Tag: haxhiu

  • Dështon konstituimi i kuvendit! Opozita refuzon të votojë emrin e propozuar nga “Vetëvendosje”, kërkon negociata

    Dështon konstituimi i kuvendit! Opozita refuzon të votojë emrin e propozuar nga “Vetëvendosje”, kërkon negociata

    Për të katërtën herë ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nuk ka arritur të zgjedhë drejtuesin e ri. Opozita nuk ka rënë dakord sërish për të votuar kandidaten e partisë Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
    Pas ndërprerjes së seancës, opozita akuzoi Vetëvendosjen për bllokim, pasi sipas saj duhet të ketë marrëveshje politike për një emër të pranueshëm nga të gjithë faktorët politikë.
    “Albulena Haxhiu nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa krijimi i institucioneve. Rrugëdalja është tashmë e qartë, LVV-ja duhet të gjejë një kandidat tjetër,” tha Memli Krasniqi, kreu i PDK-së.

    “Vetëvendosja duhet të kuptojë që për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit duhet të ketë kompromis dhe duhet të bëjë shumicë,” u shpreh Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së.
    “Ne kemi thënë si Aleancë se po të ishte dikush tjetër në vend të zonjës Haxhiu, do ta kishim votuar. Jemi të hapur për të gjetur një rrugë për konstituimin e Kuvendit. Nëse VV nuk i ka votat për kandidatin e vet, atëherë të gjejmë një kandidat më unifikues,” deklaroi Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së.
    Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar reflektim nga partitë opozitare.
    “Me këto qasje, me barrikadimet e partive politike, me të vërtetë duhet të dakordohemi. Në një temë tjetër, t’i thërrasim të gjitha partitë politike, ta konstituojmë Kuvendin dhe të dakordohemi që me 80 vota ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje të reja,” tha ajo.
    Seanca e radhës pritet të mbahet të mërkurën, ndërsa mbetet e paqartë nëse Albin Kurti do të pranojë negociata për emrin e kreut të ri të parlamentit.
    /vizionplus.tv

  • Kryeparlamentari i ri, Haxhiu: Do të jem sërish unë e propozuar

    Kryeparlamentari i ri, Haxhiu: Do të jem sërish unë e propozuar

    Kosova E Shtunë, 19 Prill 2025 17:09
    Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të jetë sërish emri i propozuar për kryeparlamentare të Kosovës në seancën e të hënës. Këtë të shtunë dështoi dy herë të merrte 61 votat votat për këtë pozitë.
    Para mediave ajo deklaroi se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes. Në dy votimet, Haxhiu mori vetëm 57 vota nga 61 që duhen për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

    ”Së pari më lejoni të falënderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota. Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për. Siç e kuptuat, seanca u pezullua, brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës. Kuvendi nuk konstituohet pa u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët.
    Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejme, mirëpo duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeten propozimin e VV-së. I përket VV-së ta bëjnë propozimin e radhës, do të jetë emri i njëjtë”, tha ajo.

  • Albulena Haxhiu dështon dy herë të votohet si kryeparlamentare, Kuvendi i Kosovës mbetet në ngërç

    Albulena Haxhiu dështon dy herë të votohet si kryeparlamentare, Kuvendi i Kosovës mbetet në ngërç

    Kuvendi i Kosovës mbetet në ngërç. Edhe në raundin e dytë të votimit, Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
    Në të dyja rastet Haxhiu mori vetëm 57 vota pro, ndërkohë që për zgjedhjen nevojiten së paku 61. Seanca u ndërpre dhe pritet të rifillojë pas 48 orësh.

    Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka vetëm 57 vota. Sakaq nga komunitetet jo-shumicë deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa Duda Balje nuk mori pjesë fare në votim.

  • Vota e Diasporës/ Haxhiu: Ky është uragani i ndryshimit, më 11 maj të votohet për Aleancën për Shqipërinë Madhështore

    Vota e Diasporës/ Haxhiu: Ky është uragani i ndryshimit, më 11 maj të votohet për Aleancën për Shqipërinë Madhështore

    Në një deklaratë për mediat, zëvendëssekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, theksoi se procesi i dërgimit të fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit ka nisur dhe u bën thirrje emigrantëve që të mos lejojnë patronazhimin e votës dhe të vlerësojnë alternativat politike mbi bazën e programeve të tyre.
    Haxhiu ngriti shqetësimin për shpopullimin masiv të vendit, duke theksuar se “më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi në 12 vitet e fundit, kryesisht të rinj dhe profesionistë”, çka sipas saj, ka sjellë një rënie të ndjeshme të kapaciteteve prodhuese kombëtare.
    “Ejani nga toka, nga ajri, nga deti! Ky është uragani i ndryshimit,  duke bërë thirrje që më 11 maj të votohet për Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe të ndalet emigrimi familjar përmes mbështetjes konkrete për familjet dhe të rinjtë. Thirrje të gjithë emigrantëve shqiptarë te votojnë PD-ASHM. Ata që nuk kanë arritur të regjistrohen, te vijnë fizikisht. Asnjë emigrant nuk duhet të mbetet pa votuar. Këto zgjedhje janë jetike për kombin shqiptar që të mos zhduket”, tha Haxhiu.

  • Baton Haxhiu: PD ka një slogan të mirë, por nuk i përshtatet

    Baton Haxhiu: PD ka një slogan të mirë, por nuk i përshtatet

    Baton Haxhiu thotë se slogani që Partia Demokratike është një slogan i mirë, por që nuk i përshtatet.
    Në studion e Opinion, Haxhiu tha se garat e koalicionit të Shqipërisë Madhështore, nuk janë gara për të fituar pushtetin kundrejt Kryeministrit Edi Rama, por që mbas zgjedhjeve të krijojnë liderin e opozitës.
    “Unë besoj që Shqipëria Madhështore nuk ka kuptim me një opozitë që nuk sfidon, ajo së pari duhet të rikrijoj veten, t’i bëj një rilindje vetes. Dhe këto gara të kësaj Shqipërie Madhështore, është garë jo për të fituar pushtetin, por është garë për të krijuar liderin e opozitës mbas zgjedhjeve.
    Është slogan i mirë, ka retorikë, ka brenda dije ose prekje emocionale të atyre që e dinë se çfarë është PR dhe ai që e ke zgjedhur, e ka zgjedhur për… ndonjëherë slogani duhet të përputhet me ambiciet e atyre që e ndërtojnë fushatën dhe e ndërtojnë rrëfimin. Ky slogan nuk është për strukturën e PD në këtë moment. Për faktin se opozita ka dalë nga një fragmentarizëm, e dyta nuk është e konsiliduar.
    Nuk mund ta përfaqësosh ti një ide të opozitës edhe të një Shqipërie Madhështore duke shkuar në Bruksel edhe ta fyesh vendin tënd pa fund. Kjo është gjëja e parë që nuk tolerohet.
    Shqipëria Madhështore është kur ti nuk ke nevojë për arbitër nga jashtë, kur ti ke fuqi diskursive, kur ti ke fuqi të veprimit dhe e ke deri në fund.
    Ajo që dua të them psenuk është proporcioale ideja Madhështore me situatën konkrete. Është fakti që opozita kërkon shpëtimin duke instrumentalizuar faktorët e jashtëm për të fituar betejën me Edi Ramën tregon që Shqipëria Madhështore nuk mjafton, është slogan që nuk i përshtatet. Është slogan i bukur, është i pëlqyeshëm, është emocional, të gjitha i ka brenda. Por e rëndësishme është si do ta përdorin në fushatë”, tha Haxhiu.

  • “Rama e ka personalizuar fushatën”, Haxhiu: S’njoh figurë tjetër të PS që mund ta joshë një votues

    “Rama e ka personalizuar fushatën”, Haxhiu: S’njoh figurë tjetër të PS që mund ta joshë një votues

    Ndryshe nga analisti Neritan Sejamini që beson se premtimi i Ramës për pasaportën europiane është bosh, Baton Haxhiu e sheh si një vizion. Në diskutimin në “Opinion” në Tv Klan për mesazhet e fushatës elektorale të partive, ai thotë se përparësia e Partisë Socialiste është fakti që nuk është e përçarë si opozita.
    Sipas Haxhiut, Rama e ka personalizuar fushatën dhe e sheh si figurën e vetme të Partisë Socialiste që mund të joshë votuesit e elektoratit.
    Baton Haxhiu: Çfarë është slogani i Ramës? E para, slogani është vetëm me Edin dhe PS 2030 në BE,  është një vizion. Është një gjë konkrete dhe është një përbetim. Tek  e fundit, brenda diskursit të liderëve evropianë, përmenden dy data, 2027 dhe 2030. Neritani ka të drejtë se kjo është një proces, një procedurë por ajo që dikur ka qenë një proces, një dokumentacion që merrte kohë më shumë sesa një  zhvillim ekonomik i brendshëm, Rama dhe kabineti i tij e kanë zgjidhur me pjesën shqiptare, me Mira Muratin që dokumentacionin mund ta përgatisë më shpejt se kushdo tjetër në këtë proces. E dyta pse PS ka një përparësi në këtë proces; për arsye se nuk është e ngarkuar me fragmentarizëm si opozita. Opozita është fragmentare, pa vizion dhe po lufton më shumë se kush do të jetë kryeopozitari pas zgjedhjeve sesa t’i fitojë zgjedhjet. Për faktin se është fragmentuese, unë nuk besoj që është konkurruese në këto zgjedhje. “Shqipëria madhështore” është e hiperbolizuar si togfjalësh sepse nëse vendos kritikat e ashpra, çfarë ishte ajo në Bruksel, vendos kritere gati fyese për vendin dhe pastaj ta ndërtosh sloganin “Shqipëria madhështore”, ka një distancë shumë të madhe mes asaj që ti do të arrish dhe asaj që thua karshi pushtetit. Rama e ka personalizuar fushatën si gjithherë, e ka efektin e vet te votuesit e vet, ka diskursin e vet.
    Blendi Fevziu: Besoj, beteja mes dy liderëve në zgjedhje bëhet për elektoratin gri.
    Baton Haxhiu: Ramës i duhet elektorati gri për të kaluar te një pikë që ai kërkon, 77, por elektorati i Partisë Socialiste është shumë stabël. Hiqe Tiranën e cila ka elektorat gri që e kundërshton bukur shumë PS dhe Ramën edhe për shkak të efektit Veliaj, unë mendoj që elektorati në Shqipëri, sidomos i PS dhe ai gri anon nga e majta, nga PS ose më mirë të them është i lidhur me Edi Ramën. Vetëm me Edin që e ka të sigurt 51-52% të pëlqyeshmërisë, tregon se ka punuar dikush për të afruar pëlqyeshmërinë e elektoratit, popullatës shqiptare me Edin, me emrin e tij ose me sloganin. Do të befasohesha nëse do të ishte ndryshe se nuk njoh figurë të PS që mund ta joshë një votues.

  • ‘Shqipëria nuk i plotëson kushtet për BE’, Haxhiu: Mund të anëtarësohet vetëm prej gjeopolitikës

    ‘Shqipëria nuk i plotëson kushtet për BE’, Haxhiu: Mund të anëtarësohet vetëm prej gjeopolitikës

    Analisti Baton Haxhiu u shpreh në një emision televiziv se Shqipëria ende nuk i plotëson kushtet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por për shkak të faktorëve gjeopolitikë, BE pritet të bëjë lëshime për vendet kandidate.
    Haxhiu theksoi se politika e BE-së ka ndryshuar, duke e bërë më të lehtë rrugën e integrimit për Ballkanin Perëndimor, siç ndodhi më parë me Bullgarinë, Rumaninë dhe shtetet baltike.
    “Nëse do të zbatoheshin kriteret e plota të BE-së, vendet e Ballkanit do të anëtarësoheshin pas vitit 2035. Por tani po prevalojnë interesat gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet SHBA-BE, të cilat po ndikojnë në lehtësimin e kushteve për anëtarësim.” – u shpreh Haxhiu.
    Sipas tij, përparësitë e Shqipërisë janë në politikën e jashtme dhe mbrojtjen, ndërsa integrimi në BE do të varet më shumë nga vendimet politike sesa nga plotësimi i të gjitha standardeve burokratike.
    Analisti vlerësoi gjithashtu se dokumentacioni dhe harmonizimi me legjislacionin europian mund të përfundojë deri në mesin e vitit 2027, duke e sjellë Shqipërinë më afër anëtarësimit.