Tag: haxhiu

  • Haxhiu:Pas Këshillit të Përgjithshëm, LVV do propozojë Kurtin për kryeministër

    Haxhiu:Pas Këshillit të Përgjithshëm, LVV do propozojë Kurtin për kryeministër

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partia e saj do ta dërgojë tek presidentja Vjosa Osmani emrin e Albin Kurtit për kryeministër, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që sipas saj do të mbahet së shpejti.Kjo deklaratë vjen pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryetari Dimal Basha për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan nënkryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.Haxhiu tha për mediat se Kuvendi ka legjitimitet dhe kapacitet për të ushtruar mandatin e vet dhe se nënkryetarët e zgjedhur së bashku me shumicën e deputetëve mund të zhvillojnë punën e Kuvendit.“Ne do të mbajmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të votojmë mandatarin dhe pastaj kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti tek presidentja Osmani. Presim që presidentja të veprojë në këtë drejtim për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës,” deklaroi Haxhiu.Ajo shtoi se “koha e lojërave apo pazareve politike ka përfunduar” dhe akuzoi opozitën për veprime kundër individëve të caktuar të LVV-së dhe jo për Listën Serbe, duke theksuar gjithashtu se disa institucione të sigurisë janë të informuara për aktivitetet e Listës Serbe, por nuk kanë vepruar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partia e saj do ta dërgojë tek presidentja Vjosa Osmani emrin e Albin Kurtit për kryeministër, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që sipas saj do të mbahet së shpejti.Kjo deklaratë vjen pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryetari Dimal Basha për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan nënkryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.Haxhiu tha për mediat se Kuvendi ka legjitimitet dhe kapacitet për të ushtruar mandatin e vet dhe se nënkryetarët e zgjedhur së bashku me shumicën e deputetëve mund të zhvillojnë punën e Kuvendit.“Ne do të mbajmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të votojmë mandatarin dhe pastaj kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti tek presidentja Osmani. Presim që presidentja të veprojë në këtë drejtim për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës,” deklaroi Haxhiu.Ajo shtoi se “koha e lojërave apo pazareve politike ka përfunduar” dhe akuzoi opozitën për veprime kundër individëve të caktuar të LVV-së dhe jo për Listën Serbe, duke theksuar gjithashtu se disa institucione të sigurisë janë të informuara për aktivitetet e Listës Serbe, por nuk kanë vepruar.

  • Lushnja- Skënderbeu, sfida e ‘forcës’ në “Roza Haxhiu”

    Lushnja- Skënderbeu, sfida e ‘forcës’ në “Roza Haxhiu”

    Kategoria e Parë teksa luajti dje 5 ndeshje të javës së dytë, mbyllet sot me një superndeshje në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Në fushë, me fillim orën 17:00, përballja Lushnja- Skënderbeu. Verdhjeshilët e teknikut Erion Xhafa të përforcuar me elementë interesantë, barazuan javën e parë në Pogradec me skuadrën liqenore 0-0 duke dhënë sinjale të forta se ky edicion do të ketë një qasje tjetër.

    Përballë do të ketë Skënderbeun pretendent, me korçarët që e nisën kampionatin me fitoren shtëpiake 3-0 ndaj Burrelit. Bardhekuqtë e Ernest Gjokës, falë grupit aktual dhe përforcimëve gjatë verës me emra të tillë si Kiqina, Musa, De Olivera, Abubahar, Gjini etj, janë të destinuar të kërkojnë pikët maksimale për t’ju bashkuar Laçit në krye.

    Ndërkohë në dy javë të luajtura vetëm Laçi ka marrë 6 pikë të plota (1-2 me Ilirinë, 3-1 me Kastriotin) ndërsa ekipe të tjera pretendente si Besa (dy barazime me Kastiotin 1-1 dhe Korabin 0-0) apo Kukësi (një fitore 2-1 me Apoloninë, një humbje 0-2 me Burrelin) e Pogradeci (0-0 me Lushnjën e 0-0 me Ilirinë), duket se ende nuk janë kolauduar si duhet. Sot radha e Skënderbeut. Në Lushnjë, provë force…/Sportim.al/

    Vazhdo leximin

  • Haxhiu kritikon LDK dhe PDK-në për shkelje gjatë seancave konstituive

    Haxhiu kritikon LDK dhe PDK-në për shkelje gjatë seancave konstituive

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për veprime që shkelin aktvendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancat konstituive të Kuvendit. Sipas LVV-së, LDK nuk ka marrë pjesë disa herë në votime, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me abstinimin e saj gjatë votimit të Nenad Rashiq për nënkryetar, po tregon “përkrahje ndaj Listës Serbe”.Pas përmbylljes së seancës konstituive nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nënkryetarja nga LVV, Albulena Haxhiu, theksoi se mandati duhet t’i jepet partisë fituese për të dëshmuar shumicën e nevojshme prej 61 votave për formimin e qeverisë së re. Haxhiu nënvizoi se LVV është e interesuar që të ecet përpara për formimin e qeverisë së re ose, në mungesë të konsensusit, të shkohet në zgjedhje të parakohshme.Ndërkohë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se nuk ka arsye për të thirrur një seancë tjetër konstituive brenda 48 orëve. Sipas tij, në vijim duhet që mandatari i partisë fituese të dërgohet te presidentja Vjosa Osmani, ndërsa do të thirret mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.Seanca për konstituimin e legjislativit të nëntë nisi më 15 prill, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Që nga ajo datë janë tentuar 61 herë për konstituimin e plotë të Kuvendit, ndërsa deri tani është zgjedhur vetëm kryetari Dimal Basha, por jo edhe kryesia e plotë. Sot dështuan edhe përpjekjet për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, pas disa tentimeve për tre deputetët e këtij komuniteti.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për veprime që shkelin aktvendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancat konstituive të Kuvendit. Sipas LVV-së, LDK nuk ka marrë pjesë disa herë në votime, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me abstinimin e saj gjatë votimit të Nenad Rashiq për nënkryetar, po tregon “përkrahje ndaj Listës Serbe”.Pas përmbylljes së seancës konstituive nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nënkryetarja nga LVV, Albulena Haxhiu, theksoi se mandati duhet t’i jepet partisë fituese për të dëshmuar shumicën e nevojshme prej 61 votave për formimin e qeverisë së re. Haxhiu nënvizoi se LVV është e interesuar që të ecet përpara për formimin e qeverisë së re ose, në mungesë të konsensusit, të shkohet në zgjedhje të parakohshme.Ndërkohë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se nuk ka arsye për të thirrur një seancë tjetër konstituive brenda 48 orëve. Sipas tij, në vijim duhet që mandatari i partisë fituese të dërgohet te presidentja Vjosa Osmani, ndërsa do të thirret mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.Seanca për konstituimin e legjislativit të nëntë nisi më 15 prill, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Që nga ajo datë janë tentuar 61 herë për konstituimin e plotë të Kuvendit, ndërsa deri tani është zgjedhur vetëm kryetari Dimal Basha, por jo edhe kryesia e plotë. Sot dështuan edhe përpjekjet për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, pas disa tentimeve për tre deputetët e këtij komuniteti.

  • Albulena Haxhiu u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, ja kush është ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë

    Albulena Haxhiu u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, ja kush është ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë

    Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësisë, njoftoi Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 gusht. Sallahu – që deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë ministri – mori drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u zgjodh në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
    “Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar. Më 26 gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, bën një hap para drejt konstituimit të organit ligjvënës, duke zgjedhur Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryekuvendarit.
    Pas kësaj, Haxhiu, së bashku me Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, u zgjodhën në postin e nënkryetarëve. Deputetët ende nuk e kanë përmbyllur procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.
    Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

  • Haxhiu në Kuvend, ja kush është ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë

    Haxhiu në Kuvend, ja kush është ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë

    Kosova E Mërkurë, 27 Gusht 2025 15:15
    Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësisë, njoftoi Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 gusht. Sallahu  që deri më tani mbante postin e zv/ministrit në këtë ministri mori drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u zgjodh në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
    “Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar. Më 26 gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, bën një hap para drejt konstituimit të organit ligjvënës, duke zgjedhur Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryekuvendarit.

    Haxhiu së bashku me Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, u zgjodhën në postin e nënkryetarëve. Deputetët ende nuk e kanë përmbyllur procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. /REL/

  • Haxhiu kundër Tahirit: “Po manipulon me të pavërteta për UÇK-në”

    Haxhiu kundër Tahirit: “Po manipulon me të pavërteta për UÇK-në”

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, lidhur me kandidatët e LVV-së për kryeparlamentar dhe lidhjen e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Haxhiu tha se Tahiri “me amnezi tendencioze, vazhdon të manipulojë me të pavërteta”. Ajo sqaroi se Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës ishte shuar gjatë mandatit të Tahirit si ministër në vitin 2018 dhe se ligji që përfshinte periudhën deri më 31 dhjetor 2000 ishte miratuar nga qeveria e PDK-së në vitin 2011.“Ligji zbatohet për periudhën e luftës, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999, ndërsa zgjerimi deri në fund të vitit 2000 ka të bëjë vetëm me pasojat e drejtpërdrejta të luftës, si të zhdukurit dhe viktimat nga minat. Çdo interpretim tjetër është keqinformim dhe shpërdorim politik i tekstit ligjor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.Ajo gjithashtu theksoi se vendimet e PDK-së gjatë kohës së ministrisë së Tahirit kanë lënë Kosovën pa mekanizma shtetërorë për dokumentimin e krimeve të Serbisë, duke hapur rrugën për një gjykim selektiv ndaj UÇK-së.Tahiri kishte akuzuar më herët LVV-në se kandidatët e propozuar për kryeparlamentar mbajnë “rekord të zi” ndaj UÇK-së, duke përmendur edhe Albulena Haxhiun dhe ligjin për Institutin e Krimeve të Luftës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, lidhur me kandidatët e LVV-së për kryeparlamentar dhe lidhjen e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Haxhiu tha se Tahiri “me amnezi tendencioze, vazhdon të manipulojë me të pavërteta”. Ajo sqaroi se Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës ishte shuar gjatë mandatit të Tahirit si ministër në vitin 2018 dhe se ligji që përfshinte periudhën deri më 31 dhjetor 2000 ishte miratuar nga qeveria e PDK-së në vitin 2011.“Ligji zbatohet për periudhën e luftës, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999, ndërsa zgjerimi deri në fund të vitit 2000 ka të bëjë vetëm me pasojat e drejtpërdrejta të luftës, si të zhdukurit dhe viktimat nga minat. Çdo interpretim tjetër është keqinformim dhe shpërdorim politik i tekstit ligjor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.Ajo gjithashtu theksoi se vendimet e PDK-së gjatë kohës së ministrisë së Tahirit kanë lënë Kosovën pa mekanizma shtetërorë për dokumentimin e krimeve të Serbisë, duke hapur rrugën për një gjykim selektiv ndaj UÇK-së.Tahiri kishte akuzuar më herët LVV-në se kandidatët e propozuar për kryeparlamentar mbajnë “rekord të zi” ndaj UÇK-së, duke përmendur edhe Albulena Haxhiun dhe ligjin për Institutin e Krimeve të Luftës.

  • Nuk ka dakordësi! Dështon sërish seanca, Kosova ende pa Kuvend

    Nuk ka dakordësi! Dështon sërish seanca, Kosova ende pa Kuvend

    Kosova vijon të mbetet pa Kuvend. Edhe në seancën e sotme, LVV propozoi dy kandidatura: Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvall; por asnjëra prej tyre nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryetare e Kuvendit.
    Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga LVV-ja të propozonte kandidatin për kryeparlamentar, votimi për të cilin u mbajt në formë të hapur.

    Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje propozoi në fillim Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares.
    Albulena Haxhiu dështoi të zgjidhej kryeparlamentare.
    Glauk Konjufca propozoi më pas Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej.
    Por as Donika Gërvalla nuk arriti të zgjidhej kryeparlamentare, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Në të dy votimet, kandidatet morën nga 57 vota pro, 56 kundër e nga 3 abstenime.
    Pas kësaj, Dehari ndërpreu seancën, e cila do të vazhdojë më 22 gusht.

  • Dështon sërisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haxhiu dhe Gërvalla nuk marrin votat e nevojshme

    Dështon sërisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haxhiu dhe Gërvalla nuk marrin votat e nevojshme

    Deputetët e Kosovës kanë dështuar sërish të konstituojnë Kuvendin. Në seancën që u mbajt këtë të mërkurë (20 gusht), asnjë nga dy propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk mundi të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit.
    Lëvizja Vetëvendosje propozoi fillimisht kandidaturën e Albulena Haxhiut, e cila nuk ishte pranuar nga opozita edhe në tentativat e kaluara për konstituimin e Kuvendit. Haxhiu mundi të marrë vetëm 57 vota pro, teksa 56 deputetët votuan kundër dhe 3 abstenuan.
    Pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej, Glauk Konjufca propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare. Megjithatë, as kjo e fundit nuk mundi të marrë 61 votat e nevojshme. Seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht.
    Mbledhja e sotme vjen 2 ditë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, që i vendos deputetët përballë disa detyrimeve për të bërë të mundur konstiutimin e Kuvendit.
    Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur dhe brenda një afati prej 30 ditësh, i cili ka hyrë në fuqi prej datës 18 gusht. Po ashtu, një kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë, nëse nuk arrin të marrë votat e nevojshme.
    Gjithashtu, ky vendim detyron të gjithë deputetët e zgjedhur që të jenë të pranishëm dhe të votojnë gjatë zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

  • Haxhiu alarmon: Vetëm 4 të dënuar për fajde nga 1,752 të burgosur në Kosovë

    Haxhiu alarmon: Vetëm 4 të dënuar për fajde nga 1,752 të burgosur në Kosovë

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si sistemi i drejtësisë në Kosovë po trajton veprën penale të fajdes. Sipas saj, nga 1,752 persona që ndodhen aktualisht në institucionet korrektuese të vendit, vetëm 4 janë të dënuar për fajde, ndërsa 8 të tjerë gjenden në paraburgim.Haxhiu e cilësoi këtë situatë si alarmuese, duke theksuar se fajdeja ka pasoja të rënda sociale dhe shpesh tragjike. “Ky realitet tregon që, pavarësisht ndikimit të madh që fajdeja ka mbi jetën e qytetarëve, sistemi ynë i drejtësisë nuk po e trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë që kërkohet,” tha ajo.Sipas ministres, fajdeja është pjesë e një zinxhiri të organizuar kriminal, që prek kryesisht shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, duke thelluar ndjenjën e padrejtësisë dhe pasigurisë. Ajo iu referua edhe disa rasteve të fundit tragjike, të cilat i cilësoi si dëshmi të neglizhencës institucionale ndaj kësaj dukurie.Ministrja kërkoi rishikim urgjent të politikave ndëshkimore dhe forcim të hetimeve e ndjekjes penale ndaj fajdexhinjve, të cilët shpesh veprojnë në heshtje, por shkaktojnë dëme të mëdha për individët dhe familjet.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si sistemi i drejtësisë në Kosovë po trajton veprën penale të fajdes. Sipas saj, nga 1,752 persona që ndodhen aktualisht në institucionet korrektuese të vendit, vetëm 4 janë të dënuar për fajde, ndërsa 8 të tjerë gjenden në paraburgim.Haxhiu e cilësoi këtë situatë si alarmuese, duke theksuar se fajdeja ka pasoja të rënda sociale dhe shpesh tragjike. “Ky realitet tregon që, pavarësisht ndikimit të madh që fajdeja ka mbi jetën e qytetarëve, sistemi ynë i drejtësisë nuk po e trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë që kërkohet,” tha ajo.Sipas ministres, fajdeja është pjesë e një zinxhiri të organizuar kriminal, që prek kryesisht shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, duke thelluar ndjenjën e padrejtësisë dhe pasigurisë. Ajo iu referua edhe disa rasteve të fundit tragjike, të cilat i cilësoi si dëshmi të neglizhencës institucionale ndaj kësaj dukurie.Ministrja kërkoi rishikim urgjent të politikave ndëshkimore dhe forcim të hetimeve e ndjekjes penale ndaj fajdexhinjve, të cilët shpesh veprojnë në heshtje, por shkaktojnë dëme të mëdha për individët dhe familjet.

  • Haxhiu akuza opozitës për kundërshtime të vazhdueshme ndaj reformave në drejtësi

    Haxhiu akuza opozitës për kundërshtime të vazhdueshme ndaj reformave në drejtësi

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë opozitare për pengesa të qëllimshme ndaj reformave të thella në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Në një postim në Facebook, ajo theksoi se opozita ka përdorur instrumentet kushtetuese për të zvarritur proceset reformuese, duke dorëzuar komente kundër amendamenteve kushtetuese për vetingun dhe duke sfiduar në Gjykatën Kushtetuese ligjet kyçe si ai për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikuar.Haxhiu shtoi se, në vend që të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit, partitë opozitare kanë zgjedhur një qasje obstruksioniste për të penguar avancimin e reformave të drejtësisë. Ajo theksoi se kjo sjellje po e dëmton procesin dhe po vonon arritjen e rezultateve të pritshme për një sistem më të drejtë dhe efikas gjyqësor.Ky reagim vjen në një moment kur institucionet synojnë të forcojnë sundimin e ligjit dhe të adresojnë sfidat kryesore të drejtësisë në vend.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë opozitare për pengesa të qëllimshme ndaj reformave të thella në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Në një postim në Facebook, ajo theksoi se opozita ka përdorur instrumentet kushtetuese për të zvarritur proceset reformuese, duke dorëzuar komente kundër amendamenteve kushtetuese për vetingun dhe duke sfiduar në Gjykatën Kushtetuese ligjet kyçe si ai për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikuar.Haxhiu shtoi se, në vend që të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit, partitë opozitare kanë zgjedhur një qasje obstruksioniste për të penguar avancimin e reformave të drejtësisë. Ajo theksoi se kjo sjellje po e dëmton procesin dhe po vonon arritjen e rezultateve të pritshme për një sistem më të drejtë dhe efikas gjyqësor.Ky reagim vjen në një moment kur institucionet synojnë të forcojnë sundimin e ligjit dhe të adresojnë sfidat kryesore të drejtësisë në vend.