Tag: harry

  • “Nuk duam ta mbyllim, me ndjenjën e humbjes”/ Përballja me Shqipërinë, Harry Kane i “frikësohet” kuqezinjve: Jemi…

    “Nuk duam ta mbyllim, me ndjenjën e humbjes”/ Përballja me Shqipërinë, Harry Kane i “frikësohet” kuqezinjve: Jemi…

    Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e sfidës për ekipin e tij.
    “Kjo është ndeshja e fundit që luajmë për këtë raund të kualifikueseve. Nuk do të donim ta mbyllnim me një ndjenjë humbjeje,” tha Kane, duke treguar ambicien e skuadrës për të përfunduar raundin me sukses.
    Anglia vjen si kryesuesja e grupi K, ndërsa deri tani ka grumbulluar 21 pikë.

  • Kane drejt Barcelonës, por katalanasit duhet të zgjidhin më parë një problem të madh

    Kane drejt Barcelonës, por katalanasit duhet të zgjidhin më parë një problem të madh

    15 Nëntor 2025

    20:42

    Telesport

    Shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një transferim të Harry Kane te Barcelona në fund të këtij sezoni. Sulmuesi gjerman ka një klauzolë që e lejon atë të largohet nga Bayern për shifrën 65 milionë euro.
    Katalanasit janë gati të bëjnë një sakrificë dhe të paguajnë direkt shifrën 65 milionë euro, pa hyrë në negociata të gjata me Bayern. Por, pengesa më e madhe lidhet me rrogën e sulmuesit anglez.
    Kane paguhet 25 milionë euro në vit, shifër e majme për financat aktuale të Barcelonës. Më i paguari aktualisht te Barcelona është Robert Lewandowski me 21 milionë euro në vit dhe duket e vështirë që drejtuesit katalanas të paguajnë dikë tjetër më shumë se kaq, sepse sigurisht që do të kishte pakënaqësi të madh brenda skuadrës.
    Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Harry Kane të pranojë një ulje rroge nëse do që të transferohet vërtet te katalanasit.

  • A po përgatiten Meghan Markle dhe Princi Harry për një rikthim në Australi?

    A po përgatiten Meghan Markle dhe Princi Harry për një rikthim në Australi?

    Në 12 nëntor, astrologia australiane Angela Pearl ka shpërndarë një foto të papublikuar më parë me Dukën dhe Dukeshën e Sussex nga vizita e tyre e fundit në Nju Jork, së bashku me një letër nga çifti që sugjeron planet për një vizitë të mundshme në Australi. Një rikthim në “Down Under” do të ishte shumë i rëndësishëm për Princin Harry, 41 vjeç, dhe Meghan, 44 vjeç. Kjo do të ishte vizita e tyre e parë në Australi që nga momenti kur ata hoqën dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u vendosën në Kaliforni, një lloj rikthimi në një vend që i ka pritur ata me turma të mëdha gjatë turneut të tyre të parë mbretëror në vitin 2018.
    Në postimin e saj të 12 nëntorit, Pearl, e cila është gjithashtu një folëse motivuese dhe autore, ka ndarë një foto të re me Princin Harry dhe Meghan, duke përshkruar atë si një “mbrëmje speciale”, dhe falënderuar çiftin për ftesën dhe bisedën frymëzuese. Fotoja u bë në të njëjtën ditë kur Duka dhe Dukesha e Sussex kishin dalë për darkë në Nju Jork, gjatë vizitës së tyre të lidhur me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Ata ishin fotografuar në të njëjtin veshje ndërsa dilnin nga Soho House, një lokal privat, bashkë me mikun e tyre, këngëtarin Ed Sheeran.

    Po ashtu, Pearl ka shpërndarë një imazh të dytë, një foto të letrës që çifti i kishte dërguar, e cila ishte pjesërisht e fshehur. Letra, e datuar 24 tetor 2025 dhe e markuar si “Korrespondencë Personale”, nis me fjalët: “E dashur Angela”.
    Ky postim ka ngritur dyshime dhe spekulime lidhur me mundësinë që Meghan dhe Harry të rikthehen në Australi, duke u bërë kështu një rikthim i mundshëm i tyre pas largimit nga detyrat mbretërore.

  • “Të mësohemi nesërr dhe pastaj Play Off-i”! Gjimshiti flet për duelin me Harry Kane: T’i shënojmë ne gol të parët Anglisë

    “Të mësohemi nesërr dhe pastaj Play Off-i”! Gjimshiti flet për duelin me Harry Kane: T’i shënojmë ne gol të parët Anglisë

    Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë. Pyetjet kryesore ishin në lidhje me Armando Brojën, teksa trajneri është munduar që të mos e trajtojë si një çështje kaq të madhe për ta barazuar lojtarin e Burnley me të tjerët.
    “Kam folur me Brojën personalisht, kam folur dhe me gjithë pjesën tjetër të ekipit. E kemi zgjidhur problemin, ishte ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë, ishte arritja jonë historike dhe të gjithë duhej të festonim. Ishte i mërzitur, i mërzitur që doli nga fusha vetëm 10 minuta pas pjesës së dytë. është një nga 25 lojtarë që ne kemi, por nëse ndodh që ne kërkojmë që një lojtar duhet të luajë diku tjetër, duhet ta bëjë. Kemi Myrto Uzunin, luan në krahë të djathtë, në krahë të majtë, në qendër. Nuk e di nëse Armando Broja është sulmues qendre apo jo, por di të them se ne nuk jemi të çmendur dhe nuk po e fusim si qendër mbrojtës”, tha Silvinjo.
    Nga ana tjetër, Berat Gjimshiti është ndalur më tepër te dueli i nesërm me Harry Kane. “Nuk është misioni im të ndalim Harry Kane. Gjithë mbrojtësit në botë kanë vështirësi ndaj tij. Luajmë, mbrohemi dhe sulmojmë si skuadër. Pse mos të jemi ne të parët që i shënojmë gol Anglisë. Besojë se jemi të përqendruar te i gjithë rivali, jo te vetëm një lojtar.
    Sigurisht që mendojmë për “play-off’-in. Fillimisht të përqendrohemi vetëm te Anglia, pastaj të shikojmë kur të hidhet shorti. Ndaj Anglisë mund të mësosh. Të marrim gjithçka nga këto kualifikuese. Harry Kane lëviz shumë. Nuk rri kurrë afër mbrojtjes. Ai shkon në mesfushë, merr topin, teknikisht shumë i fortë. Nëse luan Foden, kualitetet janë aty. Duhet te kemi kujdes ndaj tyre”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/

  • “Harry Kane duhet të shkojë te Real Madrid, sepse…”

    “Harry Kane duhet të shkojë te Real Madrid, sepse…”

    14 Nëntor 2025

    17:02

    Telesport

    Harry Kane duhet të largohet nga Bayern. Kjo është këshilla që ish-futbollisti i Anglisë, Chris Waddle, i jep sulmuesit të Bayern për të ardhmen e afërt.
    “Bayern është gjë e madhe, por Real Madrid është edhe më i madh! Do të ishte një ngjarje e madhe!” – ka deklaruar Waddle.
    “Tottenham? Nuk mendoj se ata e duan në këtë moshë, plus që kushton shumë. Hapi logjik është Real Madrid. Kane është sulmues pykë, por edhe krijues golash. Perfekt për një skuadër si Real Madrid”.

  • Barcelona mendon për Harry Kane si zëvendësues të Lewandowskit, kuqezinjtë “fërkojnë duart”

    Barcelona mendon për Harry Kane si zëvendësues të Lewandowskit, kuqezinjtë “fërkojnë duart”

    13 Nëntor 2025

    7:54

    Alfred Lleshi

    E ardhmja e Lewandowskit te Barcelona mbetet e pasigurt. Kjo situatë po e kthen sulmuesin polak në një mundësi të madhe të merkatos, ku mes të interesuarve është edhe Milani. Sulmuesi 37-vjeçar ka kontratë deri në qershor 2026, por nëse Barcelona nuk aktivizon klauzolën për zgjatje deri më 2027, ai do të jetë i lirë të gjejë ekip të ri. “Gjithçka është e hapur”, – tha Lewandowski nga grumbullimi me Poloninë.
    Sipas “The Guardian”, Barcelona po kërkon tashmë pasuesin e tij dhe emri kryesor është Harry Kane i Bayern Munich. Sipas Flick, anglezi do t’iu përshtatej mirë skemave taktike të Barcelonës. Kane ka kontratë deri më 2027 dhe klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh për verën 2026, ndërsa nuk ka ende kontakte për rinovim me Bayernin.
    Sipas “Sport”, alternativa të tjera janë Julian Alvarez i Atletico Madridit dhe Etta Eyong i Levantes. Lewandowski tha për të ardhmen: “Jam i qetë dhe nuk kam nxitim; duhet të kuptoj çfarë është më e mira për mua”.
     

  • Po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Bayern, sulmuesi Harry Kane e trajneri Kompani vlerësojnë Luis Diaz

    Po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Bayern, sulmuesi Harry Kane e trajneri Kompani vlerësojnë Luis Diaz

    12 Nëntor 2025

    10:09

    Telesport

    Java e kaluar ka qenë e paharrueshme për Luis Díaz, i cili, vetëm pak muaj pasi mbërriti te Bayern Munich, është bërë një lider teknik i jashtëzakonshëm për ekipin e tij. Ai shënoi dy gola në fitoren 2-1 kundër PSG në Champions League. Disa ditë më vonë, ai shënoi një gol të shkëlqyer kundër Union Berlin, një gol që e vendos automatikisht në garë për golin e sezonit.
    Kolegu i tij i repartit Harry Kane u mahnit nga gjuajtja “speciale” e Díaz: “E pabesueshme, sinqerisht. Mënyra se si e mbajti topin në lojë, kaloi përtej mbrojtësit të tij dhe më pas shënoi ishte thjesht një gol i veçantë, vërtet i veçantë. Ai ka prodhuar gjëra të tilla gjatë gjithë sezonit, por mendoj se ky është ndoshta më i miri i tij.”
    Edhe trajneri Vincent Kompany lëvdon lojën e mirë të Díaz këtë sezon: “Ne kishim nevojë për një lojtar si ai, që mund të ndezë atë shkëndijë që mungonte. Cilësia që kemi në këtë ekip është ajo që na duhet për të arritur objektivat tona sezonale. Tre gola të shënuar këtë javë: ka qenë një javë vërtet pozitive për të.”

  • Harry Kane: Nuk ishte përformanca më e mirë, por jemi ende të pamposhtur

    Harry Kane: Nuk ishte përformanca më e mirë, por jemi ende të pamposhtur

    10 Nëntor 2025

    10:32

    Telesport

    Pas triumfit mesjavën e kaluar ndaj PSG në Champions League, ekipi i Bayern Munich dukej i pamposhtur. Por, atëherë kur më pak pritej, skuadra bavareze arriti një barazim 2-2 ndaj Union Berlin.
    Klubi i kryeqytetit mund të kishte fituar nëse nuk do të kishte ardhur goli i zakonshëm në fund të ndeshjes nga Harry Kane. Sulmuesi anglez komentoi ndeshjen, duke e parë në një këndvështrim pozitiv.
    “Ishte një ndeshje e vështirë, por ne e dinim se çfarë na priste. Fusha ishte e vështirë dhe kundërshtarët tanë luajtën shumë topa të gjatë. Përtej kësaj, shumë gjëra shkuan kundër nesh në këtë përballje”, tha Kane.
    “Shpesh gjërat e vogla bëjnë diferencën, ky është futbolli sot. Na u desh të luftonim dhe të qëndronim të qetë dhe ia dolëm. Nuk ishte performanca jonë më e mirë, por në fund ne prapë arritëm të barazonim”, tha Harry Kane.

  • Për çfarë i kërkon Princ Harry falje Kanadasë?!

    Për çfarë i kërkon Princ Harry falje Kanadasë?!

    Princi Harry ka vendosur të sqarojë të ashtuquajturin “Hatgate” dhe t’i kërkojë falje Kanadasë për incidentin që ngjalli reagime në rrjete sociale. Gjithçka nisi më 28 tetor, kur dukët e Sussex-it, Harry dhe Meghan Markle, u shfaqën në Game 4 të World Series në stadiumin e Los Angeles Dodgers. Në vend që të mbante një kapelë të ekipit kanadez Toronto Blue Jays, Harry u pa me logon e Dodgers, duke shkaktuar zhgënjim tek shumë fansa kanadezë, të cilët e akuzuan se nuk po tregonte mbështetje për një vend të Komonuelthit.
    Gjatë një interviste për CTV News më 6 nëntor, teksa ndodhej në Toronto për aktivitetet e Ditës së Përkujtimit, Princi Harry reagoi me humor ndaj polemikës.
    “Oh, kapela e Dodgers, Hatgate! Së pari, dua t’i kërkoj falje Kanadasë,” tha ai me një buzëqeshje. “Së dyti, isha nën presion. U ftova në tribunën e Dodgers nga vetë pronari, dhe mendova se ishte e sjellshme të vishja kapelën e tyre.”
    Harry, megjithatë, u kujdes ta kthente situatën me shaka, duke vendosur një kapelë të Blue Jays gjatë intervistës. “Do ta mbaj këtë tani e tutje që të mos bëj më gabime të tilla,” shtoi ai.
    Pavarësisht incidentit, Princi e shfrytëzoi momentin për të riafirmuar dashurinë e tij për Kanadanë, vend ku ai dhe Meghan kanë kaluar periudha të rëndësishme të jetës së tyre.

  • Pse askush nuk mund t’i durojë më Princin Harry dhe Meghan Markle në Los Angeles?

    Pse askush nuk mund t’i durojë më Princin Harry dhe Meghan Markle në Los Angeles?

    Imazhi dikur i shkëlqyer i Princit Harry dhe Meghan Markle në Hollywood mund të jetë duke e humbur shkëlqimin e tij. Disa njerëz të industrisë sugjerojnë se ndikimi i çiftit në Los Angeles është zvogëluar, me shumë që tani ngurrojnë të punojnë me ta.
    “Jo vetëm që nuk ka më oreks për ta në Los Angeles, por ata kanë harxhuar edhe çdo vullnet të mirë që kanë pasur”, tha një burim për Page Six. Një tjetër shtoi troç, “Njerëzit janë të lodhur prej tyre, akti është bërë bajat”.
    Partneriteti shumëvjeçar prej 100 milionë dollarësh i çiftit me Netflix thuhet se është reduktuar në një marrëveshje në shikim të parë. Burimet pohojnë se gabimet profesionale kanë dëmtuar reputacionin e tyre.
    “Ata janë thjesht të pashpresë në mjediset profesionale”, tha një burim i brendshëm, duke pretenduar se Princi Harry madje mbërriti vonë në një takim të Netflix dhe kërkoi një filxhan çokollatë të nxehtë, pija e tij karakteristike.
    Një histori e ngjashme qarkulloi nga një punonjës i Spotify , i cili tha se stafi u nxitua ta gjente pijen pas një kërkese për takim.
    Kritika në rritje dhe sfida në karrierë
    Kontrata trevjeçare e çiftit prej 20 milionë dollarësh me Spotify përfundoi në vitin 2023 pas një sezoni të podkastit të Markle , Archetypes. Më herët këtë vit, ajo prezantoi emisionin “Rrëfimet e një themeluese femër” me Lemonada Media, i cili u transmetua për një periudhë të shkurtër në vitin 2025.
    Prapa skenave, burimet e përshkruajnë Meghan Markle si një person kërkues. Një burim i brendshëm tha: “Ajo është e bindur se është më e zgjuar se të gjithë dhe shpërfillëse”. Të tjerë kanë pohuar se ajo “kontrollon gjithçka” brenda sipërmarrjeve të biznesit të çiftit. Raportet nga Vanity Fair dhe The Hollywood Reporter e portretizuan punën me Markle si “të dhimbshme” dhe sugjeruan që stafi ishte “i tmerruar” nga stili i saj i menaxhimit.
    Pavarësisht publicitetit negativ, disa brenda industrisë mbeten mbështetës. Drejtori ekzekutiv i Netflix, Ted Sarandos, thuhet se është ende i afërt me çiftin dhe ka darkuar me ta në disa raste.
    Vetë Markle e përshkroi marrëveshjen e tyre të rinovuar si “një shenjë të jashtëzakonshme të forcës së partneritetit tonë” gjatë Samitit Fortune Most Powerful Women në Uashington.
    Edhe pse popullariteti i tyre në Los Angeles duket se është ftohur, Duka dhe Dukesha e Sussex vazhdojnë të ndjekin projekte të reja televizive, duke shpresuar të rimarrin audiencën që dikur i përqafonte.