Tag: haxhiut

  • Dyshime për mesazh kërcënues/ Shpërthimi me tritol në pallatin e ish-të dashurës së Laert Haxhiut, shoqërohen 6 persona

    Dyshime për mesazh kërcënues/ Shpërthimi me tritol në pallatin e ish-të dashurës së Laert Haxhiut, shoqërohen 6 persona

    Policia e Lushnjes shoqëron gjashtë shtetas për shpërthimin në banesën e Klea Gjatës. Ish e dashura e Laert Haxhiut kishte dy muaj që ishte zhvendosur në Tiranë.
    Shaqe Gjata, e ëma e Klea Gjatës ka qenë vetëm në banesë kur ndodhi shpërthimi në murin e jashtëm. Burime nga policia e Fierit sqarojnë se nga ishte një sasi e vogël lënde plasëse që shkaktoi shpërthimin dhe se janë shkaktuar dëmtime të vogla në murin e banesës. Gjashte shtetas janë shoqëruar në komisariatin e Lushnjes në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për ngjarjen dhe po sekuestrohen kamerat e sigurisë në zonë.
    Policia lokale thotë se nuk ka ende një pistë për motivin por duke qenë se sasia e lëndës plasëse ishte e vogël, dyshimet janë për një mesazh kërcënues.
    Megjithatë është ende e paqartë pse kërcënimi është adresuar në shtëpinë e ish të dashurës së Laert Haxhiut. Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat deri në kapjen e autorit apo autorëve. Familjarë të Laert Haxhiut jetojnë në të njëjtën zonë ku ndodhi shpërthimi. Ngjarja ndodhi në orën 01:00 të mëngjesit në lagjen “Gafur Muço” në murin e jashtëm të banesës së Shaqe Gjatës, 57 vjeçe.
    Laert Haxhiu 33 vjeç, u ekstradua nga Greqia në korrik të vitit të kaluar. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

  • ‘Partner in crime’! Tritol pas ‘divorcit’- Takimi special me Ziza Pajazitin ‘ndezi’ xhelozinë mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut

    ‘Partner in crime’! Tritol pas ‘divorcit’- Takimi special me Ziza Pajazitin ‘ndezi’ xhelozinë mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut

    Klea Gjata, Laert Hazhi dhe Ziza Pajaziti

    LUSHNJË-Një tritol ku objektiv ka qënë banesa e nënës së Klea Gjatës, ka risjellë në vëmendje marrëdhëniet e dashurisë dhe jo vetëm të të dënuarit me burg të përjetshëm Laert Haxhiut. Hetimi në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse në shtëpinë e Klea Gjatës ka ngritur disa pista, ku autoritetet janë përqendruar te lidhja që Klea Gjata ka me Laert Haxhiun.

    Xhelozi, hatërmbetje në çift apo paralajmërim !?
    Klea Gjata njihet si e dashur e Laert Haxhiut, por edhe si anëtarja e bandës së tij të krimit. Jo vetëm lidhje dashurie, por dyshja u akuzuan edhe për bashkëpunim në vrasje. Konkretisht 29-vjeçarja u arrestua më 2023 si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, gjatë operacionit të koduar “Never Forget” pas dëshmisë se bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani. Ajo u arrestua për ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘përkrahje të autorit të krimit’. Asakohe dyshohej se Klea Gjata ishte e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021. E reja u lirua më 21 maj të 2024-ës.

    Në kuadër të hetimeve Klea Gjatës iu sekuestrua edhe makina luksoze GLK në ngjyrë të zezë, në pronësi të nënës së saj. Nga hetimet rezulton se mjeti është përmendur edhe nga Tafani, i cili ka thënë se Klea kishte dijeni për të gjitha krimet e Laertit, dhe në disa raste madje kishte shërbyer si shofere e tij. 
    Duke marrë parasysh hetimin ndaj saj, shpërthimi në banesën e nënës, nuk përjashton as pistën e inskenimit, pasi e reja mund të ketë stisur ngjarjen për të kërkuar azil në një shtet në perëndim.
    Lidhja e çiftit, Klea-Laert raportohet të ketë vazhduar edhe përpos hetimeve dhe ngjarjeve kriminale vazhdoi. Por ‘xhelozi’ do i ndante. Burime nga Policia, për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se janë ngritur dyshime të forta se shkak i vendosjes së tritolit mund të jetë bërë mosmarëveshjet e lindura mes Klea Gjatës dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, me të cilin vajza është ndarë.

    Divorci mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut ka ndodhur sapo vajza nga Lushnja, ka mësuar se një modele nga Kosova e quajtur Ziza Pajaziti, ka zhvilluar një takim special në burgun e Drenovës me Laert Haxhiu. Pas zbulimit të tradhtisë, Klea Gjata, ka refuzuar takimet e mëtejshme në burg me Laert Haxhiun, duke çuar në një konflikt të vazhdueshëm me të. Dyshimet janë se ky konflikt mund të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në banesën ku jeton nëna e Klea Gjatës, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga shpërthimi I tritolit.
    Takimi me modelen në ambjentet e burgut ka ndodhur më 12 qershor 2025. Pajaziti, sipas një raporti sekret, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi zyrtarisht kishte planifikuar një takim me të dënuarin Vladimit Kurti, i cili është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e tregtarit, Agim Buçi, ngjarje e ndodhur në Kamëz. Modelja është akomoduar në dhomën e takimeve special dhe në dhomë nuk i ka shkuar Kurti siç ishte planifikuar, por Laert Haxhiu.
    Laert Haxhia u ekstradua nga Greqia pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani, i cili zbardhi të paktën 17 krime, mes tyre vrasje, tentative për vrasje, vendosje tritoli dhe trafik të lëndëve narkotike./ZËRI

  • Tritoli në Lushnjë, pas divorcit mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut/ Lidhja që u kris pasi në burg hyri në takim special Ziza Pajaziti

    Tritoli në Lushnjë, pas divorcit mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut/ Lidhja që u kris pasi në burg hyri në takim special Ziza Pajaziti

    Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur në lagjen “Gafur Muço” në Lushnjë, ku objektiv ka qënë banesa e nënës së Klea Gjatës, shtetases Shaqe Gjata. Policia e Lushnjës ka ngritur dyshime të forta se shkak i vendosjes së tritolit mund të jetë bërë mosmarëveshjet e lindura mes Klea Gjatës dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, me të cilin vajza është ndarë.

    Divorci mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut ka ndodhur sapo vajza nga Lushnja, ka mësuar se një modele nga Kosova e quajtur Ziza Pajaziti, ka frekuentuar në takim special në burgn e Drenovës të dashurin e Kleas, Laert Haxhiu.

    Pas zbulimit të tradhtisë, Klea Gjata, ka refuzuar takimet e mëtejshme në burg me Laert Haxhiun, duke çuar në një konflikt të vazhdueshëm me të. Sipas burimeve të policisë së Tiranës, kjo pistë dhe ky konflikt mund të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në banesën ku jeton nëna e Klea Gjatës, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga shpërthimi I tritolit.

    Kujtojmë se emri i Klea Gjatës doli në media si e dashura besnike e Laert Haxhiut, kur njëri nga anëtarët Artan Tafani, shfaqi pendësn dhe foli për prokurorinë e Elbasanit, disa nga krimet e kryera nga banda e Laert Haxhiut.

    Pas dëshmisë së tij, policia dhe prokuroria urdhëruan arrestimin e Klea Gjatës për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, e cila ka qëndruar 6 muaj në burg dhe njëherësh ju sekuestrua një automjet tip “Benz”, me të cilin lëvizte herë pas here Laert Haxhiu, gjatë kohës kur ishte në kërkim./Nga Elton Qyno

  • Tritol banesës së Klea Gjatës, ish-të dashurës së Laert Haxhiut

    Tritol banesës së Klea Gjatës, ish-të dashurës së Laert Haxhiut

    Klea Gjata dhe Laert Haxhiu

    LUSHNJË-Një shërthim me tritol është raportuar gjatë natës në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Gafurr Muço’. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar, por ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht bëhet me dije se lënda plasëse është vendosur në banesën në pronësi të shtetases Shaq Gjata, e ëma e Klea Gjatës. Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi është ish-e dashura e Laer Haxhiut.
    Pistat e Policisë janë përqendruar te lidhja që Klea Gjata ka me Laert Haxhiun. Ndërkohë nuk përjashtohet as pista e inskenimit, pasi e reja mund të ketë stisur ngjarjen për të kërkuar azil në një shtet në perëndim.
    29-vjeçarja u arrestua më 2023 si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, gjatë operacionit të koduar “Never Forget” pas dëshmisë se bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani. Ajo u arrestua për ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘përkrahje të autorit të krimit’. Asakohe dyshohej se Klea Gjata ishte e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021. E reja u lirua më 21 maj të 2024-ës.
    Në kuadër të hetimeve Klea Gjatës iu sekuestrua edhe makina luksoze GLK në ngjyrë të zezë, në pronësi të nënës së saj. Nga hetimet rezulton se mjeti është përmendur edhe nga Tafani, i cili ka thënë se Klea kishte dijeni për të gjitha krimet e Laertit, dhe në disa raste madje kishte shërbyer si shofere e tij. 
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 01:00, në lagjen “Gafurr Muço”, në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./ZËRI

  • Tronditet Lushnja! Shpërthim me tritol në banesën e Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhiut

    Tronditet Lushnja! Shpërthim me tritol në banesën e Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhiut

    Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça gjatë orëve të para të mëngjesit.
    Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.
    Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.

  • “Tym i zi” nga Kuvendi i Kosovës, dështon votimi për zgjedhjen e Haxhiut, humbet edhe Gërvalla

    “Tym i zi” nga Kuvendi i Kosovës, dështon votimi për zgjedhjen e Haxhiut, humbet edhe Gërvalla

    Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë dështuar të zgjidhen kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Si Haxhiu ashtu edhe Gërvalla morën vetëm 57 vota. 56 deputetë nga 116 sa ishin në sallë votuan kundër deputeteve që në legjislaturën e kaluar udhëhoqën Ministri, ndërkaq tre deputetë abstenuan. LVV-ja, të mërkurën e 20 gushtit fillimisht propozoi Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, pas dështimit, emri i kandidates u ndryshua, por jo edhe votat e ligjvënësve.
    Kjo ishte hera e parë që në legjislaturën e re, si propozim për kryeparlamentar ka qenë një emër tjetër, pos ai i Albulena Haxhiut. Pas vazhdimit të sagës me mos konstituim të Kuvendit të Kosovës, partitë politike artikuluan qëndrime të ndryshme për situatën e krijuar. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se partia e tij vazhdon me qëndrimin se voton një kandidat nga LVV-ja për kryeparlamentar që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit.
    “Nëse duan zgjidhje, sot mund ta përfundonin këtë punë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka votë për Albulena Haxhiun dhe për dikë që ka qenë ministër. Në anën tjetër deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se LVV-ja nuk është fare e interesuar që të zgjidhet situata në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se propozimi i Donika Gërvallës ishte vetëm një veprim për të prolonguar konstituimin e Kuvendit.

  • Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhiut me modelen: Nuk zgjati shumë

    Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhiut me modelen: Nuk zgjati shumë

    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj e ka pranuar takimin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.
    Në një intervistë që ai ka dhënë për “ReportTV”, Sufaj është shprehur se takimi ka ndodhur por ka zgjatur shumë pak.
    E ndërkohë që në media qarkullojnë edhe iniciale të vajzave të tjera të ekranit që futen brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, zv.drejtori i Burgjeve, mohon të ketë raste të tjera.
    Sufaj thotë se vetëm gjatë muajit qershor në burgje janë bërë 100 takime intime, duke iu referuar vetëm takimeve të të burgosurve me bashkëshortet ose bashkëjetueset, takime të cilat lejohen me ligj. Ndërkohë, sa i takon rastit të Haxhiut, Sufaj thotë se modelja në fjalë ka ardhur si e afërme dhe është futur në takim. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një takim të zgjatur, por është zhvilluar në dhomat e vizitave, duke theksuar se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa administrative pas këtij rasti.
    “Në qershor janë bërë shumë takime ku 7 mijë e ca takime janë me familjarët, mbi 1 mijë me avokatët dhe 100 janë intime. Sipas ligjit këto takimet intime janë takime, që duhet që të jenë bashkëshortët, ose bashkëjetuesit e të dënuarit. U konstatua një shkelje e procedurave në burgun e Korçës, e cila vjen si e afërme dhe futet në takim. Dhe ne kemi marr qëndrimet tona administrative dhe nuk është konstatuar që të jetë një rast i dytë. Nuk ishte takim i zgjatur, por takim në dhomën e vizitave. Gjithë kjo zhurmë nuk dihet pse po bëhet,”- tha ai.

  • Thirrjet për mbylljen e RTSH-së ndezin reagimin e artistëve, Baton Haxhiu pjesë e skemave të qarqeve të huaja shumë…

    Thirrjet për mbylljen e RTSH-së ndezin reagimin e artistëve, Baton Haxhiu pjesë e skemave të qarqeve të huaja shumë…

    Dy figura të njohura të artit dhe medias shqiptare, Osman Mula dhe Mevlan Shanaj, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së analistit Baton Haxhiu, i cili së fundmi ka propozuar publikisht mbylljen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Sipas Haxhiut, ky institucion historik “duhet të shuhet”, deklaratë që është përkufizuar si provokim, injorancë dhe agjendë e rrezikshme kundër institucioneve publike. Artisti i njohur Osman Mula nuk ka kursyer gjuhën në adresë të Baton Haxhiut, duke e cilësuar atë si “personazhi më i keq në historinë e gazetarisë shqiptare”. Reagimi i tij është i gjatë dhe i mbushur me akuza të drejtpërdrejta, ku ai e përshkruan Haxhiun si të “padëshiruar” në Shqipëri dhe Kosovë, të paguar për të shkatërruar institucionet, dhe me agjenda të errëta.
    “S’kisha dëshirë me shkru duke të pas ty si personazh se s’kam pas, as nuk kam asnjë lloj konsiderate për ty. Nuk kam parë asnjë rast që të vij një njeri i pa ftuar dhe ta marrin fjalën në një ambient duke u përpjek me të mbush mendjen dhe me ta imponu qëndrimin ndaj vendit, politikës, problemeve sociale dhe medias. Pasi leh nëpër stacione për politikën se cilin duhet të votojmë dhe kush është udhëheqësi më i mirë Shqiptar tani na u shfaqe duke na dhanë mend që tani duhet të shkrihet RTSh. Do të thotë që një institucion i rëndësisë të veçantë 65 vite ekzistencë, një institucion që e mbajti gjallë për dekada popullin, këtej dhe matanë kufirit me programe, ngjarje të mëdha epokale, historike, kulturore, sociale, duke hapur dhe një drejtori pas viteve 90 për diasporën duke u ndjekur në çdo vend të botës. Na del ti mor i pafytyre dhe do me na e mbush mendjen ne që u plakem në këtë institucion me një armatë mjeshtrat të mëdhenj të ekranit se duhet mbyll se kështu mendoj unë. Po kush të mbron apo kush të përkrah ty mor i pa dëshiruar edhe në Kosovë edhe në Shqipëri që vjen këtu dhe nuk len radhë njeriu për të folur kur ti nuk përfaqëson asnjë njeri apo komunitet? Po të jetë si Shqiptar ti nuk më përfaqëson, po të jetë si kosovar se prej andej jam, mos ta pafsha bojën mor spiun.
    A në përfaqësosh qeverinë Shqiptare mjerë ne mor i pa fytyrë. Sa te Syri sa të Opinion, sa te Top Chanel e tek A 1. Kot nuk je këtu dhe as kot nuk paguhesh me pare të madhe, por e gjitha sipas mendimit tim, ti je i ardhur apo i ftuar nga qarqe shumë të rrezikshme në dëm të Shqipërisë. Po ne pse nuk ndërhyjmë në punën e vëllezërve tanë në Kosovë? As nuk i themi voto këtë apo këtë, as hiqe këtë apo veje këtë sepse Kosova ka institucionet e saj dhe nuk dua të ndërhyjmë se sasht as normale, as etike se nuk i shërben interesit reciprok. Por të ndërhysh ti këtu dhe pikërisht të japësh ti definicionin që të mbyllet RTSH, më krijon një shqetësim të madh. Ne sapo u mblodhëm si Këshill Drejtues, Drejtoria e Përgjithshme, AMA, kryesia e medias e Parlamentit Shqiptar, krijues dhe gazetarë mjaft të njohur se si duhet ta rrisim cilësinë programore dhe po përpiqemi çdo ditë, na del ti që duhet të flasësh i fundit na e merr fjalën i pari.
    Ti o je delirant, i paguar po që po, i futur nga dikush që don të ngrejë kulla dhe ty të ka premtu për ndonjë hale, larg qoftë me të ba dhe kokën ty në katet e larta. Pas 90 në festivalet tona u bë sofër e përbashkët me të gjithë krijuesit e Kosovës ku ti ishe shpesh herë edhe në juri. Edhe figurat e patriotëve shkrimtarëve, njerëz të pajtimit të gjaqeve, luftës çlirimtare të Kosovës ku shumë operatorë tanë kanë xhiruar brenda territoreve të luftes si I.Buçpapaj etj. Ti po ndërhyn në bukën tonë të përditshme prandaj si hyre del mor horr nga problemet tona se po na sjell pshtjellim. Shpesh herë them: Eh moj Kosovë, nxore shumë heronj të mëdhenj si Adem Jashari apo Mandela i Kosovës A.Demaçi. Figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri, por na nxore fatkeqësisht dhe një model të së keqes Baton Haxhiun – personazhi me i keq në historinë e gazetarisë Shqiptare”, përfundon ai reagimin.
    Reagimi i Mevlan Shanajt
    Edhe regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, një nga figurat themeluese të RTSH, ka reaguar me shqetësim ndaj idesë për ta shuar këtë institucion. Shanaj i kujton Baton Haxhiut se mendimi progresiv nuk është të shkatërrosh, por të ndërtosh, dhe se RTSH duhet reformuar dhe përmirësuar, jo shuar. “Baton Haxhiut! Ke vite që në median shqiptare shfaqesh si një ndër analistët e shumtë,duke stërthënë apo mbrojtur interesa të caktuara politike dhe jo ato publike, si po thuaj të gjithë ju të paguarit! Po që të vije në mënyrë publike me guxim dhe mendim të ditur “për mbylljen e RTSH” kjo ide shkatërrimtare nga ti po më çudit! Baton, mençuri nuk është të shkatërrosh, por të ndërtosh! Jam ndër themeluesit e RTSH së! Një institucion si RTSH mbrohet me krijimtari serioze! Krijimtaria i jep personalitet atij institucioni! Grupi ynë arriti të ndërtonte një televizion me atë arkiv që citoni ju! Sipas meje ka disa vite që nuk është politika ajo që deformon nivelin artistik të RTSH por pa aftësi e menexhimit në përthithje të personelit me ambicie krijuese! Nga sa kam kuptuar, aty është mbytur roli i regjisorit apo gazetarit krijues!
    Vetëm këto figura krijojnë fytyrën artistike! Sa për garën politike mendoj se RTSH është shumë komod, pasi forcat politike kanë nënshtruar kanalet private të cilat janë nonstop media në shërbim të përfaqësimit respektiv politik nën shëmbëlltyrën e shëmtuar të politikës siç behej në redaksitë politike në RTSH vite të shkuara, por ne të krijimtarisë artistike e kishim fituar garën me spektakle, koncerte, dokumentarë, drama apo filma ! Ne kishim publikun me vete! Baton, jepe kontributin tënd për t’i shërbyer publikut shqiptar me ide krijuese dhe jo shfaruese! Kam bindje se distancimi nga format artistike apo programet cilësore sociale ka çimentuar distancimin nga publiku! Lidhur me idenë për të ftuar specialistë nga BBC, kjo rrugë duhet ndjekur duke mos u mbyllur, por duke transformuar me ndërhyrje të veçanta! Tokës i ndërrohen bimët por nuk e groposin! Po të thotë një njeri që punoi më se 30 vjet në atë Institucion që e di çdo të thotë kontroll, censurë dhe dënime, por jo deri në këtë pikë siç po thua ti, pasi kam dëgjuar në këto kohë dhe fjalën asgjësim! Hapësirat publike nuk janë të nevojshme vetëm për territore, por edhe për botën e komunikimit, informacionit dhe artit!”, shprehet ai.

  • “Shpërthen” Kokalari: Grida Duma nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo modelja që i shkoi në burg Laert Haxhiut për takim “special”

    “Shpërthen” Kokalari: Grida Duma nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo modelja që i shkoi në burg Laert Haxhiut për takim “special”

    Evi Kokalari këmbëngul për përgjegjësinë që duhet të mbajë Ervin Salianji, për mashtrimin që ka bërë në burg, duke u hequr si i sëmurë, ndërkohë që shkonte në spital për të mbjellë flokët dhe rregulluar hundët.
    Ajo thumbon dhe Grida Dumën, duke thënë se nuk ka ndonjë dallim nga ajo modelja që i shkonte në burg Laert Haxhiut, për takim “special”.
    “E kuptoni të cilit nivel janë këta njerëz? Burgosen për mashtrim, dhe mashtrojnë të gjithë sistemin nga burgu.
    Mendojeni pak me kujdes këtë!
    Dhe Grida Dumës mos ti gënjej mëndja që ka ndonjë ndryshim nga modelja e Kosovës që i shkoi në burg Laert Haxhiut.
    Në thelb janë e njëjta gjë, por kjo ka pak më shumë klas”, shkruan Kokalari./Tema

  • Lëvizje pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Shkarkohen drejtuesit e Burgut të Drenovës, rikthehet pas një viti në detyrë Lorent Nako

    Lëvizje pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Shkarkohen drejtuesit e Burgut të Drenovës, rikthehet pas një viti në detyrë Lorent Nako

    Dy drejtuesit e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës janë shkarkuar nga detyra, pas një skandali që përfshiu bandën famëkeqe të Laert Haxhiut. Vendimi vjen pas një kontrolli të brendshëm që zbuloi shkelje të rënda të rregullave dhe bashkëpunim të mundshëm me të dënuarit.
    Burime për mediat bëjnë me dije se në krye të institucionit është rikthyer Lorent Nako, i cili ishte shkarkuar më parë nga ky post në shkurt të vitit 2024 për t’ia lënë vendin Fatjon Fashos. Ky i fundit tashmë është shkarkuar dhe po hetohet nga autoritetet kompetente.
    Ndërkohë, si shef i policisë së burgut është emëruar Artan Koçibelli, i cili do të zëvendësojë Sokol Kaçolin, gjithashtu i shkarkuar dhe nën hetim.
    Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi, qëndronin në një sektor të vetëm dhe në dhoma ngjitur me njëri-tjetrin — gjë që bie ndesh me rregullat e sigurisë së lartë.
     
     
    Gjatë një kontrolli në qelitë e tyre u sekuestruan:
    4 telefona celularë (iPhone dhe Samsung)
    Karikues dhe kufje me bluetooth
    Dyshohet se në burg futeshin edhe femra për shërbime personale të Haxhiut, çka përbën një tjetër shkelje të rëndë.
    Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, po përballet aktualisht me akuza të reja pas dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan (Marjus) Tafani.