Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit i cili preku njësinë Skënderbegas në Gramsh.
Sipas të dhënave 68 banesa janë djegur. 10 prej tyre totalisht për të cilat kërkohet rindërtim i plotë, 16 rikonstruksion i pjesshëm, 42 banesa të tjera të dëmtuara kanë qenë shtëpi sezonale ose të pabanueshme.
Në këto statistika janë përfshirë edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiliet e banorëve të prekur.
Për shkak të zjarrit në këto fshatra ngordhën 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë.
Zjarri shkrumboi tërësisht 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1451 hektarë bimë medicinale, 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.
Ndërsa sa i përket pyjeve ende nuk ka një të dhënë të konfirmuar pasi sipërfaqja e prekur, kryesisht pyll me pisha do të verifikohet nëpërmjet pamjeve satelitore.
Pas evidentimit të dëmeve faza e dytë e këtij procesi përfshin përllogaritjen financiare të tyre. Bashkitë e qarkut ndërkohë kanë nisur të miratojnë fonde ndihme ndaj Gramshit, e po ashtu qeveria shqiptare.
Të shumtë janë edhe donatorët që kanë shprehur solidaritet në këtë moment të vështirë për banorët e Skënderbegasit.
Tag: hektarë
-

Zjarri në Skënderbegas, bëhet bilanci i dëmeve/ 68 banesa të djegura, 10 prej tyre totalisht. 215 bagëti të ngordhura
-

Bilanci tragjik i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të djegura dhe qindra bagëti të ngordhura
Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve nga zjarri i datës 11 Gusht, që goditi njësinë Skënderbegas në Gramsh.
Sipas të dhënave zyrtare, 68 banesa u dëmtuan nga flakët: 10 prej tyre u shkatërruan totalisht dhe do të kërkojnë rindërtim të plotë, 16 përballen me rikonstruksion të pjesshëm, ndërsa 42 të tjera ishin shtëpi sezonale ose të pabanueshme.
Në statistikat e përfshira janë edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet e banorëve. Përveç dëmeve materiale, zjarri shkaktoi vdekjen e 215 bagëtive të imta, 9 gjedhve dhe 7 njëthundrakëve.
Në aspektin bujqësor, flakët shkrumbuan 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1.451 hektarë bimë medicinale dhe 9,5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.
Sa i përket pyjeve, sipërfaqja e dëmtuar, kryesisht me pisha, do të konfirmohet përmes pamjeve satelitore. -

Bilanci i dëmeve nga zjarri në Skënderbegas/ 68 banesa të djegura, 10 prej tyre totalisht, 215 bagëti të ngordhura
Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit i cili preku njësinë Skënderbegas në Gramsh.
Sipas të dhënave 68 banesa janë djegur. 10 prej tyre totalisht për të cilat kërkohet rindërtim i plotë, 16 rikonstruksion i pjesshëm, 42 banesa të tjera të dëmtuara kanë qenë shtëpi sezonale ose të pabanueshme.
Në këto statistika janë përfshirë edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet e banorëve të prekur.
Për shkak të zjarrit në këto fshatra ngordhën 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë.
Zjarri shkrumboi tërësisht 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1451 hektarë bimë medicinale, 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.
Ndërsa sa i përket pyjeve ende nuk ka një të dhënë të konfirmuar pasi sipërfaqja e prekur, kryesisht pyll me pisha do të verifikohet nëpërmjet pamjeve satelitore.
Pas evidentimit të dëmeve faza e dytë e këtij procesi përfshin përllogaritjen financiare të tyre. Bashkitë e qarkut ndërkohë kanë nisur të miratojnë fonde ndihme ndaj Gramshit, e po ashtu qeveria shqiptare.
Të shumtë janë edhe donatorët që kanë shprehur solidaritet në këtë moment të vështirë për banorët e Skënderbegasit.Top Channel
-

SHIFRAT/ Shqipëria dhe masakra e zjarreve, krahasimi i detajuar me rajonin dhe Evropën
Nga Ardit Rada
JAVANEWS/ Shqipëria po kalon një verë që do të mbahet mend gjatë dhe kjo për shkak të zjarreve që përfshinë vendin duke lënë pasoja të parikuperueshme në shumicën e rasteve. Përveç qindra evakuimeve dhe dy vdekjeve si pasojë e flakëve, vendi ynë ka humbur mbi 56 mijë hektarë të gjelbërt nga fillimi i vitit e deri në fund të gushtit. Por një situatë të ngjashme duket se ka kaluar e gjithë Europa, pavarësisht se në rastin tonë dëmet janë më të ndjeshme për shkak të raportit të sipërfaqes totale me atë të djegur. Në shumicën e rasteve faji i është vënë klimës ekstreme, por dyshimet mbeten edhe për zjarrvënie të qëllimshme të cilat më pas kanë dalë nga kontrolli.
Evropa në flakë!
Një grafik i Copernicus EFFIS, që nga fillimi i vitit e deri më 27 gusht tregon se mbi 1 milion hektarë janë djegur brenda Bashkimit Evropian, dukshëm mbi mesataren vjetore prej 278 mijë hektarësh. Kjo shënon edhe një rekord historik që tejkalon sinjalin e alarmit për të nxehtin që ka kaluar kontinenti. Sipas Copernicus, Spanja renditet si vendi më i prekur me rreth 403 mijë ha të djegura, ndjekur nga Portugalia me 275 mijë hektarë. Të dy shtetet përbëjnë kështu 2/3 e sipërfaqes së djegur në BE.
Interesant mbetet rasti i Italisë ku sipërfaqja e djegur deri në 31 korrik është thuajse e barabartë sa ajo që kanë përpirë flakët në Shqipëri. Italia ka raportuar 56,263 hekatrë të djegur ndërsa Shqipëria e vogël plot 55,154 hektarë.
Shqipërisë iu dogj 2% e sipërfaqes totale të vendit
Rasti i Shqipërisë ka habitur jo vetëm vendasit, por edhe raportet ndërkombëtare. Fakti që në vendin tonë kemi të bëjmë me evakuime apo dy jetë të humbura prej zjarreve, tregon se këto të fundit kanë prekur peisazhe të rëndësishme. Shpesh herë duke kërcënuar edhe qytete të tëra, si rasti i Gramshit apo i Delvinës. Nga të dhënat zyrtare Shqipëria raportohet se ka patur këtë vit 2 të vdekur, 2 mijë të evakuuar dhe 11 të plagosur nga flakët. Sipërfaqja e raportuar si e djegur këtë verë përbën 2% të sipërfaqes totale të Shqipërisë e cila është 2,8 milion hektarë. Një raport shqetësues ky për një vend relativisht të vogël.
Krahasuar me disa vende, Shqipëria konsiderohet e dëmtuar rëndë nga flakët. Nga një krahasim me të dhënat e EFFIS, Bullgarisë i është djegur rreth 0,26% e sipërfaqes dhe Italisë 0,19%. Ndërsa në rastin e fiqnjëve të tjerë të dhënat janë të papërfillshme.
Ndërsa në raport me Spanjën, Shqipëria ndodhet sërish më e dëmtuar sa i përket natyrës së shkrumbuar. Spanja sot shënon të djegur për vitin 2025 vetëm 0.8% të sipërfaqes së saj.
Një kontrats i thellë me fqinjët dhe jo vetëm
Nga të dhënat e EFFIS shohim se Shqipërisë thuajse i është trefishuar dëmi nga zjarret në raport me mesataren vjetore. Këtë vit janë regjistruar 11 zjarre që kanë shkrumbuar rreth 2% të territorit, duke e bërë vendin tonë më të prekurin në rajon.
Në raport me fqinjët Shqipëria kryeson listën e vendeve me sipërfaqe të djegura. Mali i Zi mbetet gjithashtu i prekur ku nga një sipërfaqe totale prej 1,3 milionë hektarësh i janë djegur 26,719 hektarë ose 2% e tërritorit. Ndërsa Bosnja Hercegovina dhe Serbia mbeten me një dëm të papërfillshëm nga zjarret. Respektivisht me 0.6% dhe 0.3% sipërfaqe e djegur në total. Kosova raportohet se ka pësuar dëme në 1,2% të territorit me një total prej 14 mijë hektarësh të përfshirë nga flakët.
Por Shqipëria është dëmtuar më tepër edhe se fqinjët e mëdhenj. Krahasimi me Greqinë tregon të dhëna të frikshme. Fqinjit tanë jugor i janë djegur në vitin 2025 rreth 46 mijë hektarë nga 13,2 milionë hektarë që është sipërfaqja totale. Pra 10 mijë hektarë më pak sesa Shqipërisë. E thënë ndryshe, Greqisë i janë djegur vetëm 0.36% e territorit ndryshe nga rasti ynë ku plot 2% janë shkrumbuar.
Nga vendet e tjera evropiane, por që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, më e dëmtuar duket Turqia, por shumë larg krahasimit me Shqipërinë. Në Turqi është djegur vetëm 0,16% e territorit total ndërsa vende si Andorra, Norvegjia dhe Zvicra janë thuajse të paprekura nga zjarret e këtij viti.
Shqipëria, e vetmja pa mbrojtje ajrore në rajon
Shqipëria mbetet një vend pa mbrojtje ajrore nga zjarret, pavarësisht premtimeve nga Qeveria se janë autorizuar blerjet për avionë. Krahasuar me vendet fqinje rezulton se Greqia ka plot 44 avionë dhe 20 helikopterë për të shuar zjarret. Maqedonia e Veriut ka 3 avionë dhe 4 helikopterë. Mali i Zi një avion dhe 3 helikopterë dhe Serbia 12 helikopterë për shuarjen e zjarreve.
Duhet theksuar se edhe pse Kosova nuk ka avionë, ajo ka dy helikopterë kundër zjarreve ndërsa Shqipëria nuk disponon asnjë mjet fluturues të specializuar në këte fushë. Justifikimi i qeverisë vitet e fundit është bazuar në retorikën se një vend i vogël si i yni nuk ka nevojë për një flotë ajrore kundër zjarreve. Kjo referuar deklarateve të ish-ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi tri vite më parë kur Shqipëria u përball me një situatë të ngjashme me zjarret, por edhe të zyrtarëve të tjerë në vijim.
Sot vendi ynë ndihmohet nga ajri përmes forcave të huaja. Për shembull, avionë Canadair nga Italia dhe Greqia, të dërguar përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, janë përdorur në zona si Borsh, Piqeras, Dropull, Finiq e më gjerë. Megjithatë zjarret e vitit 2025 që dogjën 2% të territorit treguan se emergjencat nuk presin deri në lidhjen e marrëveshjeve apo sa të miratohet ndihma e kërkuar nga shtetet e tjera.
Në provën e zjarrit
Nëse në Spanjë e Portugali zjarret shihen si katastrofa të mëdha kombëtare, në Shqipëri ato janë më shumë se kaq: janë plagë që shkojnë deri në zemrën e një vendi të vogël dhe që shkaktojnë dëme të pallogaritshme financiare. Çdo hektar i humbur është një copëz e pazëvendësueshme e peizazhit tonë malor dhe apo një dëm në ekonominë bujqësore dhe pronat e qytetarëve.
Ky vit është një kambanë alarmi. Nëse sot Shqipëria djeg mbi 2% të territorit, çfarë do të ndodhë nëse nesër temperaturat do të rriten edhe më shumë dhe shirat do të mungojnë më gjatë? Sfida që shtrohet për autoritetet mbetet e njëjtë: A do të mbesim thjesht dëshmitarë të flakëve, apo do të ndërtojmë një sistem mbrojtjeje që parandalon tragjedi të tilla? Zjarret e vitit 2025 nuk janë vetëm lajmi i ditës. Ato janë paralajmërimi nëse vendi ynë do të zgjedhë mes përgatitjes dhe shkatërrimit.
Shqipëria, e vogël në hartë, por e madhe në plagë, nuk mund të përballojë më luksin e vonesës. Beteja me zjarrin fillon sot, jo nesër. Ndryshe vera tjetër do të jetë edhe më shkatërrimtare se kjo e tanishmja./ JAVANEWS.AL/

Vendet e BE. Me blu mesatarja vjetore e mèparshme ndërsa me të kuqe dëmet e këtij viti nga zjarret 
Vendet evropiane, por që nuk janë anëtare të BE. Në grafik spikat Shqipëria si vendi më i dëmtuar ndër to 
Shqipëria vit pas viti ku 2007-a rezulton më shkatërrimtari nga zjarret dhe 2005-a zë vëndin e dytë 
Nga toka e bukës te pyjet. Ja çfarë i kanë djegur më shumë Shqipërisë zjarret e këtij viti -

Keqmenaxhimi i zjarreve përtej dekoratave të Ramës, Ambientalisti: U dogjën 56 hektarë pyje, janë 2 helikopterë…
I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri tv ka qenë ambientalisti Lavdosh Ferruni. Në bisedë me moderatoren Armela Ferko ai ka komentuar situatën e zjarreve në vend dhe të gjithë problematikave që lidhen më këtë çështje.
Lavdosh Ferruni: Mua më bëri shumë përshtypje, kjo ceremoni e sotme, mu duk si një lloj kontradikte me realitetin. Ndoshta pak perverse do të thosha, për arsye se jemi në një situate që publiku duhet të dinte se sa mijëra hektarë pyje janë djegur në Shqipëri.
Dhe nuk janë djegur pak. Janë 56 mijë hektarë. Unë dua të them një gjë që është shumë e neglizhuar, totalisht do të thoja, që nuk llogaritet as ne GDP, dëmi i madh që ka shkatërrimi, djegia e një hektari pyll. Unë mund të sjell diçka të përafërt këtu. Vlera e pyllit si ekosistem. Pra nuk është vetëm lënda e drurit, pylli ka shumë, le të themi, shërbime që i jep njerëzimit, duke patur parasysh sidomos, freskinë, filtrimin e ujrave, biodiversitetin e kështu me radhë…
Për 56 mijë hektarë pyje të djegura ne kemi pësuar një dëm kolosol. Për 100 mijë euro një hektar i bie një dëm shumë i madh. Dhe në këtë situatë ky duhej të ishte një lajm i parë.
Lajmi i buçiti sot në të gjithë mediat për takimin e Ramës e jo për zjarret. Realiteti është ndryshe. Në thelb të kësja strategji edhe në BE janë njerëzit. Do të doja që kryeministri do të duhej të ishte një vend ku njerëzit janë përballur me flakët.
Parandalimi i zjarreve në Shqipëri, në po e nënvlerësojmë këtë proces. Padyshim, pra të kesh një vend si Shqipëria me asete natyrore të jashtëzakonshme dhe tani pikërisht mungon mbrojtja ndaj zjarrit. Edhe sot janë 2 helikopterë, punojnë apo nuk punojnë. Ka shumë faktorë të tjerë. Nuk ka mobilizim të komuniteteve. Por kemi zona të tjera që janë të braktisura. Është shumë e vonuar infrastruktura.
-

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori
Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta.
Midis 3 dhe 18 gushtit, temperaturat ekstreme dyshohet se kanë shkaktuar 1,149 viktima, sipas Instituto de Salud Carlos III. Shifrat vijnë nga një sistem monitorimi që gjurmon “vdekjet shtesë” duke i krahasuar numrat e përditshëm me ato që normalisht pritet të ndodhin. Në korrik, sistemi kishte regjistruar 1,060 vdekje të tjera të lidhura me të nxehtin, 50% më shumë se një vit më parë.
Këto shifra nxjerrin në pah një të vërtetë në rritje: vera spanjolle nuk është më thjesht e padurueshme, por vdekjeprurëse.
Edhe pse temperaturat kanë rënë, zjarret e nisura gjatë valës së të nxehtit vazhdojnë të përhapen. Galicia, Castilla y León dhe Extremadura mbeten të goditura rëndë, me vatra të cilat vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit.
Vetëm në dy javë janë djegur mbi 100 mijë hektarë tokë, përfshirë 30 mijë hektarë në një ditë të vetme. Këtë vit, Spanja ka humbur 373 mijë hektarë tokë nga flakët. Kjo e bën 2025-ën sezonin më të zi të zjarreve në historinë e vendit, duke kaluar shkatërrimin e vitit 2022 dhe duke iu afruar rekordit absolut të Portugalisë në 2017-ën. -

Zjarret në Portugali, zjarrfikësi 45-vjeçar vdes duke luftuar flakët
Një zjarrfikës ka vdekur në Portugali ndërsa po luftonte me një nga zjarret pyjore që kanë shpërthyer në vend, njoftoi sot presidenca portugeze.
Presidenca i shprehu ngushëllimet e saj familjes së zjarrfikësit “i cili humbi jetën tragjikisht ndërsa po luftonte drejtpërdrejt me zjarret pyjore në komunën e Sambugal”, në veri të vendit. Ai është viktima e katërt e zjarreve këtë verë në Portugali.
Sipas mediave portugeze, zjarrfikësi 45-vjeçar punonte për një kompani private zjarrfikëse.
Portugalia, ashtu si Spanja fqinje, ku katër persona kanë humbur jetën gjithashtu, po përballet me zjarre shkatërruese që kanë djegur më shumë se 600,000 hektarë, pavarësisht një rënieje të temperaturave që ka përmirësuar situatën, sipas Mbrojtjes Civile.
Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), pothuajse 2,780,000 hektarë janë shndërruar në hi që nga fillimi i vitit në Portugali.
Në vitin 2017, më shumë se 5,630,000 hektarë u dogjën në zjarre që shkaktuan 119 vdekje, një vit rekord që kur EFFIS filloi të regjistronte këto të dhëna në vitin 2006.
Gadishulli Iberik është goditur rëndë nga ndryshimet klimatike, të cilat po shkaktojnë valë më të gjata të nxehtësisë dhe thatësira, duke tharë bimësinë dhe duke favorizuar kështu zjarret në pyje, sipas ekspertëve.Top Channel
-

Vatër e re zjarri në Finiq, rrezikohen edhe banesat! Helikopteri në aksion për shuarjen nga ajri
Një vatër e re zjarri është shfaqur sot (22 gusht) ndërmjet fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, në Bashkinë Finiq.Në vendgjarje kanë shkuar shumë zjarrfikës. Era e favorizon flakët në përhapjen e tyre.Gjithashtu vatra e zjarrit përbën rrezik për banorët, sepse flakët kanë drejtim nga fshati Rumanxa.
Më herët Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar nisjen e helikopterëve në Selenicë dhe Finiq, që janë parë edhe në aksion pasditen e sotme, për shuarjen e flakëve nga ajri
Vatrat e zjarrit janë shuar edhe në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Konkretisht, janë shuar vatrat në zonën e Lumit të Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku situata u paraqit mjaft problematike gjatë pasdites së të enjtes.
Si pasojë e zjarreve, në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit janë djegur 60 hektarë pyje, ndërsa u përshkruan rreth 130 hektarë të tjerë. Edhe në zonën e Kryeziut janë shkrumbuar afro 7 hektarë pyje me pisha.
Dy zjarrvënës kanë rënë në prangat e policisë. 43-vjeçari Elvis Bylyshi u arrestua pasi ndezi zjarr qëllimisht në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër” në Selenicë pas konfliktit me bashkëfshatarin duke djegur një sipërfaqe me ullinj dhe rrezikuar bagëti të imta. Ndërkohë, në Gramsh ra në pranga një 26-vjeçar që ndezi zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm dhe rrezikoi banesat. Nën hetim u vendos babai i tij. -

Rama dhe qeveria i lanë në harresë/ Shiu shuan zjarret në Fushë-Arrëz, u shkrumbuan dhjetëra hektarë pyje
Rrebeshi i shirave gjatë natës së kaluar ka shuar plotësisht vatrat aktive të zjarrit në Bashkinë e Fushë-Arrëzit
Reshjet kanë ndihmuar në fikjen e zjarreve në Lumin e Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku flakët kishin krijuar probleme serioze për mjedisin dhe komunitetin.
Megjithëse zjarret janë tashmë të shuara, dëmet janë të konsiderueshme. Vetëm në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit, janë shkrumbuar 60 hektarë me pyje, ndërsa 130 hektarë të tjerë janë prekur nga flakët. Edhe në zonën e Kryeziut, zjarri ka djegur rreth 7 hektarë pyje me pisha, duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën lokale.
-

Zjarret në BE me rekord, mbi 1 milion hektarë të djegur
Bota E Enjte, 21 Gusht 2025 20:47
Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025, një rekord që prej fillimit të mbajtjes së statistikave në vitin 2006, sipas të dhënave zyrtare. Duke kapërcyer rekordin vjetor prej 988 524 hektarësh të djegur në vitin 2017, shifra arriti në 1 015 731 hektarë deri sot në mesditë, një sipërfaqe më e madhe se Qiproja.
Spanja, Qiproja, Gjermania dhe Sllovakia, tashmë kanë përjetuar vitin e tyre më të keq që nga fillimi i statistikave. Spanja e goditur më rëndë, me mbi 400 000 hektarë të djegur, përbën gati 40% të totalit të BE-së. Në perëndim të vendit po vazhdojnë disa zjarre që kanë marrë jetën e katër personave.Portugalia e cila mban rekordin e BE-së me 563 530 hektarë të djegur në vitin 2017, renditet e dyta më e prekur këtë vit. Deri më 21 gusht 2025, vendi ka humbur gati 274 000 hektarë, sipërfaqe që nuk është regjistruar kurrë kaq herët gjatë vitit. Rumania ndjek me 126 000 hektarë të djegur, ndërsa në Francë janë reduktuar në hi 35 600 hektarë pyje, kryesisht në rajonin jugor të Aude, i goditur nga një zjarr masiv në fillim të gushtit.