Prurjet e shtuara të lumit Seman kanë shkaktuar probleme serioze në zonat e Kallmit dhe Belinës, ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë mbetur nën pushtetin e ujit.
Përmbytjet kanë prekur gjithashtu rreth 40 puse nafte, duke rritur rrezikun për dëmtime të infrastrukturës dhe ndotje.
Ndërkohë, ekipet e bordit të kullimit në Bashkinë Fier ndodhen në terren që prej mëngjesit të sotëm.
Specialistët po punojnë për përforcimin e argjinaturës në Belinë, në pikat më kritike, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të ujit dhe minimizimin e dëmeve.
Situata mbetet e paqëndrueshme dhe autoritetet lokale po monitorojnë nga afër rrjedhën e Semanit, teksa priten reshje të tjera.
Tag: hektarë
-

Reshjet e shiut në Fier/ Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte
-

Semani nuk ‘fal’ as Fierin/ Alarm në Zharrëz, përmbytjet dëmtojnë dhjetëra hektarë me grurë
Dhjetëra hektarë tokë në Belinë të Njësisë Administrative Zharrëz, të kultivuara kryesisht me grurë, ndodhen nën ujë, pas daljes nga shtrati të lumit Seman.
I gjithë prodhimi është dëmtuar, ndërsa banorët thonë se një nivel i tillë prurjesh, që çoi në prishjen e argjinaturës së lumit, nuk është parë prej vitesh në zonë. Nën ujë janë edhe disa puse aktivë nafte të kompanisë “Bankers”, ku që të premten është ndalur puna. Dëme janë raportuar edhe në koshere bletësh, që janë shkatërruar nga përmbytjet.Ndërkohë, në qarkun e Fierit, raportohet për 110 hektarë tokë me prezencë uji në fshatrat Kashisht – Çerven dhe Ferras.
Top Channel
-

Kishte përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar dhjetëra banesa, mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit
Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile.
Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit, të cilat përmes çarjes kishin depërtuar duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa.
Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë.Top Channel
-

“Situata vazhdon të jetë e rëndë”, gazetari: Në Maliq, janë përmbytur më shumë se 270 hektarë tokë
Rreshjet e dendura që përfshinë juglindjen e vendit për gati 48 orë radhazi kanë lënë pas një situatë të rënduar në disa bashki të qarkut të Korçës.
Gazetari i Vizion Plus Tonin Froku, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus tha se mbi 270 hektarë tokë janë ende nën ujë në fushën e Maliqit, ndërsa përmbytje të konsiderueshme raportohen edhe në Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Pustec.
Frroku deklaroi se në fshatin Progër, uji vazhdon të mbulojë thuajse të gjithë zonën, ndërsa forcat e ushtrisë, policisë dhe emergjencave civile vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren e zhdukur.Pjesë nga intervista:
Cilat janë të rejat e fundit?
Froku: Ka më shumë se pesë apo gjashtë orë që rreshjet e shiut kanë pushuar në juglindje të vendit, por situata vijon të jetë e rëndë. Situata vijon të jetë e rëndë në bashkinë e Maliqit. Në të gjitha njësitë administrative të kësaj bashkie, janë më shumë se 270 hektarë tokë të përmbytur në fushën e Maliqit. Situata vazhdon të jetë e rëndë në bashkinë e Pogradecit, në bashkinë e Devollit, në veçanti në fshatin Progër, ku uji vazhdon të jetë prezent pothuajse në të gjithë fshatin Progër. Forca të shumta të ushtrisë, të policisë dhe të emergjencave civile vijojnë kërkimin e të moshuarës, por deri tani nuk ka asnjë shenjë për 75-vjeçaren. E rëndë vijon të jetë situata edhe në bashkinë e Kolonjës, edhe në bashkinë e Pogradecit, dhe të Pustecit. Pra, situata vazhdon të jetë e rëndë në të gjitha bashkitë e juglindjes së vendit, edhe në kushte ku rreshjet e shiut tashmë mungojnë. Megjithatë, duket se pasojat kanë qenë të rënda dhe duhet kohë për t’u rikuperuar nga të gjitha këto çfarë kanë lënë. Këto pasoja u shkaktuan nga 48 orë rreshje shiu të pandërprera në qarkun e Korçës.
/vizionplus.tv -

“Jemi në katastrofë”/ Moti i keq ‘paralizon’ vendin 15 hektarë nën ujë në qarkun e Korçës, reagojnë fermerët: Lekët dëm
Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qarkun e Korçës, ku fushat e Maliqit janë ndër më të goditurat.
Sipas fermerëve të zonës, rreth 10–15 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Prurjet e shtuara të lumenjve Devoll dhe Dunavec kanë mbuluar të mbjellat me misër dhe patate, ndërsa dëmet llogariten në miliona lekë.
“Kam rreth 2 milionë e gjysmë lekë dëm. Jemi në katastrofë. Vjet humba 15 milionë lekë”, tha një fermer duke folur për mediat. -

Cakran – 1.2 hektarë sera me luleshtrydhe të dëmtuara nga moti i keq në Buzmadh, fermerët kërkojnë ndihmë nga institucionet
Përkeqësimi i kushteve të motit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Buzmadh të njësisë administrative Cakran, ku rreth 1.2 hektarë sera të mbjella me luleshtrydhe janë shkatërruar nga stuhia e fortë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas fermerëve të zonës, serat e dëmtuara përbëjnë kulturën kryesore bujqësore dhe bazën e të ardhurave për familjet e tyre. Ata thonë se goditja e fundit i ka vënë përballë një situate të vështirë ekonomike, pasi investimet për ngritjen dhe mirëmbajtjen e serrave janë të larta, ndërsa dëmet janë të mëdha. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Fermerët shprehen se dëmshpërblimet kanë qenë një histori e hidhur, pasi prej vitesh nuk kanë përfituar asnjë ndihmë pavarësisht fatkeqësive të përsëritura natyrore në këtë zonë. Ata i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë dhe të japin mbështetje konkrete, në mënyrë që të mund të përballojnë pasojat e motit të keq dhe të vijojnë aktivitetin bujqësor.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Banorët kërkojnë verifikim të menjëhershëm të dëmeve dhe një proces të drejtë dëmshpërblimi, në mënyrë që situata të mos e dëmtojë më tej ekonominë e tyre familjare.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

15 hektarë nën ujë, reshjet përmbysin sipërfaqe të mëdha bujqësore në qarkun e Korçës
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në fushën e Maliqit.
10-15 hektarë sipërfaqe bujqësore janë nën ujë, si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Devoll dhe Dunavec, ndërsa dëmi sipas fermerëve është kolosal.
Sipërfaqet e mbjella me misër dhe patate janë mbuluar nga uji ndërsa fermerët flasin për miliona lekë dëme.
“Kam rreth 2 milionë e gjysmë lekë dëm. Jemi në katastrofë. Vjet humba 15 milionë lekë”, tha një qytetar.
Kjo situatë përmbytjesh, sipas fermerëve, nuk ndodhte prej vitesh, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet vazhdimi i reshjeve që mund të rëndojë situatën, duke shtuar sipërfaqen nën ujë dhe të rrisë bilancin e dëmit.Top Channel


