Tag: harruar

  • “Nuk kam për ta harruar për një kohë të gjatë këtë ndeshje”, Luis Enrike: Ishte e çuditshme

    “Nuk kam për ta harruar për një kohë të gjatë këtë ndeshje”, Luis Enrike: Ishte e çuditshme

    PSG-ja është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Një kualifikim jo i lehtë për parisienët, të cilët u mposhtën me shifrat 3-2 nga Aston Vila. Luis Enrike është shprehur pas përfundimit të ndeshjses se këtë përballje nuk ka për ta harruar për shumë kohë.
    “Mendoj se nuk do ta harroj këtë ndeshje për një kohë të gjatë. Ishte një ndeshje e çuditshme. Dominuam që nga minuta e parë dhe shënuam dy gola të shpejtë. Por më pas kryem disa gabime dhe e paguam prej tyre. Kur pëson 2 gola në 3 minuta në atë lloj atmosfere, është e vështirë”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ “Erdhi prapë deputeti, erdhi se mbaron mandati” – Ironia labe me fushatën e Tritan Shehut në Gjirokastër

    VIDEO/ “Erdhi prapë deputeti, erdhi se mbaron mandati” – Ironia labe me fushatën e Tritan Shehut në Gjirokastër

    Pasi siguroi vendin në listën e sigurtë të PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu duket se është zgjuar papritur duke u kujtuar se i duhet të merret edhe me fushatë.
    Me një tufë fletëpalosjesh në duar, ai është filmuar duke takuar banorë të Gjirokastrës. Por, nëse ai kishte harruar se ata ekzistonin deri tani, vetë gjirokastritët nuk e kanë harruar atë, ndërsa i janë përgjigjur me një këngë labe plot ironi therëse.

  • Elbasan/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak dyshohet një ngrohëse e harruar ndezur

    Elbasan/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak dyshohet një ngrohëse e harruar ndezur

    Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan.
    Nga flakët mësohet se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
    Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse të harruar ndezur.
    Dy zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes duke lokalizuar dhe fikur zjarrin.