Tag: haxhimali

  • “Kemi një jetë të humbur”/ Përmbytjet në vend, Haxhimali: Grupet e punës, të dëmshpërblejnë qytetarët

    “Kemi një jetë të humbur”/ Përmbytjet në vend, Haxhimali: Grupet e punës, të dëmshpërblejnë qytetarët

    Prej gati një jave vendi ynë u përfshi nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu të cilët shkaktuan përmbytje, daljen e disa lumenjve nga shtrati, rrëshqitje dherash apo shembjen e disa urave.
    Në lidhje me këtë gjendje i ftuar në një lidhje live, ishte Agron Haxhimali, Drejtori i Institutit për Bashkitë Shqiptare.
    “Jam i keqardhur që kemi një jetë të humbur, fshatra të izoluar, dëme të mëdha, shpresoj që të kalojnë shumë shpejt. Shqipëria është një vend shumë i brishtë, nuk kemi imunitetin e duhur për të përballuar situata të tilla”, tha eksperti Haxhimali.
    Ndër të tjera ai shtoi se për të parandaluar fatkeqësi të tilla duhet të punohet në çdo ditë të vitit, jo vetëm në kohën kur ‘pushtohemi’ nga moti i keq.
    “Për 2026-ën, 61 bashkitë kanë si fond 11 milionë euro për kullimin dhe vaditjen. Por a mjafton kjo? Sistemi ynë është i amortizuar, terreni është i disfavorshëm për situata të tilla. Puna për përmbytjet duhet të bëhet në çdo ditë të vitit, për shembull nuk duhet të bëhen ndërtime afër digave apo buzë lumit”, shtoi ai.
    Në fund të fjalës së tij Haxhimali theksoi se duhet të punojmë më tepër që bashkitë të përballojnë fatkeqësi natyrore të tilla.
    “Ne duhet të forcojmë bashkitë për të parandaluar situata të tilla. Jemi në situatë krize. Gati çdo muaj ka emeregjenca. Thuajse 12 qarqet u prekën nga kjo situatë”, tha eksperti Haxhimali ndërsa theksoi se grupet e punës nga bashkia duhet të fillojnë menjëherë punën për dëmshpërblimin e qytetarëve.

  • Më shumë apo më pak bashki?/ Haxhimali: Qeveria kërkon një numër më të vogël bashkish

    Më shumë apo më pak bashki?/ Haxhimali: Qeveria kërkon një numër më të vogël bashkish

    Eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali komentoi për ‘News Room’ bisedimet për një reformë të re territorial mes qeverisë dhe opozitës.
    Haxhimali tha se qëndrimi i qeverisë është për një numër më të vogël bashkish, ndërsa opozita kërkon një numër më të madh. Sipas ekspertit, me reformën e mëparshme u kërkua që bashkitë e vendit të ishin prodhuese, por shumica prej tyre mbetën në statusin e ‘konsumatorit të fondeve të qeverisë’.
    “Mazniku tha se duhet të krijojmë njësi të operojnë në të njëjtën linjë me dinamikën e qeverisë për integrimin dhe çështje të tjera. Bashkitë që kemi sot, nuk iu përgjigjën dinamikës së qeverisë qendrore. Ngelën më shumë të mbyllura. Ka një sërë arsye, por lidershipi dhe stili lë shumë për të dëshiruar. Këto 61 bashki edhe pse u zmadhuan, mentaliteti për të adminsitruar territor më të madh për një pjesë të tyre ishte nën nivelin e komunave të dikurshme. Nuk ka një qasje më moderne. Kemi dy tipologji konsumatore dhe prodhuese. Bashkitë tona u zmadhuan të ishin prodhuese, por konsumonin paratë e qeverisë.
    Qasja e Boçit është natyrale, mes qeverisjes ndër vitesh dhe ku e shohin qytetarët. Janë elementë të rëndësishëm që e bëjnë qytetarin të gjejnë paqe.”
    Më tej, Haxhimali tha se reforma e re duhet t’i shërbejë nevojave të 2.4 milionë banorëve të vendit.
    “Qeveria e ka thënë që duam një numër më të ulët të bashkive. Opozita ka pranuar rishikimin e reformës që duan të regullojnë të gjitha dimensionet, por duan një numër më të madh. Reformat bëhen në kombinim arsyesh dhe logjikash sesi i shërbehet më mirë 2.4 milion qytetarëve.”

  • Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës

    Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës

    Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, ka shpallur përfshirjen e tij në garën për drejtimin e kryeqytetit.
    “Gati t’i shërbej Tiranës. Gati të udhëheq për një Tiranë më të drejtë e më të hapur. Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës”, shkruan Haxhimali.
    Deklarata e tij vjen në një moment kur kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se opozita do mbështesë kandidaturat nga shoqëria civile.
    Me një eksperiencë të gjatë në qeverisjen vendore dhe njohje të thellë të problematikave urbane, Haxhimali duket se po pozicionohet si një alternativë e mundshme për Tiranën.

  • Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Jam gati t’i shërbej Tiranës

    Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Jam gati t’i shërbej Tiranës

    Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, ka shpallur përfshirjen e tij në garën për drejtimin e kryeqytetit.
    “Gati t’i shërbej Tiranës. Gati të udhëheq për një Tiranë më të drejtë e më të hapur. Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës”, shkruan Haxhimali.
    Deklarata e tij vjen në një moment kur kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se opozita do mbështesë kandidaturat nga shoqëria civile, shkruan A2CNN.
    Me një eksperiencë të gjatë në qeverisjen vendore dhe njohje të thellë të problematikave urbane, Haxhimali duket se po pozicionohet si një alternativë e mundshme për Tiranën.

  • Drejtori i Institutit për Bashkitë: 1/3 e kryebashkiakëve kanë probleme me integritetin dhe korrupsionin

    Drejtori i Institutit për Bashkitë: 1/3 e kryebashkiakëve kanë probleme me integritetin dhe korrupsionin

    Drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali deklaroi sot se sipas raportit të një viti më parë, rezulton se 1/3 e kryebashkiakëve të zgjedhur në vend kanë probleme me integritetin dhe korrupsionin.
    Në një intervistë, Haxhimali u shpreh se pushteti vendor ka nevojë për stabilitet dhe jo për ndryshime të vazhdueshme.
    Lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se ‘patronazhistët mezi presin hakmarrjen’, Haxhimali e konsideroi të turpshme, të pafalshme dhe të dënueshme njëkohësisht, pasi nuk ka asnjë ndryshim me presionin që kanë ushtruar patronazhistët e Partisë së Punës.
    Sa i përket ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama në pushtetin vendor, Haxhimali e cilësoi si të pashembullt, pasi në asnjë vend normal e demokratik të botës, nuk ekziston një praktikë e tillë.
    “Edi Rama ka hapur tashmë telashe të tjera, do shkurtohen një pjesë e bashkive dhe kryebashkiakët i ka zënë frika. Jo 6, por Instituti për Bashkitë në raportin e 2024 për pushtetin vendor, rezulton se 1/3 e të zgjedhurve vendorë kanë probleme me integritetin e korrupsionin, dhe si të tillë janë pjesë e SPAK dhe sistemit të drejtësisë. Për mendimin tim, në këtë gjendje të mungesës së integritetit, mos-stabilitetit për arsye vjedhjesh e dorëheqjesh, të gjithë, duhet të shkojnë në zgjedhje. Nuk ndërtohet arkitektura e shtetit në mënyrë të tillë, kur vetë mazhoranca e destabilizon.
    Një jep dorëheqjen, tjetrin në burg, tjetrin e bën ministër. Pushteti vendor ka nevojë për stabilitet, krijohet klimë konfliktuale e acaruese për qytetarët. S’ka një paqe sociale që qytetarët të jenë të angazhuar e të jetojnë të angazhuar në fshatin tonë të mrekullueshëm që shumë shpejt do jemi në Evropë, që s’e besoj shumë. Rrethanat gjeopolitike mund të na nxisin për në BE, duke iu referuar këtij procesi nga vendet që janë integruar më parë, mua më duket se ne jemi shumë larg sa i përket standardeve. S’ka nevojë të ma thotë as Marta, asnjë tjetër.
    E pafalshme, e turpshme e dënueshme, ‘hakmarrja patronazhiste’, të më mbash të kakrikuar në këtë lloj gjuhe është e pafalshme. Patronazhistët janë bashkëpunëtorë që paguhen me taksat tona për interesa të PS. Si ndërtohet një shtet me këtë lloj presioni, se do të hakmerren patronazhsistët. Kam ndjesi negative kur më mban me këtë presion. U mësuam me patronazhiostët e Patrtisë së Punës e tani më 2025… pse s’flet për procedurat në bashki, Tepelene, Berat e Mat. Pse s’i vjen keq kryeministrit që i lënë qytetarët pa të zgjedhurin e tyre. Ç’punë ka kryeministri në zyrat e bashkisë e të bëjë bashkë zyrtarët lokalë të partisë, ministrat e  nënkryetarët e bashkisë. Të ma gjejë një shembull, e unë nuk dalë më në Tv. Ma gjej një rast. Janë tejkaluar të gjitha normat e procedurat, është shkel Kushtetuta, ç’është ky rrëmbim, kontroll politik e territorial. Duhet të dalin e t’i thonë mjaft Ramës, dikush nga zyrtarët e bashkisë”, u shpreh ai.
     

  • ‘Të gjitha bashkitë duhet të shkojnë në zgjedhje’/ Haxhimali: 1/3 e të zgjedhurve vendorë të hetohen nga SPAK, kanë probleme me integritetin e korrupsionin!

    ‘Të gjitha bashkitë duhet të shkojnë në zgjedhje’/ Haxhimali: 1/3 e të zgjedhurve vendorë të hetohen nga SPAK, kanë probleme me integritetin e korrupsionin!

     

    Për Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali me zgjedhjet e parakohshme vendore në 6 bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama ka hapur telashe të tjera, pasi edhe nga një hulumtim që ky institut ka bërë më 2024, rezulton se 1/3 e të zgjedhurve vendorë kanë probleme me integritetin dhe që janë ‘pretendentë’ për t’u hetuar nga drejtësia e SPAK.

    Në një intervistë për emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Haxhimali tha se nuk ndërtohet arkitektura e një shteti përmes dorëheqjesh e shkarkimesh në pushtetin vendor, kur është vetë mazhoranca ajo që e destabilizon atë.

    Sipas Haxhimalit, Bashkitë kanë nevojë për destabilitet, pasi krijohet një klimë konfliktuale për qytetarët dhe një mungesë paqeje sociale.

    Lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se ‘patronazhistët mezi presin hakmarrjen’, Haxhimali e konsideroi të turpshme, të pafalshme dhe të dënueshme njëkohësisht, pasi nuk ka asnjë ndryshim me presionin që kanë ushtruar patronazhistët e Partisë së Punës.

    Sa i përket ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama në pushtetin vendor, Haxhimali e cilësoi si të pashembullt, pasi në asnjë vend normal e demokratik të botës, nuk ekziston një praktikë e tillë.

    Ka hapur tashmë telashe të tjera Rama, do shkurtohen një pjesë e bashkive dhe kryebashkiakët i ka zënë frika. Jo 6, por Instituti për Bashkitë në raportin e 2024 për  pushtetin vendor, rezulton se 1/3 e të zgjedhurve vendorë kanë probleme me integritetin e korrupsionin, dhe si të tillë janë pjesë e SPAK dhe sistemit të drejtësisë. Për mendimin tim, në këtë gjendje të mungesës së integritetit, mos-stabilitetit për arsye vjedhjesh e dorëheqjesh, të gjithë, duhet të shkojnë në zgjedhje. Nuk ndërtohet arkitektura e shtetit në mënyrë të tillë, kur vetë mazhoranca e destabilizon.

    Një jep dorëheqjen, tjetrin në burg, tjetrin e bën ministër. Pushteti vendor ka nevojë për stabilitet, krijohet klimë konfliktuale e acaruese për qytetarët. S’ka një paqe sociale që qytetarët të jenë të angazhuar e të jetojnë të angazhuar në fshatin tonë të mrekullueshëm që shumë shpejt do jemi në Evropë, që s’e besoj shumë. Rrethanat gjeopolitike mund të na nxisin për në BE, duke iu referuar këtij procesi nga vendet që janë integruar më parë, mua më duket se ne jemi shumë larg sa i përket standardeve. S’ka nevojë të ma thotë as Marta, asnjë tjetër.

    E pafalshme, e turpshme e dënueshme, ‘hakmarrja patronazhiste’, të më mbash të kakrikuar në këtë lloj gjuhe është e pafalshme. Patronazhistët janë bashkëpunëtorë që paguhen me taksat tona për interesa të PS. Si ndërtohet një shtet me këtë lloj presioni, se do të hakmerren patronazhsistët. Kam ndjesi negative kur më mban me këtë presion. U mësuam me patronazhiostët e Patrtisë së Punës e tani më 2025… pse s’flet për procedurat në bashki, Tepelene, Berat e Mat. Pse s’i vjen keq kryeministrit që i lënë qytetarët pa të zgjedhurin e tyre. Ç’punë ka kryeministri në zyrat e bashkisë e të bëjë bashkë zyrtarët lokalë të partisë, ministrat e  nënkryetarët e bashkisë. Të ma gjejë një shembull, e unë nuk dalë më në Tv. Ma gjej një rast. Janë tejkaluar të gjitha normat e procedurat, është shkel Kushtetuta, ç’është ky rrëmbim, kontroll politik e territorial. Duhet të dalin e t’i thonë mjaft Ramës, dikush nga zyrtarët e bashkisë.

    Me këtë pushtet të tepruar s’është çështje Rama, por është e jona. Nëse ne do ta përtypin, bravo i qoftë Ramës e t’i shumëfishojë kontrollet pa përjashtim. Nëse shoqqëria nuk vetë-rregullohet, këto gjëra do mbeten problematike. Arkitektura shtetërore, administrata publike, është një arkitekturë elektorale, që ka ndryshuar dinamikën e votës, përtej të vërtetës e realitetit dhe pluralizmit. Edhe ndryshimin mund ta ndryshojnë përmes patronazhimit, me kulturë demokratike cilësisht të ulët.  

  • Shkarkimi i kryebashkiakut, eksperti: U shkel procedura nga Këshilli Bashkiak, Veliaj kishte të drejtë të dëgjohej

    Shkarkimi i kryebashkiakut, eksperti: U shkel procedura nga Këshilli Bashkiak, Veliaj kishte të drejtë të dëgjohej

    Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi që Erion Veliaj të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të kryeqytetit, pasi nuk është paraqitur në detyrë, në një periudhë të paktën prej 3 muajsh.
    Eksperti i Pushtetit Vendor, Agron Haxhimali, në një intervistë, i pyetur nëse Veliaj duhet të dëgjohej nga Këshilli Bashkiak, eksperti ka deklaruar se këtu kemi të bëjmë më shkelje të procedurave.
    Ai tha se Veliaj duhet të dëgjohej jo vetëm në Këshillin Bashkiak, por edhe në Këshillin e Ministrave. Sipas Haxhimalit, procedurat burokratike mund t’i japin të drejtë Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetute.
    Këtu Këshilli Bashkiak nuk ka vepruar në rregull nga ana procedurale. Ai duhet të dëgjohej jo vetëm në Këshillin Bashkiak, por edhe Këshilli i Ministrave mund ta ftojë zotin Veliaj që të parashtrojë kërkesat e tij. Është një shkelje proceduriale.
    A jemi shtet demokratik? A jemi shtet ku zbatohen norma, tradita apo rregulla? A e respektojnë Kushtetutën? Pala që duhet që ti do marrësh vendim, duhet të dëgjohet. Por ana procedurale, i jep të drejtë zotit Veliaj që të ankimojë në Gjykatën Kushtetute dhe për këto burokraci të vogla, përbëjnë shkelje të drejtave të njeriut. Por të shohim vendimin e Këshillit të Ministrave dhe reagimin e Veliajt, nëse do ta ankimojë këtë procedura.”, u shpreh Haxhimali.Haxhimali ka deklaruar se vendimi i Këshillit Bashkiak është korrekt, por i vonuar.
    “Nëse je i zgjedhur i pushtetit lokal dhe për tre muaj nuk je paraqitur në punë, këshillit Bashkiak i i lind e drejta të propozojë shkarkimin e kryebashkiakut. Baza ligjore është e qartë dhe Këshilli Bashkiak për mendimin tim, ka vepruar korrekt, por me vonesë”, tha Haxhimali.
    Ndërsa më tej, Haxhimali shtoi se Rama duhet t’i japë hapësirën kohore Veliajt, në mënyrë që ky i fundit të parashtrojë arsyet e veta pse nuk duhet shkarkuar.“Kryeministri mund të mbledhë Këshillin e Ministrave, mbase vetëm për këtë axhendë. Por nëse do të kemi institucione që zbatojnë Kushtetutën, ato duhet që t’i japin hapësirën kohore palës mbrojtëse që të dëgjohet dhe që t’i mundësojnë atyre që t’i parashtrohen arsyet e shkarkimit.
    15 ditë kohë ka zoti Veliaj dhe avokatët e tij që të marrin në dorë vendimin e këshillit të Ministrave dhe që të vazhdojë ankimimin në Gjykatën Kushtetute”, tha ai.
    Gjithashtu ai theksoi se nuk kemi vakancë në Bashkinë e Tiranës, pasi nuk kemi vendim të formës së prerë nga Gjykata.“Nuk kemi vakancë në Bashkinë e Tiranës edhe pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Vakance kemi në momentin kur kemi një vendim të formës së prerë për dënim nga ana e Gjykatës dhe vendimi i formës së prerë kërkon pak kohë”, nënvizoi ai.

  • Reforma e re territoriale, eksperti zbulon skenaret: Ja çfarë synon Rama

    Reforma e re territoriale, eksperti zbulon skenaret: Ja çfarë synon Rama

    Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, komentoi në një emision televiziv mbi qëllimet e reformës territoriale administrative në Shqipëri.
    Pyetjeve nëse reforma ka qëllime elektorale, Haxhimali iu përgjigj: “Fakti që po bëhet tani tregon se modeli aktual nuk ka funksionuar. A ka ndikime elektorale? Padiskutim. Ndryshimi i kufijve ndryshon dinamikat elektorale.”
    Ai shtoi se numri i bashkive është një faktor përcaktues në sistemin zgjedhor kombëtar, duke vënë në dukje se opozita aktualisht ka vetëm 6 bashki, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare i kanë dhënë rezultate pozitive.
    Sipas tij, pa një analizë dhe model të qartë që i përshtatet karakteristikave të Shqipërisë, reforma mund të bëhet e përsëritur: “Kam përshtypjen që pas 10 vitesh do të jemi duke folur për reformën 2.01.”, tha Haxhimali

  • Reforma e re territoriale, eksperti Agron Haxhimali: Rama synon t’i marrë bashkitë opozitës

    Reforma e re territoriale, eksperti Agron Haxhimali: Rama synon t’i marrë bashkitë opozitës

    Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, komentoi në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN mbi qëllimet e reformës territoriale administrative në Shqipëri.
    Pyetjeve nëse reforma ka qëllime elektorale, Haxhimali iu përgjigj: “Fakti që po bëhet tani tregon se modeli aktual nuk ka funksionuar. A ka ndikime elektorale? Padiskutim. Ndryshimi i kufijve ndryshon dinamikat elektorale.”
    Ai shtoi se numri i bashkive është një faktor përcaktues në sistemin zgjedhor kombëtar, duke vënë në dukje se opozita aktualisht ka vetëm 6 bashki, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare i kanë dhënë rezultate pozitive.
    Sipas tij, pa një analizë dhe model të qartë që i përshtatet karakteristikave të Shqipërisë, reforma mund të bëhet e përsëritur: “Kam përshtypjen që pas 10 vitesh do të jemi duke folur për reformën 2.01.”, tha Haxhimali.

  • Haxhimali: Bashkitë kanë dështuar në furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve

    Haxhimali: Bashkitë kanë dështuar në furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve

    Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Bashkive, ka shprehur kritika të forta ndaj performancës së bashkive në ofrimin e shërbimeve themelore. 

    I ftuar në emisionin “Pro Business” në Tv Klan,  ai tha se problemet kryesore të pushtetit vendor qëndrojnë në mënyrën e organizimit, pavarësisht rritjes së numrit të punonjësve, e cila nuk shndërrohet në shërbime më të mira për publiku. Dy shërbimet më problematike janë furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, ku progresi është shumë i kufizuar. 

    Haxhimali e vlerëson situatën si shumë të dobët, duke theksuar mungesën e koncepteve moderne si ekonomia qarkulluese dhe ripërdorimi. Gjithashtu, menaxhimi i hapësirave publike dhe kontrolli i territorit mbeten probleme të pazgjidhura. 

    Haxhimali e mbështet ankesën e qytetarëve për mungesën e ujit, duke e quajtur të justifikuar. Problemi nuk është tarifa, por mungesa e shërbimit që nuk siguron as sasinë e duhur, as cilësinë e ujit. 

    “Shërbimet e ujësjellësve në Shqipëri kanë një borxh kolektiv prej 160 milionë euro. Gjatë një takimi të fundme, Kryeministri Rama njoftoi një nismë për krijimin e një Operatori Kombëtar për këtë sektor strategjik. Haxhimali e quan këtë një ndryshim të rëndësishëm që ha diskutime për një eventual kalim nga decentralizimi në centralizim”, tha Haxhimali. 

    Një raport i Institutit të Bashkive, me të dhëna nga Ministria e Financave, zbulon se 75-80% e buxhetit të bashkive shpenzohet për kosto administrative si paga dhe sigurime, duke lënë vetëm rreth 20% për investime. Haxhimali e quan këtë model të papranueshëm dhe thotë se duhet korrigjuar.