Ish-kryepolici Mit’hat Havari tha sot në një emision televiziv se zv/kryeministrja Belinda Balluku nuk duhet të mbrohet nga qeveria dhe drejtësia të lihet që të bëjë punën e saj.
Ai i sugjeroi gjithashtu kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë kohës së pastrimit të Lanës mbi dy dekada më parë nga ndërtimet pa leje, kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës, se duhet të dalë e t’i thotë shqiptarëve se “nuk është çështje e tij, por e drejtësisë”.
Havari e ilustroi komentin e tij për këtë çështje me një rast të një oficeri, ish-drejtor policie që dikur e kishte paralajmëruar që të mos përfshihej në paligjshmëri dhe nuk e kishte marrë në mbrojtje.
“Kam pasur një rast me një oficer, ish-drejtor policie për të cilin kishte informacione se ishte i përfshirë në krim dhe drogë. E thirra dhe i kërkova të zbatonte ligjin. Më tha “Po Ilir Meta?”. Mirë, po e them tani se nuk e kam thënë, i kujtova se mirë nëse ka prova, por ti shiko veten tënde. Puno, zbato ligjin, sepse jeta është e gjatë, unë ia thashë me butësi, sepse ia thashë, kishte informacione për të se ishte i përfshirë në trafik. E paralajmërova dhe e këshillova në atë kohë, nuk më dëgjoi dhe sot është në burg, u arrestua për drogë”, tha ish-kryepolici për “News 24”.
Më tej ai vuri në dukje se kështu duhet të veprohet edhe me zyrtarët dhe policët e tjerë, të mos mbrohen, të këshillohen që të zbatojnë ligjin dhe nëse drejtësia merr një vendim ndaj tyre, ai duhet të zbatohet, qoftë edhe zv/kryeministrja Balluku.
“Nëse GJKKO vendos pezullim nga detyra për një polic apo zyrtar, të nesërmen duhet të largohet menjëherë nga detyra dhe ai duhet ta bëjë (kryeministri). Ka djem dhe vajza të mira plot. Enden rrugëve të botës, doktorë, profesorë. E kam fjalën për kryeministrin, se duhet të dalë e t’ua thotë shqiptarëve që s’është çështja e tij por e drejtësisë. E kam fjalën edhe për atë vajzën, për Ballukun”, u shpreh ai.
Në fund Havari shpjegoi se e këshillonte kryeministrin që të mos e mbronte zëvendësen e tij dhe të lejohej zbatimi i ligjit, teksa apeloi se ka shumë vajza dhe djem të rinj të aftë, që enden rrugëve të botës dhe që janë profesionistë të ndershëm që mund të punojnë në Shqipëri.
“Edhe Rama duhet të dalë të flasë e të thotë për median e qytetarët, që nuk është çështja e tij por e drejtësisë. Ka djem dhe vajza plot, nëse drejtësia jep një vendim, qofshin ministra e zëvendëskryeministra, vendimi zbatohet. Nuk duhet të mbrohet zonja Balluku, kur shohim se kemi shumë probleme, varfëri ekstreme, largimet e shqiptarëve, gjendja ekonomike dhe të tjera”, tha ish-kryepolici, duke theksuar se situata në vend ka shumë problematika sociale, sigurie dhe ekonomike.
Havari kujtoi për ish-drejtorin e policisë që u emërua në Vlorë në atë kohë, duke thënë se ka shumë raste ku policët përfshihen në krim apo dekonspirojnë operacionet.
Ai shprehu shumë rezerva edhe për mënyrën se si funksionon Policia, pasi shpesh sillen personazhe që e shkatërrojnë punën që është ngritur.
“Sot ai është në burg dhe ju them se emërimet e drejtuesve të policisë janë politike. Sot janë të pashkolluar, pa kulturë, pa njohuri dhe shumë të dobët. Këtu çalon puna. Struktura e policisë është prishur, më është dashur 1 vit që ajo mënyrë e të punuarit shëndetshëm të rezistonte 3 vjet dhe ata sjellin një personazh që e shkatërron. Situata kaotike politike shkak. Kam këshilluar një drejtor policie, më erdhi një informacion nga strukturat shtetërore, i thashë të largohet s’më dëgjoi. Sapo erdhi e majta e rehabilituan dhe e dërguan në Vlorë, atje u mor me trafikun dhe sot është në burg”, tha Havari.
Tag: havari
-

“Vendimi zbatohet, pikë”, Havari kritikon Ramën për mbrojtjen e Ballukut: Kryeministri duhet të…
-

“Ta harrojnë celularin tim”, Havari godet fort: Rama s’mund të kërcënojë për hetimet, Balluku e fundosi vetë qeverinë
Në një intervistë televizive, ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari foli për kriminalitetin në vend. Gjatë intervistës, Havari tha se në Shqipëri, ka celula të krimit të organizuar, duke shtuar se këto janë shumë të rrezikshme.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili në daljet e tij në media, ka bërë presion ndaj gjykatës, për rastin Balluku.
“Nuk jemi në sistemin Corleones. Këtu ka celula të krimit të organizuar. Mbi 2 veta është krim i organizuar. Krimi i Elbasanit është krim i organizuar. Këto janë të rrezikshme, po aq të rrezikshme sa krijimi i një strukture mafioze siç i kanë pasur italianët”, tha ai.
“Ta harrojnë celularin tim. Por kush je ti, kujt i thua ti ta harrojnë celularin. Kë kërcënon? Ai nuk e kupton që ky vend ka djem të zgjuar dhe i ka zënë dera të marrin rrugët e botës. Shqipëria është katandisur në këtë gjendje. Ka fyer inteligjencën e shoqërisë shqiptare. Nuk e kupton që kur e merr në mbrojtje e kompromenton automatikisht. Bie poshtë versioni i parë që mund ta bëjë siç bëri me Erion Veliaj…Kot e morën Veliajn ata atje që ka abuzuar me fonde. Ne nuk vijmë nga marsi dhe e shohim shumë mirë realitetin. Dhe të duash të ndryshosh gjë. Nuk më kanë lënë më shumë se 1 vit. Nëse donte Rama ta mbronte atë vajzën duhet t’i thonte jep dorëheqjen. Fakti që e merr në mbrojtje dhe bën presion, ata nëse më dëgjojnë asgjë nuk ka për t’i gjetur…Politika e ka kërcënuar, dum dum i thotë Meta, ky i moshuari po ashtu”, u shpreh Havari. -

“Jemi popull i shthurur”, Mit’hat Havari flet me shifra: 8 nga 10 shqiptarë nuk e duan ligjin
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka kritikuar ministren e Brendshme për shifrat e publikuara prej saj, lidhur me ngjarjet kriminale në vend.
Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Havari tha se ministrja e Brendshme duhet të jetë korrekte me punën e saj.
Havari gjithashtu tha se shqiptarët si popull janë të shthurur dhe nuk e duan rregullin. Sipas tij, 8 nga 10 shqiptarë nuk e duan ligjin. Ai shtoi se duke mos respektuar ligjet e shtetit, rruga për në BE bëhet më e vështirë.
“Unë i them ministers së Brendshme, që nëse do ta mbyllë me dinjitet atë punë, ta thërrasë atë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe t’i kërkojë t’i japë shifra zyrtare të sakta, jo mashtrime e gënjeshtra. Kështu ajo është korrekte me ndërgjegjen dhe punën e saj, si dhe me votuesit. Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera kanë një koeficient që bie ndesh me punën e tyre.
Nga analizat që kam bërë, në 10 persona, 8 nuk e duan ligjin. Është një popull i shthurur. Nuk u pëlqen rregulli, nuk jemi ne siç janë bota. Katërshe e bëjnë në aeroport radhën shqiptarët, ata jashtë qëndrojnë në radhë njëri pas tjetrit.
U bënë 35 vite, deri kur thoshte Migjeni. Kur do të qytetërohemi? Që të shkojmë në Europë duhet të mësojmë prej tyre. Ne nuk mësojmë prej tyre. Vijnë emigrantët këtu bëjnë cubin, se këtu nuk funksionon. Sepse nuk qarkullojnë patrulla policie në lagje”, tha mes të tjerash Havari. -

Mit’hat Havari: Autorët kishin planifikuar gjithçka me detaje, terror psikologjik për popullin
Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 20:58
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari thotë se atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani është krim i organizuar.
“Teoria që në Shqipëri nuk ka krim të organizuar, ka kohë që ka rënë. Sot është dëshmi e qartë që ka krim të organizuar. Fakti që personi është shoqëruar që nga Barcelona deri në Tiranë, ka patur njerëz në aeroport për të dhënë informacion të saktë, tregon që ka pasur organizim. Nuk është atentat i pamenduar. Ajo që ndodhi sot ishte terror për njerëzit që kanë qenë atje, por edhe terror psikologjik për popullin”, tha Havari.
“Dëgjova ministren e Brendshme sot me disa argumente të thata. Këtu ushqehet direkt apo indirekt një shoqëri me vese. Fakti që dëgjojmë përditë për shqiptarë nëpër botë me vrasje, trafik droge, rrëmbime, vjedhje banesash, është një shoqëri e çoroditur”, shtoi Havari.