Raporti i zjarrëve në Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrika Veriore, për 2024, tregon se sezoni i zjarreve i vitit të kaluar përfundoi me një total prej 383 mijë e 317 hektarë sipërfaqe e djegur.
Të dhënat e vitit 2024 tregojnë se sezoni tradicional i zjarreve, pra nga fillimi i qershorit deri në mesin e shtatorit, vazhdon të zgjerohet me flakë masive e të rrezikshme. Në total, 8 mijë e 343 zjarre janë raportuar nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile së Bashkimit Evropian (UCPM).
Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja, ishin ndër vendet e Bashkimit Evropian që ishin më të prekura, me një sipërfaqe të djegur në total prej 334 mijë e 940 hektarë.
Nga vendet jo anëtare të unionit, por që janë pjesë e UCPM-së, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Turqia, si dhe Ukraina, ishin ato që pësuar humbjet më të rënda.
Sa i përket Shqipërisë, sipas raportit evropian, sezoni i zjarrëve për 2024-ën, ishte më ekstremi për 6 vitet e fundit.
U regjistruan 49 mijë e 189 hektarë të djegura nga 453 zjarre, kryesisht në korrik dhe gusht.
Vendndodhjet e zjarrëve në Shqipëri, viti 2024
Viti 2024 gjithashtu pa zjarret që sollën dëme të mëdha në Ballkan, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të BE-së.
Shërbimi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) bën me dije se sezonet e zjarrëve në kontinent po zgjasin më tepër se zakonisht, ashtu sikurse valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta. Këto, krijojnë kushte ideale për shpërthimin e flakëve të mëdha e të pakontrollueshme.
Si duket trendi për vitin 2025 deri më tani?
Nga të dhënat e mbledhura deri më tani për sezonin e zjarrëve 2025, duket se trendi është në rritje.
Që nga janari i këtij viti, EFFIS ka regjistruar 7 mijë e 200 zjarre në 37 vende të cilat janë pjesë e Mekanizmit Mbrojtës Civil të BE-së.
Aktualisht, të dhënat deri më datë 25 nëntor 2025, paraqesin se mbi 1 milion hektarë janë djegur në BE, duke sjellë nevojën e përforcimit të forcave zjarrfikëse. Kështu, është dyfishuar numri i avionëve dhe helikopterëve të zjarrfikësve në flotën ajrore të unionit evropian, rescEU.
Zona të djegura në BE
Tag: hektarë
-

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar
-

Tokat bujqësore në disa zona ende nën ‘pushtetin’ e ujit/ Moti i keq ‘paralizon’ qytetin e Lushnjës
Reshjet e shiut prej mbrëmjes së të enjtes janë ndërprerë në Lushnje, por pasojat që kanë lënë pas janë tepër të mëdha. Në zonën e Tërbufit ku përfshihen tokat bujqësore të njësisë administrative Dushk, Grabjan, dhe Tërbuf, dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbjella me grurë, foragjere, por edhe stane bagëtish janë nën pushtetin e ujërave.
Megjithëse hidrovori i Biçukasit prej një javë punon 24 orë me kapacitet të plotë, do të duhen ditë për largimin e ujërave. Pas kësaj, hapet rruga evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
Ndërkohë që edhe në zonën Ngurrëz, Imshtë, Zhelizhan edhe pse niveli i ujit në lumin Seman ka pësuar rënie, mbi 200 hektarë tokë brenda argjinaturës janë ende nën ujë. -

Bien prurjet e lumenjve, nis evidentimi i dëmeve në bujqësi në Qarkun e Fierit
Pas një jave me reshje intensive dhe daljen nga shtrati të lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin, situata në Qarkun e Fierit po shkon drejt normalizimit. Sipas të dhënave të fundit nga Emergjencat Civile të prefekturës, nivelet e lumenjve janë në rënie.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Ndërkohë, Drejtoria e Bujqësisë ka hartuar një listë paraprake të dëmeve në kulturat bujqësore, listë e cila pritet të zgjerohet me tërheqjen e ujërave nga tokat e përmbytura. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Bilanci i deritanishëm i tokave të përmbytura:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
1.2 hektarë luleshtrydhe
11 hektarë ullishte
4 hektarë jonxhë
4 hektarë drithëra
Toka të përmbytura janë raportuar në Frakull, Levan, Mallakastër dhe Tërbuf.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë pritet të dalin në terren për të evidentuar dhe inventarizuar dëmet e raportuara nga fermerët, me synim përfshirjen e tyre në listat e kompensimeve nga qeveria.
Në Qarkun e Dibrës reshjet janë ndërprerë, por temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke shënuar 3°C në orët e mëngjesit. Në zonat malore mbi 900 metra lartësi ka rënë borë, duke prekur disa njësi administrative, por pa krijuar probleme në qarkullim. Ndërkohë, firmat kontraktore vijojnë punimet për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e inerteve dhe daljet e përrenjve malorë në rrugët rurale.
-

“Dhjetëra hektarë tokë bujqësore, nën ujë”/ Përmbytjet në Berat, reagon Eno Bozdo: Hajdutëria nuk paska fund
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Dimal e Kuçovë mbyten nën ujë, një panoramë e trishtë e dështimit shtetëror para syve të qytetarëve.
Kështu shkruan në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Eno Bozdo. Përmbytjet nuk janë më fatkeqësi natyrore, janë pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit dhe neglizhencës së pushtetit vendor e qendror, që prej vitesh raporton punë të bëra vetëm në letra, ndërsa kanalet kulluese mbeten të bllokuara, shkruan ai.
Bozdo ngre alarmin për situatën dramatike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për fermerët e goditur.
Reagimi i plotë:
Me dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Qarkun e Beratit, e në veçanti Dimal dhe Kuçovë, tashmë janë nën ujë.Fermerët po vuajnë përmbytjet jo vetëm si pasojë e motit të ngarkuar, por sepse askush, as bashkitë dhe as qeveria, prej vitesh nuk janë kujdesur të pastrojnë kanalet kulluese.
Edhe më rëndë akoma, paratë janë dhënë, puna shënohet e bërë derisa vjen përmbytja e radhës. Hajdutëria nuk paska fund! Fermerët kërkojnë ndihmë të menjëhershme për zhbllokimin e kanaleve dhe veprave kulluese.
Gjithashtu nevojitet alokimi nga buxheti i financave për të mbuluar humbjet e tyre si pasojë e përmbytjes. Nevojitet që ndihma financiare të jetë brenda këtij viti, e plotë dhe e menjëhershme! -

Lumi Seman doli nga shtrati, shkatërrohen mijëra hektarë sera të mbjella me perime, banorët: Dëmet arrijnë në miliona
Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar qindra hektarë sera te mbjella me perime të stinës.
Fshati Goriçan është më i dëmtuari, ku edhe sot në ditën e katërt të përmbytjeve uji vazhdon të mbajë të përmbytura tokat bujqësore.
Dëmet sipas banorëve arrijnë në miliona lekë. Edhe për familjen Goga të kthyer nga Gjermania për të punuar në vend lindje përmbytja nuk i kurseu serrat.
Erigis Goga ishte në pritje të vjeljes se domates kur uji i lumit Seman iu fut deri në një metër brenda. Sot për shkak të qëndrimit të gjatë nën ujë, prodhimi është kalbur.
Përmbytja e tokave bujqësore rrezikon edhe mbjelljet për sezonin e ardhshëm. Fermerët pohpjnë se kanë porositur fidanët por nuk mund ti mbjellin.
Balta dhe lagështia e tepërt e bëjnë të pamundur mbjelljet edhe për disa muaj. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti pasi kursimet e tyre ata i investuan në këto serra nga të cilat sot nuk mund të shesin asgjë.
Në Bashkinë e Dimalit ditën e sotme problem mbeten tokat bujqësore nëpër të cilat uji po largohet me ngadalë pasi janë të bllokuara kanalet kulluese.
Në disa zona ato mungojnë fare çka solli përmbytjen e tyre. Ndërsa uji është larguar nga fshatrat Çiflig dhe Arrëz dhe banorët kanë nisur pastrimin e banesave.Top Channel
-

“Kjo situatë ka 40 vite që nuk ka ndodhur”/ Reshjet e dendura në Sarandë, mijëra hektarë akoma nën ujë
Situata meterologjike me reshje shiu me intensitet të lartë ka sjell përmbytje që nuk ishin parë prej 4 dekadash në Sarandë.
Fshati Çukë është më i prekuri me 500 hektar tokë nën uji, dëme në banesa dhe qindra bagëti të ngordhura.
Nga Çuka ku ndodhen forcat e Emergjencave Civile Ministri Vengu dhe Kryetari i Bashkisë Caci kane deklaruar se situata nuk është aspak e favorshme për shkak të reshjeve intensive që vazhdojnë të jenë prezentë, ndërsa po punohet që argjinatura e lumit Bistrice të stabilizohet në dy ditët e ardhshme. Ndërsa në zonë po shpërndahen rezervat materiale të shtetit për dhjetëra familje të zonës së prekur nga katastrofa natyrore.
“Jemi në një front të tretë metorologjik ne mbare vendin, rreth 1500 hektarë janë nen ujë, 500 në bashkinë Kurbin dhe Lezhë, pjesa e Devollit dhe Maliqit ku ujerat kanë rënë, kemi Vjosën dhe Semanin me një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave por që kërcënojnë disa fshatra, kemi Sarandën të prekur në mënyrë masive me 500 hektarë nën ujë, ndaj të gjitha forcat si ato xheniere, forca të bashkisë, emergjencat që janë në terren për të rehabilituar argjinaturën e Bistrices, duke vënë qellim që në 2 ditët e ardhshme të vëm në stabilitet. Ministria e Bujqësisë është angazhuar ne ofrimin e mbështetjes për fermerët, për demet që kanë pësuar, dhe rezervat materiale të shtetit kanë filluar sot në shpërndarjen e ndihmesave me pako ushqimore”, është shprehur ministri i mbrojtjes, Pirro Vëngu.
“Situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme, moti nuk po na favorizon në gjithë këtë, bashkia ka qenë në terren, kemi filluar duke pasur fokus shpëtimin e jetës së njerëzve në rradhë të parë, me gjënë e gjallë e me bizneset e të gjitha problematikat që solli kjo situatë që sipas metorologëve nuk ka ndodhur në 40 vjet në Sarandë, nuk ka ndodhur kjo sasi reshjesh që ndodhi këto ditë, shpresojmë që brenda pak ditësh ta sjellim situatën në kontroll, kërkojmë ndjes dhe bashkëpunim nga gjithë qytetaret e Sarandës, ne jemi në terren dhe shume shpejt çdo gjë do sillet në normalitet’, tha Kryetari Bashkisë Sarandë, Oltion Caci.Top Channel



