Tag: haziri

  • Mentor Haziri flet pas daljes nga “BBVK 4”: Kërkoj ndjesë, isha i rënduar

    Mentor Haziri flet pas daljes nga “BBVK 4”: Kërkoj ndjesë, isha i rënduar

    Këngëtari Mentor Haziri ka folur pas daljes së “Big Brother Vip Kosova 4”, gjate prime-it mbrëmjen e sotme.
    “Po, patjetër, më vjen mirë që u ktheva në këtë show, me tregu pak arsyen, por ja që ndodh. Së pari kërkoj ndjesë për këtë prani dhe tërheqje kaq të shpejtë. Isha i rënduar përmes një rasti që më ndodhi me familjen”, tha kengetari i njohur.
    Sipas tij, në shtëpi ka me qenë show i jashtëzakonshëm.
    Ai u shpreh se ka humbur një familjar, dhe kjo ngjarje e ka goditur emocionalisht dhe e ka rënduar.
    Dy dite me pare, ai mblodhi të gjithë banorët, dhe ua dha këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi.
    “Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.
    Banorët e shtëpisë e përshëndetën dhe ngushëlluan. Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Mentori shkruante me dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme:
    ​”Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik. Një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusho!”- shkruante ai.

  • Mentor Haziri largohet nga BBVK, zbulohet arsyeja prekëse

    Mentor Haziri largohet nga BBVK, zbulohet arsyeja prekëse

    Këngëtari Mentor Haziri është larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” pas qëndrimit të shkurtër prej pak më shumë se 24 orësh.
    Arsyet e largimit të tij janë personale. Ai u shpreh se ka humbur një familjar, dhe kjo ngjarje e ka goditur emocionalisht dhe e ka rënduar.
    Ai mblodhi të gjithë banorët, dhe ua dha këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi.
    “Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.
    Banorët e shtëpisë e përshëndetën dhe ngushëlluan.
    Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Mentori shkruante me dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme:
    ​”Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik. Një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusho!”- shkruante ai.

  • Këngëtari i njohur pjesë e “Big Brother VIP Kosova 4”?

    Këngëtari i njohur pjesë e “Big Brother VIP Kosova 4”?

    Rokeri i njohur nga Ferizaj, Mentor Haziri, mund të jetë një nga emrat që do t’i bashkohet sezonit të katërt të spektaklit më të komentuar televiziv në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”. Pas viteve të tëra në skenën muzikore, duket se artisti po përgatitet për një rikthim në qendër të vëmendjes, këtë herë jo përmes këngëve, por përmes ekranit.
    Haziri, i cili është bërë i njohur për hitet “Engjëll”, “Mundohem ta harroj” dhe “Diçka”, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikë, duke u identifikuar me stilin e tij unik dhe energjinë rock që e dallon nga artistët e tjerë shqiptarë. Tashmë, ai mund të sfidojë vetveten në një fushë krejtësisht ndryshe përballë kamerave 24 orë në ditë.
    Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur për Telegrafin se edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” do të nisë në fund të nëntorit, duke premtuar një kast të pasur me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit dhe showbizit.
    Nëse lajmi për pjesëmarrjen e Mentor Hazirit konfirmohet, pritet që hyrja e tij të sjellë një dinamikë të veçantë në shtëpi. Me karakterin e tij rebel dhe karizmën që e ka shoqëruar gjithmonë, publiku mezi pret të shohë se si do të përshtatet Mentori me lojën, sfidat dhe rivalitetet që e karakterizojnë këtë format.

  • “Qytet i paqes është shndërruar në qytetin e kronikës së zezë”, kryetari i LDK-së në Gjilan kërkon zbardhjen e…

    “Qytet i paqes është shndërruar në qytetin e kronikës së zezë”, kryetari i LDK-së në Gjilan kërkon zbardhjen e…

    Haziri tha se “nga epiteti qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë” dhe se dy ngjarjet e fundit duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë.
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet, si dhe për rastin e dhunës ndaj një të miture, që dyshohet të ketë ndodhur një ditë më parë.
    Ai dënoi të dy rastet, duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të tyre. Haziri theksoi se është e papranueshme dhe e patolerueshme që Gjilani, dikur qytet pa asnjë vrasje, në vitet e fundit po përballet me krime të tilla. Kryetari i LDK-së në Gjilan u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurin.