Miqtë e Hekuran Cumanit dhanë informacione specifike, dhe shumë nga dëshmitarët e shumtë të pranishëm i kanë konfirmuar ato. Vrasësi i 23-vjeçarit nga Fabriano, i cili u godit me thikë gjatë një sherri përpara një prej lokaleve të jetës së natës në Perugia, në zonën universitare, ka orët e numëruara. Hetuesit nga Skuadra Fluturuese e Perugias e kanë identifikuar tashmë. Dyshohet të jetë një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili, me grupin e miqve të tij, e nisi përleshjen fillimisht brenda dhe më pas jashtë pub-it 100Dieci, ku sapo kishte përfunduar një natë universitare e së premtes.
Hekuran Cumani, së bashku me vëllain Samuel dhe disa miq të tjerë, ishte nisur nga Fabriano, në rajonin e Markes, siç ndodhte shpesh, për të kaluar mbrëmjen në Perugia. Dy grupet, gjithsej rreth njëzet persona, u përleshën fillimisht brenda në bar për çështje të parëndësishme – një shikim ose një fjalë tepër – pastaj jashtë, rinisën një debat që dukej se ishte shuar, rreth orës 4 të mëngjesit, pasi festa kishte mbaruar.
Pikërisht aty dolën në pah thikat — dy, një më e madhe dhe një më e vogël, sipas dëshmitarëve — në duart e të njëjtit djalë, një i ri tunizian, i cili fillimisht e ka plagosur lehtë Samuelin dhe më pas iu vërsul Hekuran Cumanit, duke e goditur me një thikë në kraharor, goditje që i rezultoi fatale.
Vrasësi mund të ketë mbërritur në një moment të dytë ose t’i ketë marrë thikat nga një makinë, pasi në hyrje të lokalit kalohen nëpër një detektor metalesh, dhe për këtë arsye brenda nuk dukej të kishte armë. Nga thika, megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë. Gjatë arratisjes, vrasësi dhe grupi i tij e kanë marrë me vete.
Tag: hekuran
-

Dinamika e ngjarjes/ Vrasja me thikë e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, shpallet në kërkim i riu tunizian
-

Kosovë, dështim serial i Kuvendit, tre kandidatë të “Vetëvendosjes” nuk sigurojnë dot shumicën e votave
Në vazhdimin e seancës konstituive paraditen e kësaj të diele, kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetarë Kuvendi, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha, nuk arritën të sigurojnë votat për t’u zgjedhur në këtë post.
Partia e parë propozoi sërish deputetin Hekuran Murati, por për herë të dytë brenda javës, ai nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme. E pas dështimit të kandidaturës së tij, Vetëvendosje tentoi duke futur në garë Arbërie Nagavcin, e pas saj edhe deputetin Dimal Basha.
Pas seancës, kandidatët bënë përgjegjëse opozitën për dështimet e njëpasnjëshme.“Iu hoq peta lakrorit dhe u dëshmua që për më shumë se katër muaj tash kjo opozitë po e mban Kuvendin të bllokuar”, tha Hekuran Murati, Deputet i VV-së.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes për të konstituar Kuvendin, por synon të vazhdojë krizën.
“Në momentin kur e vendosën – normalisht, pa konsultim – kryetari i grupit tonë parlamentar kërkoi një pauzë 10-minutëshe, në mënyrë që të merremi vesh për votim, por edhe këtë herë, kërkesa jonë u injorua. Ne u munduam ta kemi mirëkuptimin e kryesuesit të seancës, por ai refuzoi një gjë të tillë, e cila do të mund të ishte mundësia më e mirë për të votuar për kryetarin e Kuvendit të Kosovës” ,shprehet Memli Krasniqi – Kreu i PDK-së
Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kritikoi sjelljen e Vetëvendosjes në seancën konstituive, duke e quajtur përçmim ndaj qytetarëve. Ai shtoi se LDK-ja nuk ka votë për asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa marrëveshje paraprake mes subjekteve politike. -

Dështon përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dy kandidaturat e LVV-së nuk i bindin kolegët
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Ka dështuar edhe seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Hekuran Murati dhe Arbëria Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje s’arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Hekuran Muratin, por nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit. Murati mori vetëm 55 vota pro, 46 kundër dhe 5 abstenime.
Po ashtu, as e propozuara e dytë e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, nuk mori besimin e deputetëve për t’u zgjedhur me 55 vota pro, 47 kundër dhe 4 abstenime.
Ky ishte vazhdimi i tretë i seancës konstituive që nga publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht. Ndërsakryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do mbahet më 26 gusht, në orën 11:00./ZËRI -

Dështon sërish Kuvendi i Kosovës, Vetëvendosja propozon Hekuran Muratin për kryetar, por nuk merr votat
Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosja propozoi të premten kandidaturën e Hekuran Muratit për kryeparlamentar, por ai nuk arriti të merrte miratimin e shumicës së deputetëve.
Murati mori vetëm 57 vota pro, ndërsa kundër votuan 52 deputetë e 6 abstenuan.
Seanca e radhës do të mbahet më 24 gusht në orën 11:00. -

Kosovë/LVV propozon Hekuran Muratin për kryeparlamentar, por dështon në votim
LVV propozon Muratin për kryeparlamentar
LVV propozon Hekuran Muratin për kryeparlamentar. Propozimin para deputetëve e bëri Donika Gërvalla.Hekuran Murati ka dështuar që të zgjidhet kryeparlamentar, pasi mori vetëm 57 vota.
Kundër ishin 51 dhe gjashtë abstenuan.
Seanca u ndërpre pas kësaj. Kryesuesi tha se seanca vazhdon në orën 24 gusht në orën 11:00.
Deputetja Donika Gërvalla nga Guxo – pjesë e koalicionit parazgjedhor me LVV-në – tha se dështimi që Hekuran Murati të marrë 61 vota për kryeparlamentar tregon se “s’është problemi tek emrat”.
Ajo akuzoi partitë politike që mandatin e kaluar ishin në opozitë se “kanë vendosur të bllokojnë dhe të shohim se deri ku mund ta çojmë bllokadën”.
“Bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, thjesht lidhet me mosgatishmërinë e opozitës për të shkuar në një fazë të re, të konstituimit të vendit, të formimit të qeverisë”, tha ajo.
Gjatë paraqitjes për media ajo foli edhe për Listën Serbe, partinë e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit. Kjo parti votoi kundër Muratit gjatë seancës së sotme.
Sipas Gërvallës, Lista Serbe është “parti që synimin e ka zhbërjen e Kosovës, një parti e nuk e ka vendin në Kuvend dhe në udhëheqje komunale. Andaj jemi këmbëngulës që certifikimi për zgjedhjet e tetorit nuk duhet të ndodhë dhe nuk duhet lejuar që të ndodhë”.
Krasniqi: LVV me qëllim propozoi Muratin për të zvarritur konstituimin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK-ja nuk votoi për Hekuran Muratin, pasi, sipas tij, ky subjekt politik e ka bërë të qartë se nuk voton ministrat e qeverisë së kaluar.
Krasniqi tha se Vetëvendosje propozoi emrin e Hekuran Muratit për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se e ka ditur që ai nuk do t’i merrte votat e nevojshme për këtë pozitë.
Ai shtoi se “LVV nuk po dëshiron të konstituojë Kuvendin” me qëllim që të zvarrisë formimin e institucioneve të reja.
Krasniqi tha se PDK-ja është e gatshme të votojë rreth tridhejtë emra të tjerë të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, por në asnjë rast ata që kanë mbajtur postin e ministrit në mandatin e kaluar.
Duke e quajtur të pakuptimtë insistimin e LVV-së për votimin e kandidatëve që kanë qenë ministra, Krasniqi tha se nuk përjashtohen zgjedhjet, por sipas tij duhet të plotësohen kushtet.
“Zgjedhjet do të jenë të pashmangshme, por mekanizmi për të shkuar në zgjedhje duhet të ekzistojë dhe të përmbushet. Mënyra për të shkuar në zgjedhje është që fillimisht të konstituohet Kuvendi”, shtoi Krasniqi.Në foto: Hekuran Murati
-

Plagosja e Erald Shullazit në Borsh, policia zbardh ngjarjen: Pas sherrit, Çelaj u kthye me armë dhe…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga të shtënat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Borsh. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur i riu Erald Shullazi, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe një tjetër në këmbë.
Shullazi ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Hekuran Çelaj, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një person tjetër i përfshirë në konflikt, me inicialet E.V.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia raporton për një konflikt për motive të dobëta.
Si ndodhi ngjarja?
Ora shënonte 02:20 kur Hekuran Çelaj u përfshi në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasin me iniciale E.V., banues në Tiranë. Pas këtij momenti, Çelaj është larguar dhe më pas është rikthyer me një armë zjarri automatike, duke qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Erald Shullazi, 33 vjeç.
Ky i fundit mori dy plumba, një në shpatull dhe një në këmbë. Gjithashtu, dyshohet se Hekuran Çelaj ka goditur me qytën e armës edhe shtetasin A.D., 43 vjeç.
Policia arrestoi në flagrancë Hekuran Çelajn për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi E.V., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe një krehër me fishekë. Policia vijon punën për gjetjen e armës së përdorur në këtë ngjarje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt.
