Tag: haxhiu

  • Lirohet nga burgu Edison Haxhiu, u arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

    Lirohet nga burgu Edison Haxhiu, u arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

    Gjykata e Tiranës shuan masën e arrestit me burg për Edison Haxhiun i akuzuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.
    Masa për Haxhiun u shua për tejkalim të afateve, duke i dhënë kështu atij lirinë. Haxhiu akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, ky i fundit nën akuzë për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
    Ndaj Edison Haxhiut, Prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzë për krijim të kushteve për të kryer vrasje. Kërkesa për shuarjen e masës u bë nga avokati Sokol Tahiraj.
     
     
    Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshwri automatiku, pasditen e 15 marsit 2023, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit të banesës zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht dhe zbrazën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan.
    Hetuesit zbuluan se drejt 43-vjeçarit u qëllua nga 3 armë zjarri kallashnikovë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    gijotina.com/

  • Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

    Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

    Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme nga qelia Edison Haxhiun, i akuzuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas.
    Haxhiu akuzohet nga prokuroria si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, ky i fundit I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
    Ndaj Haxhiut, prokuroria kishte ngritur akuzë për krijim të kushteve për të kryer vrasje, por për shkak të përfundimit të afateve të mbajtjes në paraburgim, atij iu shua masa e arrestit në burg.
    Gentian Bejtja u ekzekutua në mars të vitit 2024 në banesën tij. Haxhiu u arrestua nën akuzën për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje, dhe Ilir Beqari, i akuzuar për mbajtje pa leje të armëve” dhe “falsifikim dokumentesh”.

  • Vrasja e Gentjan Bejtjas! Lirohet nga burgu Edison Haxhiu

    Vrasja e Gentjan Bejtjas! Lirohet nga burgu Edison Haxhiu

    Ilir Beqaraj, Gentjan Bejtja dhe Edison Haxhiu

    TIRANË-Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi Edison Haxhiu, si një nga të akuzuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas të ekzekutuar më 15 Mars 2024. Haxhiu u arrestua nën akuzën për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”.
    Gjykata ka pranuar kërkesa e avokatit Sokol Tahiraj për Haxhiun, duke shuar masën e sigurimit të dhënë me vendimin 764 të datës 21 mars të vitit të klauar. Haxhiu dyshohej se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarin për vrasjen e Gentjan Bejtjës në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke i siguruar kushte dhe mjete për të kryer krimin.
    Roli i Edison Haxhiu në vrasjen e Gentjan Bejtjas
    Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, i cili mbante dhe dy mbiemra të tjerë, Brahimi apo Mançellari, janë dy personat që u vendosën në pranga në lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas. Me hapjen e kamerave te sigurisë, u rindërtua edhe intinerari i autorëve, ku dyshohet se Ilir Brahimi drejtonte ‘Golf 7’ ngjyrë të zezë, ku pasi ka marrë 4 autorët e dyshuar janë larguar në drejtim të Bubqit të Krujës.
    Makina ‘Golf 7’ e përdorur nga Ilir Beqaraj, është në pronësi të 30 vjeçarit Edison Haxhiu, i cili sipas hetimeve rezulton se e ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij. Më pas më 19 mars, Edison Haxhiu, dyshohet se ka ndërruar disqet e automjetit që të mos binte në sy nga policia e cila ishte vënë në kërkim të automjetit të dyshuar. Por identifikimi i automjetit eshtë bërë nëpërmjet targave që i kishin vendosur në bagazh.
    Vrasja e Gentian Bejtjas
    Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI

  • “Nisma Daja Bëhet”/ Baton Haxhiu ‘shpërthen’ ashpër për sherrin Shabani-Lapaj: Betejë feudale

    “Nisma Daja Bëhet”/ Baton Haxhiu ‘shpërthen’ ashpër për sherrin Shabani-Lapaj: Betejë feudale

    Baton Haxhiu, i ftuar në një emision televziv, ka folur për komedinë e zhvilluar në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku daja i Endri Shabanit kërkon mandatin, duke sabotuar hyrjen në Parlament të Adriatik Lapajt.
    Haxhiu e quajti këtë, një sjellje feudale, ndërkohë që shprehu keqardhje që të rinjtë përfunduan në këtë pikë degradimi.
    “Me thënë të drejtën, gjatë të gjithë procesit para zgjedhor, por edhe gjashtë muaj para zgjedhjeve, Endri Shabani dhe zoti Lapaj, kanë patur dilemat e tyre a do të hyjnë apo jo në koalicion, vonë kanë vendosur të jenë pjesë e një koalicioni.
    Nuk është problem dështimi, qoftë edhe ta marrësh një deputet, por të marrësh aq vota nuk është dështim. Dështim është kjo që po ndodh. Qoftë edhe me një deputet, një gjeneratë nuk duhet ta humbë besimin, se ajo përfaqëson një gjeneratë të re, të shkolluar jashtë dhe që do të sjellë risi.
    Ky është hapi i parë i shkatërrimit të një ideje dhe besimi te një gjeneratë që ata përfaqësojnë, që duhet të fillonin betejë kundër dy liderëve më të vjetër në jetën politike dhe në betejat e ardhshme të ndërtojnë një rrëfim të ri politik. Që në fillim humbi besimi dhe ka betejë për dajën, tezen, hallën, sepse nuk kanë krijuar një rrëfim të vetin, për të vazhduar betejën. Ky është lajm i keq, që beteja nuk është as ideologjike dhe politike, por një betejë gati feudale. Më vjen keq që një gjeneratë e tillë, përfaqëson këtë diskurs dhe bisedë si të ishin në një atmosferë të një kafeneje në periferi të qytetit”, deklaroi Haxhiu.

  • Baton Haxhiu: Si e mbuloi Kisha një snajperist dhe si u kthye Thethi në simbol të kapitullimit të shtetit

    Baton Haxhiu: Si e mbuloi Kisha një snajperist dhe si u kthye Thethi në simbol të kapitullimit të shtetit

    Baton Haxhiu, analist

    TIRANE- Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu është bërë pjesë e debatit për shembjet në Theth. Në një analizë të botuar në Albanian Post, Haxhiu thotë se ndërtimet u bënë gjatë fushatës zgjedhore dhe se shteti heshti përfshirë edhe me institucionet përkatëse. Haxhiu përmend rastin e snajperistit Prekë Kodra dhe bujtinave të tij që sipas Haxhiut u mbuluan nga Kisha e Thethit. 
    SHKRIMI I PLOTE:
    Në një prej fshatrave më të rëndësishëm historikë dhe natyrorë të Shqipërisë, një snajperist në pension vendosi një strukturë të përkohshme përballë Kishës së Thethit. Jo rastësisht. Ai kishte përvojën dhe vetëbesimin e saktësisë absolute. Thuhej dikur se godiste me saktësi nga 2000 metra larg. Këtë herë, nuk kishte nevojë për pushkë. Mjaftoi një kontejner, i vendosur në mënyrë të atillë që të zinte pikërisht pamjen ikonike të Kishës, që është ndoshta objekti më i fotografuar në të gjithë Alpet Shqiptare.
    Në katër muaj fushatë zgjedhore, Thethi u mbush me ndërtime pa leje. Një snajperist në pension vendosi objektin e tij përballë Kishës si simbol i rrënimit të ligjit.
    Qeveria reagoi me vonesë, por me buldozerë. A është kjo mënyra e duhur për të shpëtuar një nga vendet më të rëndësishme të Shqipërisë?
    Ky veprim nuk ishte vetëm një akt individual. Ishte sinjali që rrëzoi çdo barrierë. Pas tij erdhën të tjerë. Në pak javë, në Theth u ndërtuan mbi 30 struktura të përkohshme pa asnjë leje ndërtimi, duke krijuar një realitet që askush nuk e planifikoi, por shumëkush e toleroi.
    Në qendër të kësaj historie nuk është vetëm arroganca private e ndonjë banori apo emigranti që kthehet për sezon. Është dështimi i një sistemi të tërë.
    Shteti heshti për katër muaj me radhë, ndërsa zgjedhjet prodhonin “paqen institucionale” të nevojshme për të mos u përplasur me askënd.
    Bashkia e Shkodrës, IKMT, Policia e Shtetit, prokuroria, KESH dhe drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore, të gjithë e dinin çfarë po ndodhte. Askush nuk reagoi.
    Ndërkohë, Kisha, një objekt i mbrojtur si pasuri kulturore dhe Kulla e Ngujimit, pjesë e identitetit historik të zonës, u rrethuan me baraka, kontejnerë, struktura të improvizuara.
    Asnjë prej tyre nuk kishte leje ndërtimi. Disa prej tyre nuk kishin as dokument pronësie për tokën. Disa të tjerë mbështeteshin në marrëveshje gojore, përfaqësime fshatare apo “zgjidhje të gjetura me të gjithë”. Në fillim të korrikut, Qeveria shqiptare vendosi të reagojë. Por reagimi ishte i vonuar dhe i papërshtatshëm për kontekstin.
    Ndërhyrja me buldozerë në kulmin e sezonit turistik krijoi një krizë të re, atë të perceptimit. Pamjet e prishjeve në një nga fshatrat më të bukura të Shqipërisë bënë xhiron e mediave sociale dhe mediave, ndërsa turistët u përballën me tension dhe rrëmujë.
    Por përtej mënyrës së ndërhyrjes, thelbi i aksionit mbetet ligjërisht i justifikuar. Sipas nenit 199/a të Kodit Penal, ndërtimet pa leje në zona të mbrojtura, siç është Thethi, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.
    Po ashtu, ndërtimet pa leje nuk legalizohen me kalimin e kohës. Ato nuk parashkruhen administrativisht. Pra, edhe nëse IKMT nuk ka vepruar më herët, kjo nuk përbën arsye për të mos vepruar më vonë.
    Justifikimi se “ndërtime pa leje ka në gjithë Shqipërinë” është një tjetër argument i përhapur nga ndërtuesit informalë. Por ky është një argument që vlen vetëm për të dëshmuar shkallën e dështimit të shtetit. Jo për të ligjëruar paligjshmërinë.
    Nëse kjo qeveri ka dështuar, ashtu si ajo para saj, për të ruajtur territorin, nuk do të thotë që duhet ta dorëzojë atë përfundimisht.
    Ndërkohë, banorët e Thethit kanë nisur të ndajnë mes tyre përgjegjësinë dhe pasojat.
    Disa e ndiejnë veten të tradhtuar. Disa të tjerë i konsiderojnë këto ndërhyrje si sulm ndaj fshatit. Ka edhe nga ata që e interpretojnë këtë si padrejtësi krahasuar me mënyrën se si shteti trajton ndërtimet në qytete të mëdha si Tirana, apo bregdeti jugor.
    Por problemi nuk është krahasimi. Është mungesa e një vizioni të qëndrueshëm.
    Thethi nuk ka asnjë plan zhvillimi të miratuar që të përcaktojë se ku lejohet ndërtimi, çfarë lloj ndërtimi lejohet dhe si do të zhvillohet infrastruktura. Nuk ka rrjet kanalizimesh. Nuk ka rrjet modern të ujit të pijshëm. Nuk ka sistem të mbrojtjes mjedisore. Dhe megjithatë, ngrihen bujtina, vendosen kontenjerë, ngjiten tarraca.
    Ky është thelbi i çështjes. Në mungesë të planifikimit, vetë banorët janë detyruar të improvizojnë. Disa e bëjnë me ndershmëri. Të tjerë me cinizëm. Disa për të jetuar. Disa për të fituar. Dhe në këtë kaos, humb ajo që është më e rëndësishme: Identiteti.
    Thethi nuk mund të trajtohet si një fshat i zakonshëm. Ai nuk është një vend që i përket vetëm një bashkie. Është një zonë me trashëgimi të jashtëzakonshme natyrore, kulturore dhe historike. Një model për zhvillim të qëndrueshëm, jo një laborator për rrëmujë të ligjëruar.
    Nëse Qeveria dëshiron të ndihmojë realisht banorët e Thethit, duhet të krijojë një kuadër të qartë ligjor dhe financiar që lejon ndërtimin vetëm në mënyrë të planifikuar.
    Mund të ofrojë kredi të buta për rindërtim tradicional. Mund të subvencionojë rikonstruksionin e bujtinave ekzistuese. Por nuk mund të vazhdojë të ndërhyjë vetëm me buldozerë.
    Sepse pas buldozerit, do të mbeten rrënojat. Dhe nëse nuk ndërtohet një strategji, rrënojat do mbushen sërish nga të njëjtët njerëz. Ndoshta me një “zgjidhje të re”. Me një kontejner tjetër. Me një premtim tjetër.
    Në Theth, ndërsa pluhuri i buldozerëve ende nuk është shpërbërë dhe turistët vazhdojnë të kërkojnë Kishën mes kontejnerëve, banorët flasin për ndërhyrjen si për një çlirim.
    “Kryeministri na shpëtoi”, thonë.
    “Edhe njëherë na kthyen Thethin”.
    Në një vend ku shteti ndërhyn vetëm kur gjithçka është shkatërruar, edhe vonesa quhet sukses.
    Por në një qoshe të fshatit, kontejneri përballë Kishës nuk është ende aty.
    Snajperisti nuk ka folur.
    Nuk ka kërkuar falje.
    As të tjerët nuk kërkuan falje.
    Nuk ka lëvizur asgjë.
    Sepse ai nuk pati nevojë të ndërtojë shumë.
    Ndërtoi vetëm aq sa duhej për të provuar se ligji mund të goditet pa zhurmë.
    Dhe tani, ndër të gjithë, ai është i vetmi që nuk e ndjeu veten fajtor.
    Dhe nëse edhe kjo herë dështon, atëherë Thethi nuk do të jetë më një fshat i shenjtë. Do të jetë vetëm një zonë e humbur, që e nisën me Kullë dhe e mbyllën me baraka.

  • Haxhiu: Ka vullnet për marrëveshje me Limajn, por ende asgjë konkrete

    Haxhiu: Ka vullnet për marrëveshje me Limajn, por ende asgjë konkrete

    Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ekziston vullnet i ndërsjellë për bashkëpunim me Nisma Socialdemokrate, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në drejtim të një marrëveshjeje politike.Në një deklaratë për mediat para hyrjes në seancën e 47-të konstituive të Kuvendit, Haxhiu tha se kryeministri Albin Kurti do të takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, për të konkretizuar këtë vullnet në një marrëveshje të mundshme.“Ne kemi bërë të qartë se ekziston vullnet nga të dy palët për të vazhduar bashkëpunimin, por aktualisht nuk ka ndonjë zhvillim konkret,” tha ajo.E pyetur për pritshmëritë rreth seancës së sotme, Haxhiu u shpreh skeptike për ndonjë përparim në zgjedhjen e trupave drejtuese të Kuvendit, duke thënë se qëndrimet e partive opozitare nuk kanë ndryshuar.“Afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese është 26 korriku, dhe shpresojmë që deri atëherë të ketë reflektim. Të gjithë deputetët duhet të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese,” përfundoi Haxhiu.Ndërkohë, ngërçi në konstituimin e Kuvendit vijon, duke e lënë të paralizuar funksionimin institucional të Kosovës që prej 15 prillit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ekziston vullnet i ndërsjellë për bashkëpunim me Nisma Socialdemokrate, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në drejtim të një marrëveshjeje politike.Në një deklaratë për mediat para hyrjes në seancën e 47-të konstituive të Kuvendit, Haxhiu tha se kryeministri Albin Kurti do të takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, për të konkretizuar këtë vullnet në një marrëveshje të mundshme.“Ne kemi bërë të qartë se ekziston vullnet nga të dy palët për të vazhduar bashkëpunimin, por aktualisht nuk ka ndonjë zhvillim konkret,” tha ajo.E pyetur për pritshmëritë rreth seancës së sotme, Haxhiu u shpreh skeptike për ndonjë përparim në zgjedhjen e trupave drejtuese të Kuvendit, duke thënë se qëndrimet e partive opozitare nuk kanë ndryshuar.“Afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese është 26 korriku, dhe shpresojmë që deri atëherë të ketë reflektim. Të gjithë deputetët duhet të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese,” përfundoi Haxhiu.Ndërkohë, ngërçi në konstituimin e Kuvendit vijon, duke e lënë të paralizuar funksionimin institucional të Kosovës që prej 15 prillit.

  • Maska mediatike e Edi Ramës parapërgatit prishjen e RTSH dhe një shesh të ri ndërtimi dhuratë për oligarkët…

    Maska mediatike e Edi Ramës parapërgatit prishjen e RTSH dhe një shesh të ri ndërtimi dhuratë për oligarkët…

    Një plan i errët po shpaloset pas kuintave të propagandës qeveritare dhe sinjalin e parë e dha dje pikërisht Baton Haxhiu, i njohur gjerësisht si zëdhënësi mediatik i kryeministrit Edi Rama. Në një letër publike drejtuar Enit Vasilit, e cila ka marrë së fundmi drejtimin e RTSH-së, Haxhiu i kërkon asgjësimin e institucionit më të vjetër mediatik në vend, nën justifikimin e një “rilindjeje të domosdoshme”.
    Por pas kësaj thirrjeje për “shok institucional”, qëndron një skenar shumë më i thellë: rrafshimi i godinave historike të RTSH-së dhe transformimi i truallit të tij në një shesh ndërtimi për kullat e radhës në qendër të Tiranës. Letra, e paraqitur si analizë e sinqertë mbi krizën e brendshme të RTSH-së, është në fakt një draft politik që hap rrugën për zhbërjen e institucionit. Haxhiu propozon mbyllje të përkohshme me vendim të Kuvendit, ndërhyrje të huaj, largim të stafit aktual dhe rindërtim total. E gjitha, sipas tij, në emër të një rilindjeje të sinqertë. Por në realitet, ky është paralajmërimi i parë publik për një prishje të planifikuar që do t’i hapë rrugën interesave private të lidhura me qeverinë.
    Kjo tregon se emërimi i Enit Vasilit, një figurë e afërt me familjen e Edi Ramës, veçanërisht bashkëshorten e kryeministrit dhe e njohur për qëndrime të moderuara ndaj pushtetit, nuk është rastësi. Përkundrazi, ajo tani shihet si hallka e nevojshme për të zbatuar pa rezistencë një plan që nuk ka asgjë të përbashkët me reformimin e një institucioni publik. Haxhiu i sugjeroi dje Eni Vasilit që të shmangë dhe bordin drejtues. “Nëse do të filloja nga problemi më i madh, ai nuk është brenda mureve të RTSH-së, por jashtë tyre: Bordi. Një bord që ndërtohet me vota politike, me pazare të vogla parlamentare dhe që, më shumë se sa të përfaqësojë publikun, përfaqëson hijet që rrinë prapa çdo vendimi. Ata nuk njohin median. Nuk kuptojnë ritmin, nuk ndiejnë urgjencën e përmbajtjes. Ata imponojnë projekte që s’kanë lidhje me misionin publik.
    Të shfaqin miqësisht kërkesat e partisë dhe pastaj bëhen gjykatës të asaj që vetë nuk e kuptojnë. Ky bord është bllokues, jo mbikëqyrëse. Dhe e vetmja mënyrë për të mos u shkatërruar nga presioni i tyre është të mos u shërbesh”, shkruan Haxhiu ndër të tjera. Për të justifikuar reformimin e RTSH, Baton Haxhiu përdor një gjuhë emocionale dhe një analizë të rreme reformiste, por që në thelb paralajmëron një akt politik: rrafshimin total të RTSH-së.
    Prapaskenat
    Plani është i qartë: me anë të një fushate propagandistike që synon të bindë publikun se RTSH-ja ka nevojë për “rilindje totale”, punonjësit do të akuzohen për paaftësi apo nepotizëm, dhe në fund, godina qendrore e RTSH-së do të shembet. Në vend të saj, oligarkët e afërt të kryeministrit do të kenë në dispozicion një shesh të artë për ndërtim në zemër të Tiranës. E gjitha kjo, në emër të modernizimit dhe shërbimit ndaj qytetarit. Në të vërtetë, qytetari është ai që humbet më shumë. Sepse RTSH nuk është vetëm një televizion. Është një trashëgimi arkivore, një orkestër kombëtare, një radiodifuzion publik, një kujtesë kolektive. Shembja e RTSH-së nuk është një akt teknik. Është një goditje ndaj identitetit, një atentat institucional, një fshirje simbolike e një epoke që nuk i pëlqen më atyre që duan ta zëvendësojnë historinë me beton.
    Kush përfiton?
    Përfituesit janë të njëjtët që kanë përfituar nga çdo projekt i tillë: oligarkët që ndërtojnë kulla, politikanët që marrin përqindjet, dhe njerëzit e pushtetit që kontrollojnë gjithçka nga pas kuintave. RTSH është vetëm “pengu” i radhës në lojën e madhe të betonizimit dhe përqendrimit të pushtetit ekonomik dhe informativ. Zërat si Baton Haxhiu që po përpiqen ta shesin këtë plan si reformë janë të njëjtët që kanë heshtur për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, për prishjen e Kinostudios, për shembjen e çdo pasurie publike që u ka hapur rrugën kullave.  RTSH nuk ka nevojë të mbyllet. Ka nevojë të mbrohet. Ka nevojë të reformohet në shërbim të publikut, jo të shembet në shërbim të kullave. Ka nevojë për transparencë dhe profesionalizëm, jo për fasada politike dhe ndërhyrje nga miqtë personalë të familjes Rama. Nëse ky plan kalon pa rezistencë, atëherë çdo institucion publik në vend është në rrezik. Sepse RTSH nuk është fundi është fillimi i një serie tjetër transformimesh të dhunshme mbi hapësirën publike, kujtesën kombëtare dhe kontrollin total mbi informacionin.

  • FOTOT/ Modelja e njohur viziton në qeli Laert Haxhiun

    FOTOT/ Modelja e njohur viziton në qeli Laert Haxhiun

    Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu

    TIRANË- Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti ka vizituar për një takim special të dënuarin me burgim të përjetshëm që po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, Laert Haxhiu. Gazetari i Ora News, Elton Qyno shkruan se takimi ka ndodhur më 12 qershor 2025.

    Ziza Pajaziti

    Pajaziti, sipas një raporti sekret, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi zyrtarisht kishte planifikuar një takim me të dënuarin Vladimit Kurti, i cili është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e tregtarit, Agim Buçi, ngjarje e ndodhur në Kamëz.

    Ziza Pajaziti

    Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.

    Ziza Pajaziti

    Modelja është akomoduar në dhomën e takimeve special dhe në dhomë nuk i ka shkuar Kurti siç ishte planifikuar, por Laert Haxhiu.

    Ziza Pajaziti

    Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës.

    Ziza Pajaziti

    Kjo ngjarje solli dhe sekuestrimin e celularit të Laert Haxhiut dhe më pas pezullimin e drejtorit të burgut, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli. Të dy po hetohen për “shpërdorim detyre”./ZËRI/

  • Burgu i Korçës si kabare/ Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun, i dënuar përjetë

    Burgu i Korçës si kabare/ Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun, i dënuar përjetë

    Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Siç mëson “Ora News”, në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimit Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambjentet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve spiciale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.

    Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.

    Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës.

    Ky incident të krijon përshtypjen se burgu i sigurisë së lartë në Korçë, funksionon si kabare, ku hyn e del kush të dëshirojë, mjafton të ketë pak ndikim.

    Por njëherësh ky incident krijoi dhe një konflikt mes drejtorit tashmë të shkarkuar të burgut, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, edhe ky i pezulluar.

    Tashmë të dy janë referuar për hetim në prokurorinë e Korçës, e cila ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

    Ndërkohë 17 ditë nga ky incident, burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, përfshihet sërish në një incident të dytë. Ku këtë herë protagonist është prapë, Laert Haxhiu dhe dy anëtarët e grupit të tij, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

    Në mëngjesin e datës 29 qershor 2025, një skuadër e policisë operacionale të Burgjeve, ka hyrë në ambientet e Godinës “A”, duke ushtruar kontroll në dhomat Nr.4, 5 dhe 6, ku vuajnë dënimin të dënuarit për vrasje, Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

    Gjatë kontrollit të 3 dhomave, skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AWEI” dhe “IPODS”.

    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike, ndërsa hetimet në prokurori vijojnë.

    Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.

    Ndërkohë që 4 telefonat janë këqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik. Dy ditë pasi “Ora News” botoi raportin sekret, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, vendosi shkarkimin e drejtorit Fatjon Fasho dhe pezullimin e shefit të policisë, Sokol Kaçoli.

    Pas gjetjes së telefonave, drejtoria e burgut Drenovë mori vendimin për izolimin e Laert Haxhiut. Ndërsa pritet që kreu i SPAK, gjatë kësaj kohe ti propozojë komisionit të Posaçëm, për izolimin në regjim “41 bis” të 3 anëtarëve të këtij grupi kriminal Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu.

    Ky grup vepronte në disa qytete si Lushnjë, Tiranë, Pogradec, Durrës, Tepelenë, Peqin, Korçë dhe Greqi, duke kryer krime të ndryshme nga shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, gjobëvënie, e deri tek krimet e rënda si shkatërrim i pronës me eksploziv dhe vrasjet.

    Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

    Ndërkohë ndaj Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, janë dhe dy procese gjyqësore të hapura në prokurorinë e posaçme SPAK, ajo e vrasjes së Besnik Hidës, ku Laert Haxhiu ka vepruar së bashku me Orgest Bilbilin, Ardian Ahmetin i njohur si “Pepe” dhe persona të tjerë.

    Ndërsa dosja tjetër që lidhet me Laert Haxhiun, është ajo e vrasjeve seriale, vjedhjeve, shkatërrimit të pronës me eksploziv të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ku i penduar është bërë anëtari i grupit, Artan alias Marjus Tafani.

  • Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun në Burgun e Drenovës

    Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun në Burgun e Drenovës

    Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu
    në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimit Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz.
    Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambjentet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve spiciale.
    Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.
    Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.
    Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.
    Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës.
    Por njëherësh ky incident krijoi dhe një konflikt mes drejtorit tashmë të shkarkuar të burgut, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, edhe ky i pezulluar.
    Tashmë të dy janë referuar për hetim në prokurorinë e Korçës, e cila ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
    Ndërkohë 17 ditë nga ky incident, burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, përfshihet sërish në një incident të dytë. Ku këtë herë protagonist është prapë, Laert Haxhiu dhe dy anëtarët e grupit të tij, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
    Në mëngjesin e datës 29 qershor 2025, një skuadër e policisë operacionale të Burgjeve, ka hyrë në ambientet e Godinës “A”, duke ushtruar kontroll në dhomat Nr.4, 5 dhe 6, ku vuajnë dënimin të dënuarit për vrasje, Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.
    Gjatë kontrollit të 3 dhomave, skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AWEI” dhe “IPODS”.
    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike, ndërsa hetimet në prokurori vijojnë.
    Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.
    Ndërkohë që 4 telefonat janë këqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik.
    Pas gjetjes së telefonave, drejtoria e burgut Drenovë mori vendimin për izolimin e Laert Haxhiut. Ndërsa pritet që kreu i SPAK, gjatë kësaj kohe ti propozojë komisionit të Posaçëm, për izolimin në regjim “41 bis” të 3 anëtarëve të këtij grupi kriminal Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu.
    Ky grup vepronte në disa qytete si Lushnjë, Tiranë, Pogradec, Durrës, Tepelenë, Peqin, Korçë dhe Greqi, duke kryer krime të ndryshme nga shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, gjobëvënie, e deri tek krimet e rënda si shkatërrim i pronës me eksploziv dhe vrasjet.
    Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.
    Ndërkohë ndaj Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, janë dhe dy procese gjyqësore të hapura në prokurorinë e posaçme SPAK, ajo e vrasjes së Besnik Hidës, ku Laert Haxhiu ka vepruar së bashku me Orgest Bilbilin, Ardian Ahmetin i njohur si “Pepe” dhe persona të tjerë.
    Ndërsa dosja tjetër që lidhet me Laert Haxhiun, është ajo e vrasjeve seriale, vjedhjeve, shkatërrimit të pronës me eksploziv të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ku i penduar është bërë anëtari i grupit, Artan alias Marjus Tafani.