Tag: hasit

  • Sot do të ndajmë me ju një nga traditat e vjetra të anës së Hasit

    Sot do të ndajmë me ju një nga traditat e vjetra të anës së Hasit

    Sot do të ndajmë me ju një nga traditat e vjetra të anës së Hasit.

    Ka shumë legjenda, sipas së cilave, në disa fshatra në këtë anë si Romaja, Rogovë e Hasit ekzistonin disa varre, të cilat quhen “Varret e Krushqve”. Sipas të moshuarve të fshatit, kur ndodhte që të kishte dy dasma në të njëjtën ditë dhe karvanët e krushqve, bashkë me nusen kryqëzoheshin me njëri-tjetrin, askush prej tyre nuk hapte rrugë, se dasma i vinte ters, e veç të tjerash, hapja e rrugës do të ishte dhe një ulje për fiset që lëshonin pe në këtë mes. Sipas gojëdhënës, thuhet se kishte ndodhur në një ditë të bukur, kur dy karvanë dasmorësh, që çonin nuset për në shtëpinë e dhëndrit, janë përballur dhe asnjëra palë nuk ishte tërhequr prapa, askush nuk donte të hapte rrugë, gjë që solli një tragjedi dhe i ktheu dy dasma në dy varreza të mëdha.

    Tashmë ato varre janë zhdukur dhe kanë mbetur vetëm si pjesë e dikurshme e historisë së kësaj pjesë të fshatit.———————–Today we will share with you one of the old traditions of the area of Has.According to many legends, in some villages on this area, such as Romaja, Rogova of Has, there are several graves, which are called “Graves of wedding guests.” According to the elderly of the village, where it happened to have two weddings on the same day and caravans of the wedding guests, together with the bride intersected with each other, none of them opened the way, because the wedding brought bad luck, and among others, opening the way was considered as an underestimation for the tribe willing to do so. According to the legend, it is said that there had been a beautiful day, when two caravans of wedding guests, bringing the bride to the groom’s house, faced each other and neither side opened the way, which led to a tragedy by turning two weddings in two large graves.
    Those graves have already disappeared and have only remained as part of the history of this part of the village.

  • “Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

    “Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

    Evi Kokalari ka reaguar pas protestës qesharake të thirrur nga Sali Berisha një ditë më parë.
    “Nëse Sali Berisha do t’i kishte ndenjur i vërtet asaj që premtoi në 2021, sot do të ishte kryeminister dhe shanset ishin, ‘non-grata’ do t’i hiqej.
    Por mori mënd e injorantëve që e rrethojnë si strategu i Hasit apo doktori tjetër i pesës që ka intelektin e një gjinkalle, dhe sot, mbas katër vjetësh, përveç lejes së Kullës së Malit, arriti të mbaj dhe 50 mbështetës, ndërkohë që harxhoi gati $8 milion për të çliruar familjen nga sanksionet famëzezë por në vënd që t’i hiqen, i ka hapur (mundësisht) dyert dhe sanksioneve nga Departamenti i Thesarit.
    Ja, kjo është trashëgimia politike që Sali Berisha do lërë prapa!
    Fatkeqësi për atë Shqipëri që realisht nuk e meriton”, shkruan Kokalari.

  • Aksidenti i rëndë në fshatin Golaj të Hasit, shkon në dy numri i viktimave

    Aksidenti i rëndë në fshatin Golaj të Hasit, shkon në dy numri i viktimave

    Një tjetër jetë është shuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit, ku u përplasën dy automjete tip “Benz”.

    Nga përplasja humbën jetën dy persona, njëri prej tyre me pasaportë britanike, ndërsa tjetri ishte invalid pune. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë–Golaj. Automjeti i drejtuar nga N. L. u përplas me mjetin e drejtuar nga N. S., ku ndodhej edhe pasagjeri Z. N.
    Përveç dy viktimave, një tjetër person mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
    Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia gjatë drejtimit të mjetit, por ende nuk është përcaktuar se cili prej drejtuesve ka shkaktuar përplasjen fatale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Top Channel

  • Daily Mail/ Burrat në Angli, në Has mbeten vetëm gratë! Efekti negativ i emigrimit

    Daily Mail/ Burrat në Angli, në Has mbeten vetëm gratë! Efekti negativ i emigrimit

    Në një reportazh të fundit nga Daily Mail, vihet në qendër të vëmendjes historia e Besmirës, një gruaje 32-vjeçare nga qyteti verior i Hasit në Shqipëri, e cila prej katër vitesh jeton me shpresën se një ditë do të ribashkohet me bashkëshortin e saj, Arbenin.
    Ai emigroi ilegalisht drejt Britanisë në vitin 2021, duke paguar 5 mijë paund për të kaluar me gomone Kanalin e La Manshit nga Franca.
    Sot, punon në një kantier ndërtimi në Mançester dhe jeton në kushte të vështira, duke punuar 12 orë në ditë për t’i dërguar para familjes së tij në Shqipëri.
    Besmira, e cila jeton me prindërit e Arbenit, ka hequr dorë nga puna si eksperte statistikash në bashkinë e Hasit dhe rrëfen se po përballet me depresion dhe vetmi.
    “E dua burrin tim, duam të kemi një fëmijë. Por si mund të ndërtojmë një familje përmes telefonatave që zgjasin prej katër vitesh?”, shprehet ajo, duke kërkuar të mbetet anonime në artikull për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
    Kjo nuk është një histori e rrallë në Has, një komunë me vetëm 5 mijë banorë, ku sipas Daily Mail, tetë nga dhjetë familje mbijetojnë falë të ardhurave të djemve dhe burrave që kanë emigruar në Britani, shpesh në mënyrë ilegale.
    Në vitin 2022, më shumë se 13 mijë shqiptarë – përfshirë të mitur – hynë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe një përqindje e madhe e tyre vinte pikërisht nga kjo zonë, sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike.
    Pasojat sociale të këtij fenomeni janë thellësisht të dukshme. Vajzat e reja në Has qëndrojnë në kafe duke pritur “të fejuarit” nga Britania, ndërsa djemtë largohen sapo mbarojnë shkollën e mesme.
    “Zinxhiri normal i jetës – njohje, fejesë, martesë, fëmijë – është thyer. Djemtë janë në Angli, vajzat mbesin këtu të vetmuara,” – thotë Jahir Cahani, një mësues i kthyer në iniciator të projekteve turistike për të ndalur zbrazjen e Hasit.
    Ndërkohë, autoritetet lokale përpiqen të ruajnë lidhjen simbolike me Britaninë. Në sheshin qendror është vendosur një monument me zemrën që përmban flamurin britanik dhe atë shqiptar, dhe shumë kafene janë dekoruar me simbole si Big Ben apo imazhe të Mbretëreshës Elizabeth II.
    Por prapa kësaj fasade të “mirënjohjes”, fshihet një realitet i trishtë: fëmijë që rriten pa baballarë, gra që mbajnë mbi shpinë barrën e dyfishtë të familjes dhe një komunitet që po humbet ekuilibrin shoqëror. Profesorë dhe aktivistë lokalë e quajnë këtë “shkatërrim të strukturës familjare”.
    Edhe nëse burrat kthehen për pushime apo martesa, shumë gra nuk arrijnë të bashkohen me ta në Britani për shkak të barrierave ligjore dhe të të ashtuquajturave “viza bashkëshortore” që kërkojnë të ardhura minimale dhe dokumentacion të ndërlikuar.
    Historia e Besmirës është vetëm një zë mes qindra grave të tjera në Has që ndajnë të njëjtin fat – një martesë virtuale, një pritje pa fund dhe një jetë e mbushur me ankth. “Nuk është kjo jeta që kemi dashur,” thotë ajo. “Paratë nuk janë gjithçka.”

  • Kryebashkiaku i Hasit: S’kemi luksin për të bërë fshesë. Zbatojmë ligjin, por jo urdhrat pa shkresë

    Kryebashkiaku i Hasit: S’kemi luksin për të bërë fshesë. Zbatojmë ligjin, por jo urdhrat pa shkresë

    Kreu demokrat i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në bashkitë me performancë të dobët. Ai tha se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale.
    ”Prej dy vitesh drejtoj këtë bashki dhe çdo muaj dërgojmë stafin në trajnime. Kemi mungesë të theksuar të kapaciteteve dhe nuk jemi në kushte komode për të larguar njerëzit që po i trajnojmë me fondet e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Dauti.

    Ai nënvizoi se Bashkia e Hasit, e cila përfshin tre njësi administrative, ka arritur rezultate konkrete sidomos në menaxhimin e emergjencave dhe zjarreve, duke falenderuar kontributin e shërbimit pyjor, zjarrfikësve, njësive administrative dhe vullnetarëve.
    ”Ne jemi një Bashki me tre njësi administrative. Po përballemi me shumë sfida. Sepse kemi shërbime ndaj qytetarëve për vaditjen, zjarret. Ne jemi një bashki model që i kemi realizuar në kohë reale shuarjen e zjarreve. Në këtë aspekt është kontributi i madh i drejtorive të shërbimit pyjor, zjarrëfikëseve, njësive administrative, të forcave vullnetarëve. Mendoj që ne e kemi justifikuar vetën me punë në shërbim të komunitet”, tha Dauti në ”Report TV”.

  • “Nuk kemi luksin për të bërë fshesë, jo urdhra pa shkresë”, kryebashkiaku i Hasit del kundër Ramës për shkarkimet

    “Nuk kemi luksin për të bërë fshesë, jo urdhra pa shkresë”, kryebashkiaku i Hasit del kundër Ramës për shkarkimet

    Kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti, ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në bashkitë me performancë të dobët.
    Në një prononcim Dauti theksoi se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale.
    “Prej dy vitesh drejtoj këtë bashki dhe çdo muaj dërgojmë stafin në trajnime. Kemi mungesë të theksuar të kapaciteteve dhe nuk jemi në kushte komode për të larguar njerëzit që po i trajnojmë me fondet e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Dauti.
    Duke komentuar aludimet në media se ai nuk po i bindet urdhrit të kryeministrit, Dauti sqaroi se: “Unë nuk jam për të mos iu përgjigjur urdhrit të Kryeministrit. Por jam për zbatimin e ligjit dhe vetëm ligjit si ndaj administratës, qytetarëve, Kryeministrit dhe Ministrisë që jemi në varësi”.
    I pyetur nëse do të zbatojë ose jo urdhrin për shkarkime, ai u përgjigj prerë.
    “Unë e kuptoj Kryeministrin sepse ka bashki që ka gati 20 vite që e drejtojnë të njëjtit njerëz. Është normale që ka vend për ndryshime. Ka vend për punë dhe angazhime më të mëdha. Unë jam i prirur që çdo njeri që është i punësuar dhe paguhet nga taksat e qytetarëve duhet ta justifikojë veten me punë. Dhe vetëm me punë të zbatojnë ligjin. Dhe jam i përkushtuar që çdo moment ai që nuk zbaton ligjin të ndëshkohet.
    Gjithmonë në kompetencat që kemi dhe angazhimet që kemi marrë ndaj qytetarëve. Jo se nuk do të zbatojmë urdhrin. Ne do të zbatojmë ligjin. Fatkeqësisht ne nuk kemi edhe një shkresë aty ku mund të mbështetemi. Sespe me çdo largim ne përballemi me pjesën e drejtësisë se ata që shkarkohen ankohen.
    Nuk kemi kushte komode që nesër apo pasnesër që gjykatat t’i japin drejt një personi të shkarkuar dhe ne të paguajmë dy paga për një vend pune. Ne do të zbatojmë ligjin. Fatkeqësisht nuk kemi një shkresë zyrtare për t’u mbështetur. Çdo largim duhet të ketë bazë ligjore për të shmangur pasoja financiare për bashkinë”, tha ai.
    Ai nënvizoi se Bashkia e Hasit, e cila përfshin tre njësi administrative, ka arritur rezultate konkrete sidomos në menaxhimin e emergjencave dhe zjarreve, duke falenderuar kontributin e shërbimit pyjor, zjarrfikësve, njësive administrative dhe vullnetarëve.
    “Ne jemi një Bashki me tre njësi administrative. Po përballemi me shumë sfida. Sepse kemi shërbime ndaj qytetarëve për vaditjen, zjarret. Ne jemi një bashki model që i kemi realizuar në kohë reale shuarjen e zjarreve.
    Në këtë aspekt është kontributi i madh i drejtorive të shërbimit pyjor, zjarrëfikëseve, njësive administrative, të forcave vullnetarëve. Mendoj që ne e kemi justifikuar vetën me punë në shërbim të komunitet”, tha Dauti.
    Kryebashkiaku Dauti ndau gjithashtu detaje nga takimi me Kryeministrin Rama, ku ky i fundit përmendi edhe Bashkinë e Hasit si një shembull pozitiv.
    “Kryeministri tha se nuk mund të vë fajin Bashkisë së Hasit, e cila nuk ka kapacitetet e mjaftueshme njerëzore, në një kohë kur bashki të mëdha me administratë të plotë nuk po e justifikojnë punën e tyre”.
    Në përfundim, Dauti falenderoi Kryeministrin për bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen për projektet zhvillimore në Has, duke përmendur konkretisht një projekt për sistemimin e Lumit Krena.
    Ndërkohë, në të njëjtën kohë, Bashkia Kukës ka marrë masa konkrete duke shkarkuar të gjithë administratorët e njësive dhe dy nënkryetarët, për shkak të performancës së dobët.

  • Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

    Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

    I komentuar si kryebashkiaku që nuk po i bindet urdhrave verbalë të kryeministrit për të kërkuar dorëheqjet e vartësve, qytetari numër një i Hasit, Miftar Dauti, shprehet se bashkia që ai drejton, ndonëse me mangësi në kapacitetet njerëzore, është përpjekur të përmbushë të gjitha detyrimet e saj. Sipas tij, urdhrin e kryeministrit duhet ta zbatojnë ato bashki që ndjejnë se për vite me radhë nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre.
    “Jemi të angazhuar të respektojmë të gjitha angazhimet që kërkon qeveria për pushtetin vendor. Jemi të angazhuar të kryejmë të gjitha detyrimet që kemi”, thotë Dauti për A2 CNN. “Ai nuk ka folur konkretisht me emër për bashkitë. Ka bashki që ndoshta kanë 20 vite me të njëjtën administratë dhe ndoshta ka vend për ndryshime dhe detyrimisht ata që e ndjejnë që duhet zbatuar, duhet zbatuar”.
    Më tej, Dauti ka argumentuar se nuk e ka luksin dhe as kapacitetet njerëzore për të kryer rotacione të tilla, edhe për faktin se punonjësit aktualë janë trajnuar vazhdimisht për të përmirësuar shërbimin ndaj publikut.
    “Nuk jemi në ato kushte komode që të fillojmë nga e para, të bëjmë ndryshime që të vazhdojmë të trajnojmë prapë njerëz të tjerë, kur kemi 2 vjet që e trajnojmë administratën. Është kosto dhe nuk kemi njerëz të kualifikuar që të kryejmë ato detyrime”, thotë Dauti.
    Në fund, kryebashkiaku i Hasit, i pyetur nëse do të vijojë të mos zbatojë urdhrat verbalë të kryeministrit, është shprehur: “Nuk jemi për të mos i zbatuar, por jemi të përkushtuar të zbatojmë vetëm ligjin”.
    Bashkia e Hasit rezulton ndoshta e vetmja në vend që nuk ka ndërtime pa leje në hapësirat publike. Ndërkohë, ndërtimi pa leje i banesave në tokat e administruara nga vetë qytetarët është një problematikë që tashmë është referuar për zgjidhje ligjore.

  • Kryebashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: S’kam në plan të shkarkoj ndonjë punonjës

    Kryebashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: S’kam në plan të shkarkoj ndonjë punonjës

    Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin.
    Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.
    Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët.

  • Situata me zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Hasit, era nuk favorizon aspak për ndërhyrjen

    Situata me zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Hasit, era nuk favorizon aspak për ndërhyrjen

    Kjo vatër zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak edhe të rrymave e ajrore dhe erës në këtë zonë. Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të enjteje në masivin pyjor në shpatin lindor të Pashtrikut mbi fshatin Domaj të Bashkisë Has.
    Nga Bashkia e Hasit mësohet se janë nisur ekipet e shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, punonjës të shërbimeve dhe njësisë administrative Gjinaj por edhe banorë të zonës. Masivi pyjor përbëhet nga dru lisi e dushk të shkurtër.
     
     

  • U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO për ish-kryebashkiakun e Hasit!

    U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO për ish-kryebashkiakun e Hasit!

    Gjykata e Lartë prish vendimin e GJKKO-së dhe rikthen për proces me një tjetër trupë gjykuese dosjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Hasit, Adem Lala.
    Në dy shkallët e GJKKO-së ish-zyrtari vendor u dënua me 1 vit e 4 muaj burg në lidhje me privatizimin e një godine publike në Has, në shpërdorim detyre.
    Por pas rekursit të depozituar, katër vite pas këtij procesi, shkalla e tretë e gjyqësorit ka vendosur të prishë vendimin e Apelit, i dhënë më datën 17 qershor 2021 dhe ta rikthejë për gjykim në të njëjten gjykatë, por më një trupë tjetër gjyqësore.
    Lala dhe një punonjëse e bashkisë u akuzuan në lidhje me privatizimin e një godine publike në Bashkinë e Hasit.
    Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 8 muaj, ndërkohë që gjykata vendosi pezullimin e këtij dënimi, duke e konvertuar në një periudhë prove prej 1 viti e 4 muajsh (dënim me kusht).
    Po ashtu gjykata vendosi të përjashtojë Lalën nga funksionet publike për 5 vjet. Kujtojmë se Adem Lala mori mandatin e bashkisë Has në 2015.