Tag: hasani

  • Hasani pret Zannier: Angazhim për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR

    Hasani pret Zannier: Angazhim për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ambasadorin Lamberto Zannier, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit që do të zhvillohen në Shqipëri.
    ”Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij”,-tha Hasani.

    Ndër të tjera, Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR. Shqipëria mbetet një mbështetëse e palëkundur e mandatit të ODIHR dhe rolit që ai luan në mbrojtjen e lirive themelore.

     

  • Ministri Hasani takim me kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Shqipëria e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme

    Ministri Hasani takim me kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Shqipëria e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij Ambasadorin Lamberto Zannier, Kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit që do të zhvillohen në Shqipëri.

    Përgjatë këtij takimi, Ministri Hasani ka nënvizuar se: Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij.

    Ndër të tjera, ministri Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR.

    Shqipëria mbetet një mbështetëse e palëkundur e mandatit të ODIHR dhe rolit që ai luan në mbrojtjen e lirive themelore.

  • Shqipëria 16 vite në NATO, ministri Hasani: Kontribuojmë për forcimin e paqes, sigurisë e stabilitetit në rajon

    Shqipëria 16 vite në NATO, ministri Hasani: Kontribuojmë për forcimin e paqes, sigurisë e stabilitetit në rajon

    Sot Shqipëria shënon 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO.

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai shprehet se “Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë”.
    Sipas tij, ky rrugëtim i Shqipërisë në NATO reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin, teksa shpreh krenarinë që vendi ynë gjendet pranë aleatëve për një të ardhme me të sigurt.
    Më tej ministri shprehet “Vazhdojmë me krenari kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë“.
    “16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan ai.
     
     

    Top Channel

  • Ministri Hasani: Shqipëria ka NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë

    Ministri Hasani: Shqipëria ka NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë

    Në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar me një mesazh në rrjete sociale Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
    “Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë! Me kontekstet e reja gjeopolitike do të forcojmë partneritetin me aleatët tanë, si dhe do të vazhdojmë me krenari kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, shkruan Ministri Hasani.

    Sipas tij, ky rrugëtim i Shqipërisë në NATO reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin, teksa shpreh krenarinë që vendi ynë gjendet pranë aleatëve për një të ardhme me të sigurt.
    Shqipëria mbetet një aleate e përkushtuar dhe e besueshme e NATO-s, aleancës më jetëgjatë dhe më të fuqishme në botë.
    Anëtarësimi i saj në NATO më 1 prill 2009, është një ndër arritjet më të rëndësishme historike, për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar.
     

  • Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë

    Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë

    Shqipëria ditën e sotme shënon 16 vite nga anëtarësimi në NATO. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh në rrjetet sociale anëtarësimit e Shqipërisë në NATO.
    Presidenti Begaj shprehet se në këto 16 vite Shqipëria ka treguar se është një anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 
    “16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

    Gjithashtu një reagim e ka pasur edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili shprehet se këto 16 vite janë një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin e vendit.
    “16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan Hasani.

  • Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Kemi dëshmuar se jemi anëtare e denjë

    Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Kemi dëshmuar se jemi anëtare e denjë

    Shqipëria ditën e sotme shënon 16 vite nga anëtarësimi në NATO. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh në rrjetet sociale anëtarësimit e Shqipërisë në NATO.
    Presidenti Begaj shprehet se në këto 16 vite Shqipëria ka treguar se është një anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 
    “16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

    Gjithashtu një reagim e ka pasur edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili shprehet se këto 16 vite janë një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin e vendit.
    “16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan Hasani.

  • Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Kemi dëshmuar se jemi një anëtar i denjë

    Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Kemi dëshmuar se jemi një anëtar i denjë

    Shqipëria ditën e sotme shënon 16 vite nga anëtarësimi në NATO. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh në rrjetet sociale anëtarësimit e Shqipërisë në NATO.
    Presidenti Begaj shprehet se në këto 16 vite Shqipëria ka treguar se është një anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 
    “16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

    Gjithashtu një reagim e ka pasur edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili shprehet se këto 16 vite janë një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin e vendit.
    “16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan Hasani.

  • 16-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministri Hasani: Vazhdojmë kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë

    16-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministri Hasani: Vazhdojmë kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë

    Në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar me një mesazh në rrjete sociale Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
    “Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë! Me kontekstet e reja gjeopolitike do të forcojmë partneritetin me aleatët tanë, si dhe do të vazhdojmë me krenari kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, nënvizon Ministri Hasani.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas tij, ky rrugëtim i Shqipërisë në NATO reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin, teksa shpreh krenarinë që vendi ynë gjendet pranë aleatëve për një të ardhme me të sigurt.

    Shqipëria mbetet një aleate e përkushtuar dhe e besueshme e NATO-s, aleancës më jetëgjatë dhe më të fuqishme në botë.

    Anëtarësimi i saj në NATO më 1 prill 2009, është një ndër arritjet më të rëndësishme historike, për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar./vizionplus.tv

  • Arrestohet i rrezikshmi i Fierit, kërcënoi efektivin e FNSH-së që e ruante tek dera

    Arrestohet i rrezikshmi i Fierit, kërcënoi efektivin e FNSH-së që e ruante tek dera

    Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës një efektiv të FNSH-së.
    Në pranga është vënë shtetasi Alesio Xhelo, 40 vjeç, banues në Fier, i njohur ndryshe dhe si “Titi“, teksa ka përdorur më parë emrin Astrit Hasani.
    Policia raporton se ky person ndodhej me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.
    “40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.” – raportojnë autoritetet.
    Alesio Xhelo alias Astrit Hasani është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në Qershor të vitit 2019, ai u arratis nga burgu në Greqi, së bashku me tre shqiptarë të tjerë.
    Shqiptarët u arratisën nga qelia e izolimit, pasi neutralizuan policët e shërbimit. Ata po mbaheshin në pritje të gjykimit për vjedhje. Njëri prej tyre u shtir sikur ishte sëmurë dhe ra për tokë. Kur një polic hyri në qeli që të shihte çfarë ka ndodhur, ata e neutralizuan nën kërcënimin e një sendi të mprehtë që nuk dihet se si kishte rënë në duart e tyre.
    Pastaj zbritën në hyrje të godinës, ku u përballën me një police që ishte roje, të cilën gjithashtu e neutralizuan. Ata u morën dy policëve armët dhe telefonat celularë dhe arritën të largoheshin nga komisariati.
    Alesio Xhelo alias Astrit Hasani ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me Policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.

  • Asambleja e Përgjithshme e Confindustria Albania, Hasani: Ministria e Jashtme urë e fortë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj

    Asambleja e Përgjithshme e Confindustria Albania, Hasani: Ministria e Jashtme urë e fortë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”, e cila organizoi aktivitetin me temë “Konkurrueshmëria dhe e Ardhmja: Bizneset, Territori, Komuniteti Konfindustrial”. Hasani fillimisht vlerësoi faktin se “Confindustria Albania” që prej fillimit ka qenë një partner kyç në promovimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ofruar mbështetje në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona.
    “Për ne, ky bashkëpunim është i çmuar, dhe do të vazhdojmë ta mbështesim me shumë entuziazëm. Ky është një angazhim që kërkon bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, ku Italia ka një rol të jashtëzakonshëm. Pas dy dekadash marrëdhëniesh intensive, Italia është një nga investitorët më të rëndësishëm në Shqipëri dhe një aleat strategjik në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai. Ministri Hasani cilësoi se aktualisht Shqipëria është në momentin më të mirë historik në rrugëtimin e saj evropian: me objektiv hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda këtij viti, mbylljen e negociatave brenda vitit 2027-të, dhe me një vizion të qartë për t’u bërë pjesë e familjes së vlerave evropiane para 2030-tës.

    ”Anëtarësimi në BE është një mundësi për t’u pozicionuar më mirë në një mjedis global dhe për të rritur potencialin e saj ekonomik. Kjo nuk është një mundësi që do të vijë vetvetiu. Ne duhet të punojmë ngushtë me sektorin privat për të krijuar një atmosferë investimesh dhe inovacionesh që mund të transformojnë ekonominë tonë. Roli i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) është të jetë një urë lidhëse, të promovojë eksporte dhe të tërheqë investitorë strategjikë. Për të arritur sukses në këtë proces, të cilit i jemi angazhuar plotësisht, është e domosdoshme një partneritet i fortë mes qeverisë dhe sektorit privat. Vetëm me bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë strategjikë mund të maksimizojmë përfitimet e integrimit tonë në Bashkimin Evropian”, tha ai.
    Ministri Hasani nënvizoi gjithashtu edhe një ndër fokuset kryesore të MEPJ, e cila është mbështetja për iniciativat që lidhin biznesin vendas me diasporën shqiptare. “Diaspora shqiptare është një pasuri e jashtëzakonshme që ka potencialin të luajë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Ajo është një nga fokuset kryesore të politikave tona. Diaspora shqiptare, veçanërisht ajo e madhe që jeton në Itali, ka një potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar në rritjen e ekonomisë shqiptare. Dhe këtu, ndaj bindjen e palëkundur se ajo është aset i paçmuar që duhet të shfrytëzohet në mënyrë strategjike”, tha ai.