Tag: hatton

  • Ish-kampioni i botës në boks u gjend i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester, hetimet e fundit zbulojnë shkakun

    Ish-kampioni i botës në boks u gjend i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester, hetimet e fundit zbulojnë shkakun

    Hetimet e bëra kanë zbuluar se Ricky Hatton ka vrarë veten. Dy herë kampioni i botës në boks u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Gee Cross, Hyde, më 14 shtator .
    Vdekja e 46-vjeçarit Hatton tronditi botën e sportit, ndërsa miqve, familjarë dhe fansave u është dashur pak kohë që të besojnë diçka të tillë.

    Hatton pritej të rikthehej në boks më 2 dhjetor kundër luftëtarit të Emirateve të Bashkuara Arabe Eisa Al Dah në një ndeshje të peshave të mesme në Dubai.
    Hatton kishte pranuar se ka patur probleme të shëndetin mendor dhe që kishte varësi nga droga, me vitet e fundit që nuk kanë qenë aspak pozitive për të.
    Në varrimin e tij nuk mund  të mungonin gjigandë të sportit si Liam Gallagher, Wayne Rooney dhe Tyson Fury.
    © BalkanWeb

  • Ndarja nga jeta e legjendës së boksit, menaxheri i Ricky Hatton tregon momentin tragjik: Mendova se po flinte, dritat ishin të fikura

    Ndarja nga jeta e legjendës së boksit, menaxheri i Ricky Hatton tregon momentin tragjik: Mendova se po flinte, dritat ishin të fikura

    Legjenda e boksit Ricky Hatton u gjend pa shenja jete më 14 shtator në banesën e tij në Manchester. Lajmin e konfirmoi menaxheri dhe miku i ngushtë i tij, Paul Speak, i cili përshkroi momentet e rënda kur e gjeti trupin e pajetë të ish-kampionit të botës.

    “Dritat nuk ishin ndezur, gjë që më bëri të dyshoj. Mendova se ndoshta po flinte më shumë se zakonisht, por nuk është diçka e pazakontë,” tha Speak për revistën Boxing News.
    Hatton, që së fundmi kishte shpallur rikthimin në ring me një ndeshje të planifikuar në dhjetor në Dubai kundër Eisa Al Dah, ishte në një periudhë pozitive të jetës. Ai kishte planifikuar të shkonte në një koncert të Oasis me vajzat e tij, Millie dhe Fearne, dhe gjithashtu po planifikonte një pushim familjar për Krishtlindje në Tenerife.
    “Po bënte shumë plane me njerëzit që i donte. Kishte shumë gjëra për të cilat ia vlente të jetonte  ishte në një vend vërtet të mirë,” tha Speak.
    Megjithëse policia e Manchesterit të Madh (GMP) deklaroi se nuk ka rrethana të dyshimta për vdekjen e Hatton, mediat britanike, përfshirë Daily Mail, raportojnë se ai po kalonte një periudhë jo fort të mirë  pasi në gusht një mik i tij ishte vetëvrarë.
    Hatton njihej për stilin e tij agresiv dhe për përballjet e paharrueshme me legjenda të boksit si Kostya Tszyu dhe Jose Luis Castillo. Gjatë një karriere që zgjati 15 vite, ai fitoi tituj botërorë dhe fitoi zemrat e miliona tifozëve në mbarë botën.

    Top Channel

  • Djali i Ricky Hatton thyen heshtjen pas vdekjes së legjendës së boksit: Ishe modeli im në çdo aspekt të jetës

    Djali i Ricky Hatton thyen heshtjen pas vdekjes së legjendës së boksit: Ishe modeli im në çdo aspekt të jetës

    Djali i Ricky Hatton, Campbell Hatton, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes tragjike nga jeta të të atit, ikonës së boksit britanik.

    Në një postim emocional në rrjetet sociale, 24-vjeçari shkroi “Zemërthyer nuk është fjala e duhur për ta përshkruar. Gjithmonë më kanë thënë që isha kopja jote,  dhe nuk ka fjalë më të saktë.”
    Në homazhin e tij, Campbell shton “Të kam pasur model në çdo aspekt të jetës. Nuk mund të shpjegoj sa shumë do të më mungojnë të qeshurat, momentet e bukura, gjithçka që kemi kaluar bashkë. Nuk e besoj dot që nuk do të kemi më të tilla. Të dua, babi.”
    Postimi u shoqërua me video prekëse të dyshes duke kënduar, duke përqafuar njëri-tjetrin dhe duke kaluar kohë bashkë në çaste familjare.
    Ricky Hatton, 46 vjeç, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Hyde, Greater Manchester, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Lajmi tronditi botën e sportit, ndërsa policia e zonës konfirmoi se nuk dyshohet për rrethana të dyshimta në vdekjen e tij.
    Sipas mediave britanike, ishte menaxheri dhe miku i tij i ngushtë, Paul Speak, ai që e gjeti trupin e pajetë të kampionit. Hatton, i cili së fundmi po përgatitej për një rikthim në ring me një përballje në Dubai në dhjetor, po përballej me vështirësi fizike dhe emocionale. Vetëm pak ditë më parë, ai kishte marrë pjesë në funeralin e mikut të tij të ngushtë, David Leigh, i cili kishte ndërruar jetë në rrethana tragjike.
    Në një tjetër postim prekës të asaj kohe, Ricky kishte shkruar “Lamtumirë mikut tonë Dave Leigh. Do doja të kishe kërkuar ndihmë. Kishim shumë njerëz pranë për ty. Të dhamë një përcjellje të denjë. Shihemi së shpejti. –Rick.”
    Familja Hatton ka nxjerrë një deklaratë publike, ku shprehet se “Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë, Richard. Ai ishte shumë më tepër se një kampion bote. Ishte një baba, gjysh, vëlla dhe mik i vërtetë. Ai kishte një zemër aq të madhe sa buzëqeshja e tij, dhe mirësi, humor e besnikëri që preknin çdokënd që kishte fatin ta njihte.”
    Ricky Hatton fitoi tituj botërorë në peshat ‘light-welterweight’ dhe ‘welterweight’, duke u përballur me emra legjendarë si Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao. Ai mbetet një nga sportistët më të dashur britanikë, brenda dhe jashtë ringut.
    Vetëm pak ditë para vdekjes, Hatton kishte dërguar një mesazh mbështetës për një djalë të vogël që vuante nga bullizmi në shkollë, duke e inkurajuar të vazhdonte me stërvitjet në boks dhe të mos dorëzohej.

    Top Channel

  • Tronditëse/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit

    Tronditëse/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit

    Bota e sportit është në zi pas lajmit tronditës se kampioni i botës në boks Ricky Hatton është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.
    I njohur me nofkën “The Hitman”, Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester mëngjesin e sotëm.
    Policia e Manchesterit konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.
    “Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Bowlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,” thuhet në deklaratën e policisë.
    Lajmi i vdekjes së Ricky Hatton ka shkaktuar reagime emocionale në rrjetet sociale dhe në mbarë komunitetin sportiv.
    “RIP Hitman,” – kanë shkruar fansat në rrjet, duke e përshkruar atë si “një ikonë të boksit britanik dhe një nga karakteret më të dashura të sportit”.
    Edhe figura të njohura të mediave kanë reaguar. Piers Morgan shkroi në X: “RIP Ricky ‘The Hitman’ Hatton, 46 vjeç. U gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester. Policia thotë se nuk ka rrethana të dyshimta. Një lajm jashtëzakonisht i trishtuar.”
    Karriera e Hatton zgjati nga 1997 deri në 2012, duke përfshirë 45 fitore dhe vetëm 2 humbje, dhe përfshinte përballje me emra si Kostya Tszyu, Paulie Malignaggi, Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao.
    Ai ishte një ikonë e klasit punëtor britanik, i lindur dhe rritur në Manchester, që u kthye në një figurë të dashur për publikun jo vetëm për sukseset në ring, por edhe për shpirtin e tij sportiv dhe jetën e sinqertë jashtë ringut.
    Në kulmin e famës, Ricky hynte në ring me këngën “Blue Moon”, simbolin e Manchester City-t, dhe kishte pranë yje si Noel dhe Liam Gallagher, David Beckham, Tom Jones, madje edhe Brad Pitt dhe Angelina Jolie, që e vizituan në dhomën e zhveshjes pas humbjes ndaj Mayweather në Las Vegas më 2007.
    Pas tërheqjes nga boksi, Hatton u përball me depresion të thellë, alkoolizëm dhe abuzim me substanca, që e çuan deri në prag të vetëvrasjes. Ai pranoi publikisht betejat e tij me shëndetin mendor dhe u trajtua në klinikën The Priory në vitin 2010.
    Pavarësisht vështirësive, ai u rikthye në ring në vitin 2022 për një ndeshje ekspozuese me legjendën meksikane Marco Antonio Barrera, që shënoi një kthesë pozitive në jetën e tij.
    Në intervistat e fundit, ai fliste me krenari për rikuperimin e tij: “Të gjithë më thonin se është frymëzuese të më shohin sërish në formë, pas gjithçkaje që kam kaluar. Kjo më jep forcë të vazhdoj.”
    Vetëm pak javë më parë, Hatton kishte shpallur rikthimin e tij në ring për një tjetër ndeshje ekspozuese në Dubai, më 2 dhjetor, përballë boksierit Eisa Aldah.
    “E di çfarë ndeshjesh mund të përballoj. Nuk jam aq budalla sa dukem,” – kishte thënë me humor në një intervistë për The Sun. “Do t’ju bëj krenarë sërish.” Fatkeqësisht, kjo sfidë nuk do të ndodhë kurrë.
    Hatton ishte baba i tre fëmijëve dhe së fundmi kishte qenë në një lidhje me aktoren britanike Claire Sweeney, me të cilën ishte shfaqur në spektaklin Dancing On Ice në vitin 2024.
    Trashëgimia e tij në boksin britanik mbetet e jashtëzakonshme. Djali i tij, Campbell Hatton, tashmë është boksier profesionist dhe vazhdon rrugën e të atit. Ricky Hatton do të mbahet mend jo vetëm për triumfet në ring, por edhe për sinqeritetin e tij, për dashurinë që mori nga tifozët dhe për luftën që bëri me veten për t’u rikthyer në jetë pas errësirës.

  • Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare ish-kampioni i boksit Ricky Hatton

    Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare ish-kampioni i boksit Ricky Hatton

    Kampioni botëror i boksit, Ricky ‘The Hitman’ Hatton, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Greater Manchester.
    Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe tha se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.
    Hatton, i cili do të mbushte 47 vjeç në tetor, kishte folur hapur për problemet e tij me shëndetin mendor dhe varësinë nga droga.

    Hatton u kurorëzua kampion bote për herë të parë në vitin 2005 kur mundi Kosta Tszyun.
    Ai u tërhoq nga boksi në vitin 2022, por më vonë njoftoi një rikthim për një ndeshje të planifikuar në dhjetor të këtij viti.

    /vizionplus.tv

  • Tronditet bota e sportit/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit, disa javë para rikthimit të tij në ring

    Tronditet bota e sportit/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit, disa javë para rikthimit të tij në ring

    Bota e sportit është në zi pas lajmit tronditës se kampioni i botës në boks Ricky Hatton është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.
    I njohur me nofkën “The Hitman”, Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester mëngjesin e sotëm.
    Policia e Manchesterit konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.
    “Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Bowlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,” thuhet në deklaratën e policisë.
    Lajmi i vdekjes së Ricky Hatton ka shkaktuar reagime emocionale në rrjetet sociale dhe në mbarë komunitetin sportiv.
    “RIP Hitman,” – kanë shkruar fansat në rrjet, duke e përshkruar atë si “një ikonë të boksit britanik dhe një nga karakteret më të dashura të sportit”.
    Edhe figura të njohura të mediave kanë reaguar. Piers Morgan shkroi në X: “RIP Ricky ‘The Hitman’ Hatton, 46 vjeç. U gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester. Policia thotë se nuk ka rrethana të dyshimta. Një lajm jashtëzakonisht i trishtuar.”
    Karriera e Hatton zgjati nga 1997 deri në 2012, duke përfshirë 45 fitore dhe vetëm 2 humbje, dhe përfshinte përballje me emra si Kostya Tszyu, Paulie Malignaggi, Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao.
    Ai ishte një ikonë e klasit punëtor britanik, i lindur dhe rritur në Manchester, që u kthye në një figurë të dashur për publikun jo vetëm për sukseset në ring, por edhe për shpirtin e tij sportiv dhe jetën e sinqertë jashtë ringut.
    Në kulmin e famës, Ricky hynte në ring me këngën “Blue Moon”, simbolin e Manchester City-t, dhe kishte pranë yje si Noel dhe Liam Gallagher, David Beckham, Tom Jones, madje edhe Brad Pitt dhe Angelina Jolie, që e vizituan në dhomën e zhveshjes pas humbjes ndaj Mayweather në Las Vegas më 2007.
    Pas tërheqjes nga boksi, Hatton u përball me depresion të thellë, alkoolizëm dhe abuzim me substanca, që e çuan deri në prag të vetëvrasjes. Ai pranoi publikisht betejat e tij me shëndetin mendor dhe u trajtua në klinikën The Priory në vitin 2010.
    Pavarësisht vështirësive, ai u rikthye në ring në vitin 2022 për një ndeshje ekspozuese me legjendën meksikane Marco Antonio Barrera, që shënoi një kthesë pozitive në jetën e tij.
    Në intervistat e fundit, ai fliste me krenari për rikuperimin e tij: “Të gjithë më thonin se është frymëzuese të më shohin sërish në formë, pas gjithçkaje që kam kaluar. Kjo më jep forcë të vazhdoj.”
    Vetëm pak javë më parë, Hatton kishte shpallur rikthimin e tij në ring për një tjetër ndeshje ekspozuese në Dubai, më 2 dhjetor, përballë boksierit Eisa Aldah.
    “E di çfarë ndeshjesh mund të përballoj. Nuk jam aq budalla sa dukem,” – kishte thënë me humor në një intervistë për The Sun. “Do t’ju bëj krenarë sërish.”
    Fatkeqësisht, kjo sfidë nuk do të ndodhë kurrë.
    Hatton ishte baba i tre fëmijëve dhe së fundmi kishte qenë në një lidhje me aktoren britanike Claire Sweeney, me të cilën ishte shfaqur në spektaklin Dancing On Ice në vitin 2024.
    Trashëgimia e tij në boksin britanik mbetet e jashtëzakonshme. Djali i tij, Campbell Hatton, tashmë është boksier profesionist dhe vazhdon rrugën e të atit.
    Ricky Hatton do të mbahet mend jo vetëm për triumfet në ring, por edhe për sinqeritetin e tij, për dashurinë që mori nga tifozët dhe për luftën që bëri me veten për t’u rikthyer në jetë pas errësirës.