Tag: hazizaj

  • Dosja “Balluku” në Kushtetuese, Hazizaj: Jo hera e parë që kryeministrat e vendit ndërhyjnë në vendimet e GJK

    Dosja “Balluku” në Kushtetuese, Hazizaj: Jo hera e parë që kryeministrat e vendit ndërhyjnë në vendimet e GJK

    Avokati Sokol Hazizaj thotë se kryeministri Edi Rama përdor Reformën në Drejtësi për të mbajtur pushtetin. Hazizaj tha se nuk është hera e parë që një kryeministër i vendit ndërhyjnë.
    ”Nuk mendoj se është për ta lehtësuar pozicionin e kryeministrit. Nuk është hera e parë që kryeministrat e vendit ndërhyjnë në ose interpretojnë dhe dialogojnë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjyqësorit në tërësi. Si dhe me katet e prokurorit. Ajo që mua më shqetëson, çdo kryeministër ka filluar të ngatërrojë edhe në mënyrë të qëllimshme edhe piramidat në të cilat ka ngritur Kushtetuesja në përgjithësi. Parimi se si funksionojnë këto pushtetet normalisht janë të ndara mbi njëri-tjetrin.

    Perceptohet se e përdor pushtetin gjyqësor si dilemë politike në favorin e tij. Për sa kohë kemi dy deklarime të kryeministrit që Reformën në Drejtësi e bëra unë. Nga njëra anë mban atë peshën e madhe të reformës në drejtësi, nga ana tjetër stigmatizon në mënyrë të përhershme gjithë gjykatat. Mua më duket se pjesa e dytë e mban si stimul të karakterit politik për të mbajtur pushtetin nëpërmjet kësaj gjëje.

    Kemi që në vitin 2016 që na ka ngelur në kujtesën tonë perceptimi mbi drejtësi që ka qytetarët dhe populli. Duke mbajtur këtë situatë mbi pushtetin e së drejtës, ai në një farë mënyre përcakton perceptimi publik të aferës së tij mbi pushtetin e drejtësisë. Ai është njeriu që e kontrollon, stigmatizon, e vendos në sinorët e duhura dhe ne duhet të kemi besim tek ky njeri.

    Kjo është dhe qëllimi që nga njëra anë mban këtë peshë dhe nga ana tjetër në opinionin tim duke u marrë me këtë lloj pushteti. Njerëzit për shkak të reformës i janë vonuar problemet e pronësisë të familjes. Një njeri si ai e mban në këtë lloj penduli lart për të mbajtur dhe pushtetin. Por e vërteta është se situata nuk është kaq e thjeshtë për tu mirëkuptuar”, tha Hazizaj.

  • “O histerike, mbylle gojën”, Robert Aliaj përplaset me aktivisten, Hazizaj: Ti i trajton gratë si plehra

    “O histerike, mbylle gojën”, Robert Aliaj përplaset me aktivisten, Hazizaj: Ti i trajton gratë si plehra

    Një debat i ashpër me protagonistë artistin Robert Aliaj dhe aktivistët Mirela Arqimandriti e Altin Hazizaj ndodhi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, teksa diskutohej mbi projektligjin për gjinitë.

    “Ka mundësi ta qepi gojën ajo kush është aty”, iu drejtua Aliaj aktivistes, e cila i ndërpreu fjalën dhe kaq mjaftoi që në debat të përfshihej edhe Hazizaj, i cili e quajti të turpshme gjuhën e përdorur nga artisti.

    Sipas Hazizajt, Aliaj tregoi pikërisht pse duhet votuar në Kuvend ligji i ri për barazinë gjinore, pasi në gjykimin e tij artisti i trajton gratë si plehra.

    DEBATI:

    Robert Aliaj: Nuk do bëjmë debat. Unë të lash rehat dhe ajo zonja që është aty ta qepi gojën pak.

    Mirela Arqimandriti: Ore je në vete ti apo jo. Mbaro aty ça ke për të thënë, hajde vazhdo.

    Robert Aliaj: Më lini të flas mo se po më acaroni. Kjo është strategjia juaj. Le të jem unë gabim mo zotëri po më lini të flas. Ore këtë du me dit unë si shqiptar more, çfarë doni ju mo zotëri. Lërini shpjegimet e ligjeve dhe filozofirat e ligjeve. Ju jeni më keq se komunizmi. Ju s’keni të drejtë të imponoheni.

    Altin Hazizaj: Ti këndoje atje dhe merrje edhe çmime. Po mos të ishe i lidhur me sistemin komunist nuk merrje çmime ti.

    Robert Aliaj: Ju doni të imponoheni. Asgjë si bëri familjes xhihadizmi më shumë se ju.

    Altin Hazizaj: Nuk e bën dot artisti debatin e ligjit. S’duhet të kishe ardhur këtu i dashur. Këtu është debat për ligjshmërinë. Fakti që këtu janë tre burra dhe po keqtrajtojnë një grua publikisht, është shfaqja më e shëmtuar misogjiniste në këtë vend. Dhe keni guximin ti thoni një gruaje mbylle gojën. Ti sapo e the mbylle gojën. T’ju vijë turp. Ja burra si puna jote që supoizohet sikur jeni intelektual dhe sot e kësaj dite i trajtoni gratë si të jenë plehra., Ja ndaj duhet ligji dhe ndaj keni dalë kundër ju. Kjo është e vërteta. Doni të mbani pabarazinë ju. Doni të mbani gra të shtypura se ky është realiteti i Shqipërisë. Ça familje, kur po i vrisni gratë.

    Robert Aliaj: Le të flasim me terma këtu. Qetësohu mo. Ku është kjo barazi duke shkuar nëpër shkolla dhe duke i mësuar fëmijët si të bëhen homoseksualë. Ça lidhje ka kjo me barazinë ligjore me zotëri?

    Altin Hazizaj: Ky ligj ka vetëm këtë lidhje, barazinë burrë grua.

    Robert Aliaj: Barazi gjinore ka pasur që në kohën e Enver Hoxhës.

    Altin Hazizaj: O Berti të lutem se këtu na ofendove. Se ai sistemi komunist ka 10 mijë të vdekur, burra e grua. Ça barazie ishte ajo Berti. Rrini tani se po flisni broçkulla.

  • Robert Aliaj përplaset me aktivisten, Hazizaj: Ti i trajton gratë si plehra

    Robert Aliaj përplaset me aktivisten, Hazizaj: Ti i trajton gratë si plehra

    Showbiz E Martë, 28 Tetor 2025 22:01
    Artisti Robert Aliaj dhe aktivistët Mirela Arqimandriti e Altin Hazizaj u përfshinë në një debat teksa diskutohej mbi projektligjin për gjinitë.
    Robert Aliaj: Nuk do bëjmë debat. Unë të lash rehat dhe ajo zonja që është aty ta qepi gojën pak.

    Mirela Arqimandriti: Ore je në vete ti apo jo. Mbaro aty ça ke për të thënë, hajde vazhdo.

    Robert Aliaj: Më lini të flas mo se po më acaroni. Kjo është strategjia juaj. Le të jem unë gabim mo zotëri po më lini të flas. Ore këtë du me dit unë si shqiptar more, çfarë doni ju mo zotëri. Lërini shpjegimet e ligjeve dhe filozofirat e ligjeve. Ju jeni më keq se komunizmi. Ju s’keni të drejtë të imponoheni.

    Altin Hazizaj: Ti këndoje atje dhe merrje edhe çmime. Po mos të ishe i lidhur me sistemin komunist nuk merrje çmime ti.
    Robert Aliaj: Ju doni të imponoheni. Asgjë si bëri familjes xhihadizmi më shumë se ju.
    Altin Hazizaj: Nuk e bën dot artisti debatin e ligjit. S’duhet të kishe ardhur këtu i dashur. Këtu është debat për ligjshmërinë. Fakti që këtu janë tre burra dhe po keqtrajtojnë një grua publikisht, është shfaqja më e shëmtuar misogjiniste në këtë vend. Dhe keni guximin ti thoni një gruaje mbylle gojën. Ti sapo e the mbylle gojën. T’ju vijë turp. Ja burra si puna jote që supoizohet sikur jeni intelektual dhe sot e kësaj dite i trajtoni gratë si të jenë plehra., Ja ndaj duhet ligji dhe ndaj keni dalë kundër ju. Kjo është e vërteta. Doni të mbani pabarazinë ju. Doni të mbani gra të shtypura se ky është realiteti i Shqipërisë. Ça familje, kur po i vrisni gratë.
    Robert Aliaj: Le të flasim me terma këtu. Qetësohu mo. Ku është kjo barazi duke shkuar nëpër shkolla dhe duke i mësuar fëmijët si të bëhen homoseksualë. Ça lidhje ka kjo me barazinë ligjore me zotëri?
    Altin Hazizaj: Ky ligj ka vetëm këtë lidhje, barazinë burrë grua.
    Robert Aliaj: Barazi gjinore ka pasur që në kohën e Enver Hoxhës.
    Altin Hazizaj: O Berti të lutem se këtu na ofendove. Se ai sistemi komunist ka 10 mijë të vdekur, burra e grua. Ça barazie ishte ajo Berti. Rrini tani se po flisni broçkulla.

  • “T’i japë një paracetamol”, Hazizaj tall Presidentin pas letrës për Kushtetuesen: Tregon mungesë njohjeje ligjore, jo..

    “T’i japë një paracetamol”, Hazizaj tall Presidentin pas letrës për Kushtetuesen: Tregon mungesë njohjeje ligjore, jo..

    Avokati Sokol Hazizaj nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me situatën politike të krijuar mes Presidentit, PD, Kushtetuese dhe Erion Veliajt.
    Referuar deklaratave nga Presidenca drejtuar Gjykatës Kushtetuese, këshilltari duhet ta mbajë të qetë kreun e shtetit, duke “i dhënë paracetamol”.
    Pjesë nga biseda në studio:
    Shpend Gashi: A e kupton sa krenarë që jemi shqiptar jemi kur shohim Krykamarierën e Presidencës që thotë GJK-së mos merrni ndërveprime se janë anti-Kushtetuese
    Sokol Hazizaj: Ka një parim të thjeshtë formal dhe ligjor. Presidenti dhe për shkak të pozicionit që ka flet me akte jo me këshillime GJK është gjykata e cila është produkt i Kushtetutës dhe merret me aktet e Presidentit. Madje GJK merret edhe kur një grup parlamentar kërkon shkarkimin e tij, ka autoritet nëse ai duhet të rrijë apo jo në atë pozicion,. Duke iu drejtuar GJK duke iu imponuar me norma ligjore, tregon shenjtanllëk ose mungesë njohjeje.Po të isha këshilltar i Presidentit do ta mbaja në qetësi Presidentin do t’i jepja një paracetamol.

  • “Injorancë, histeri publike”/ Sherr mes të ftuarve në “Shqipëria Live”, Aliaj-Hazizajt: Kujdes me fjalët

    “Injorancë, histeri publike”/ Sherr mes të ftuarve në “Shqipëria Live”, Aliaj-Hazizajt: Kujdes me fjalët

    Në një debat të ashpër janë përfshirë të ftuarit në “Shqipëria Live”, situatë që ka agravuar me tone të ashpra.

    Fillimisht në debat me njëri-tjetrin janë përfshirë Robert Aliaj dhe Altin Hazizaj, e më pas u përfshi aktivistja Linda Pano.
    Altin Hazizaj: Unë e kuptoj që kur bëhet fjalë për gjininë ka një lloj histerie publike, edhe për faktin që ka një farë injorance e paditurie kur bëhet fjalë për seksin e gjininë.
    Robert Alia: Kur thua ka histeri është pikërisht se t’i po imponon mendimin tënd me zor. Kujdes me fjalët sepse kanë nëntekst brenda. Ne mund të debatojmë por jo të akuzojmë.
    Altin Hazizaj: Ka një ngatërresë shumë të pastër, se di nëse është e qëllimshme apo jo, midis seksit dhe gjinisë…
    Linda Pano: Kur ne regjistrojmë në gjendjen civile çfarë regjistrojmë seksin apo gjininë?
    Altin Hazizaj: Regjistrohet seksi jo gjinia.
    Linda Pano: Gjinia e dyfishtë ku do të regjistrohet, se po më thua janë të ndryshme.
    Altin Hazizaj: E dashur do të më dëgjosh apo do të bësh llafe se të dyja nuk bëhen gjë.
    Linda Pano: Unë edhe po diskutoj edhe po dëgjoj Altin.

    Top Channel

  • “Dokument i papërpunuar mirë”, Hazizaj për draft Kodin e ri Penal: Kopje e disa varianteve të BE, nga Italia, Holanda dhe…

    “Dokument i papërpunuar mirë”, Hazizaj për draft Kodin e ri Penal: Kopje e disa varianteve të BE, nga Italia, Holanda dhe…

    Juristi Sokol Hazizaj ka komentuar draftin e prezantuar për Kodin e ri Penal, duke e cilësuar atë si të papërpunuar dhe të shkëputur nga konteksti shqiptar.
    Në një deklaratë të drejtpërdrejtë për “News24”, Hazizaj u shpreh se projekti aktual përmban mangësi serioze në strukturë dhe përmbajtje.
    “Kodi i ri ka shumë ndryshime nga kodi aktual penal. Sot kemi 925 dispozita, ku pjesa më e madhe kalojnë kufirin prej 300 fjalësh, gjë që e bën të rënduar dhe të paefektshëm në praktikë,” tha ai.
    Hazizaj theksoi se ky draft është më shumë një përmbledhje e elementëve të huaj sesa një produkt ligjor i përshtatur për realitetin shqiptar.
    “Ky është një dokument i papërpunuar mirë, një kopje e disa modeleve të huaja, nga kodi italian, tek ai holandez apo danez. Por ajo që mungon është fryma dhe tradita juridike shqiptare,” shtoi ai.
    Sipas juristit, mungesa e një karakteri kombëtar dhe përshtatja e pamjaftueshme me realitetin shoqëror dhe ligjor të Shqipërisë përbën një rrezik të madh në zbatimin praktik të kodit.

  • Hazizaj: Disa politikanë janë në burg për shkak të perceptimit. Hetimi ndaj tyre s’mund të zgjasë pa fund

    Hazizaj: Disa politikanë janë në burg për shkak të perceptimit. Hetimi ndaj tyre s’mund të zgjasë pa fund

    Juristi Sokol Hazizaj, thotë se disa prej politikanëve që janë në burg, janë ndaluar për shkak të perceptimeve dhe jo domosdoshmërisht mbi baza të qarta ligjore. Ai theksoi se hetimet ndaj figurave politike nuk mund të zgjasin pafundësisht dhe se ndalimi i tyre duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin. Hazizaj përmendi rastet e Ilir Metës dhe Erion Veliajt, duke i quajtur arrestimet e tyre si të dhunshme.
    ”Shumë politikanë kanë shkuar në burg, për shkak të perceptimit, në pjesën më të madhe që kam konstatuar në proces. Nuk mendoj se kufizimi i lirisë së tyre duhej të ishte kaq flagrant. Rasti i Metës ishte shumë i dhunshëm, edhe i Veliajt. Mund të thirreshin në zyrë që të dy. Mund ta thërrasësh personin e dyshuar dhe i komunikon masën.

    Hetimi ndaj politikanëve nuk mund të jetë në pafundësi, qoftë i Veliajt, Metës dhe Berishës. Ose ka bërë vepër penale një politikan ose nuk ka bërë, kjo gjë duhet ndarë. Nëse do isha mbrojtës i tyre, do i kërkoja Prokurorisë se cili është faji më i rëndë që kanë bërë e që kjo ka dëmtuar më rëndë shoqërinë. Për fat të keq, fjala e avokatit nuk është tepër e rëndësishme”.

  • ‘Plumbi i Artë’/ Nuredin Dumani tregon emrin e porositësit të atentatit ndaj Lulzim Mashës: Oti Kilën kam dashur ta godas, ishte me Çapjat

    ‘Plumbi i Artë’/ Nuredin Dumani tregon emrin e porositësit të atentatit ndaj Lulzim Mashës: Oti Kilën kam dashur ta godas, ishte me Çapjat

    Në Gjykatën e Posaçme po vijon gjyqi për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon me rrëfimet e tij. I pyetur nga avokati Sokol Hazizaj, Dumani zbuloi njohjen e tij me Aleksandër Bahon, krahu i djathtë i Endrit Alibej.
    “Aleksandër Bahon e njihja përpara Suel Çelës. Oti Kilën kam dashur ta godas, sepse sipas asaj që më tha Suel Çela ai ishte me Çapjat”, tha ai.
    Sa i takon atentatit ndaj Lulëzim Mashës, drejtorit të shkollës private “Willson” në kryeqytetet në 2021, Dumani thotë se porositësi ishte Suel Çela, por shkakun thotë se nuk e di. Njohjen me Suel Çelën thotë se e ka pasur në vitin 2021, nga Fatmir Troplini.
    Sokol Hazizaj: Për vrasjen e mbetur në tentativë të Lulëzim Mashës, cili ka qenë shkaku?
    Dumani: Porositësi ishte Suel Çela, shkakun nuk e di.
    Sokol Hazizaj: Ka lidhje Arben Laze në tentativën e vrasjes së Lulëzim Mashës?
    Dumani: Arben Laze nuk ka lidhje fare me ngjarjen e Lulëzim Mashës. Njohjen e parë me Suel Çelën e kam patur në 2021 nga Fatmir Troplini.
    I akuzuari Enver Diva iu drejtua prokurorëve me tone të larta, duke i akuzuar për presion:
    “A më paguajnë këta të mbyll gojën që të mos flas? Kam parë në televizor që duan të më fusin në regjimin 41-bis. E ka dhënë Top Channel,” – u shpreh Diva.
    Prokurorët reaguan menjëherë duke sqaruar se nuk kanë bërë një kërkesë të tillë dhe se do ta verifikojnë pretendimin.
    “Ne nuk kemi çuar asnjë kërkesë për 41-bis. Përpiqemi të mos shohim shumë televizor. Pretendimin do ta verifikojmë, por nuk ka asgjë të vërtetë deri tani,” u përgjigjën ata.

  • Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë! Mes tyre edhe ish-kandidati i Berishës për Bashkinë e Roskovecit

    Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg 3 ish-shefat e Policisë! Mes tyre edhe ish-kandidati i Berishës për Bashkinë e Roskovecit

    Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së. I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023. Njëri prej efektivëve në kërkim. U kapën përgjimet në platformën e koduar SKY ECC

    Tiranë- Apeli i Gjykatës së Posaçme la në masën “arrest me burg” 3 ish-policët e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër, teksa mbeti në fuqi ajo e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Tre të akuzuarit kishin kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë nëpërmjet avokatëve, por ajo u rrëzua sot (9 prill). I arrestuari Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023.

    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 09.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 26 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.H., Sh.R., dhe E.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 17, datë 28.02.2025 dhe Vendimit nr. 28, datë 03.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së mes të tjerash.

    Masa ishte dhënë gjatë seancës së 3 marsit të këtij viti nga GJKKO, teksa ishte ankimuar më 2 prill nga të arrestuarit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat “kultivimi i bimëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”. Të akuzuarit kanë 45 ditë kohë për rekurs në Gjykatën e Lartë.

    Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë. Ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim. 

    Sipas SPAK policët e inkriminuar kanë përdorur SKY ECC dhe flisnin me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje, për t’i këshilluar e për t’i treguar për aksionet antidrogë, gjatë periudhës 2019-2021. 

    SPAK zbuloi edhe grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të cilit i kanë shërbyer policët, por të gjithë janë në kërkim, bashkë me 2 drejtuesit e grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Të tjerë anëtarë në kërkim të grupit, janë Benci Toska, Shkëlzen Kraja, Xhino Nebi, Luiz Bala.

    Erdit Hazizaj dhe Sali Berisha, gjatë fushatës elektorale, si kandidat i PD në Roskovec

    Të akuzuarit si anëtarë të trafikut të drogës

    – Kristo Qirici alias Jetmir Hoxhaj aliaj Jetimir Qirici – Në kërkim– Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj – Në kërkim– Benci Toska  – Në kërkim – Shkelzen Kraja – Në kërkim – Xhino Nebi – Në kërkim – Luiz Bala alias Edmond Sinanaj – Në kërkim– Erdit Hazizaj –  ish shef në disa komisariate në vend – I arrestuar – Shkelzen Ruska – shef krimesh në Himarë, – I arrestuar – Elvis Dervishi, – shef i kufirit në Sarandë – Në kërkim -Ervis Alisinanaj – shef krimesh ne Lushnje  -I arrestuar