Tag: hekurit

  • Mund të çojnë në anemi: Këto 6 kombinime suplementesh mos i merrni së bashku

    Mund të çojnë në anemi: Këto 6 kombinime suplementesh mos i merrni së bashku

    Përdorimi i parregullt i suplementeve nganjëherë mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi

    Mjekët thonë se suplementet duhet të merren vetëm kur ekziston një mungesë e provuar e ndonjë vitamine apo minerali, në doza të përshtatshme dhe nën mbikëqyrjen e profesionistëve shëndetësorë. Kombinimet e gabuara mund ta zbehin efektin e suplementit të mëparshëm ose të çojnë në mungesë të mineraleve kryesore.

    Për shembull, konsumimi i kafesë së bashku me suplementet e hekurit nuk jep rezultatin e dëshiruar. Kirurgu Dr Karan Rajan paralajmëron se sasitë e mëdha të kalciumit, qoftë nga ushqimi apo suplementet, mund të ndikojnë në përthithjen e hekurit. Po ashtu, përdorimi i njëkohshëm i suplementeve të caktuara mund të shkaktojë komplikime.

    1. Kalcium dhe hekur

    Rekomandimi unanim është që suplementet e kalciumit dhe hekurit të mos merren kurrë në të njëjtën kohë. Këshillohet që të ketë një interval prej të paktën dy orësh midis tyre. Mayo Clinic gjithashtu sugjeron që kalciumi të mos merret së bashku me ushqime të pasura me hekur. Nga ana tjetër, hekuri përthithet më mirë kur merret me vitaminë C.

    2. Zink dhe kalcium

    Marrja njëkohësisht e zinkut dhe kalciumit shkakton “garë” mes tyre në zorrë për përthithje, gjë që ul efikasitetin e të dy mineraleve. Dr. Rajan rekomandon t’i marrim me interval prej 2 orësh, nëse është e nevojshme t’i përdorim të dy.

    3. Zink dhe hekur
    Hekuri në doza më të larta se 25 mg mund të ulë përthithjen e zinkut. Nëse po përdorim hekur në këto doza, zinku duhet të merret vetëm pas disa orësh, transmeton Telegrafi.

     shutterstock

    4. Çaj jeshil / ekstrakt çaji jeshil dhe hekuri
    Kjo kombinim ul përthithjen e hekurit. Dr Rajan këshillon që, nëse po marrim hekur si suplement, të shmangim çajin jeshil ose ekstraktin e tij. Një studim i vitit 2016 raporton se konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në anemi nga mungesa e hekurit.

    5. Vitamina C dhe vitamina B12
    Këto nuk janë një kombinim i mirë kur merren së bashku. Vitamina C në doza të larta mund të ulë përthithjen e vitaminës B12. Rekomandimi është që vitamina C të merret të paktën dy orë pas marrjes së vitaminës B12.
    6. Zink dhe magnez

    Marrja njëkohësisht e zinkut dhe magnezit, sidomos kur zinku merret në doza mbi 140 mg/ditë, mund të ndikojë negativisht në përthithjen e magnezit. Për këtë arsye, duhet të merren në kohë të ndryshme të ditës, thekson Dr Rajan. /Telegrafi/

  • 23 shenjat që nuk duhen injoruar, si të kuptoni që trupit tuaj i mungon hekuri

    23 shenjat që nuk duhen injoruar, si të kuptoni që trupit tuaj i mungon hekuri

    Nëse keni dyshime se mund të vuani nga mungesa e hekurit në trupin tuaj, ky artikull shpjegon shenjat e para që sjell kjo e fundit.
    Sipas mjekëve shenjat e para të mungesës së hekurit në trup janë lodhje, zbehti në fytyrë ku shkak për këtë bëhet edhe humbja e gjakut gjatë menstruacioneve ose shtatzënisë.
    Për këtë arsye, “viktimat” më të shpeshta të anemisë nga mungesa e hekurit janë gratë në moshë riprodhuese.
    Në çdo rast, mungesa e hekurit trajtohet në mënyrë natyrale nëpërmjet dietës, konsumimit të ushqimeve të pasura me hekur, por edhe me suplemente medicinale të hekurit.
    Tek gratë, menstruacionet e rënda, që barazohen me humbje të mëdha gjaku, ose shtatzënia janë arsyet e zakonshme të mungesës së hekurit. Në shtatzëni , faktori kryesor që çon në anemi është dieta e cila shpesh është “e varfër” me hekur.
    Natyrisht, çdo faktor tjetër që shkakton trupin të humbasë gjak mund të çojë në mungesë hekuri. Simptomat e zakonshme të mungesës së hekurit përfshijnë ndjenjën e lodhjes dhe mungesës së energjisë, gulçim, palpitacione dhe zbehje.
    Si të matni nivelin e hekurit në trupin tuaj?
    Një test i thjeshtë gjaku mund të konfirmojë një problem me hekurin. Analiza e gjakut tregon nivelet e hekurit në gjak. Nëse nivelet e hekurit janë të ulëta, nivelet e ferritinës ka të ngjarë të jenë gjithashtu të ulëta (ferritina pasqyron nivelin e hekurit të depozituar në trup). Hemoglobina zvogëlohet edhe në gjak kur kemi mungesë hekuri, ndërsa masa totale e rruazave të kuqe të gjakut është më e vogël se normalja në anemi. Nëse diagnostikohet mungesa e hekurit, është e mundur që mjeku të rekomandojë suplemente hekuri (në tableta ose ampula). Zakonisht, trajtimi zgjat rreth 6 muaj, por ju mund t’i merrni suplementet më pak ose më gjatë, në varësi të shkallës së mungesës që keni.
    Këto suplemente si produkte të tjera farmaceutike, mund të kenë efekte anësore . Ju mund të përjetoni diarre ose dhimbje barku, por është e rëndësishme të vazhdoni t’i merrni ato. Për të shmangur efektet anësore dhe për të siguruar një përthithje më të mirë, preferohet të konsumoni suplementet para ose pas vaktit tuaj, ndërsa një gotë me lëng portokalli natyral do të funksionojë gjithashtu për shkak të vitaminës C që përmban.
    Përveç kësaj, është e mundur që mjeku të kërkojë analiza të përsëritura gjaku pas disa muajsh nga fillimi i trajtimit, për të monitoruar efektivitetin e tij dhe për të vendosur nëse do t’ju rekomandojë të vazhdoni trajtimin apo jo.
    A janë suplementet zgjidhja e vetme për të plotësuar nevojën e hekurit në trup?
    Suplementet e hekurit nuk janë zgjidhja e vetme për të përballuar aneminë, pasi ka praktika që mund t’i zbatojmë vetë. Për shembull, një faktor kryesor që përcakton nivelet e hekurit në gjak është dieta. Pra, duhet të vini re nëse në dietën tuaj ditore ka mjaft ushqime të pasura me hekur dhe nëse jo, të bëni ndryshimet përkatëse.
    Për shembull, nëse doni të përfitoni sa më shumë nga hekuri që ofron ushqimi, mos anashkaloni të hani perime me gjethe jeshile, mish të kuq, fruta të thata si kajsi, kumbulla të thata dhe rrush të thatë, por edhe bishtajore (fasule, thjerrëza). Njëkohësisht, do të ishte mirë të shmangeshin ushqimet që nuk favorizojnë përthithjen e hekurit nga organizmi, si çaji, kafeja, produktet e qumështit, si dhe ushqimet e pasura me acid fitik, si drithërat.

  • Këto janë 4 simptomat e para që shfaqen në trupin tuaj nga mungesa e hekurit

    Këto janë 4 simptomat e para që shfaqen në trupin tuaj nga mungesa e hekurit

  • Anemia, si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

    Anemia, si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

    Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur.

    Pamjaftueshmëria e hekurit është një simptomë e rrezikshme që duhet shmangur.

    Ajo shoqërohet gjithnjë me plogështi dhe me një sërë simptomash të tjera drobitëse.

    Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se anemia ndodh kur trupi përballet me një nivel të ulët të qelizave të kuqe të gjakut.

    Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur.

    Për këtë arsye, hekuri është një mineral jetësor kundër anemisë.

    Hemoglobina ndihmon në transportin e gjakut të pasur me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit, ndaj kur ajo nuk mjafton, trupi është i plogësht dhe pa energji.

    Më poshtë do të gjeni disa nga mënyrat më të thjeshta për të shmangur shfaqjen e anemisë, për të qenë të shëndetshëm dhe plot energji.

    Hani ushqime të pasura me hekur
    A e dini sa është sasia e nevojshme e hekurit për të cilën keni nevojë që të shmangni aneminë?

    Një grua ka nevojë për 15-18 mg hekur në ditë, ndërsa një burrë ka nevojë për 8-11 mg.

    Një vezë e vetme përmban 6 mg hekur. Është e rekomandueshme që të konsumoni ushqime të pasura me hekur.

    Zgjidhni vezë, drithëra, patate, barishte, bishtajore, arrorë dhe fruta të thata.

    Ata që kanë probleme me aneminë duhet të konsumojnë edhe vezë, produkte të bulmetit, qumësht soje, e të tjerë.

    Minerali që vjen nga ushqimet shtazore përthithet më mirë nga trupi se ai që vjen nga burimet bimore.

    Njerëzit që konsumojnë mish dhe peshk duhet të konsumojnë mish viçi, mish lope, shpendë, sardele, goca deti, karkaleca e të tjerë.

    Hani ushqime të pasur me hekur
    Shumica e drithërave janë të pasur me hekur dhe plotësojnë dozën ditore.

    Personat me prirje anemike kanë nevojë për drithëra të pasuruara me vitaminë B12 në mënyrë që të shmangin aneminë.

    Hani ushqime të pasura me vitaminë C
    Vitamina C nxit përthithjen e hekurit, ndaj ekspertët rekomandojnë ushqime të tilla në çdo vakt.

    Burime të pasura të vitaminës C përfshijnë lëngjet e agrumeve, portokallet, specat, domatet, brokoli dhe pjepri.

    Kufizoni sasinë e kafesë dhe çajit gjatë vakteve
    Sigurohuni që të jeni të hidratuar dhe të pini më shumë ujë.

    Kafeja dhe çaji, madje edhe ai jeshil pakësojnë sasinë e hekurit që përthithet në gjak. Studimet kanë treguar se nëse konsumoni çaj gjatë vaktit, përthithja e hekurit në gjak bie me 62 përqind.

    Sidoqoftë, hekuri i përftuar nga burimet shtazore nuk ndikohet nga çaji apo kafeja, por anemikët duhet të tregojnë shumë kujdes me këto pije.

    Ditari ushqimor

    Duhet të jeni të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumoni në mënyrë që të dalloni sasinë e hekurit që merr trupi.

    Mund të mbani shënime për ushqimet e pasura me hekur që merrni në ditë.

    Nëse ndiqni këto pesë këshilla dhe mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor do të jeni në gjëndje të shmangni shfaqjen e anemisë që vjen si pasojë e dozave të ulëta të hekurit.

  • Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

    Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

    Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri.

    Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes. Sipas të dhënave të AgroWeb.org sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.

    Merrni Më Shumë Hekur

    Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm. Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

    Ushqimet e Pasura Me Hekur

    Mishi dhe peshku

    Vezët

    Frutat e thata

    Brokoli

    Barishtet

    Bizelet

    Arrorët dhe farat

    Gjalpi i kikirikut

    Merrni Më Shumë Folat

    Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.

    Ushqimet e Pasura Me Folat

    Mishi i viçit

    Spinaqi

    Orizi

    Kikirikët

    Fasulet

    Avokado

    Sallata jeshile

    Maksimizoni Përthithjen e Hekurit

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm. Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit.

    Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

    Ushqimet e Pasura Me Vitaminë A

    Peshku

    Mëlçia e viçit

    Kungulli

    Patatja e ëmbël

    Barishtet

    Ushqimet e Pasura Me Beta Karoten

    Karrotat

    Patatet e ëmbla

    Kungulli

    Pjepri

    Mango

    Suplementët e Hekurit

    Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut. Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme. Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat.

    Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut./AgroWeb

  • Anemia, produktet që rrisin përthithjen e hekurit nga trupi

    Anemia, produktet që rrisin përthithjen e hekurit nga trupi

    Ushqimet ndikojnë jo vetëm te hekuri që ju konsumoni, por edhe te sasia që përthithet nga organizmi juaj.
    Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali përdoret për prodhimin e hemoglobinës. Kjo është proteina që ndihmon oksigjenin të qarkullojë në organizëm.
    Sasia e rekomanduar e marrjes së hekurit është 7-18 mg në ditë dhe deri në 27 gram për gratë shtatzëna.

    Një person që ka mangësi në hekur tregon shenja të ndryshme. Këtu përfshihen lodhja, marramendja, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj të ftohtit dhe mungesë fryme gjatë kryerjes së veprimeve të thjeshta.
    Për më tepër, mungesa e hekurit rezulton në një nivel më të ulët vëmendjeje dhe funksioni mendor.
    Ushqimet që ndihmojnë përthithjen maksimale të hekurit
    Plot Vitaminë C
    Produktet e pasura me Vitaminë C janë të shkëlqyera në përthithjen e hekurit. Këto përfshijnë agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet.
    Një studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%.
    Konsumi i lëngut të limonit ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa jeni duke ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e mineralit nga organizmi juaj.
    Plot Vitaminë A dhe betakaroten
    Vitamina A rrit thithjen e hekurit deri në 200% për orizin, 80% për grurin dhe 140% për misrin.
    Shtimi i beta-karotenit gjatë ngrënies, rrit thithjen më shumë se 300% për orizin dhe 180% për grurin dhe misrin.
    Burimet e mira të ushqimit me beta-karoten dhe vitaminë A përfshijnë karrota, patate të ëmbla, spinaq, barishtet, kunguj, speca të kuqe, pjepri, kajsi, portokall dhe pjeshkë.
    Kombinimet me tipet e mishit
    Studime kanë raportuar se shtimi i mishit të kuq, mishit të pulave ose peshkut në një ushqim me bazë drithi rezulton në rreth 2-3 herë më shumë përthithje të hekurit.
    Shtimi i 75 gramë mish në një vakt rrit thithjen e hekurit me rreth 2.5 herë, në krahasim me një vakt pa mish.
    Vetëm 1 gram mish i kuq, peshk ose mish pule siguron një efekt rritës të thithjes së hekurit, i ngjashëm me atë të 1 mg të vitaminës C.

  • Dietologu veçon pesë ushqime me bazë bimore që përmbajnë më shumë hekur sesa bifteku

    Dietologu veçon pesë ushqime me bazë bimore që përmbajnë më shumë hekur sesa bifteku

    Shumë njerëz e lidhin hekurin me mishin e kuq, por studimet dhe ekspertët e ushqyerjes tregojnë se edhe ushqimet bimore si spinaqi, fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat ofrojnë sasi të larta hekuri – shpesh të krahasueshme ose më të mëdha se një porcion bifteku. Ky mineral është thelbësor për transportin e oksigjenit dhe prodhimin e hemoglobinës, ndërsa mungesa e tij është një problem i shpeshtë global.

    Megjithatë, hekuri bimor (jo-heme) është më i vështirë për t’u absorbuar. Për këtë arsye, nutricionistët këshillojnë që të kombinohet me ushqime të pasura me vitaminë C, si agrumet ose specat, për të përmirësuar ndjeshëm përthithjen në trup. Përveç hekurit, ushqimet bimore janë gjithashtu burime të shkëlqyera fibrash, proteinash dhe antioksidantësh.Spinaqi i gatuar
    Përmbajtja e hekurit: 6.4 mg për filxhan
    Spinaqi i gatuar ofron më shumë hekur sesa një biftek standard. Ai është shumë i gjithanshëm dhe mund të shtohet në supa, makarona, omëleta apo sallata. Ekspertët rekomandojnë shtimin e lëngut të limonit gjatë gatimit ose shoqërimin me një gotë lëng portokalli për të përmirësuar përthithjen.Fasulet e bardha
    Përmbajtja e hekurit: 3.3 mg për 1/2 filxhan
    Një filxhan fasule të bardha të gatuara përmban 5–6 mg hekur, më shumë se një porcion bifteku. Ato janë ideale për sallata, supa apo pjata kryesore. Një sallatë me fasule të bardha dhe drithëra mund të ruhet në frigorifer për vakte të shëndetshme gjatë javës.Fasulet e kuqe
    Përmbajtja e hekurit: 2 mg për 1/2 filxhan
    Fasulet e kuqe arrijnë deri në 5 mg hekur për një filxhan të gatuar. Janë të pasura me proteina, fibra dhe antioksidantë si antocianinat, që i japin ngjyrën e tyre karakteristike. Kombinimi me oriz ose spec djegës vegjetarian i bën një zgjedhje të shëndetshme dhe të shijshme.Thjerrëzat
    Përmbajtja e hekurit: 1.6 mg për 1/4 filxhan
    Një filxhan thjerrëza ofron rreth 6 mg hekur, që mbulon 30% të nevojave ditore. Ato kombinohen në mënyrë të shkëlqyer me agrume apo speca për përthithje më të mirë. Supa me thjerrëza dhe limon, ose një curry me thjerrëza të kuqe, janë shembuj të vakteve të pasura në hekur.Qiqrat
    Përmbajtja e hekurit: 2.4 mg për 1/2 filxhan
    Qiqrat e gatuara ofrojnë rreth 5 mg hekur për filxhan. Janë një alternativë e shkëlqyer për sallata, supa dhe gatime të ndryshme mesdhetare. Përveç hekurit, ato janë të pasura me kalium, kalcium dhe magnez, duke i bërë një superushqim për shëndetin.

    Duke kombinuar këto burime bimore hekuri me vitaminë C, një dietë vegane ose vegjetariane jo vetëm që siguron mineralin e domosdoshëm për organizmin, por ofron edhe një gamë të gjerë përfitimesh të tjera për trupin.
     
  • Çudia në Tiranë/ 45-vjeçari i vë traun e hekurit sheshit para pallatit dhe s’lejon banorët që të parkojnë mjetet

    Çudia në Tiranë/ 45-vjeçari i vë traun e hekurit sheshit para pallatit dhe s’lejon banorët që të parkojnë mjetet

    Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet.
    Policia e Tiranës bëri me dije se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet.
    “U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për L. L., 45 vjeç, pasi përpara pallatit ku banon ka vendosur një tra hekuri dhe nuk lejon një pjesë të  banorëve të pallatit të parkojnë automjetet”, bëri me dije policia.

  • Ndodh çudia në kryeqytet/ 45-vjeçari i vë traun e hekurit sheshit para pallatit, s’lejon banorët që të parkojnë mjetet

    Ndodh çudia në kryeqytet/ 45-vjeçari i vë traun e hekurit sheshit para pallatit, s’lejon banorët që të parkojnë mjetet

    Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet.
    Policia e Tiranës bëri me dije se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.
    Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit, u referuan materialet për gjendje të lirë.
    “U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për L. L., 45 vjeç, pasi përpara pallatit ku banon ka vendosur një tra hekuri dhe nuk lejon një pjesë të banorëve të pallatit të parkojnë automjetet”, bëri me dije policia.

  • Përmban shumë lëndë ushqyese por përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

    Përmban shumë lëndë ushqyese por përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

    Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të rrushit të thatë sjell përfitime të shumta në trup.

    Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë.
    Mirëpo, ka disa arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë. Ndoshta gjëja më e shëndetshme në lidhje me rrushin e thatë është se ai ndihmon për largimin e problemit të kapsllëkut.

    Kjo ka të bëjë me faktin se vetëm 1/4 filxhan rrush i thatë mund të mburret me rreth dy gramë fibra, që është rreth shtatë për qind e vlerës ditore për shumicën e njerëzve.
    Sidoqoftë, kërkesat tuaja individuale për fibra gjithashtu varen nga mosha dhe gjinia juaj.
    Reduktimi i rrezikut të anemisë
    Anemia, e cila është shkaktuar nga mungesa e hekurit, është një nga mangësitë më të zakonshme të mineraleve në trup në të gjithë botën.
    Më shumë se një e katërta e popullsisë së botës preket nga kjo mungesë. Anemia shfaqet kur zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe aftësia e gjakut tuaj për të mbajtur oksigjen, gjë që mund të lërë të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Në disa raste, ai madje mund të dëmtojë funksionin e trurit.
    Përveç marrjes së suplementeve të hekurit, ju mund të rrisni nivelin e hekurit përmes dietës.
    Megjithëse rrush i thatë nuk është burimi më i pasur i hekurit, gjysma e një filxhani me fruta të thata përmban rreth 7 për qind të sasisë së rekomanduar ditore për gratë e moshës 19-50 vjeç, rreth 18 miligramë, të cilat kryesisht rrezikohen nga mungesa e hekurit për shkak të menstruacioneve, mund të ndihmojnë rregullojnë hekurin, shkruan KP.
    Rritja e niveleve të energjisë
    Meqenëse rrush i thatë përmban një sasi të konsiderueshme sheqeri, një grusht rrush të thatë mund të jetë një burim i mirë energjie. Është më mirë t’i hani në mëngjes me stomak bosh ose para një stërvitje për të cilën keni nevojë për energji shtesë, shkruan Eat This.
    Rrushi i thatë është plot me antioksidues, përkatësisht fitonutrientë të njohur si fenole dhe polifenole. Këta antioksidues mund të ndihmojnë në heqjen e radikaleve të lira nga gjaku, gjë që është e rëndësishme sepse ato mund të dëmtojnë qelizat dhe ADN-në tuaj.
    Kjo mund të çojë në komplikime të mëdha shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës.
    Fatkeqësisht, rrushi i thatë gjithashtu ka një të metë.
    Siç është përmendur tashmë, ai është i pasur me sheqer dhe ndërsa kjo mund të jetë e dobishme në disa situata, nuk është zgjidhje e mirë për njerëzit me diabet.
    Në 1/4 filxhan rrush ka 26 gramë sheqer. Për njerëzit me diabet, veçanërisht diabetin e tipit 2, mund të rrisë rrezikun e hiperglicemisë ose sheqerit shumë të lartë në gjak, andaj diabetikët duhet të kufizojnë sasinë e rrushit të thatë.