Tag: harry

  • VIDEO/ Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

    VIDEO/ Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

    Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti bashkë në event, por në disa raste Meghan nuk reagoi ndaj gjesteve të Harryt, duke e lënë atë në një pozicion të pakëndshëm në sfond.
    Gjatë momentit të zbritjes nga makina, Princi Harry u përpoq t’i jepte dorën Meghan-it, por ajo – e përqendruar te përshëndetjet me të pranishmit – nuk ia hodhi as sytë.
    Ai mbeti pas saj, me duart në xhepa, duke pritur në heshtje. Një moment i ngjashëm ndodhi pak minuta më vonë, kur Meghan, e përfshirë në përshëndetjet me turmën, sërish kaloi pranë burrit të saj pa ndonjë ndërveprim, duke e lënë atë një hap prapa.

    Kaq mjaftoi që media si Dailymail të merrnin eskpertet e trupit të cilat thanë se Harry duket se luan rolin e ‘rezervës’, me qëndrime të ngathëta, ndërsa Meghan shfaq vetëbesim dhe dominon vëmendjen”.
    Videoja e këtij momenti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale megjtihatë kishte nga ata që këto lëvizje i quajtën normale.

  • Harry Kane: Mund ta përmbysim Inter, ja çfarë na duhet për të fituar në “San Siro”

    Harry Kane: Mund ta përmbysim Inter, ja çfarë na duhet për të fituar në “San Siro”

    15 Prill 2025

    12:26

    Telesport

    Bayern Munich përgatitet për ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Champions League ndaj Inter. Zikaltërit fituan 2-1 në Munich, ndërkohë që në fundjavë Bayern barazoi me Borussia Dortmund.
    Një ndeshje që për sulmuesin Harry Kane ishte një test i mirë në prag të sfidës me Inter. “Ishte një pikë e mirë ndaj një ekipi të fortë. Mendoj se pamë gjendjen para sfidës me Inter”, tha Kane.
    “Tani duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, të japim gjithçka dhe më pas do të shohim se deri ku mund të shkojmë. Jemi gati për sfidën në San Siro”, u shpreh sulmuesi anglez.
    “Duhet të jemi solidë, të bëjmë një ndeshje intensive dhe të krijojmë sa më shumë para portës. Inter ka një avantazh të lehtë, por mund t’i përmbysim dhe të kualifikohemi”, tha Harry Kane.

  • Princi Harry në një vizitë të papritur në Ukrainë, takon ushtarët e plagosur

    Princi Harry në një vizitë të papritur në Ukrainë, takon ushtarët e plagosur

    Duka i Sussexit vizitoi viktima të luftës në Ukrainë, ku u takua me pacientë dhe staf në një klinikë që ofron rehabilitim për ushtarët dhe civilët e plagosur. Vizita u realizua në qendrën “Superhumans” në qytetin perëndimor të Lviv, ku Princi Harry, i shoqëruar nga një grup nga Fondacioni i Lojërave Invictus, shqyrtoi shërbimet e mbështetjes dhe rehabilitimit të ofruara në një vend në luftë.
    Princi Harry, i cili ka shërbyer për 10 vjet në Ushtrinë Britanike dhe themeloi Lojërat Invictus për të plagosurit në vitin 2014, u ftua nga Olga Rudneva, drejtoresha ekzekutive e qendrës. Gjatë vizitës, ai u takua me pacientë, profesionistë mjekësorë dhe ministren ukrainase të Çështjeve të Veteranëve, Natalia Kalmykova.
    Klinika ofron ndihmë psikologjike, kirurgji rekonstruktive dhe proteza për viktimat e luftës pa pagesë. Kjo vizitë thekson angazhimin e Fondacionit të Lojërave Invictus për mbështetje të vazhdueshme për ushtarët dhe veteranët e plagosur, edhe në kushtet më të vështira.

    /vizionplus.tv

  • Princi Harry në një vizitë të papritur në Ukrainë, takon viktimat e luftës

    Princi Harry në një vizitë të papritur në Ukrainë, takon viktimat e luftës

    Duka i Sussexit vizitoi viktima të luftës në Ukrainë, ku u takua me pacientë dhe staf në një klinikë që ofron rehabilitim për ushtarët dhe civilët e plagosur. Vizita u realizua në qendrën “Superhumans” në qytetin perëndimor të Lviv, ku Princi Harry, i shoqëruar nga një grup nga Fondacioni i Lojërave Invictus, shqyrtoi shërbimet e mbështetjes dhe rehabilitimit të ofruara në një vend në luftë.
    Princi Harry, i cili ka shërbyer për 10 vjet në Ushtrinë Britanike dhe themeloi Lojërat Invictus për të plagosurit në vitin 2014, u ftua nga Olga Rudneva, drejtoresha ekzekutive e qendrës. Gjatë vizitës, ai u takua me pacientë, profesionistë mjekësorë dhe ministren ukrainase të Çështjeve të Veteranëve, Natalia Kalmykova.
    Klinika ofron ndihmë psikologjike, kirurgji rekonstruktive dhe proteza për viktimat e luftës pa pagesë. Kjo vizitë thekson angazhimin e Fondacionit të Lojërave Invictus për mbështetje të vazhdueshme për ushtarët dhe veteranët e plagosur, edhe në kushtet më të vështira.

    /vizionplus.tv

  • Shtylla shpëton Inter-in, Harry Kane gabon nga një pozicion i pagabueshëm (video)

    Shtylla shpëton Inter-in, Harry Kane gabon nga një pozicion i pagabueshëm (video)

    8 Prill 2025

    21:35

    Telesport

    Në “Allianz Arena”, Bayern Munich po përballet me Inter-in, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve në Champions League. Në minutën e 25-të, Harry Kane pati shansin e artë të zhbllokonte rezultatin.
    Pas një pasimi të artë të marrë nga francezi Michael Olise, Kane si rrallëherë gabon nga një pozicion që duhej të ishte gol i sigurt. Anglezi nuk iu beson dot syve me rastin që humbi. Bavarezët po e kërkojnë më ngulm golin. SHIKORASTIN
    Në ndeshjen tjetër, në “Emirates”, mes Arsenal dhe Real Madrid-it vazhdon po ashtu që rezultati të jetë ende 0-0.

  • E përflasin për një rikthim në Premier, Harry Kane reagon për të ardhmen

    E përflasin për një rikthim në Premier, Harry Kane reagon për të ardhmen

    3 Prill 2025

    11:23

    Telesport

    Sulmuesi anglez Harry Kane nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirë Bavarisë.
    Një vit e gjysmë pas mbërritjes në Gjermani, “uragani” nuk ka absolutisht asnjë dëshirë për t’u rikthyer në Premier League. Kohët e fundit janë shtuar zërat për një rikthim në vendlindje.
    “Kanë dalë histori që nuk kanë asnjë bazë të vërtetë”, tha sulmuesi anglez Harry Kane për mediat.
    Më pas ai shtoi: “Jam 100% i fokusuar te Bayern dhe te sezoni që jemi duke zhvilluar. Nuk e di se nga vijnë këto fjalë për transferimin tim tek ekipet e Premier League”.
    Kane ka shënuar 77 gola në 83 ndeshje zyrtare me Bayern Munich, klub me të cilin ka një kontratë deri në verën e vitit 2027.
     

  • Harry Kane hedh posht zërat për një rikthim në Premier League

    Harry Kane hedh posht zërat për një rikthim në Premier League

    Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka mohuar zërat që e lidhin me një rikthim në Premier League që në verën e ardhshme.
    Një nga arsyet kryesore të përfolura për një kthim të mundshëm do të ishte dëshira për të thyer rekordin legjendar të Alan Shearer për numrin më të madh të golave në Premier League, i cili qëndron në 260 gola, 47 më shumë se 213 golat aktualë të Kane.
    Megjithatë, kapiteni i Anglisë është shprehur shumë i lumtur në Bavari dhe për momentin nuk ka asnjë synim për të ndryshuar klub, veçanërisht tani që është pranë fitimit të trofeut të parë të madh në karrierë.

    Duke folur për ESPN, Kane sqaroi situatën e tij te Bayern:
    “Nuk jam i sigurt. Gjatë gjithë karrierës sime, kam thënë gjithmonë se nuk jam një person që mendon shumë për të ardhmen. Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu. Kemi një skuadër fantastike, një staf teknik fantastik dhe ndiej se, për sa kohë jam në kulmin tim, dua të luaj në nivelin më të lartë.
    Dhe ky është niveli më i lartë i mundshëm. E di që shumë gjëra mund të ndryshojnë në futboll për një kohë të shkurtër, por fokusi im është këtu. Nuk mendoj për asnjë ligë tjetër apo klub tjetër. Në futboll më pëlqen të ndjek rrjedhën dhe për momentin rrjedha më ka sjellë këtu, te Bayern-i.”