Tag: heidi

  • Heidi Baci: Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur

    Heidi Baci: Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur

    Heidi Baci ka bërë një deklaratë të sinqertë dhe me nota ironie lidhur me jetën e saj sentimentale gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Wake Up”.
    Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, e cila u bë protagoniste e një romance shumë të përfolur me aktorin Romeo Veshaj, i dha fund lidhjes pak muaj pas daljes nga shtëpia, një ndarje që ndodhi në heshtje, por që tërhoqi vëmendjen e mediave.
    Tashmë në krah të Blendi Salajt, Heidi tregoi se ka ndryshuar qasje ndaj dashurisë dhe nuk jep më shumë opinione për çështjet e zemrës. Ajo shprehu se përvoja personale e ka mësuar ta pranojë gabimet e së shkuarës pa stres dhe me një frymë sportive.
    “Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur. Ndonjëherë njerëzit duhet të gabojnë, që pastaj të mësojnë,” tha ajo, duke iu referuar indirekt eksperiencave të saj personale.
    Deklarata e saj tregon pjekurinë dhe reflektimin mbi marrëdhëniet e mëparshme, duke i parë gabimet si një proces të domosdoshëm mësimi dhe jo si dështime. Heidi duket e qartë se ka gjetur një mënyrë për të përballuar të shkuarën dhe për të ecur përpara në jetën sentimentale.
    Me këtë qasje të re, ish-banorja e Big Brother VIP duket e vendosur të përqendrohet tek vetja dhe të shijojë momentin, duke marrë mësime nga eksperiencat e kaluara dhe duke ndarë një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e saj.

  • Heidi Baci, moderatorja zyrtare që do shoqërojë Blendi Salajn në “Wake Up”

    Heidi Baci, moderatorja zyrtare që do shoqërojë Blendi Salajn në “Wake Up”

    Programi i mëngjesit “Wake Up” vjen me një ndryshim të rëndësishëm në ekran. Heidi Baci, një prej figurave më të komentuara të momentit, është zyrtarisht moderatorja e re që do të shoqërojë Blendi Salajn në drejtimin e emisionit.
    Lajmi është konfirmuar përmes një fotografie të publikuar nga studioja e Top Channel, ku Heidi shihet e buzëqeshur në panelin e programit, ndërsa Blendi Salaj shfaqet i entuziazmuar me duart lart një atmosferë që tregon energjinë pozitive të dysheve të re.
    Ky është rikthimi i parë i Heidit në një format të madh televiziv pas angazhimeve të saj të fundit në media dhe rrjete sociale. Prania e saj pritet të sjellë një frymë më të freskët, dinamike dhe të afërt me publikun e ri, duke kombinuar eksperiencën e Blendi Salajt me spontanitetin dhe prezencën e saj moderne.
    Heidi do të jetë pjesë e përditshme e programit, duke sjellë intervista, tema sociale dhe një qasje të re në rubrikat e mëngjesit.
    Ky ndryshim vjen pas largimit të Neada Muces dhe Enxhi Nasufit nga programi per shkak të debateve të tyre të shumta, që më pas u përshkallëzua në zenke fizike mes tyre. Asnjera prej tyre nuk e ka pranuar konfliktin, mirëpo kjo ishte arsyeja pse ato u larguan nga emisoni.

  • Enxhi dhe Neada u larguan nga Wake Up pas konfrontimit fizik, zëvendësohen nga Heidi Baci

    Enxhi dhe Neada u larguan nga Wake Up pas konfrontimit fizik, zëvendësohen nga Heidi Baci

    Ristrukturimi i emisionit të mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka qenë temë kryesore e lajmeve rozë ditët e fundit.
    Pas largimit të Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt, vendin e tyre e ka zënë Heidi Baci, e cila moderon emisionin së bashku me Blendi Salajn.
    Largimi i dy moderatoreve ndodhi pas një sherri të brendshëm në redaksi, që sipas burimeve, ka shpejtuar këtë vendim.
    Producentja e emisionit, Sara Hoxha, ka reaguar duke publikuar në Instagram një reels nga programi i sotëm, ku bën tag Heidin dhe Blendin dhe i shoqëron me disa yje, duke dhënë sinjalin se ata janë tani fytyrat kryesore të mëngjesit në Top Media.

  • Kush është ai? Heidi Baci merr dhurata romantike nga partneri

    Kush është ai? Heidi Baci merr dhurata romantike nga partneri

    Ish-banoria e Big Brother VIP Albania, Heidi Baci, ka ngjallur sërish kuriozitet tek ndjekësit me disa postime të bëra mbrëmë në Instagram, duke lënë të kuptohet se në jetën e saj mund të ketë hyrë një romancë e re.
    Në fotografitë e publikuara, Heidi shfaqet me një buqetë të madhe lulesh dhe një tortë të personalizuar me dedikim romantik. Gjithçka duket e kuruar me delikatesë, duke krijuar atmosferën e një surprize të menduar posaçërisht për të. Ajo shihet e buzëqeshur dhe e lumtur, ndërsa mesazhet e shkruara prej saj kanë bërë menjëherë bujë në rrjet.
    “Ti më bën të ndjehem e veçantë! Faleminderit”, ka shkruar Heidi mbi një nga postimet, duke mos zbuluar identitetin e personit që i ka dërguar dhuratat.
    Edhe pse për momentin, Heidi ka zgjedhur të ruajë privatësinë dhe të mos japë asnjë emër, gjuha e trupit dhe mënyra se si e ka përcjellë emocionin në postime lë të kuptohet se bëhet fjalë për dikë që ka një vend të rëndësishëm në jetën e saj private.
    Ndjekësit po presin me kuriozitet nëse ish banorja e ‘BBVA’ do të konfirmojë së shpejti identitetin e personit misterioz, apo nëse kjo romancë do të mbetet për pak kohë “vetëm për zemrën”.

  • “Jam shumë e lumtur”/ Heidi Baci pranon se është e dashuruar

    “Jam shumë e lumtur”/ Heidi Baci pranon se është e dashuruar

    Heidi Baci, moderatorja dhe ish-banore e Big Brother VIP, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe ka lënë të kuptohet se është e dashuruar. Gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, ajo u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse beson ende te dashuria dhe nëse aktualisht ndihet e lumtur.
    Heidi u shpreh me një buzëqeshje të sinqertë:
    “Patjetër, gjithmonë. Nëse mund t’ju jap një këshillë, mos hiqni dorë nga dashuria. Është gjëja më e bukur. Po, jam shumë e lumtur,” – tregoi ajo, duke e lënë publikun të kuptojë se zemra e saj ka një vend të zënë.
    Gjatë bisedës, ajo u pyet gjithashtu nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimi i saj në Shqipëri dhe nga fama që fitoi pas Big Brother VIP. Heidi tregoi se ka mësuar ta pranojë jetën siç vjen, pa u penduar për asgjë.
    “Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë. Unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje,” – u shpreh ajo.
    Deklaratat e saj janë pritur me shumë reagime në rrjet, ku ndjekësit kanë nisur të bëjnë hamendësime për identitetin e partnerit të saj, pasi prej kohësh Heidi ka zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike.

  • Në Oktoberfestin e Heidi Klumit, birrë pafund dhe ‘lederhosen’

    Në Oktoberfestin e Heidi Klumit, birrë pafund dhe ‘lederhosen’

    Një përzierje modelesh, të famshmish gjermanë, dashamirësish mode, influencuesish dhe shumë të tjerë u veshën me “lederhosen”, “dirndl” dhe çorape leshi në Mynih të enjten mbrëma, për një arsye të përbashkët: sepse ishin ftuar nga Heidi Klum.

    “Unë s’do ta bëja kurrë këtë,” tha stilisti gjerman Kilian Kerner për veshjen tradicionale gjermane, që për burrat përfshin pantallona të shkurtra prej lëkure, çorape leshi dhe një jelek. “Vetëm për Heidin.”

    Kjo ishte ndjesia mes shumë prej rreth 800 të ftuarve të së enjtes në mbrëmje në Hofbräuhaus München, një prej fabrikave më të vjetra të birrës në qytet, ndërsa zonja Klum organizoi për herë të parë Heidi Fest. (Një emër që tingëllon aq natyrshëm, saqë mund të mendosh se e ke thënë prej vitesh.) Festimet ishin interpretimi i saj i traditës së kahershme gjermane të pirjes së sasive të mëdha birre, mbledhjes bashkë dhe këndimit të këngëve sentimentale gjermane.

    Oktoberfest fillon këtë fundjavë, i zhvilluar nëpër çadra të mëdha birre në gjithë Mynihun dhe Gjermaninë. Mbrëmja pati elementët tradicionalë të eventit vjetor si edhe, në stilin tipik të Heidit, pak më shumë.

    Kamerierë me kostume tradicionale shëtisnin me tabaka të mëdha plot me gjevrekë, ndërsa të tjerë mbanin aq shumë gota birre sa mund të mbante një çift duarsh njerëzore. Menyja e darkës përfshinte ushqim të rëndë gjerman si schnitzel dhe sallame, me garnitura spaetzle dhe pure patatesh të mbuluara me salcë. Nëpër pjata ishin shpërndarë flamuj krenarie dhe peceta me ilustrimin e zonjës Klum të buzëqeshur me dirndl, e cila përbëhet nga një korse e ngushtë, një fund deri poshtë gjunjëve dhe një përparëse.

    Zonja Klum kishte disa arsye për organizimin e një feste Oktoberfesti. Pjesërisht, tha ajo, donte t’ua tregonte miqve të saj amerikanë se gjermanët dinë të festojnë. “Mund të çmendemi,”tha ajo. “Kështu mendova: Duhet t’ua tregojmë njerëzve.”

    Përveç një nate qejfi pa komplekse, Heidi Fest ishte edhe një festim i kulturës me të cilën ishte rritur zonja Klum. Ajo tregoi se si, fëmijë, shikonte me gjyshen programe gjermane muzikore. “Shumë nga këta argëtues që shikoja kur isha 7-8 vjeçe, ishin sot këtu,” tha ajo. “Ishte e veçantë për mua. Si një homazh i vogël për gjyshen time.”

    Planifikuar më pak se dy muaj para festës së saj të përvitshme të Halloween-it në Nju Jork, Heidi Fest bëri që zonja Klum të linte shenjën e saj në kalendarin e festave të vjeshtës në të dy anët e Atlantikut.

    Të enjten, ajo përzgjodhi një listë këngëtarësh që performuan hite të dashura për publikun. Shumica e këngëve ishin gjermane dhe shumë nga të pranishmit i këndonin me zë të lartë çdo varg.

    Performancat përfshinë gjithashtu Weather Girls me këngën “It’s Raining Men”, Lou Bega që i dha gjithçka “Mambo No. 5”, një performancë drag me “I Will Survive” dhe Haddaway që këndoi hitin e tij të vitit 1993 “What Is Love.”

    Një ndalesë e shkurtër historike: sipas faqes zyrtare të Oktoberfest-it, festa filloi si një festë popullore për të kremtuar një martesë mbretërore në tetor të vitit 1810. Një vit më pas, njerëzit kërkuan ta përsërisnin këtë festim, duke nisur kështu traditën e përvitshme që sot e njohim si Oktoberfest. Ajo nis në mes të shtatorit, sepse moti në Gjermani në atë periudhë është ende i butë, dhe zgjat deri të dielën e parë të tetorit.

    Për disa pjesëmarrës të së enjtes, Heidi Fest ishte prezantimi i tyre i parë me këtë traditë. Michael Marino, artisti i grimit fitues i Emmy-t që çdo vit krijon kostumin e Halloween-it të zonjës Klum, tha se zakonisht nuk vishej me kostume dhe shtoi se lederhosen-i i tij ishte paksa i ngushtë.

    Për të, festa ishte një pushim i shkurtër përpara punës mbi kostumin e Halloween-it të zonjës Klum, që ai premtoi se do të ishte “më i ndërlikuari që kemi bërë ndonjëherë.”

    Rankin, një fotograf britanik që ka punuar me zonjën Klum për më shumë se dy dekada, tha se kishte qenë sfidë të gjente një veshje.

    “Ajo duket sikur e di çfarë duan njerëzit,” tha Rankin për Klum. “Është paksa e çmendur.”

    Klum, 52 vjeçe, e cila tha se vetë nuk kishte qenë kurrë në Oktoberfest, u shfaq me një veshje tradicionale të kuqe të ndezur që përfshinte një dirndl, që tregonte mjaft gjoks, si edhe një fund e përparëse të kuqe, që mbulonin siç duhet gjunjët.

    “Kam përshtypjen se duhet ta vazhdosh traditën,” tha ajo për veshjen. “Mendoj se shumë njerëz prisnin të më shihnin me diçka super të shkurtër, me shkëlqime.” (Ajo tha se një dirndl të shkurtër me shkëlqime e kishte veshur në Coachella.)

    Gjatë mbrëmjes, ajo zëvendësoi një palë këpucë të kuqe me taka me një palë të bardha pak më të ulëta dhe më vonë veshi atlete New Balance, për të lehtësuar kërcimin mbi tavolina deri në mesnatë.

    Heidi Fest përfshiu gjithashtu regjistrimin e një programi televiziv të mbrëmjes, i cili u transmetua po atë natë në televizionin gjerman.

    Të ftuarit e tjerë përfshinin katër fëmijët e zonjës Klum, partnerin e saj, muzikantin Tom Kaulitz, dhe vëllain e tij binjak, Bill Kaulitz; nënën e saj, Erna Klum; modelen braziliane Alessandra Ambrosio; fotografin Antoine Verglas, që ka punuar prej kohësh me Klum; si edhe vëllezërit binjakë Jesus dhe Antonio Estrada, stilistë mode, mes shumë të tjerëve. / New York Times – Syri.net

  • Heidi Klum dhe “pastrimi nga krimbat dhe parazitët”: e dobishme apo e dëmshme?

    Heidi Klum dhe “pastrimi nga krimbat dhe parazitët”: e dobishme apo e dëmshme?

    Moda e fundit në rrjetet sociale është ajo e “parasite cleanse”, një pastrim i trupit nga krimbat dhe parazitët, dhe është përhapur më shumë pas deklaratave të supermodeles amerikane. Heidi Klum.

    Ky program dietik bazohet në një regjim të rreptë me barishte dhe fara, duke eliminuar ushqime të yndyrshme, të përpunuara ose që përmbajnë gluten dhe laktozë. Klum rrëfeu se e nisi këtë pastrim pasi ishte “bombarduar” me video dhe postime në Instagram:

    “Më thanë se duhet ta bësh një herë në vit dhe unë nuk e kam bërë kurrë. Ndihem vërtet vonë. Nuk e di çfarë do të dalë nga unë. Po filloj tani dhe duhet bërë për muaj të tërë.” Ajo shtoi gjithashtu se “të gjithë kanë parazitë”, prandaj, sipas saj, ky pastrim do të ishte i nevojshëm.

    Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se kjo nuk është e vërtetë dhe se kjo “pseudo-dietë” mund të jetë jo vetëm e panevojshme, por edhe e dëmshme.

    Si funksionon kjo dietë?

    Pastrimi i parazitëve synon të eliminojë parazitët nga zorra dhe është përhapur në rrjet me hashtagun #parasitecleanse. Ai bazohet kryesisht në dy pika:

    Përdorimi i barishteve dhe erëzave me efekte të pretenduara anti-parazitare, si piper i zi, fara papaje, xhenxhefil, hudhër, kurkuma, fara kungulli, rigon, trumzë, arrë e zezë, berberinë.

    Eliminimi i ushqimeve të yndyrshme, të përpunuara, glutenit dhe produkteve të qumështit, duke përfshirë edhe mishin e derrit dhe duke rritur konsumimin e frutave dhe perimeve.

    Çfarë thonë ekspertët?

    Ekspertët e shëndetit e kanë mohuar këtë ide. Dr. Peter Mannon, gastroenterolog në Universitetin e Nebraska-s, tha se “njerëzit mesatarisht nuk kanë parazitë aktivë në zorrë”.

    Nga ana e sigurisë dhe praktikueshmërisë së dietës, problemi rritet: regjimi është tepër restriktiv dhe i pabalancuar. Nutricionistja Beth Czerwony nga Cleveland Clinic tha për People se: “Nuk ka prova të besueshme që tregojnë efektivitetin e këtyre pseudo-pastrimeve. Infeksionet parazitare kërkojnë ilaçe, jo trajtime me barishte.”

    Dr. Jeffrey Dvorin, kirurg dhe infektivolog në Boston Children’s Hospital, shtoi se këto pastrime mund të dëmtojnë mikrobiomën e zorrëve, të shkaktojnë nauze dhe dehidrim, dhe disa përbërës, si piper i zi, mund të shkaktojnë konvulsione ose humbje të ndjenjave nëse konsumohen tepricë.

    Dr. James Dooley, mikrobiolog në Universitetin e Ulster-it, ishte shumë i qartë: “Nuk ka asnjë provë shkencore për pastrimet e parazitëve, është pseudoshkencë e pastër.”

    Në përfundim, ekspertët e konsiderojnë këtë trend të panevojshëm, potencialisht të dëmshëm dhe antishkencor, pavarësisht promovimit nga personazhe të njohura si Heidi Klum.

  • Ikona e modës Heidi Klum rrëfen: karrierë, nënë dhe rikthim në ekran

    Ikona e modës Heidi Klum rrëfen: karrierë, nënë dhe rikthim në ekran

    Supermodelja e njohur Heidi Klum është rikthyer në kopertinën e revistës PEOPLE, ku ka folur hapur për karrierën e saj të gjatë, jetën personale dhe qëndrimin ndaj vetes ndër vite.
    Në moshën 52-vjeçare, Klum vazhdon të shkëlqejë në pasarela, në ekran dhe si nënë e katër fëmijëve. “Nuk kam pasur kurrë problem të jem vetvetja. Edhe me të brendshme, unë nuk fshihem në ndonjë cep,” thotë Klum.
    Heidi kujtoi fillimet e saj si modele në Gjermani, rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar dhe momentin që i ndryshoi jetën, kopertina e Sports Illustrated në 1998, që e bëri një ikonë të vërtetë të modës dhe një prej “Engjëjve” të Victoria’s Secret.
    Përtej modës, ajo është bërë e njohur edhe si prezantuese dhe producente e shfaqjeve si Project Runway, Germany’s Next Top Model dhe America’s Got Talent, duke dëshmuar se është më shumë sesa një fytyrë e bukur.
    Në intervistë, Heidi flet edhe për përkushtimin si nënë. Ajo kujton ditët kur balanconte punën me mëmësinë, shpesh duke xhiruar ndërsa ishte me fëmijë të vegjël, një rol që e ka përqafuar me dashuri.
    Tashmë ajo rikthehet në Project Runway, duke sjellë pasionin për modën dhe respektin për talentin e ri.
    “Jam ende e mahnitur nga njerëzit dhe ajo që mund të krijojnë,” thotë Klum, duke dëshmuar se pavarësisht viteve në industri, ajo nuk ka humbur as ndjenjën e pasionit, as origjinalitetin.

  • Heidi Baci lë pas historinë me Romeon? Moderatorja shfaqet më e lumtur se kurrë

    Heidi Baci lë pas historinë me Romeon? Moderatorja shfaqet më e lumtur se kurrë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA