Tag: harry

  • Për herë të parë, Harry Kane vendos një rekord negativ te Bayern Munich

    Për herë të parë, Harry Kane vendos një rekord negativ te Bayern Munich

    27 Nëntor 2025

    17:09

    Telesport

    Arsenal i shkaktoi Bayern-it humbjen e parë për këtë sezon, 3-1 mbrëmjen e djeshme në Champions League. Golin e vetëm për bavarezët e shënoi talenti Lennart Karl.
    Ndërkohë, ylli kryesor i sulmit bavarez, ishte plotësisht në hije ndaj Arsenalit. Harry Kane nuk bëri asnjë goditje të vetme për herë të parë në përballjet e tij të shumta me Topçinjtë.
    Pavarësisht se ka treguar një super formë këtë sezon, në përballjen e parë me një ekip “big”, Harry Kane dështoi totalisht. Gjithsesi ky rekord negativ ndaj Arsenalit nuk i zhvlerëson aspak aftësitë e tij si sulmues.

  • Barcelona mbetet me gisht në gojë, Harry Kane gati për një firmë tjetër

    Barcelona mbetet me gisht në gojë, Harry Kane gati për një firmë tjetër

    26 Nëntor 2025

    17:12

    Telesport

    Barcelona ka një ëndërr. Quhet Harry Kane. Problemi është se Bayern po bën gjithçka që është e mundur, që kjo ëndërr të mos realizohet.
    Drejtori sportiv Max Eberl ka deklaruar publikisht se po përgatit një kontratë të re për sulmuesin anglez. “Jemi shumë të kënaqur me të. Ai e ka rritur nivelin e lojës së tij në një mënyrë të paimagjinueshme”, është shpehur Eberl.
    Një tjetër lojtar që do të rinovojë është Konrad Laimer. 28-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë kontratë. Ai ka bindur fuqimisht në Mynih me polivalencën e tij në fushë. Po luan si mbrojtës i djathtë, mbrojtës i majtë dhe si mesfushor.

  • Harry Kane do të transferohet te Barcelona? Me deklaratën e fundit anglezi i vë vulën gjithçkaje

    Harry Kane do të transferohet te Barcelona? Me deklaratën e fundit anglezi i vë vulën gjithçkaje

    25 Nëntor 2025

    16:54

    Telesport

    Kohët e fundit, Harry Kane, është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Bayern Munich në fund të sezonit të ardhshëm për t’u transferuar te Barcelona. Anglezi shihet si pasuesi ideal i Robert Lewandowski-t, i cili pritet të largohet si lojtar i lirë nga katalanasit në qershor të vitit 2026.
    Megjithatë, Harry Kane ka qartësuar njëherë e mirë të ardhmen e tij përmes një deklarate të fundit për “Bild”. “Nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd. Ndihem shumë rehat, edhe pse ende nuk e kemi diskutuar situatën time me Bayernin. Pra, asnjë nxitim… Jam vërtet i lumtur në Mynih. Është shumë e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni”, tha Kane.
    Kujotjmë që sulmuesi anglez ka një klauzolë e cila e lejon të largohet në fund të këtij sezoni për shifrën 65 milionë euro, por pas kësaj deklarate nga vetë lojtari është e kotë të mendohet për një largim të tij.

  • Manchester United me mungesa ndaj Everton, trajneri Amorim: Mentaliteti ynë duhet të jetë fitorja

    Manchester United me mungesa ndaj Everton, trajneri Amorim: Mentaliteti ynë duhet të jetë fitorja

    24 Nëntor 2025

    12:12

    Telesport

    Java e 12-tgë e Premier League do të mbyllet sonte me ndeshjen mes Manchester United dhe Everton. Një përballje delikate për “djajtë e kuq”, që do të jenë pa 2 lojtarë kryesorë: Benjamin Sesko dhe Harry Maguire.
    Në dyshim edhe Kobbie Mainoo, por ai mund të jetë në stol. “Ai do të qëndrojë disa javë jashtë. Nuk e di sa gjatë,” tha Ruben Amorim për Sesko. “Dëmtimi i tij nuk është aq serioz, por duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi trajneri portugez.
    Më tej, trajneri i ”djajve të kuq” foli për gjendjen e mbrojtësit Harry Maguire: “Harry nuk është gati, ndërsa Kobbie Mainoo nuk u stërvit të shtunën. Do ta shohim. Më vjen keq, pasi janë lojtarë të rëndësishëm për skuadrën tonë”.
    “Me mungesa apo jo, tani kemi një ndeshje tjetër përpara që duhet ta fitojmë. Kjo është alternativa e vetme për të qenë mes ekipeve më të mira. Duhet reagim i mirë që në fillim, pasi ky do të jetë mentaliteti që na dërgon te suksesi”, tha Amorim.

  • Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    19 Nëntor 2025

    19:39

    Telesport

    Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, për një klauzolë lirimi 65 milionë euro. Kohët e fundit është përfolur shumë për interesim të madh të Barcelonës për sulmuesin anglez. Klubi katalanas e sheh Kane si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t dhe është gati të paguajë shifrën 65 milionë euro.
    Në anën tjetër, Bayern Munich ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Harry Kane, gjithmonë nëse anglezi do të largohet. Mediet gjermane raportojnë se klubi bavarez është vënë në ndjekje të Dusan Vlahovic.
    Nuk është hera e parë që klubi gjerman interesohet për sulmuesin serb, por duke qenë se tani do të ketë mundësinë ideale për ta transferuar falas, interesimi është shumë herë më i madh dhe serioz.

  • Harry Kane flet pas ndeshjes në Tiranë: Të lumtur, por ishte një ndeshje e vështirë! Lojtarët e stolit…

    Harry Kane flet pas ndeshjes në Tiranë: Të lumtur, por ishte një ndeshje e vështirë! Lojtarët e stolit…

    Dy golat e sulmuesit Harry Kane në 20 minutat e fundit të ndeshjes i dhanë fitoren Anglisë, që mposhti 2-0 Shqipërinë në “Air Albania”, duke e mbyllur fazën e grupeve të eliminatoreve të botërorit me pikë të plot.
    Tetë ndeshje, tetë fitore dhe tetë ndeshje pa pësuar gol, ndërkohë që Kane tregoi edhe një herë se është një golashënues që nuk fal. Pas ndeshjes, ai komentoi për mediat britanike fitoren, duke pranuar se “3 luanët” sot vuajtën shumë
    “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Na u desh të djersinim shumë që t’i mposhtnim dhe e bëmë këtë, duke përfunduar me një fitore 2-0 dhe një tjetër ndeshje ku nuk pësuam gol. Për këtë arsye, jemi vërtet të lumtur”, tha Kane.
    “Nëse do të shkosh larg në një turne, ke nevojë për të gjithë skuadrën. Kjo është ajo që është futbolli, jo vetëm njëmbëdhjetëshja që fillon ndeshjen. Ne kemi nevojë për të gjithë. Djemtë që hynë sot bënë një ndryshim të madh”, shtoi Kane.

  • Dorëzohet Strakosha, Harry Kane ndëshkon Shqipërinë (video)

    Dorëzohet Strakosha, Harry Kane ndëshkon Shqipërinë (video)

    Duhej të kalonin 74 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Anglisë dhe për fatin tonë të keq janë anglezët që shënuan me të zakonshmin Harry Kane. Sulmuesi anglez shënoi me kokë pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi dhe ishte komplet i harruar dhe i lënë i lirë nga kuqezinjtë. SHIKOGOLIN
    Shqipëria e nis mjaft mirë pjesën e dytë, pas një aksioni të shpejtë, Bajrami apson ën rkah te Balliu, ky i fundit e dërgon topin brenda në zonë, Laçi tenton të shenojë me finte.
    Në minutën e 50-të, Arbër Hoxha tenton të gjejë rrjetën nga distanca, por goditja e tij grushtohet nga Henderson.
    Një minutë më pas kundërsulm fantastik i kuqezinjve, Bajrmasi asiston për Arbër Hoxhën, por goditja e tij ishte shumë e lehtë, edhe pse ishe në një pozicion fantastik për të shënuar.
    Në minutën e 57-të, Eberechi Eze kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por Strakosha tregohet fantastik me pritjen e tij. Në minutën e 60-të, Anglia i afrohet golit, por goditja e Bellingham shkon mbi portë.
    Në minutën e 67-të, tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë, por goditja e Bajramit përfundon larg kuadratit.
    Një minutë më pas, Henderson ka një kontakt me Laçin jashtë zone, por arbitri vazhdon lojën normalisht pavarësisht protestave të kuqezinjve.

  • Harry Kane: Të lumtur por ishte një ndeshje e vështirë, lojtarët e stolit bënë diferencën

    Harry Kane: Të lumtur por ishte një ndeshje e vështirë, lojtarët e stolit bënë diferencën

    16 Nëntor 2025

    20:07

    Telesport

    Dy golat e sulmuesit Harry Kane në 20 minutat e fundit të ndeshjes i dhanë fitoren Anglisë, që mposhti 2-0 Shqipërinë në “Air Albania”, duke e mbyllur fazën e grupeve të eliminatoreve të botërorit me pikë të plot.
    Tetë ndeshje, tetë fitore dhe tetë ndeshje pa pësuar gol, ndërkohë që Kane tregoi edhe një herë se është një golashënues që nuk fal. Pas ndeshjes, ai komentoi për mediat britanike fitoren, duke pranuar se “3 luanët” sot vuajtën shumë
    “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Na u desh të djersinim shumë që t’i mposhtnim dhe e bëmë këtë, duke përfunduar me një fitore 2-0 dhe një tjetër ndeshje ku nuk pësuam gol. Për këtë arsye, jemi vërtet të lumtur”, tha Kane.
    “Nëse do të shkosh larg në një turne, ke nevojë për të gjithë skuadrën. Kjo është ajo që është futbolli, jo vetëm njëmbëdhjetëshja që fillon ndeshjen. Ne kemi nevojë për të gjithë. Djemtë që hynë sot bënë një ndryshim të madh”, shtoi Kane.

  • Na ndëshkon Anglia/ “Tre Luanët” realizojnë dy gola me Harry Kane

    Na ndëshkon Anglia/ “Tre Luanët” realizojnë dy gola me Harry Kane

    Anglia kalon në avantazh në pjesën e dytë ndaj Shqipërisë.
    Pas një goditje këndi, Naser Aliji devijon topin në zonë duke e kthyer në asist për Harry Kane i cili nuk gabon para Strakoshës.
    Rezultati shkon në 0 me 1 për “Tre Luanët”.
    Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë Harry Kane realizon golin e dytë.
    Sulmuesi anglez realizoi me kokë duke mposhtur Strakoshën.
    Rezultati shkon në 0 me 2 për “Tre Luanët”.

  • Për të barazuar rekordin e Pele, Harry Kane ka një arsye shumë të fortë për të shënuar sot ndaj Shqipërisë

    Për të barazuar rekordin e Pele, Harry Kane ka një arsye shumë të fortë për të shënuar sot ndaj Shqipërisë

    16 Nëntor 2025

    16:25

    Telesport

    Pavarësisht moshës, Harry Kane është në super formë, gjë që e ka treguar te Bayern, por edhe te kombëtarja angleze. Nëse Kane shënon sot ndaj Shqipërisë, anglezi do të barazojë rekordin e Pele me 77 gola në ndeshjet ndërkombëtare.
    Legjenda Pele ka shënuar 77 gola në 92 takime ndërkombëtare, ndërsa Harry Kane regjistron deri tani 76 gola në 111 ndeshje me Anglinë.
    “Shpresoj të shënoj dhe të barazohem me Pelen, i cili pati një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Kjo tregon se sa larg kam arritur në karrierën time, të jesh pranë një emri si Pele flet vetë’”, tha Kane në konferencën e fundit për shtyp.