksidentit po mban grevë urie para Parlamentit serb që nga e diela, dhe qindra njerëz po shkojnë për ta vizituar dhe për t’i ofruar mbështetje.
    Turk bëri thirrje për hetime të menjëhershme, transparente, të pavarura dhe efektive për aksidentin, pasi procedurat kundër përgjegjësve të dyshuar kanë ngecur, u tha në deklaratë. Ai po ashtu bëri thirrje për hetime të ngjashme për të gjitha pretendimet për arrestime arbitrare dhe përdorim të tepruar të forcës nga polica gjatë protestave.
    “Respektimi i lirisë së shprehjes dhe tubimeve paqësore janë themelore për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe bëhen veçanërisht jetike në një mjedis thellësisht të polarizuar”, u shpreh Turk.
    Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut theksoi rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, të lirë nga presioni politik.
    “Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur besimin e njerëzve në sundim të ligjit”, tha ai.
    Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përmes Raportit të Progresit të publikuar të martën, Komisioni Evropian i rekomandoi Beogradit “të ulë ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në prokurori”./REL

  • OKB dënon mosveprimin lidhur me incidentin në Novi Sad

    OKB dënon mosveprimin lidhur me incidentin në Novi Sad

    Rajoni E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 15:04
    Kombet e Bashkuara kritikuan mungesën e llogaridhënies lidhur me shembjen e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, një vit pas tragjedisë që nxiti protesta masive. Shefi për të drejtat e njeriut në OKB, Volker Turk, kërkoi që të bëhen përpjekje të reja për të hetuar për përgjegjësinë në këtë ngjarje, duke argumentuar se kjo është thelbësore për të rikthyer besimin e publikut në institucione dhe për të respektuar sundimin e ligjit.
    “Nuk ka pasur një proces domethënës për të zbuluar të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi për tragjedinë që rezultoi me vdekjen e 16 personave në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Kjo, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga dhjetëra mijëra persona që kanë dalë në rrugë duke kërkuar drejtësi”, tha Turk përmes një deklarate. “Për më tepër, shumë pretendime për sulme të dhunshme dhe arrestime arbitrare të protestuesve paqësorë dhe gazetarëve gjatë demonstratave nuk janë hetuar dhe mbesin të pandëshkuara. Përkundrazi, incidente të tilla vazhdojnë të ndodhin”, shtoi ai.

    Të shtunën, më shumë se 100.000 serbë shënuar përvjetorin e parë të incidentit në Novi Sad, që tronditi këtë shtet në Ballkanin Perëndimor. Disa javë pas renovimit të ndërtesës, streha prej betoni në stacionin hekurudhor u shemb më 1 nëntor 2024, një aksident që kritikët e cilësuan si simbol të korrupsionit në Serbi, që më pas çoi në rrezmin e qeverisë.

    Në protestat e së shtunës, protestuesit kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Nëna e njërit nga viktimat e aksidentit po mban grevë urie para Parlamentit serb që nga e diela, dhe qindra njerëz po shkojnë për ta vizituar dhe për t’i ofruar mbështetje. Turk bëri thirrje për hetime të menjëhershme, transparente, të pavarura dhe efektive për aksidentin, pasi procedurat kundër përgjegjësve të dyshuar kanë ngecur, u tha në deklaratë.

    Ai po ashtu bëri thirrje për hetime të ngjashme për të gjitha pretendimet për arrestime arbitrare dhe përdorim të tepruar të forcës nga polica gjatë protestave. “Respektimi i lirisë së shprehjes dhe tubimeve paqësore janë themelore për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe bëhen veçanërisht jetike në një mjedis thellësisht të polarizuar”, u shpreh Turk.
    Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut theksoi rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, të lirë nga presioni politik. ”Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur besimin e njerëzve në sundim të ligjit”, tha ai. Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përmes Raportit të Progresit të publikuar të martën, Komisioni Evropian i rekomandoi Beogradit “të ulë ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në prokurori”. /REL/

  • 1 vit nga tragjedia në Novi Sad/ Studentët ‘pushtojnë’ Beogradin një natë para! Thirrje qytetarëve të mblidhen së bashku

    1 vit nga tragjedia në Novi Sad/ Studentët ‘pushtojnë’ Beogradin një natë para! Thirrje qytetarëve të mblidhen së bashku

     Prej një viti, qytetarët e Serbisë, të udhëhequr nga studentët, kanë dalë në rrugë dhe kanë  marshuar për ditë të tëra drejt Novi Sad. Edhe MBRëMë, në prag të përvjetorit të parë të rënies së tendës në stacionin hekurudhor në këtë qytet, kur vdiqën 16 persona, mijëra studentë nga qytete të ndryshme të Serbisë, kanë mbërritur në Novi Sad. 

    Studentët janë pritur në rrugë nga mijëra qytetarë me fishekzjarrë e brohoritje. Gjithashtu studentët morën kartolina falënderimi në të cilat shkruhet: “Për çdo hap që hidhni në luftën për liri.”

    Studentët në Beograd u bënë thirrje qytetarëve që nuk mund të jenë në Novi Sad, SOT të mblidhen në Beograd. Ata pritet të bllokojnë kryqëzimet pranë Fakultetit të Drejtësisë ose Fakultetit të Bujqësisë për të shënuar një vjetorin e vdekjes së atyre që u vranë tragjikisht në rënien e tendës në Novi Sad.

    Protesta e 1 Nëntorit do të mbahet tubim përkujtimor për të shënuar një vjetorin e tragjedisë. Edhe pse protestat më të mëdha në historinë moderne të Serbisë kanë vazhduar për një vit të plotë, qeveria vazhdon të refuzojë të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kërkesa kryesore e studentëve dhe qytetarëve.

    Presidenti Aleksandar Vuçiç ka hezituar të njoftojë një votim, duke lënë të kuptohet herë pas here se ai mund të zhvillohet diku vitin e ardhshëm, por pa specifikuar një datë.

    Tenda e stacionit hekurudhor të rinovuar rishtazi në Novi Sad u shemb më 1 nëntor në orën 11:52 të paradites. Ndërsa ekipet e shpëtimit po nxirrnin ende një numër të panjohur njerëzish të bllokuar nën ton beton, mbështetësit pro-qeveritarë nxituan të shfajësonin autoritetet nga përgjegjësia, duke pretenduar se tenda nuk kishte qenë në fakt pjesë e rinovimit.

    Po atë mbrëmje, Presidenti Vuçiç tha se e gjithë ndërtesa e stacionit ishte rinovuar, përveç tendës. Një ditë pas shembjes, më shumë se një mijë qytetarë u mblodhën për të bllokuar kryqëzimin pranë stacionit hekurudhor, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule në kujtim të viktimave.

    Më 3 nëntor, filluan protestat e para në Beograd, me demonstruesit që kërkonin dorëheqjen e Ministrit të Ndërtimit dhe Infrastrukturës Goran Vesić.

    Disa protestues i lyen duart me të kuqe, duke deklaruar se autoritetet kishin “duar me gjak”. Dora e kuqe së shpejti do të bëhej simboli përcaktues i protestave.

    FOTO GALERI

  • Gati projekti për aksin hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, ja kur përfundon

    Gati projekti për aksin hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, ja kur përfundon

    Aksi hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, pjesë e korridorit VIII është në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar, që pritet të përfundojë në mars 2027. Detajet për TV SCAN janë bërë me dije nga Hekurudha Shqiptare, duke specifikuar se ky proces financohet nga një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
    “Me përfundimin e kësaj asistence teknike, e cila përkon dhe me maturimin e projektit në fjalë, do të vijohet me aplikimin për grant dhe më pas me marrëveshjet e kredive me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, – bëri me dije Hekurudha Shqiptare.
    Kjo strukturë financimi është ndjekur edhe me aksin tjetër hekurudhor të korridorit VIII, Durrës – Rrogozhinë. Për këtë segment, që ka një gjatësi prej 33.5 km, tashmë marrëveshjet e kredive dhe grantit janë miratuar në komisionet parlamentare. Më konkretisht, për realizimin e projektit me vlerë 120.5 mln euro do të akordohet një grant prej 60.5 mln euro nga Bashkimi Evropian, si dhe 2 kredi nga 30 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve.
    Ndërkohë, segmenti nga Rrogozhina në Pogradec do të jetë më i kushtueshëm, pasi ka një gjatësi prej 120.3 km. Më herët, Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor ka renditur përfitimet që do të vijnë nga rehabilitimi apo ndërtimi i kësaj linje, duke nisur nga shkurtimi i distancave, rritja e sigurisë së udhëtimit dhe reduktimi i emetimeve në ajër që vijnë nga transporti.

  • VIDEO / Balluku, me tren nga Zyrihu në Bernë: Bashkëpunim me Zvicrën për rrjetin hekurudhor në Shqipëri

    VIDEO / Balluku, me tren nga Zyrihu në Bernë: Bashkëpunim me Zvicrën për rrjetin hekurudhor në Shqipëri

    Zëvendës/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka zhvilluar një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bern të Zvicrës.
    Përmes një prononcimi për qytetarët, Balluku shprehet se Qeveria shqiptare është duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur sipas saj me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës.
    Balluku premtoi se në të ardhmen, përmes korridoreve hekurudhore europiane, qytetarët do të mund të udhëtojnë me tren nga Zvicra në Shqipëri.

    Prononcimi Ballukut:
    Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet dhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, këtu në Zvicër.
    Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës. 

  • Aksident i rëndë hekurudhor/ Treni përplas tre të rinj, një i vdekur dy të plagosur

    Aksident i rëndë hekurudhor/ Treni përplas tre të rinj, një i vdekur dy të plagosur

    Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Trecate (Novara), ku tre të rinj me origjinë pakistaneze, të moshës midis 20 dhe 22 vjeç, u goditën nga një tren. 
    Njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa dy të tjerët u plagosën — njëri në gjendje kritike, i dërguar me urgjencë në Spitalin “Maggiore” në Novara. I treti ka pësuar lëndime më të lehta. 
    Sipas hetimeve paraprake, dy prej të rinjve po përpiqeshin të kalonin shinat për të kapur trenin drejt Pioltellos, kur u përplasën. I treti, që ndodhej në platformë duke pritur një tren tjetër, u përpoq t’i ndihmonte dhe u godit nga një copë hekuri që u shkëput gjatë aksidentit. 
    Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 të mbrëmjes së 20 tetorit. Treni, që udhëtonte nga Torino drejt Milanos, u detyrua të ndalonte në linjë për t’i dhënë mundësi ekipeve të emergjencës dhe autoriteteve të zhvillonin hetimet. Trafiku hekurudhor në zonë u ndërpre përkohësisht. 
    Në faqen zyrtare të Trenitalia-s thuhet se trenat rajonalë dhe ndërqytetas mund të kenë vonesa, kufizime apo edhe anulime të itinerarit. Treni i përfshirë në aksident, IC 797 Torino Porta Nuova–Salerno, nuk do të ndalet në stacionet Torino Porta Susa, Vercelli, Novara dhe Milano. 
    Policia po punon për identifikimin e plotë të viktimës dhe të dy të plagosurve, pasi dokumentet e tyre mungojnë, ndoshta të humbura gjatë përplasjes. Nuk ka dëshmitarë të drejtpërdrejtë, pasi pasagjerët e tjerë ishin tashmë në nënkalim në momentin e aksidentit. 
    Stacioni i Trecate-s, që ka vetëm dy platforma dhe një nënkalim, ndodhet në një qytet me mbi 20 mijë banorë — i dyti më i madh në provincën e Novarës pas vetë qytetit. 
    Sipas hipotezave fillestare të hetuesve dhe karabinierëve në vendngjarje, viktima është goditur drejtpërdrejt nga treni, ndërsa i plagosuri rëndë është prekur vetëm pjesërisht. I treti, që u afrua për t’i ndihmuar, mendohet të jetë goditur nga një fragment metali i hedhur nga shinat pas përplasjes. 
    Ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini, shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë dhe kërkoi një raport të detajuar mbi ngjarjen. 

  • Nga Vora në Hanin e Hotit me 120 km/orë, ja kur synohet të përfundojë projekti hekurudhor

    Nga Vora në Hanin e Hotit me 120 km/orë, ja kur synohet të përfundojë projekti hekurudhor

    16 kompani nga Evropa dhe Azia kanë shprehur interes për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. TV SCAN ka mësuar se faza e parë e parakualifikimit të tenderit, me kompanitë që do të kalojnë në fazën tjetër, pritet të finalizohet brenda këtij muaji, me miratimin pa kundërshtime që duhet të japë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
    Në listën e aplikantëve përfshihen kompani nga Turqia, Italia, Kina dhe India, si dhe disa konsorciume ndërkombëtare që garojnë në formë joint venture, duke bashkuar kapacitetet teknike dhe financiare për të përmbushur kriteret e kërkuara.
    Procedura e prokurimit publik për këtë projekt u hap nga BERZH në dhjetor 2024, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve u shty nga 24 janari në 24 shkurt 2025. Me mbylljen e fazës së parakualifikimit, kompanitë që do të kualifikohen do të ftohen të paraqesin ofertat teknike dhe financiare në fazat pasuese, me objektiv lidhjen e kontratës brenda vitit të ardhshëm.
    Autoritetet konfirmojnë se qëllimi është që fazat e mbetura të prokurimit të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e konsideruar vitin 2030, si ende realist për përfundimin e plotë të linjës hekurudhore.
    Ky projekt, me vlerë totale 368 milionë euro, është ndër më të rëndësishmit në kuadër të modernizimit të transportit hekurudhor në vend. Ai bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një granti nga Bashkimi Evropian.
    Punimet do të përfshijnë rehabilitimin e rreth 120 kilometrave hekurudhë ekzistuese, duke mundësuar shpejtësi operimi deri në 120 km/orë.

  • VIDEO/ Të paktën 30 të plagosur nga sulmi rus në një stacionin hekurudhor në Ukrainë

    VIDEO/ Të paktën 30 të plagosur nga sulmi rus në një stacionin hekurudhor në Ukrainë

    Të paktën 30 persona u plagosën pas një sulmi rus me dron në një stacion hekurudhor, në qytetin Shostka në rajonin Sumy.

    Objektivi i sulmit ishte stacioni hekurudhor, ndërsa një tren që po udhëtonte për në Kiev, u godit nga bombardimet.

    Moska ka shtuar sulmet e saj ajrore kundër infrastrukturës hekurudhore të Ukrainës gjatë dy muajve të fundit, duke goditur stacione pothuasje çdo ditë.

    Sulmet ruse kanë synuar gjithashtu infrastrukturën energjetike të Ukrainës, me bombardime masive të objekteve të prodhimit të gazit natyror në fillim të kësaj jave.

    🇺🇦🇷🇺 Ukrainian officials have reported a Russian drone strike at the railway station in Shostka, Sumy Oblast. Emergency services are on site providing aid, and the number of casualties is currently being determined.#Ukraine #Sumy #Kyiv #Russian #Russia pic.twitter.com/tdDwqEh5Vj— TheWarPolitics 🇮🇳 (@TheWarPolitics0) October 4, 2025

  • VIDEO/ Ushtria ruse sulmon me dron stacionin hekurudhor, 30 të plagosur

    VIDEO/ Ushtria ruse sulmon me dron stacionin hekurudhor, 30 të plagosur

    Të paktën 30 persona u plagosën pas një sulmi me dron rus në një stacion hekurudhor në qytetin Shostka në rajonin Sumy. Kështu njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e quajtur sulmin “barbar”.
    “Një sulm barbar me dron rus goditi stacionin hekurudhor në Shostka, rajoni Sumy”, shkroi presidentit ukrainas. Zelensky tha se të gjitha shërbimet e emergjencës kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po u ofrojnë ndihmë të plagosurve. 
    “Të gjitha informacionet në lidhje me të plagosurit po konfirmohen. Deri më tani dimë se ka të paktën 30 viktima. Sipas raporteve fillestare, midis të plagosurve janë punëtorë hekurudhorë dhe pasagjerë që ishin në stacion në kohën e sulmit”, vuri në dukje presidenti ukrainas. 
    Guvernatori rajonal i Sumy-t, Oleg Khrygorov, tha se një tren që shkonte për në Kiev u godit nga sulmi, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth gjendjes së tij apo numrit të saktë të pasagjerëve. 

    Ukrainian officials have reported a Russian drone strike at the railway station in Shostka, Sumy Oblast. Emergency services are on site providing aid, and the number of casualties is currently being determined.#Ukraine #Sumy #Kyiv #Russian #Russia pic.twitter.com/tdDwqEh5Vj
    — TheWarPolitics (@TheWarPolitics0) October 4, 2025
     

  • Italia sot ‘ndalet’/ Protestat pro Gazës në Itali, bllokohet shërbimi i transportit publik

    Italia sot ‘ndalet’/ Protestat pro Gazës në Itali, bllokohet shërbimi i transportit publik

    ITALI- Sindikatat italiane kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme sot, të premten, në mbështetje të flotës së ndihmës Sumud që shkon në Gaza, ndërsa protestat shpërthyen në disa qytete të mërkurën në mbrëmje pas raportimeve se anijet u ndaluan nga forcat izraelite.
    Transporti publik lokal – autobusët, tramvajet dhe metrotë – do të mbyllen për 24 orë, në përputhje me intervalet kohore të garantuara të përcaktuara në nivel lokal. Transporti hekurudhor do të mbyllet për personelin e trafikut duke filluar nga ora 21:01 dje dhe do të zgjasë deri në orën 20:59 sot. 
    Në qytetin jugor të Napolit, demonstruesit hynë në stacionin kryesor hekurudhor dhe ndaluan trafikun e trenave, ndërsa policia rrethoi stacionin hekurudhor Termini në Romë pasi protestuesit u mblodhën pranë hyrjeve.
    Flotilja Globale Sumud (GSF), e cila përbëhet nga më shumë se 40 anije civile që transportojnë rreth 500 parlamentarë, avokatë dhe aktivistë, përfshin një kontingjent italian. Ajo është përpjekur të thyejë bllokadën e Gazës nga Izraeli me ilaçe dhe ushqime, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Izraeli për t’u tërhequr.
    “Agresioni kundër anijeve civile që transportonin qytetarë italianë është një çështje jashtëzakonisht serioze”, tha sindikata CGIL, duke e quajtur grevën, së cilës sindikata të tjera më të vogla thanë se do t’i bashkoheshin.
    Njoftimi vjen pas një greve të përgjithshme të mëparshme në mbështetje të Gazës dhe GSF-së, të thirrur nga Unioni Sindacale di Base (USB) më 22 shtator, e cila u shndërrua në dhunë në Milano.
    Në qytetin veriperëndimor të Xhenovës, USB njoftoi se kishte ndërmend të bllokonte portin dhe u bëri thirrje të gjithë protestuesve të mblidheshin në orën 22:00 (20:00 GMT) në njërën nga hyrjet kryesore.
    Gjatë dy javëve të fundit, punëtorët italianë të portit që protestojnë kanë penguar anije të ndryshme të ankorohen dhe të ngarkohen, duke synuar anijet që ata thonë se ishin të përfshira në tregti me Izraelin.
    Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha më parë se homologu i tij izraelit e kishte siguruar se forcat e armatosura izraelite nuk do të përdornin dhunë kundër aktivistëve në bordin e flotës./ZËRI