Një anije spiune ruse ka hyrë në ujërat territoriale britanike. Jo vetëm kaq: ajo madje dyshohet se ka drejtuar rreze të fuqishme lazer kundër pilotëve të Forcave Ajrore Britanike (RAF) që ishin nisur drejt zonës. Është përshkallëzimi i radhës i sjelljes provokuese të Rusisë së Vladimir Putinit. Këtë e ka konfirmuar sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healy, në një fjalim të mbajtur këtë mëngjes. Ai iu përgjigj ashpër Moskës: “Ju ndjekim. Ju vëzhgojmë. Jemi gati”.
“Është hera e dytë që anija spiune ruse Yantar endet rreth ujërave territoriale britanike gjatë muajve të fundit”, shpjegon Healey, “përdoret për të mbledhur inteligjencë dhe për të monitoruar kabllot nënujore”. Sipas të dhënave, anija ruse ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, pranë veriut të Skocisë. Yantar dyshohet të ketë bërë të njëjtën gjë prej javësh edhe ndaj vendeve të tjera, si Holanda. “Kemi angazhuar një fregatë të Marinës Mbretërore dhe avionë të RAF-it. Jemi gati të përgjigjemi, nëse anija lëviz edhe më në jug”, paralajmëroi Healey, “kemi disa opsione ushtarake”.
“Ne jemi në një fazë të re kërcënimesh”, vazhdoi Healey. Sipas të dhënave, ajo që e ka shqetësuar më shumë mbrojtjen britanike është fakti që rusët kësaj here nuk janë kufizuar vetëm në teknika survejimi dhe spiunazhi, por kanë kryer edhe veprime aktive të ndërhyrjes kundër pilotëve britanikë, duke përdorur rreze lazer. “Veprime jashtëzakonisht të rrezikshme”, sipas sekretarit të Mbrojtjes.
“Bota jonë po ndryshon”, shtoi Healey. “Është më pak e parashikueshme. Është më e rrezikshme. Dhe vetëm këtë vit kemi parë luftën mes Izraelit dhe Iranit ta çojë Lindjen e Mesme në prag të kolapsit. Kemi parë shpërthimin e konfliktit të armatosur mes Indisë dhe Pakistanit, spiunë kinezë që synojnë demokracinë në vendin tonë, Putinin duke intensifikuar më tej luftën e tij në Ukrainë, dhe vetëm këtë vit kemi parë qiellin e Evropës të goditet nga ndërprerje të rënda të shkaktuara nga dronët. Kemi parë dyfishim të shkeljeve ruse në hapësirën tonë ajrore, dhe kemi parë 90 mijë sulme kibernetike kundër sistemit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar”.
“Kjo është një epokë e re kërcënimesh”, vazhdoi Healey, “dhe kërkon një epokë të re të mbrojtjes, një epokë të forcës ushtarake, të aleatëve të qëndrueshëm dhe një diplomacie të sigurt. Dhe ndërsa kërcënimi rritet, Britania do të bëjë pjesën e saj. Jam krenar të jem pjesë e një qeverie që e di se detyra jonë e parë është të mbrojmë kombin dhe të mbajmë qytetarët tanë të sigurt, një qeveri që ka marrë një angazhim historik për të rritur investimet në mbrojtje, sepse siguria jonë kombëtare nuk është e lirë”.
Marrë nga La Repubblica
Tag: healey
-

Shkeljet e Rusisë nuk kanë të ndaluar! Anija spiune në ujërat britanike, drejton rrezet lazer nga…
-

Britania vendos trupa në Gaza – lëvizje për paqe apo presion nga SHBA?
Britania ka dërguar një komandant të lartë dhe një numër trupash në Izrael për të ndihmuar përpjekjet ndërkombëtare për të monitoruar një armëpushim të brishtë në Gaza, pas një kërkese amerikane.
Sekretari i mbrojtjes, John Healey zbuloi vendosjen e trupave vetëm një javë pasi sekretarja e re e jashtme, Yvette Cooper tha se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte plane për të dërguar ushtarë.
Oficeri britanik do të punojë si zëvendës i një komandanti amerikan, i cili është i ngarkuar me drejtimin e një qendre koordinimi civil-ushtarak që pritet të përfshijë gjithashtu trupa nga Egjipti, Katari, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Healey u shpreh se marrëveshja e armëpushimit, e ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump, midis Hamasit dhe Izraeli ka krijuar mundësinë për një paqe afatgjatë. -

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, ka reaguar ashpër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, duke e cilësuar incidentin si një veprim ‘të rrezikshëm, të pamatur dhe të pashembullt’.
Duke folur përkrah ministrave të Mbrojtjes të vendeve të E5, Healey tha se u ka kërkuar forcave të armatosura britanike të shqyrtojnë mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi Poloni.
‘Mbrëmë, Putini arriti një nivel të ri armiqësie kundër Evropës,’ paralajmëroi ai. ‘Ne pamë përtej kufirit lindor të NATO-s një shkelje serioze të hapësirës ajrore polake, aq të thellë saqë Aeroporti i Varshavës u mbyll dhe avionë luftarakë të NATO-s rrëzuan dronë rusë, në atë që është veprimi i parë mbrojtës i këtij lloji që kur Putini nisi sulmin e tij në shkallë të plotë ndaj Ukrainës.’
Në mesazhin e tij drejtuar Kremlinit, Healey theksoi se çdo hap agresiv i Rusisë vetëm sa forcon unitetin dhe vendosmërinë e NATO-s.
‘I themi Presidentit Putin, agresioni juaj shërben vetëm për të forcuar unitetin midis kombeve tona të NATO-s. Agresioni juaj shërben vetëm për të forcuar vendosmërinë tonë për të qëndruar në krah të Ukrainës. Dhe agresioni juaj na kujton se një Evropë e sigurt ka nevojë për një Ukrainë të fortë dhe se siguria e Evropës fillon në Ukrainë,’ tha ai.
-

Britania e Madhe: Putin po arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës
Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, i quajti veprimet e Rusisë “të rrezikshme, të pamatura dhe të pashembullta”.
Ai thotë gjithashtu se u ka kërkuar forcave të armatosura britanike të shqyrtojnë mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi Poloninë.
“Mbrëmë, Putini arriti një nivel të ri armiqësie kundër Evropës”, tha Healey.“Ne pamë përtej kufirit lindor të NATO-s një shkelje serioze të hapësirës ajrore polake, aq të thellë saqë Aeroporti i Varshavës u mbyll dhe avionë luftarakë të NATO-s që rrëzuan dronë rusë, në atë që është veprimi i parë mbrojtës i këtij lloji që kur Putini nisi sulmin e tij në shkallë të plotë ndaj Ukrainës”, shtoi ai.
/vizionplus.tv -

‘Sot sytë janë tek Putini nëse e ka serizoisht atë që thotë’, Britania e Madhe: Jemi të gatshëm për të dërguar trupa në Ukrainë nëse ka paqe
Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha se Britania e Madhe është gati të “dërgojë trupa në terren” në Ukrainë nëse Rusia pranon një armëpushim pas samitit të Alaskës.
“Jemi gati të dërgojmë trupa britanike në terren në Ukrainë, pjesërisht për të siguruar ukrainasit”, tha Healey për BBC-në , disa orë përpara se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin.
“Por gjithashtu pjesërisht për të siguruar qiell të sigurt, det të sigurt dhe për të ndërtuar forcën e forcave ukrainase, sepse në fund të fundit, parandalimi më i mirë kundër Rusisë… rinisja e agresionit të tyre kundër Ukrainës është forca e Ukrainës për të mbrojtur veten”, tha ai.
Komentet e Healey erdhën pasi udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë thanë të mërkurën se janë të gatshëm të luajnë një “rol aktiv” në garantimin e sigurisë së Ukrainës “pasi të kenë pushuar armiqësitë”.
Healey tha se shpresonte që samiti Trump-Putin në Alaska të ishte “hapi i parë drejt negociatave serioze”.
“Sot është një ditë kur të gjithë sytë janë tek Putini. A e ka seriozisht atë që thotë?” pyeti ai.
-

Britania e madhe synon të forcojë industrinë e armatimeve! Po planifikon të ndërtojë fabrika të reja municionesh
Me një strategji të re për mbrojtjen Britania e Madhe synon të forcojë industrinë e armatimeve dhe të rrisë prodhimin e municioneve. Ky hap lidhet edhe me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se qeveria synon të investojë për këtë 1.5 miliardë paund (rreth 1.8 miliardë euro). Përveç kësaj ushtria do të blejë deri në 7,000 armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Britaninë e Madhe. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka treguar në një mënyrë të ashpër se një ushtri është aq e fortë sa industria që qëndron pas saj, tha ministri i Mbrojtjes John Healey. Forcimi i ushtrisë ka për qëllim të frikësojë kundërshtarët dhe ta bëjë vendin më të sigurt dhe më të fortë.Starmer: Në fokus gatishmëria për luftë
“Gjendemi në një botë kërcënimesh në rritje”, tha Healey për BBC-në. Prandaj, strategjia e re e mbrojtjes parashikon një rritje të prodhimit britanik të armëve dhe synon të krijojë “një kapacitet prodhimi municionesh që është gjithmonë i disponueshëm”. Strategjia e re e mbrojtjes synon ta bëjë vendin “të gatshëm për luftë”, tha kryeministri britanik Keir Starmer për gazetën The Sun. “Ne do ta ribëjmë gatishmërinë për luftë të Britanisë qëllimin qendror të forcave tona të armatosura.” Për shkak të tensioneve në rritje në të gjithë botën strategjia e re duhet të shërbejë si një “plan për forcën dhe sigurinë në dekadat e ardhshme”, tha Starmer.
Shpenzimet për mbrojtjen do të rriten
Kryeministri britanik kishte njoftuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që përpara vizitës së tij tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt. Deri në vitin 2027 shpenzimet pritet të rriten në masën 2.5 përqind të produktit të brendshëm bruto. Deri tani ato janë rreth 2.3 përqind. Në vitin financiar 2023/24 u investuan 53.9 miliardë paund (rreth 63.9 miliardë euro).
Një rritje e mëtejshme në tre përqind është planifikuar për vitin 2029. Ministri i Mbrojtjes Healey pret që më së voni deri në vitin 2034 vendi i tij të shpenzojë tre përqind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Healey i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dyshim se kjo do të ndodhte në periudhën e ardhshme legjislative./DW -

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Me një strategji të re për mbrojtjen Britania e Madhe synon të forcojë industrinë e armatimeve dhe të rrisë prodhimin e municioneve. Ky hap lidhet edhe me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se qeveria synon të investojë për këtë 1.5 miliardë paund (rreth 1.8 miliardë euro). Përveç kësaj ushtria do të blejë deri në 7,000 armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Britaninë e Madhe. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka treguar në një mënyrë të ashpër se një ushtri është aq e fortë sa industria që qëndron pas saj, tha ministri i Mbrojtjes John Healey. Forcimi i ushtrisë ka për qëllim të frikësojë kundërshtarët dhe ta bëjë vendin më të sigurt dhe më të fortë.
Starmer: Në fokus gatishmëria për luftë
“Gjendemi në një botë kërcënimesh në rritje”, tha Healey për BBC-në. Prandaj, strategjia e re e mbrojtjes parashikon një rritje të prodhimit britanik të armëve dhe synon të krijojë “një kapacitet prodhimi municionesh që është gjithmonë i disponueshëm”. Strategjia e re e mbrojtjes synon ta bëjë vendin “të gatshëm për luftë”, tha kryeministri britanik Keir Starmer për gazetën The Sun. “Ne do ta ribëjmë gatishmërinë për luftë të Britanisë qëllimin qendror të forcave tona të armatosura.” Për shkak të tensioneve në rritje në të gjithë botën strategjia e re duhet të shërbejë si një “plan për forcën dhe sigurinë në dekadat e ardhshme”, tha Starmer.
Shpenzimet për mbrojtjen do të rriten
Kryeministri britanik kishte njoftuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që përpara vizitës së tij tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt. Deri në vitin 2027 shpenzimet pritet të rriten në masën 2.5 përqind të produktit të brendshëm bruto. Deri tani ato janë rreth 2.3 përqind. Në vitin financiar 2023/24 u investuan 53.9 miliardë paund (rreth 63.9 miliardë euro).
Një rritje e mëtejshme në tre përqind është planifikuar për vitin 2029. Ministri i Mbrojtjes Healey pret që më së voni deri në vitin 2034 vendi i tij të shpenzojë tre përqind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Healey i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dyshim se kjo do të ndodhte në periudhën e ardhshme legjislative./DWTop Channel
-

Britania i përgjigjet Rusisë, Starmer bën gati 15 miliardë paund investime në armët bërthamore
Britania do të ndërtojë një seri nëndetësesh sulmuese me energji bërthamore.
Këtë do t’a shpallë sot Sir Keir Starmer, ndërsa vendos forcat e armatosura në gatishmëri lufte. Ato do të zëvendësojnë shtatë nëndetëset e klasës Astute të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat janë të pajisura me armë konvencionale, dhe do të hyjnë në funksion nga fundi i viteve 2030, duke iu bashkuar katër nëndetëseve Trident që mbajnë parandalimin bërthamor të vendit në det.
Starmer do të premtojë gjithashtu një investim prej 15 miliardë paundësh në programin sovran të armëve bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar.Shpallja e kryeministrit është pjesë e rishikimit strategjik të mbrojtjes së shumëpritur të qeverisë, që do të publikohet sot. Ai do të paraqesë planin dhjetëvjeçar të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe pritet që qeveria ta miratojë tërësisht.
Rishikimi pritet të rekomandojë që forcat e armatosura të kalojnë në gatishmëri lufte në një epokë kërcënimesh të reja, përfshirë rrezikun “e menjëhershëm dhe të ngutshëm” që paraqet Rusia.Gjatë një vizite në një kantier detar të hënën, Starmer do të shpallë se flota e re e nëndetëseve sulmuese është pjesë e ndryshimit në strategjinë e parandalimit dhe mbrojtjes së Britanisë.
John Healey, sekretari i mbrojtjes, tha se Britania duhet të jetë e përgatitur për një sulm ushtarak nga Rusia dhe se rishikimi do të dërgojë një “mesazh për Moskën” për gatishmërinë e Britanisë për të luftuar.Megjithatë, ai u tërhoq nga angazhimi për të shpenzuar 3 për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2034, tre ditë pasi në një intervistë për The Times kishte thënë se nuk kishte “asnjë dyshim” se Britania do ta përmbushte këtë objektiv në parlamentin e ardhshëm.
Ai kishte thënë se do të kishte një “dekadë të sigurt të rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen”, duke shtuar: “Kjo na lejon të planifikojmë për afat të gjatë. Na lejon të përballemi me presionet.”Plani dhjetëvjeçar i mbrojtjes bazohet në një angazhim për 3 për qind dhe nuk është i përballueshëm pa të. Aktualisht, Britania shpenzon 2.3 për qind të PBB-së, që pritet të rritet në 2.5 për qind deri në prill 2027.Megjithëse u pyet gjatë intervistës për The Times, Healey nuk përmendi që objektivi prej 3 për qind ishte parë më parë si një “ambicie”. Megjithatë, ai iu kthye asaj përshkrimi në një seri intervistash të dielën me media si Times Radio.
Një burim nga Whitehall tha se “nuk kishte ndonjë ndryshim politikash” për 3 për qind dhe se Healey kishte “shprehur një mendim” në intervistën e tij për Times. Burimi tha se Healey ishte “i sigurt” se objektivi prej 3 për qind do të përmbushej në parlamentin e ardhshëm, por se ai nuk kishte mundësi të ndryshonte rregullat fiskale.Healey gjithashtu pranoi se nuk mund ta rrisë numrin e forcave të armatosura deri në parlamentin e ardhshëm. I pyetur se kur ushtria do të arrinte objektivin prej 73,000 trupash, ai tha: “E kemi ngushtuar diferencën, por ende kemi më shumë njerëz që largohen sesa që bashkohen.
“Detyra e parë është të përmbysim këtë prirje dhe pastaj dua që në parlamentin e ardhshëm të fillojmë ta rrisim numrin.”Healey tha se Rusia po e sulmon çdo ditë Britaninë në hapësirën kibernetike, por kur u pyet në emisionin e BBC-së Sunday With Laura Kuenssberg nëse priste që Moska të niste ndonjë formë të sulmit ushtarak ndaj Britanisë, ai tha: “Duhet të jemi të përgatitur, NATO duhet të jetë e përgatitur. E shohim Putinin në Ukrainë duke u përpjekur të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë… është pjesë e agresionit të shtuar rus.”Ai shtoi se kjo ishte arsyeja pse NATO dhe Mbretëria e Bashkuar “po forcojnë aftësinë tonë për të parandaluar, si dhe për t’u mbrojtur në të ardhmen”.Nëndetëset e reja sulmuese do të jenë pjesë e partneritetit të sigurisë Aukus ndërmjet Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Australisë. Nënshkruar në vitin 2021, marrëveshja u lejon tre vendeve të ndajnë teknologjinë dhe pajisjet e nevojshme për të ndërtuar nëndetëset, si dhe inteligjencën e mbledhur përmes misioneve të zbulimit.Top Channel
-

Zbulohet plani i qeverisë britanike, bisedime me Pentagonin për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore
Britania dëshiron të blejë avionë luftarakë të aftë për të lëshuar armë bërthamore taktike, si pjesë e një zgjerimi të madh të kapacitetit të saj ndëshkues për të përballuar kërcënimin në rritje nga Rusia.Qeveria e Sir Keir Starmer është në bisedime për këtë çështje, që do të përfaqësonte zhvillimin më të madh të arsenalit bërthamor të Britanisë që nga Lufta e Ftohtë dhe një pranim se bota ka hyrë në një epokë më të rrezikshme bërthamore.John Healey, sekretari i mbrojtjes, dhe Admirali Sir Tony Radakin, kreu i forcave të armatosura, po kërkojnë të sigurojnë avionë luftarakë të prodhuar në SHBA që janë të aftë të lëshojnë bomba gravitacionale me fuqi më të ulët se armët bërthamore konvencionale.
Starmer e ka mbështetur gjithashtu këtë ide dhe besohet se janë zhvilluar diskutime me Pentagonin.Kryeministri pritet të nisë rishikimin strategjik të mbrojtjes të hënën nga një port ushtarak britanik. Rishikimi, megjithëse nuk angazhohet konkretisht për kapacitete të lëshuara nga ajri, rekomandon që Britania të shqyrtojë zgjerimin e kontributit të saj në kapacitetin bërthamor të përbashkët të NATO-s në Evropë.Në një intervistë për “The Sunday Times”, Healey nuk pranoi të komentojë mbi bisedimet, por pranoi se Britania duhet të përshtatet me “epokën e re të kërcënimeve” me të cilat përballet.“Bota po bëhet padyshim më e rrezikshme. Rreziqet bërthamore po rriten,” tha ai. “Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përballemi me rreziqe në rritje serioze të një konflikti shtet kundër shteti.”Rishikimi synon gjithashtu ta vendosë Britaninë në një gjendje para-luftë, me propozime të gjera për riarmatim dhe rikthimin e një industrie mbrojtëse që funksionon në mënyrë të vazhdueshme. Healey tha: “Mësimi nga Ukraina … është se forcat e armatosura të një vendi janë aq të forta sa industria që i mbështet.”Një program i ri i mbikëqyrjes nënujore, i njohur si Atlantic Bastion dhe i drejtuar nga marina, do të mbrojë kundër sabotimeve ruse të kabllove të internetit dhe tubacioneve të energjisë.Healey do të fokusohet në zgjidhjen e krizës së rekrutimit në forcat e armatosura, por pritet të vendosë një objektiv afatgjatë për rritjen e madhësisë së ushtrisë.
Radakin, i cili do të largohet nga detyra si shef i shtabit të mbrojtjes në vjeshtë, thuhet se e sheh zgjerimin e kapacitetit bërthamor si përparësinë më të madhe të mbrojtjes për Britaninë dhe ka qenë prej kohësh mbështetës i kapaciteteve ajrore në mënyrë jozyrtare.Simon Case, ish-sekretari i kabinetit dhe ekspert i mbrojtjes bërthamore që dha dorëheqje si zyrtari më i lartë civil në dhjetor, u bëri thirrje javën e kaluar autoriteteve që të investojnë në një metodë të dytë për lëshimin e arsenalit bërthamor, përveç sistemit me nëndetëse.
Top Channel -

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak, Bundeswehrigjerman do të bëhet “ushtria më e fortë konvencionale në Evropë”
John Healey dhe Boris Pistorius nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në Londër më 23 tetor 2024Fotografi: Jordan Pettitt/AP/picture alliance
Gjermania dhe Britania e Madhe po thellojnë bashkëpunimin ushtarak. Ato planifikojnë të zhvillojnë armë precize me rreze të gjatë veprimi dhe të mbrojnë Evropën.Bundeswehrigjerman do të bëhet “ushtria më e fortë konvencionale nëEvropë”. Ky qëllim ambicioz u vendos nga kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) në fjalimin e tij të parë në Bundestag. “Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi në mënyrë që të mos na duhet të mbrohemi”, tha kancelari, duke iu referuar kërcënimit nga Rusia. E gjithë kjo duhet të ndodhë në koordinim të ngushtë me partnerët evropianë. Gjermania tani po i kushton vëmendje të veçantë bashkëpunimit ushtarak meBritaninë e Madhe.
Kjo u vendos në vjeshtën e kaluar me një marrëveshje që të dy vendet e shpallën “historike” – Marrëveshja e Trinity House, e emëruar sipas vendit në Londër ku u nënshkrua në tetor nga ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) dhe homologu i tij britanik John Healey (Partia e Punës). Një marrëveshje e ngjashme nuk është nënshkruar kurrë më parë midis këtyre dy vendeve. Healey mbërriti në Berlin të enjten (15 maj 2025) për të detajuar planet e përbashkëta.Objektiva të përbashkëta strategjikeFuqia bërthamoreBritania e Madhe, megjithëse nuk është më anëtare e BE-së, mbetet një partnere e fortë ushtarakisht brenda NATO-s, e cila ndan interesa të përbashkëta me Gjermaninë. “Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e angazhuar në zonat gjeografike që janë të rëndësishme për Gjermaninë – në rajonin e Baltikut, në veriun e largët, por edhe pjesërisht në krahun lindor të NATO-s”, thekson Ben Schreer, drejtor i zyrës së Berlinit të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).
John Healey dhe Boris PistoriusFotografi: Justin Tallis/AFP
Këtu të dy vendet duan të bashkojnë forcat, për shembull, në mbrojtjen e Atlantikut dheDetit të Veriut. Jo vetëm rrugët e rëndësishme tregtare kalojnë nëpër Detin e Veriut, por edhe tubacionet e gazit dhe kabllot e energjisë elektrike që transportojnë energji nga parqet e mëdha të erës në det të hapur në bregdet.
Pas sulmeve ndaj kabllove nënujore në Detin Baltik, ekspertët e sigurisë kanë frikë nga sulme të ngjashme në Detin e Veriut. Të dy vendet duan t’i përgjigjen këtij kërcënimi me “një kontroll të qartë dhe gjithëpërfshirës të situatës nënujore”, siç thuhet në marrëveshje.
Operacione të përbashkëta me nëndetëse dhe avionëOperacionet e përbashkëta me nëndetëse dhe avionë patrullimi detar janë gjithashtu pjesë e këtij plani. Avionët patrullues detarë gjermanë të tipit P-8A Poseidon në të ardhmen do të bazohen në Skoci për të monitoruar hapësirën ajrore mbi Atlantikun e Veriut. Bundeswehri i porositi këta avionë kohët e fundit, ndërsa ushtria britanike tashmë po i përdor ato, kështu që ekuipazhet gjermane mund të stërviten atje.
“Këta avionë patrullimi mund të zbulojnë dhe shkatërrojnë nëndetëse edhe në distanca të mëdha”, tha ministri i Mbrojtjes Pistorius pas bisedimeve me homologun e tij britanik. Kështu, të dy vendet po forcojnë së bashku aftësitë e NATO-s për gjueti nëndetësesh në Atlantikun e Veriut dhe Detin e Veriut.
Raketat me rreze të gjatë veprimiTë dy vendet kanë industri të forta mbrojtëse dhe në këtë fushë ka plane për bashkëpunim më të ngushtë. Për shembull, prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall prodhon transportuesin e blinduar të personelit “Boxer” në fabrikat e tij në Mbretërinë e Bashkuar, nga të cilët ushtria britanike ka porositur 500.
Një nga elementët kryesorë të marrëveshjes është zhvillimi i përbashkët i armëve precize me një rreze veprimi prej më shumë se 2.000 kilometrash, të cilat mund t’i kenë në dispozicion edhe vendet e tjera evropiane.
Një fushë tjetër bashkëpunimi është zhvillimi i dronëve të armatosur pa pilot. Bundeswehri mbetet prapa në këtë fushë. Këtë vit do të fillojë të blejë dronë luftarakë më të vegjël. Ushtria britanike nga ana tjetër ka shumë vite përvojë operative në këtë fushë, nga e cila Bundeswehri mund të përfitojë.
Sisteme që nuk përshtaten mes tyreTë dy vendet duan të bashkëpunojnë edhe për avionët luftarakë të ardhshëm – të paktën në një masë të caktuar. Gjermania po zhvillon një sistem të ri së bashku me Francëndhe Spanjën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po zhvillon një sistem të ndryshëm së bashku me Italinë dhe Japoninë.
“Nga një perspektivë evropiane, ka kuptim të paktën të arrihet ndërveprimi, në mënyrë që të dy sistemet të mund të punojnë së bashku në misionet e ardhshme të përbashkëta”, thotë eksperti Schreer.
Kjo tregon një problem të kahershëm në Evropë: shumë sisteme të ndryshme armësh që nuk janë të përshtatshme me njëra-tjetrën. “Ne kemi nevojë për standarde të përbashkëta dhe një thjeshtëzim të sistemeve në Evropë”, tha kancelari Friedrich Merz menjëherë pas marrjes së detyrës.
Në një kohë kur vendet e NATO-s në Evropë duhet të marrin përsipër një barrë më të madhe mbrojtjeje, bashkëpunimi gjermano-britanik mund të shërbejë si shembull. Është një bazë e mirë për bashkëpunime të tjera, thotë Schreer, siç është ai midis Gjermanisë dhe Francës.
Merz do të forcojë ushtrinë gjermneFotografi: Bernd Wüstneck/dpa/picture alliance
“Pyetja kryesore është se sa është e gatshme dhe e aftë Mbretëria e Bashkuar të kontribuojë në mbrojtjen e Evropës”, thotë ai, duke vënë në dukje se ekziston edhe një dilemë në lidhje me buxhetin britanik të mbrojtjes, ku rritjet e mëtejshme të buxhetit mund të jenë gjithnjë e më të vështira.
Sa para do të shkojnë për Bundeswehrin?Buxheti për mbrojtjen po vihet në pikëpyetje edhe në Gjermani. Buxheti për vitin 2025 nuk është miratuar ende për shkak të ndryshimit të qeverisë, por diskutimet e nxehta rreth shumave të nevojshme kanë filluar tashmë. Ministri i Jashtëm Johannes Wadepful (CDU) mbështeti të enjten qëllimin e vendosur më parë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump – për të ndarë deri në 5 për qind të vlerës produktit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen në të ardhmen. Por partneri i tij i koalicionit, Partia Socialdemokratike (SPD), e bllokoi menjëherë atë.
Buxheti i mbrojtjes është përgjegjësi e tij, tha ministri i Mbrojtjes Pistorius pas takimit me Healey. Ai përmendi samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor si një pikë referimi.
“Ne të gjithë e dimë se do të kushtojë dukshëm më shumë se 2 përqindëshi aktual që po përmendet.” Por a do të jetë tre për qind apo më shumë nuk dihet. Sekretari britanik i Mbrojtjes Healey theksoi: “Nuk ka të bëjë kjo vetëm me supozime, por duhet të shikojmë mundësitë.”
DW / Nina Werkhäuser