Tag: haxhia

  • Përgjimet në SKY ECC/ Pse i duhen krimit policët e korruptuar

    Përgjimet në SKY ECC/ Pse i duhen krimit policët e korruptuar

    Ka raste kur një dosje hetimore nuk shërben vetëm për të provuar fajësinë e një individi, por edhe për të hapur një dritare drejt asaj që ndodh brenda një institucioni, si policia e shtetit. Arrestimi i Igli Haxhiajt, ish efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale dhe së fundmi pjesë e strukturave të Antiterrorit, është pikërisht një nga këto raste.

    Ai u prangos brenda Akademisë së Sigurisë, pasi përgjimet në Sky ECC dëshmuan se prej vitesh i kishte shërbyer krimit duke shitur sekretet që kishte detyrë t’i ruante.
    Bisedat e SKY zbuluan shërbimin që i bënte trafikantëve që sot janë objekt i një operacioni të madh ndërkombëtar me Antimafian italiane.
    Oferta për trafikantin e drogës Dario Myftiu

    Në pjesën e parë të dosjes, SPAK dokumenton marrëdhënien e Haxhias me të dyshuarin Dario Myftiu. Interesant është fakti se nuk janë trafikantët që kërkojnë informacione, por është vetë efektivi i Operacionales që vetëofrohet për të shitur sekretet e punës së tij.
    Duke qenë vetë pjesë e skuadrës që kryente veprimet operative, përgjimet ambjentale, të cilësuara si sekret hetimor, Igli Haxhiaj gjen kontakt përmes miqve të tij me njerëzit që ishin objekt i hetimit. Në biseda, ai i ofrohet bashkëbiseduesit që ndodhet nën përgjim si informator në këmbim të pagesës. Në një nga bisedat e cituara textualisht, Haxhia shkruan: “Po të them që je nën përgjim… ka veprime të karakterit sekret për ty.” Në një tjetër dialog i shkruan: “Po të vëzhgojnë te makina… mos dil shumë se i kanë sytë.” Në dokument, gjykata shënon se Haxhia kishte zbuluar “veprime të karakterit sekret” dhe e kishte paralajmëruar Myftiun për vijimin e ndjekjes së tij.
    Edhe sekreti shtetëror e ka një çmim

    Dosja nxjerr në dritë biseda të detajuara të korrupsionit. Më 5 dhjetor 2020, Haxhia që ka dalë në treg për të shitur informacionet sekrete të operacioneve të policisë, shkruan: “Besoj ai e di që ka një kosto.”
    Nuk ka dyshim se këtu flitet për tarifën e caktuar për informacionin, të cilin ai kishte detyrë ta ruante e jo ta tregtonte. Më tej, ai e përshkruan qartë pazarin, duke thënë: “Vlla kjo punë ka një kosto…”, pastaj shton: “Jemi 3 veta nga 5 mij vlla…” dhe e mbyll me frazën e zbuluar nga SPAK: “Kam burrëri dhe të tregoj gjithcka por duhet të bashkëpunosh…”.
    Këto rreshta të shkëmbyer në një platformë të koduar janë provë e drejtpërdrejtë se Haxhia kërkonte pagesë për të dhëna që i përkisnin shtetit dhe hetimit. SPAK vlerëson se shuma totale e kërkuar ishte rreth 15 mijë euro. Në thelb, ai ofronte siguri kriminale në këmbim të parave, një marrëveshje e rrezikshme brenda gjirit të policisë.
    Oficeri udhëzon të dyshuarin si të shmangë hetimin
    Në një tjetër shkëmbim mesazhesh në SKY ECC, Haxhiajt i duhet të tregojë se fjalët e tij kanë efekt. Ai jep udhëzime të qarta për mënyrën se si të dyshuarit mund të shmangnin hetimet. “Ti bejme gjerat sikur ndodhin rastësisht…”, i thotë njërit prej tyre, duke i sugjeruar veprime të caktuara për të mos u komprometuar nga policia. “Po normalisht, unë kam gjet momentin që ta ndihmoj pa u ngatërruar punët.”
    Në këtë pikë, dosja zbardh se Haxhia kishte dijeni të plotë për përgjimet ndaj trafkantit të drogës, për vëzhgimet në automjete dhe për masat operative që ishin në zhvillim. Ai i jep të dyshuarit detaje mbi arrestimin e një të njohuri të tij, Braniol Liços dhe faktin se edhe ai ishte i ekspozuar ndaj përgjimeve të shumta, duke treguar se ishte gati të jepte çdo informacion që kishte në dorë.
    “Po varja se fjalet e shumta fukarallik, ma boj hallal mua qe te bezdisa. Me po na thua per miq dhe burrnia ime eshte kjo, Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo iahte vetem per shoket, dhurat, noten, nuk eshte gjob, e ke gabim” shkruan ai në një nga mesazhet kur përpiqet ta joshë trafikantin e drogës që të paguajë.
    Veprimet e Igli Haxhiajt janë vetëm një rast për atë që po ndodh brenda radhëve të policisë së shtetit vitet e fundit. Përgjime të tjera të SKY ECC flasin për një polici të tradhtuar nga lart, ku uniforma shfrytëzohet për të bërë para dhe ku krimi nuk është armiku, por klienti. Problemi nuk është tek kompromentimi i një efektivi të nivelit të ulët si Igli Haxhias. Drama e vërtetë është fakti se asgjë që ndodh në policinë e shtetit nuk habit më./Lapsi.al

  • Dosja ‘Plumbi i Artë’/ “Jemi antidroga”, dëshmon Haxhia: Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet, më thanë…

    Dosja ‘Plumbi i Artë’/ “Jemi antidroga”, dëshmon Haxhia: Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet, më thanë…

    Vazhdon procesi i dosjes ‘Plumbi i Artë’ në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

    Gazetarja Anila Hoxha që po ndjek procesin, raporton se dëshmitarja e radhës është A. Haxhia që tregoi detaje nga grabitja që i ka ndodhur.
    “Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet”, kështu e ka nisur dëshminë Haxhia, ndërsa shtoi se autorët ishin të maskuar dhe i grabitën paratë dhe bizhuteritë.
    “Ato 15 minuta kur në dhome hynë dy persona me kapice dhe doreza mua më janë dukur 15 vjet. Njëri nga ata kishte armë pistoletë ne dorë. Dëgjova zhurma shpërthyen derën, ata hynë brenda. Ata thanë ‘jemi antidroga, këtu ka drogë’. Mora telefonin, erdhi njëri i maskuar ma hoqi telefonin nga dora. Tha ‘mos lëviz se të vras djalin’ dhe më thanë ‘mbulohu’.
    Më goditën dhe mbështolla djalin. Nga dhoma tjetër ishte vjehrra me djalin e vogël. Pastaj morën gjithçka në shtëpi nga kursimet e djali, kursimet gati 2 mijë euro dhe bizhuteritë orën, unazën çdo gjë. Ata ikën vetëm kur erdhi vjehrra, edhe me atë kushte ndodhur e njëjta gjë. Më tha ‘zbuloje kokën se ata ikën’. Vjehrra tha se edhe atë e kishin shtyrë dhe e kishin mbyllur në banje. Po ashtu tha ‘e qëlluan’ dhe ajo ishte përgjigjur duke e qëlluar njërin nga grabitësit me shapkë.
    Më vonë telefonova motrën time dhe i thashë: hajde na sill lekë se nuk kam as 200 lekë t’ju jap bukë fëmijëve”, ka dëshmuar ajo,

    Top Channel

  • Arrestimi i avokatit, flet kreu i Dhomës së Avokatisë: Ja pse bojkotuam gjyqet

    Arrestimi i avokatit, flet kreu i Dhomës së Avokatisë: Ja pse bojkotuam gjyqet

    Maks Haxhia, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ka komentuar arrestimin e avokatit Ulian Bajrami pas një konflikti me prokurorin në sallën e gjyqit.Ky incident ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e avokatëve dhe ka ngritur debate për respektimin e rolit të tyre në sistemin e drejtësisë.
    Në një intervistë për Euronews Albania me moderatore Mirela Milorin këtë të mërkurë, Haxhia shpjegoi qëndrimin e Dhomës dhe hapat që do të ndërmerren më tej.
    “Me thënë të drejtën, tani rasti konkret ka kaluar atë që në mbajtëm qëndrim. Është që nëpërmjet këtij rasti, ne i përcollëm publikut frymën tonë për instalimin që është bërë ndaj institucionit të mbrojtjes, që është avokatia. Arritëm në përfundimin që nëpërmjet këtij rasti të paprecedent që të arrestohet avokati në një sallë gjyqi është diçka e padëgjuar. Edhe vlerësuam atë që qëndrim që e bojkotuam për një javë, ku përjashtuam çështjen civile. Jemi në këtë situatë dhe do deklarojmë ose mbarimin ose vazhdimin sipas komitetit drejtues,” tha Haxhia.

  • Avokatët nismë ‘private’ për bojkot pa afat pas arrestimit të kolegut Barjami, reagon Maks Haxhia: Nisma të tilla revolucionare, në kundërshtim me ligjin

    Avokatët nismë ‘private’ për bojkot pa afat pas arrestimit të kolegut Barjami, reagon Maks Haxhia: Nisma të tilla revolucionare, në kundërshtim me ligjin

    Pas arrestimit të Ulian Barjamit, disa avokatë kanë ndërmarrë një nismë për bojkot pa afat, e duke i kërkuar kështu mbledhje Dhomës së Avokatisë.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka kontaktuar jë komunikim me Kryetarin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia.
    Ky i fundit ka deklaruar se “nisma të tilla revolucionare janë në kundërshtim me kuadrin ligjor, misionin dhe kauzat që ndjek Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë’.
    “Veprimtaria dhe funksionimi i Këshillit të Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë është përcaktuar me një procedurë të përshkruar saktësisht në ligj në statutin e Dhomës”, u shpreh Haxhia.
     

    Top Channel

  • Bojkoti i avokatëve paralizon gjykatat – Haxhia: Reforma në drejtësi ka nevojë për rishikim tërësor

    Bojkoti i avokatëve paralizon gjykatat – Haxhia: Reforma në drejtësi ka nevojë për rishikim tërësor

    Edhe pse avokati Ulian Bajrami është liruar, sistemi gjyqësor në vend vazhdon të jetë në kolaps, pasi bojkoti i avokatëve do të vijojë për të paktën pesë ditë.
    Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, konfirmoi se pezullimi i seancave është një reagim i domosdoshëm ndaj asaj që ai e cilësoi “shkelje të rëndë të dinjitetit dhe të drejtave të mbrojtësve ligjorë”.

    “Ky është një reagim institucional dhe i arsyeshëm. Nëse situata e tillë përsëritet, bojkoti do të zgjasë me muaj. Reforma në drejtësi ka nevojë për një rishikim tërësor, që të garantojë barazinë e palëve dhe respektin ndaj profesionit të avokatit,” – deklaroi Haxhia në një prononcim për mediat.

    Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te rasti i Bajramit, por në marrëdhënien e tensionuar mes avokatëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në disa gjykata të vendit, ku shpesh, siç u shpreh ai, “avokatia trajtohet me përbuzje”.

    Ngjarja që ndezi bojkotin
    Bojkoti nisi pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami, pas një përplasjeje verbale me prokurorin Gjergji Ceka gjatë një seance në Gjykatën e Elbasanit për caktimin e masës së sigurisë ndaj një të pandehuri.
    Pavarësisht lirimit të menjëhershëm të avokatit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi pezullimin e të gjitha seancave gjyqësore për pesë ditë, në shenjë proteste ndaj asaj që e konsideron ndërhyrje dhe trajtim arbitrar ndaj mbrojtësve ligjorë.
    Nga Elbasani, kreu i Dhomës së Avokatisë lokale, Demir Çiftja, deklaroi se “përbuzja ndaj avokatëve është bërë rutinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e këtij qyteti”, duke shtuar se ngjarja e fundit “ishte vetëm pika që derdhi gotën”.
    Reagimi i institucioneve: ILD dhe Prokuroria në hetim
    Vetëm këtë të martë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) njoftoi se ka dërguar inspektor në Elbasan për të dokumentuar incidentin.
    Në të njëjtën ditë, Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencë dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës, për shkak të konfliktit të interesit.
    Sipas juristëve, Prokuroria e Elbasanit kishte vepruar në dy role të papajtueshme ligjërisht – si “viktimë e pretenduar” dhe njëkohësisht si “organ hetues”, duke kompromentuar paanësinë e procedurës.
    Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka paralajmëruar se nëse nuk merren masa strukturore për të garantuar integritetin e profesionit, do të intensifikojë protestat dhe bojkotin në të gjithë vendin.

  • SYRI TV/ Precedenti në Elbasan, Maksim Haxhia paralajmëron bojkot një muaj: Reforma në Drejtësi ka nevojë për rishikim

    SYRI TV/ Precedenti në Elbasan, Maksim Haxhia paralajmëron bojkot një muaj: Reforma në Drejtësi ka nevojë për rishikim

    Ndonëse avokati Ulian Bajrami u lirua, gjykatat do të vijojnë të mbeten në kolaps sa i takon gjyqeve, për shkak se bojkoti i avokatëve do të vijojë. Kreu i dhomës së avokatisë Maksim Haxhia ka mbrojtur vendimin e tij për të pezulluar për 5 ditë seancat. Ai paralajmëroi se nëse një rast i tillë përsëritet bojkoti  avokatëve do të jetë për muaj me radhë. Reforma në drejtësi sipas Haxhisë ka nevojë për një rishikim tërësor. Ndërkohë, kreu i Dhomës së Avokatisë të Elbasanit Demir Çiftja deklaroi se përbuzja e avokatëve prej kohësh është bërë rutinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e Elbasanit. Lidhur me ngjarjen që shkaktoi bojkotin, ILD dhe Prokuroria kanë nisur veprimet këtë të martë.

    Syri TV

    Kështu është shprehur kreu i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia gjatë një prononcimi për mediat, në ditën e dytë të bojkotit të seancave gjyqësore nga avokatët. Teksa bojkoti 5 ditor kishte shkak arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, pas një përplasje me prokurorin Gjergji Ceka gjatë një seance për caktim mase sigurie, pavarësisht lirimit të juristit, Haxhia tha se greva do vijojë. Ai u shpreh se reforma në drejtësi ka nevojë për një rishikim tërësor sa i përket organeve drejtuese si KLGJ, KLP  dhe ILD.

    Nga Elbasani, kreu i Dhomës së Avokatisë në këtë qark Demir Çiftja deklaroi se përbuzja e avokatëve prej kohësh është bërë rutinë nga prokurorët dhe gjyqtarët.

    E teksa avokatët kanë ankesa për sistemin e drejtësisë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë pranoi vetëm këtë të martë se ka çuar inspektor në Elbasan për të dokumentuar atë që ka ndodhur. Ndërkohë, pas disa ditësh, edhe Prokuroria e Elbasanit konfirmoi se ka shpallur moskompetencë dhe I ka referuar materialet e kësaj çështje në Prokurorinë e Tiranës të hetojë, pasi ka konflikt interesi. Dhoma e Avokatisë insistoi se arrestimi ishte i paligjshëm dhe se Prokuroria e Elbasanit kishte qenë paralelisht në dy funksionem, atë të viktimës së pretenduar të veprës penale, por edhe të organit hetues, çfarë ndesh sipas juristëve në papajtueshmëri ligjore.

     

  • Arrestimi i avokatit Ulian Barjami/ Çështja i kalon Prokurorisë së Tiranës, Haxhia: Nëse vijon, bojkot 1 muaj

    Arrestimi i avokatit Ulian Barjami/ Çështja i kalon Prokurorisë së Tiranës, Haxhia: Nëse vijon, bojkot 1 muaj

    Ulian Barjami

    TIRANË-Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar në Tiranë çështjen për avokatin Ulian Barjami. Pretendim është bërë konflikti i interesit, pasi padia kundër Barjamit është ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, i cili pretendoi se është kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.
    Ndërkohë Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka mbërritur sot në Elbasan për të administruar dokumentacionin dhe për të shqyrtuar rrethanat procedurale që çuan në ndalimin e avokatit. Hetimi i ILD ka si qëllim të verifikojë nëse janë respektuar të gjitha standardet ligjore dhe procedurale gjatë veprimeve të kryera nga strukturat e drejtësisë.

    Nga ana tjetër kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka dhënë deklaratë për mediat, lidhur me bojkotin e avokatëve, pas arrestimit të kolegut të tyre në Elbasan. Haxhia deklaroi se nëse përsëritet një rast tjetër, bojkoti do të vijojë një muaj.
    “Është absurditet të mendosh që po shtyhet disa ditë bojkoti dhe u fitua çështja apo u pengua. Kupa është mbushur, po qe se do ketë rast të tillë do braktisen të gjitha proceset për muaj të tjerë,”-tha Haxhia.
    Avokati u arrestua më 17 tetor, pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka, i cili pretendoi se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash dhe u lirua sot me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit.
    Konkretisht në seancën e 17 tetorit, Ulian Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit. Akuza ndaj Likës përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Nga ana tjetër prokurori Ceka, replikoi me avokatin Barjami duke e paraljamëruar se do të arrestohej./ZËRI

  • “Do i braktisim seancat nëse…”/ Maks Haxhia për bojkotin e avokatëve: Është mbushur kupa

    “Do i braktisim seancat nëse…”/ Maks Haxhia për bojkotin e avokatëve: Është mbushur kupa

    Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka dhënë deklaratë për mediat, lidhur me bojkotin e avokatëve, pas arrestimit të kolegut të tyre në Elbasan.
    Maks Haxhia: Është absurditet të mendosh që po shtyhet disa ditë bojkoti dhe u fitua çështja apo u pengua. Kupa është mbushur, po qe se do ketë rast të tillë do braktisen të gjitha proceset për muaj të tjerë.

  • Bojkoti mund të zgjasë me muaj? Haxhia kritikon institucionet e drejtësisë: Kupa është mbushur!

    Bojkoti mund të zgjasë me muaj? Haxhia kritikon institucionet e drejtësisë: Kupa është mbushur!

    Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke konfirmuar se bojkoti i avokatëve do të vijojë deri të premten, më 25 tetor. Megjithatë në fund paralajmëroi se bojkoti mund të zgjaste edhe një muaj, nëse ka përsëritje të rastit si arrestimi i avokatit në Elbasan.
    “Kupa është mbushur, dhe po qe se do ketë një rast të tillë, po ju garantoj se do abandonohen të gjitha proceset dhe jo për një javë por për muaj.”, tha ai.
    Haxhia theksoi se kjo nismë ka gjetur mbështetje të gjerë jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në nivel ndërkombëtar. Sipas tij, Dhomës së Avokatisë i është ofruar mbështetje nga organizata më e madhe e dhomave të avokatisë në Europë, e cila është e gatshme të dërgojë një ekip për të ndihmuar dhe mbajtur kontakte me palët.
    “E padëgjuar ndonjëherë të arrestohet avokati për shkak të kryerjes së detyrës së tij në aspektin e mbrojtjes. Bojkoti ishte për t’i thënë gjithë kolegëve prokurorë dhe gjyqtarë, organeve drejtuese veçanërisht, ILD-së, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, KLP dhe KLGJ, që të jenë të përgjegjshëm në trajtimin e pozicionit ligjor të avokatit.
    Dhe mund të them që kjo ka gjetur mbështetjen jo vetëm në opinionin shqiptar dhe në rrethin e kolegëve, por ne kemi vënë në dijeni edhe CCBE-në, organizata më e madhe në BE e dhomave të avokatisë, që janë shumë të shqetësuar në këtë rast, dhe ata janë të gatshëm të dërgojnë këtu një ekip për të mbajtur kontakte dhe pëtr të ndihmuar.”, tha Haxhia. Ai shtoi:“Qëllimi jonë madhor nuk është të vëmë para përgjegjësisë një gjyqtar, një prokuror, apo officer të policisë gjyqësore, por nëpërmjet rastit t’i kujtojmë dhe detyrojnë të zbatojnë ligjin.”
    Në cilësinë e kryetarit, Haxhia falënderoi kolegët për respektimin e rregullave të bojkotit në mënyrë strikte dhe rigoroze. Por shprehu kritika ndaj Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan: “Dua t’ju bëj me dije që jam shumë i shqetësuar me trajtimin e çështjes Akoma nga prokuroria e Elbasanit që e mban çështjen dhe nuk e çon në prokurorinë më të afërt për shkak të interesave. Kjo tregon që nuk janë disponibël për të zbatuar ligjin.”
    Në fund, ai u shpreh i zhgënjyer nga mungesa e reagimit të KLP-së dhe KLGJ-së, duke i cilësuar si të plogëta dhe joaktive. Ai u bëri thirrje aktorëve të përfshirë në Reformën në Drejtësi që të rishikojnë të gjitha strukturat e miratuara dhe të marrin masa për përmirësimin e sistemit.
    “Jam i keqardhur nga organet drejtuese të pushtetit gjyqësor, KLP, KLGJ dhe ILD që skanë mbajtur asnjë kontakt. Edhe pse i jemi drejtuar në mënyrë zyrtare. Kjo tregon plogështinë dhe inaktivitetin e këtyre organeve që duhen riparë dhe iu bëj thirrje atyre që merren me Reformën në Drejtësi të rishikojnë të gjithë strukturat e miratuara.“, tha Haxhia.
    Kjo deklaratë e Haxhias, vjen pasi Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka shpallur një bojkot pesëditor të të gjitha seancave gjyqësore penale, duke nisur nga e hëna e 20 tetorit deri më 25 tetor, në shenjë proteste ndaj arrestimit të avokatit U.B.
    Vendimi për pezullimin e pjesëmarrjes në gjykata prek edhe proceset në Gjykatën Kushtetuese, me përjashtim të seancave që lidhen me masat e sigurisë.

  • Maks Haxhia: E tmerrshme që avokati të trajtohet njësoj me të pandehurin! Nëse vijohet kështu, nuk ka më procese

    Maks Haxhia: E tmerrshme që avokati të trajtohet njësoj me të pandehurin! Nëse vijohet kështu, nuk ka më procese

    Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, pas një debati në sallën e gjyqit.
    Haxhia e konsideroi “të tmerrshëm” faktin që avokatët po trajtohen njëlloj si të pandehurit dhe u ndal te fryma shqetësuese që po krijohet. Po kështu ai e vuri theksin te indiferenca e KLP.

    “E trajtojnë avokatin njësoj me të pandehurin dhe kjo është e tmerrshme. Kodi Penal thotë se kushdo konstaton vepër penale, ka detyrimin të bëjë kallëzim. Avokati ka konstatuar deformim të provave dhe thotë do të bëj kallëzim. Është shqetësues qëndrimi indiferent i KLP dhe titullarëve të drejtësisë. Sot duhet të vinin alarmin.

    Nuk është problemi për të vënë para përgjegjësisë një prokuror, por linjën që mbahet. Nëse do të vijohe kështu, nuk do të ketë më procese. Nëse Dhoma e Avokatisë mori vendim të bojkotojë proceset penale, nëse do të jetë kjo frymë, nuk do të zgjidhet ky problem.

    Problemi është më i thellë. Nëse vijohet, këtu nuk ka më procese. Kaq di të them unë. Ato akuza janë qesharake”, tha ndër të tjera Haxhia.