Tag: haxhiu

  • Haxhiu: Dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan qëndruan pak muaj në paraburgim

    Haxhiu: Dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan qëndruan pak muaj në paraburgim

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, duke e lidhur rastin me mungesën e qëndrimit të gjatë në paraburgim të dy prej të dyshuarve.Duke iu referuar informacioneve të siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Haxhiu ka deklaruar se dy nga të dyshuarit kishin qëndruar në paraburgim vetëm nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, periudhë që u ndërpre me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ky trajtim tregon një problem serioz në sistemin e drejtësisë dhe se një qëndrim kaq i shkurtër në paraburgim për veprat që ata dyshohen të kenë kryer mund të sjellë pasoja tragjike.“Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjke siç pamë sot me vrasjen e trefishtë. Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën (53), Edonis Shkodrën (25) dhe Engjull Shkodrën (22), si të dyshuar për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e një personi tjetër në këtë ngjarje të rëndë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, duke e lidhur rastin me mungesën e qëndrimit të gjatë në paraburgim të dy prej të dyshuarve.Duke iu referuar informacioneve të siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Haxhiu ka deklaruar se dy nga të dyshuarit kishin qëndruar në paraburgim vetëm nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, periudhë që u ndërpre me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ky trajtim tregon një problem serioz në sistemin e drejtësisë dhe se një qëndrim kaq i shkurtër në paraburgim për veprat që ata dyshohen të kenë kryer mund të sjellë pasoja tragjike.“Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjke siç pamë sot me vrasjen e trefishtë. Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën (53), Edonis Shkodrën (25) dhe Engjull Shkodrën (22), si të dyshuar për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e një personi tjetër në këtë ngjarje të rëndë.

  • Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

    Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban, dyshohet se është “bashkëpunëtor i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, BIA”.
    Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Haxhiu tha se dyshimet bazohen në informacionet që ajo ka nga institucionet e sigurisë së Kosovës.
    Ajo tha se BIA serbe e “komprementoi dhe ia organizoi zhvendosjen në Kosovë Llabanit” pasi ai ishte dënuar me gjashtë vjetë burgim në Serbi në vitin 2011.
    “Mënyra se si ai u largua nga Serbia është enigmë, por dihet se Serbia e ka ende aktiv fletarrestimin për Llabanin”, tha Haxhiu.
    Ajo tha se Llabani “ka raporte shumë të afërta me kryeterroristin, Millan Radoiçiq”, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin e një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues.
    “Falë këtyre marrëdhënieve, ai ka përfituar në prona të paluajtshme e punësim të familjarëve”, tha ajo.
    “Me mjetet financiare dhe pasurinë e patundshme që merr edhe sot nga Serbia, Llaban paraqet kërcënim për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës”, tha ajo.
    Llaban është person i kërkuar në Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e një dënimi prej gjashtë vjetësh burgim, të shqiptuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore” – një grup i përbërë nga persona të akuzuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh.
    Emri i tij ndodhet në listën e të kërkuarve në Serbi që nga viti 2012 dhe në atë të Interpolit që nga viti 2014.
    Llaban mori vëmendje pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – për shkak të Llabanit – e tërhoqi edhe kërkesën që në korrik ia kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar sqarim lidhur me hapat e mëtejmë në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afat i caktuar më herët nga kjo gjykatë.
    Si arsye për tërheqjen e kërkesës së saj, Osmani përmendi emërimin e gjyqtarit Llaban si gjyqtar raportues në këtë rast, duke e cilësuar një veprim të tillë si “shqetësues dhe të rrezikshëm”.
    Më herët, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka ndonjë njohuri për pretendimet se Llaban paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës, apo nëse është person i kërkuar në Serbi.
    Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.
    Në qershor, gjykata në Prishtinë dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).
    Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.
    Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. REL

  • Haxhiu:Gjyqtari i Kushtetueses, bashkëpunëtor i BIA-s dhe i lidhur me Radoiçiqin

    Haxhiu:Gjyqtari i Kushtetueses, bashkëpunëtor i BIA-s dhe i lidhur me Radoiçiqin

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur akuza të rënda ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, për të cilin thotë se dyshohet si bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA) dhe se ka lidhje të afërta me kryeterroristin Milan Radoiçiq.Në një konferencë për media, Haxhiu kujtoi se edhe vite më parë kishte kërkuar që Laban të mos emërohej gjyqtar, por ishte akuzuar se po cenonte pavarësinë e gjyqësorit. Ajo theksoi se Serbia, historikisht dhe edhe sot, përdor agjenturën për të shtrirë ndikimin në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë.“Sipas informacioneve që kanë institucionet relevante, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dyshohet se është njëri nga bashkëpunëtorët e BIA-s. Në vitin 2006 ai ishte pjesë e doganave të Serbisë, në njësinë për inteligjencë. Sipas të dhënave publike, ai është përfshirë në aktivitete kriminale dhe është dënuar me 6 vite burgim. Besohet se BIA e ka komprometuar dhe ia ka organizuar zhvendosjen në Kosovë,” deklaroi Haxhiu.Ajo ngriti dyshime edhe mbi mënyrën si Laban është liruar nga dënimi në Serbi dhe mbi faktin që, pavarësisht një vendimi aktiv të Interpolit, ka arritur të emërohet dhe të mbajë postin në Kushtetuese. “Ai ka raporte të afërta me kryeterroristin Radoiçiq,” përfundoi ministrja në detyrë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur akuza të rënda ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, për të cilin thotë se dyshohet si bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA) dhe se ka lidhje të afërta me kryeterroristin Milan Radoiçiq.Në një konferencë për media, Haxhiu kujtoi se edhe vite më parë kishte kërkuar që Laban të mos emërohej gjyqtar, por ishte akuzuar se po cenonte pavarësinë e gjyqësorit. Ajo theksoi se Serbia, historikisht dhe edhe sot, përdor agjenturën për të shtrirë ndikimin në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë.“Sipas informacioneve që kanë institucionet relevante, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dyshohet se është njëri nga bashkëpunëtorët e BIA-s. Në vitin 2006 ai ishte pjesë e doganave të Serbisë, në njësinë për inteligjencë. Sipas të dhënave publike, ai është përfshirë në aktivitete kriminale dhe është dënuar me 6 vite burgim. Besohet se BIA e ka komprometuar dhe ia ka organizuar zhvendosjen në Kosovë,” deklaroi Haxhiu.Ajo ngriti dyshime edhe mbi mënyrën si Laban është liruar nga dënimi në Serbi dhe mbi faktin që, pavarësisht një vendimi aktiv të Interpolit, ka arritur të emërohet dhe të mbajë postin në Kushtetuese. “Ai ka raporte të afërta me kryeterroristin Radoiçiq,” përfundoi ministrja në detyrë.

  • “Kredia sovrane mashtrim i qeverisë”/ PL, ngre shqetësimin alarmues: Fermerët të përjashtuar nga fondet mbështetëse

    “Kredia sovrane mashtrim i qeverisë”/ PL, ngre shqetësimin alarmues: Fermerët të përjashtuar nga fondet mbështetëse

    Në një deklaratë për mediet, zëvendëssekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu theksoi se fermerët dhe prodhuesit e vegjël, po goditen duke u vendosur detyrime “për certifikime të kushtueshme, për fiskalizim dhe për burokraci të papërballueshme, pa ofruar asnjë ndihmë financiare”.
    Partia e Lirisë ngriti sot shqetësimin për mungesën e financimeve nga qeveria në sektorin e bujqësisë. Sipas Haxhiut, fermerëve u kërkohet modernizim, të investojnë dhe të dalin në treg, por në të njëjtën kohë qeveria i ka përjashtuar nga çdo fond mbështetës.
    Haxhiu tha se qeveria duhet të jepte një përgjigje për bllokimin e fondeve të IPARD, teksa shtoi se qeveria “zgjodhi të mashtrojë fermerët me premtime boshe, me skema të ashtuquajtura “kredi sovrane”, të cilat as nuk ekzistojnë në praktikë, as nuk janë ndihmë reale për bujqësinë, por thjesht propagandë”.
    Haxhiu tha se bujqësia shqiptare po shkon drejt kolapsit total.
    “Shqipëria është sot vendi me buxhetin më të ulët në Evropë për bujqësinë. Në të njëjtën kohë, fermerët shqiptarë paguajnë TVSH-në më të lartë në kontinent për prodhimet e tyre.
    Kjo është një politikë e qëllimshme e shkatërrimit të fshatit dhe prodhimit vendas, që i shërben vetëm interesave të importuesve të mëdhenj dhe oligarkëve të lidhur me pushtetin”, tha Haxhiu.
    Haxhiu theksoi se Partia e Lirisë e ka zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerit prioritet kryesor të saj.
    “Mbështetja për fermerin është më shumë se një politikë ekonomike, është një strategji kombëtare për mbijetesën dhe forcimin e Shqipërisë.
    Një vend që nuk siguron ushqimin e vet, është i varur nga importet dhe i ekspozuar ndaj krizave globale, çmimeve të larta dhe presioneve të huaja. Investimi në bujqësi do të thotë rritje ekonomike, vende pune në fshat, stabilitet social dhe forcim i sovranitetit ekonomik”, u shpreh Haxhiu.

  • Partia e Lirisë: Rama e përdor BE si imazh, jo si qëllim, nuk ka integrim me zgjedhje të vjedhura

    Partia e Lirisë: Rama e përdor BE si imazh, jo si qëllim, nuk ka integrim me zgjedhje të vjedhura

    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka akuzuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përdorimin e procesit të integrimit europian si një kartë propagandistike, ndërkohë që realiteti në vend është i kundërt me standardet e Bashkimit Europian.
    Në një deklaratë për mediat, Haxhiu tha se reformat që kërkohen për anëtarësim të Shqipërisë në BE nuk janë zbatuar me seriozitet dhe se qeveria ka instaluar një autokraci të centralizuar, ku drejtësia dhe institucionet janë të kapura. Ajo përmendi raportet ndërkombëtare që tregojnë korrupsion galopant, presion mbi median dhe probleme serioze në pavarësinë e gjyqësorit.
    PL kritikoi edhe veprimet e SPAK, që përdoren selektivisht për të goditur opozitën, ndërsa zyrtarët e lartë të pushtetit nuk preken. Arrestimi i Ilir Metës, sipas saj, është një shembull i qartë i përndjekjes politike.
    Sipas saj, zgjedhjet e fundit janë dëshmi e “masakrës zgjedhore”, me pamje filmike që tregojnë manipulime në Fier dhe përdorimin e patronazhistëve për të kontrolluar rezultatin.
    “Bashkimi Europian nuk mund të pranojë liderë që manipulojnë votën dhe shtypin vullnetin e popullit,” tha Haxhiu, duke theksuar se integrimi nuk mund të arrihet pa zgjedhje të lira dhe institucione të pavarura.
    Haxhiu:
    Integrimi europian është përdorur nga Rilindja si kartë legjitimiteti ndërkombëtar dhe si imazh politik brenda vendit . Por në fakt, realiteti tregon se kjo qeveri nuk ndërmerr reformat të cilat janë thelbësore për anëtarësim të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Nëse këto reforma do të zbatoheshin, do të dobësonin kapjen e të gjitha pushteteve nga Narkoqeveria. Integrimi europian për Rilindjen është slogan politik dhe imazh, jo një përkushtim për t’i përmbushur standardet e tij.
    Rilindja e përdor pasaportën europiane për imazh ndërkombëtar, ndërsa brenda vendit ka instaluar një autokraci të centralizuar, ku institucionet janë të kapura dhe drejtësia është instrument në duart e qeverisë.Raportet e Komisionit Europian dhe të Transparency International flasin qartë: korrupsioni mbetet galopant, pavarësia e gjyqësorit e cënuar, media nën presion, zgjedhjet të shoqëruara nga blerja e votës dhe administrata përdoret për qëllime politike.
    Hetimet e SPAK, të përdorura selektivisht, tregojnë se drejtësia godet më fort opozitën dhe kritikët, ndërsa figurat kryesore të pushtetit preken vetëm ne mënyrë sipërfaqësore. Mbajtja në arrest me burg e Presidentit Ilir Meta , kryetar i partisë së dytë opozitare në vend ,pa asnje fakt penal, është provë e qartë e kapjes së drejtësisë nga Edi Rama. Ai synon persekutimin politik të drejtuesve të opozitës , për të larguar vëmendjen nga korrupsioni, varfëria dhe shpopullimi masiv që e ka kapluar Shqipërinë.
    Reforma të rëndësishme që BE ka kërkuar, si garantimi i pavarësisë së gjykatave, ndarja e qartë e pushteteve dhe lufta reale kundër korrupsionit të nivelit të lartë , janë zvarritur dhe janë deformuar për t’i shërbyer interesave të një kaste politike.
    Në vend të ndërtimit të institucioneve të forta, Rama ka përqendruar energjitë në projekte klienteliste, koncesione të dyshimta dhe leje ndërtimi që favorizojnë oligarkët. Kjo është në kontrast të plotë me standardet e BE-së për transparencë dhe konkurrencë të lirë.Integrimi europian, nën këtë qeveri, është kthyer në një kartë propagande për të fituar mbështetje ndërkombëtare dhe për të mbajtur shpresën e qytetarëve peng, ndërsa realiteti është kapja totale e shtetit.
    Nëse Kryeministri Edi Rama do të kishte një vullnet të vërtetë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, hapi i parë do të ishte garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por faktet e pakundërshtueshme, të dokumentuara tashmë nga opozita dhe të konfirmuara nga pamje filmike, tregojnë të kundërtën: Shqipëria ka përjetuar një masakër zgjedhore.Në qendrat e votimit në Fier pamjet filmike flasin vetë. Në kutitë e votimit nuk kanë votuar qytetarët e lirë, por patronazhistët e regjimit, të organizuar dhe të udhëzuar për të manipuluar rezultatin. Ky nuk është vetëm një shkelje e ligjit, por një atentat ndaj vetë demokracisë.
    Zgjedhjet e manipuluara, presioni mbi administratën publike, blerja e votës dhe përdorimi i patronazhimit politik janë mekanizmat me të cilët Rilindja ka betonuar pushtetin, duke e kthyer procesin zgjedhor në një farsë të kontrolluar.Bashkimi Europian nuk pranon në gjirin e tij liderë që manipulojnë votën dhe shtypin vullnetin e popullit. Çdo premtim për integrim është bosh, nëse në themel nuk garantohen standardet bazë të demokracisë.
    Narkoqeveria përdor flamurin e BE-së si dekor politik dhe si mburojë nga kritikat ndërkombëtare, ndërsa në terren shkatërron themelet e shtetit ligjor. Ky është kontrasti i madh që qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë europianë duhet ta shohin në sy: nuk ka integrim europian me zgjedhje të vjedhura.

  • Haxhiu: Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja ngre dyshime mbi paanshmërinë e gjyqtarëve

    Haxhiu: Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja ngre dyshime mbi paanshmërinë e gjyqtarëve

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë të enjten se është njoftuar që Gjykata Speciale në Hagë i ka pranuar si prova materiale disa dokumente të dorëzuara nga institucionet shtetërore të Serbisë, duke përmendur Departamentin e Sigurisë Shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturën “Komandë për Kosovën dhe Metohinë”.
    “Ky zhvillim është thellësisht i papranueshëm. Institucionet në fjalë janë struktura të një regjimi që ka qenë përgjegjës për dhunë sistematike, krime lufte, zhdukje me forcë, gjenocid, spastrime etnike dhe represion brutal ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu përmes një postimi në Facebook.
    Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar zyrën për media të kësaj Gjykate për të kuptuar më shumë se pse ka vepruar kështu, dhe në çfarë kapaciteti i ka pranuar dokumentet, por nuk ka marrë ende një përgjigje.
    Gjykata Speciale – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Hagë të Holandës dhe i heton krimet e supozuara gjatë luftës në Kosovë.
    Ajo i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
    Rasti kryesor në Hagë po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
    Ndër vite, kjo Gjykatë ka trajtuar edhe lëndë për pengim të drejtësisë dhe shkelje tjera.
    Haxhiu ka thënë se pranimi i materialeve të prodhuara nga regjimi serb si burim i besueshëm, përbën “deformim të rëndë të drejtësisë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës për liri”.
    Mes tjerash, ministrja Haxhiu ka se ky veprim ngre dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të astit.
    “Ky pretendim tronditës bie ndesh me praktika të etabluara të drejtësisë penale ndërkombëtare, sipas të cilave një ndër kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e pranueshmërisë së provave është nëse burimi i tyre ka një interes në rezultatin e procesit apo ka indikatorë të tjerë të anshmërisë”, ka deklaruar ajo.
    Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përmbyllur paraqitjen e provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në prill të këtij viti dhe tani rendin e ka mbrojtja.
    Më herët gjatë javës, Ministria e Drejtësisë se i ka ndarë në total rreth 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve. Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka thënë se e konsideron të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan” për tarifat ndaj ekipeve mbrojtëse në Hagë dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre.
    Gjykata Speciale financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Në dy vjetët e fundit ajo e ka pasur një buxhet prej rreth 100 milionë eurosh.
    Në të kaluarën janë mbajtur protesta në Kosovë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta shpërbejnë Gjykatën Speciale më 2017, por pa sukses. REL/

  • Çështja e Kosovës dhe administrata Trump, Baton Haxhiu: Në nëntor i vjen rradha Ballkanit…

    Çështja e Kosovës dhe administrata Trump, Baton Haxhiu: Në nëntor i vjen rradha Ballkanit…

    Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se në nëntor të këtij viti pritet të shqyrtohet problemi “serbo-shqiptar”, duke iu referuar Kosovës, pasi SHBA ka një hierarki të prioriteteve, ku Ballkani nuk zë ndonjë vend të rëndësishëm.
    “Nëse shkojmë te hierarkia e deklaratës së Trump, ai tha që unë solla paqen mes Indisë dhe Pakistanit që sipas tij “budallallëqet e Biden e shkatërruan”. Ata hynë në luftë për çështje të kufirit atje, problemi ka patur vetëm një emër, Kina, që ka qenë shumë brenda në Pakistan dhe ka bërë presion të jashtëzakonshëm.
    Amerika, siç e hoqi me urdhër në Maqedoni, tha të gjitha firmat kineze nuk i dua këtu dhe sot e ka larguar Kinën nga Maqedonia. Në Serbi është brenda ende. Problemi i Kinës, e eleminoi. E dyta, ka të bëjë me një proces, ajo që quhej luftë brenda Shtëpisë së Bardhë, mes trampistëve të vërtetë, ose grupit të Vance, një grup radikal, fitoi grupi i Sekretarit të Shtetit dhe Jared Kushner bashkë me Ivankën. Çfarë ndodhi? Gjëja e ardhshme është Tajvani, pastaj vjen Ukraina, ose ndarja e Ukrainës, si të doni quajeni, në fund pastaj nga nëntori vjen çështja e Ballkanit. Në nëntor, hapet çështja ose problemi serbo-shqiptar”, tha ndër të tjera Haxhiu.

  • Baton Haxhiu: Kujt i ha qoshja për non-gratën e Berishës? Paradigma e re e botës është e tmerrshme…

    Baton Haxhiu: Kujt i ha qoshja për non-gratën e Berishës? Paradigma e re e botës është e tmerrshme…

    Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për mundësinë e heqjes së non-gratës së Berishës nga administrata Trump.
    Haxhiu deklaroi se nuk ka ndonjë interes as për Shqipërinë dhe Ballkanin, jo më për Sali Berishën duke e përmbyllur këtë çështje me frazën, “kujt i ha qoshja për non-gratën e Berishës?”.
    Biseda në studio: 
    Ylli Rakipi: A ka ndonjë shpresë që Berishës t’i hiqet non-grata? A ka ndonjë rëndësi kjo çështje për opozitën apo thjesht për doktorin?
    Baton Haxhiu: Bota, pradigma e re e botës është e tmerrshme. Kujt i ha qoshja për non-gratën e berishës? Asnjeriu nuk i ha qoshja për Shqipërinë dhe Ballkanin, nuk ka kohë.
    Ylli Rakipi: Si malësor nuk e duron dot ai të jetë non-grata, nuk ka faj i shkreti, se po të bësh non-grata, duhet të bësh të paktën 15-20 vetë.
    Baton Haxhiu: Non-grata nuk ka më kuptim. Berisha e ka hequr non-gratën vetë, ka fituar legjitimitetin në PD. Ai është në opozitë dhe non-grata nuk ka asnjë peshë.
    Andi Bushati: Nëse Trump i kthehet ndonjë ideje të çmendur për Kosovën, do të shohësh që i pari që do t’i ngulë thikën Kosovës, do të jetë Edi Rama dhe Rama do të afrohet me Trump dhe Berisha prapë mund të mbetet larg Trump.
    Ylli Rakipi: Epo pret Presidentin tjetër që do të vijë, kushedi kush do të jetë…
    Andi Bushati: Por ishalla nuk ndodh, jo për Berishën, por për Kosovën.

  • “Berisha është një njeri në hall…”, Haxhiu: Si doli blof LaCivita për Sorosin dhe non-gratën…

    “Berisha është një njeri në hall…”, Haxhiu: Si doli blof LaCivita për Sorosin dhe non-gratën…

    Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të mira edhe për ta. Por çfarë ka arritur PD me ndryshimin e administratës në SHBA dhe me angazhimin e lobistit të Trump në fushatë?
    Baton Haxhiu, e quajti Berishën një “njeri në hall”, që gaboi me marrjen e LaCivita si strategjist i fushatës.
    “Po flasim për një njeri që ishte në hall dhe një njeri në hall gjen hapësirë për t’u rikthyer në fitore duke përdorur edhe LaCivita, përrallën për Trump dhe duke provuar të manipulojë opinionin publik se ai është shpëtimi i Shqipërisë. Ai ishte shpëtimi i Berishës dhe jo i Shqipërisë. Nuk ishte arsye që do të fitonte zgjedhjet. Një i huaj nuk t’i fiton zgjedhjet, një i huaj mund të të rrëzojë vetëm nga pushteti. LaCivita ishte projekt i cili kishte dy rrugë. E para, gënjeshtra se do të hiqet non-grata dhe e dyta, do të bindë shqiptarët që ky është përfaqësues i Trump dhe Trump e ka vrarë gjarpërin Soros dhe kështu do të ndodhë edhe me Ramën.
    Të dy rrugët dështuan dhe dështimi ishte jo pak i vogël, spektakolar. U vërtetua se një strategjist i huaj nuk ndërton rrëfimin për fitore, nëse nuk e ke idenë e fitores dhe seriozitetin e saj. Nuk e ndërton rrëfimin brenda vendit nëse nuk ke rrëfim tëndin. Berisha nuk pati rrëfim, ideologjikisht ishte i mangët, fyes dhe në momente të caktuara nuk kishte ide përse e kërkon pushtetin. Shpresa e madhe e kishtë emrin LaCivita, por për mua ai ka qenë dështim i madh dhe arsyeja pse nuk duhej thirrur. E kam thënë nuk është njeriu i duhur, sepse njeriu i duhur është njeriu shqiptar”, tha Haxhiu.

  • Vetëvendosje pret përgjigje nga Nisma për ofertën e bashkëqeverisjes

    Vetëvendosje pret përgjigje nga Nisma për ofertën e bashkëqeverisjes

    Kandidatja për kryetare të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se subjekti i saj politik është ende në pritje të një përgjigjeje nga Nisma Socialdemokrate lidhur me ofertën për një koalicion qeverisës.“Po presim, ia kemi dërguar ofertën”, u shpreh shkurt Haxhiu para mediave, pa dhënë më shumë detaje mbi përmbajtjen apo kushtet e ofertës.Kjo deklaratë vjen pas një takimi që ka zhvilluar fundjavën e kaluar lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë u diskutua në këtë takim, por besohet se është pjesë e përpjekjeve për të siguruar shumicën parlamentare në prag të formimit të institucioneve të reja.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kandidatja për kryetare të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se subjekti i saj politik është ende në pritje të një përgjigjeje nga Nisma Socialdemokrate lidhur me ofertën për një koalicion qeverisës.“Po presim, ia kemi dërguar ofertën”, u shpreh shkurt Haxhiu para mediave, pa dhënë më shumë detaje mbi përmbajtjen apo kushtet e ofertës.Kjo deklaratë vjen pas një takimi që ka zhvilluar fundjavën e kaluar lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë u diskutua në këtë takim, por besohet se është pjesë e përpjekjeve për të siguruar shumicën parlamentare në prag të formimit të institucioneve të reja.